Menu

Articles

Shpend Ahmeti - Biografi

Shpend Ahmeti ka lindur më 18 prill 1978 në Prishtinë.

Shpend AhmetiKa përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SH.B.A, gjatë viteve 2002 - 2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996 - 2000, duke specializuar në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi.

Gjatë kohës së studimeve 1999-2002, Shpendi ishte senator dhe më pas Kryetar i Qeverisë Studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë , si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet. Në universitetet amerikane, angazhimi në Qeveri studentore është eksperienca që ndërthur dijen, organizimin, përballjen për mbrojtjen e të drejtave dhe përgjegjësinë e besimin nga shokët dhe kolegët.

Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i Politikave Publike dhe Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan këtu në Kosovë (AUK).

Ndërsa prej vitit 2011 është nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm.

Përveç gjuhës amtare shqipe, Shpendi flet atë angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.

Është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.

Shpendi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Ardianën, dhe dy fëmijët, Tean dhe Anrin.

Shpend Ahmeti u zgjodh Kryetar i Komunës së Prishtinës pas balotazhit, më 1 dhjetor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kosovë.

Montesquieu, truri i shek. XVIII

Charles de Secondat 1689-1755Nga Reis Mirdita / Reis MirditaCharles de Secondat, baron de la Brède et de Montesquieu (1689-1755), rrjedh nga një familje parlamentarësh të rëndësishëm nga Bordeaux. U rit dhe edukua në kështjellën La Brède e mëpas vazhdoi studimet në drejtësi, në Bordeaux dhe pastaj në Paris. Këtu frekuentoi mjediset e dijetarëve dhe njerëzve të shkrimit duke ndenjur në të njejtën kohë shum i lidhur pas tokës së vet, punët e së cilës i drejtoi personalisht gjer në vdekje.

Administrimi i tokës nuk e pengoi aspak që ai të merret me shkrime dhe mendimtari. Që nga viti 1717 fillon pasionimi i tij pas shkencës dhe si anëtarë i Akademisë së shkencave ne Bordeaux, redakton një numër të madh traktatesh së pari në fizikë, në mjekësi si dhe në politikë e në filozofi, nga ku më e njohur është "Disertacion mbi politikën e Romakëve në religjion" (Dissertation sur la politique des Romains dans la religion, 1716). Që nga këto shkrime, duke marr parasyshë disa aspekte nga ta, parashifej një vepër si që është "Letrat persiane" (Lettres persanes). Këtë vepër, që njëherit është ndër kryesoret, u botua në Amsterdam me autor anonim. Anonimiteti nuk zgjati shum dhe kjo vepër i solli famë e i hapi autorit dyerët e Akademisë franceze, të saloneve pariziane, të markizës Lambert dhe të klubit Entresol.

Udhëtimet e shumta, frekuentimet e saloneve të Parisit, aspak nuk e larguan shpirtin e tij nga vendlindja, së cilës i mbeti besnik gjer në vdekje. Po këto salone e inspiruen të shkruaj romanin Tempulli i Gnidës (Temple de Gnide, 1728) që është dëshmitarë i finesave të mëdha psikologjike dhe morale të autorit. Udhëtimet brënda viteve 1728/31, zbulojnë kuriozitetin e tij si observues i përpiktë i gjeografisë , ekonomisë dhe kutumeve politike në udhëtimet e tija në Hungari, Itali, Holandë, dhe Angli. Kur u këthye në vendlindje, iu dha historisë dhe publikoi eseun " Shqyrtime mbi shkaqet e madhështinë e Romakëve dhe dekadencës së tyre" (Considérations sur les causes de la grandeur des Romains et de leur décadence). Ky ese në fillim, duhej të integrohej në një vepër shum të gjërë të filozofisë politike që Montesquieu ishte duke shkruar, që e ndryshoi, përmirsoi lëvroi gjatë tërë jetës së vet, De l'esprit des lois (1748). Kjo vepër u botua në Gjenevë por anonim dhe menjëherë pati reakcione të shumfishta dhe tejet të rrepta nga ana e jezuitëve dhe jansenistëve që kritikuan me ashpërsi elozhin që i bënte kjo vepër religjionit natyror. Montesquieu u përgjegj me Défense de l'"Esprit des lois" më vitin 1750. Fakulteti i teologjisë në Paris gjithashtu dënoi veprën të cilën edhe papa e vëndoi në shënjestër menjëherë pas daljes së librit në vitin 1748. Pas kësaj, montesquieu nxori në dritë edhe "Lysimaque" më 1754 si dhe artikullin "Essai sur le goût" që publikohet pas vdekjes së tij. Bashkëpunoi me Diderot në redaktimin e Enciklopedisë ("Shija").

Në këtë kohë, verbohet tërësisht dhe vdes më 10 shkurt, të vitit 1755.

Veprat:

"Letrat persiane" (disa e përkthejnë persane), është roman letërkmbyes ku flitet për dy Persë (Usbeku dhe Rika) të ardhur në Paris dhe ku qëndrojnë tetë vjet. Ardhja e tyre kishte për qëllim observimin e jetës shoqërore franceze: doket, traditat fetare e politike ..., dhe kështu të raportojnë bashkëbiseduesve të tyre në Persi. Autori nëpërmjet të letërkëmbimit të dy persianëve, bën të njohur lexuesve jetën në vendin e Usbekut e Rikait. Në këtë kohë, romani në formë letërkimbimi nuk ishte i panjohur por ajo që e dallon nga të tjerat këtë vepër, është shumngjyrshmëria e temave që trajtohen, ironia e pasur ndaj despotizmit oriental dhe monarkizmit francez, bënë leximin tejet tërheqës. Mos të harojmë se egzotizmat e shumta janë me siguri një ndikim i thellë i " Një mijë e një netëve" të përkthyer për herë të parë në gjuhën frënge nga Antoine Galland (1704-1717), që ndikuan tek shumica e autorëve të këtij shekulli. Në fund, sikur gati të gjithë filozofët e shkrimtarët më në zë të iluminizmit francez që prekën, dikush më shum e dikush më pak, çështjen e orientit, edhe Montesquieu, në këtë roman, qëllim kyq duket të kish pasur çështjen ndërfetare në mes të islamizmit dhe krishterimit.

"Fryma e ligjeve" ose Shpirti i ligjeve (për ti ikur keqkuptimit , jap dy variente të përkthimit personal të veprës më të madhe të Montesqueiu-së, De l'esprit des lois):

Edhe këtu, disa pikëparje janë të ngjajshme me "Letrat persiane". Një përmbledhje politike paraqitur me forma krahasuese të dukurive, dokeve dhe ligjeve nëpër vënde të ndryshme. Kjo vepër është një gjurmim i gjërë i bazuar në burime të ndryshme si: vërrejtjet e derejtpërdrejta të Montesquieu-së gjatë udhëtimeve të veta, pranë monarkisë konstitucionale angleze, Republikës së Venedikut dhe dëshmi të udhëtarëve nga mbarë bota që vizitonin Parisin. Burim i pashtershëm për Montesquieu-në janë librat e shumta që lexonte dhe dihet se ishte lexues i palodhshëm. Përndryshe biblioteka e kështjellës La Brède numëronte mbi tri mijë libra.

Llojet e qeverisjes:

Montesquieu dallonte tri lloj qeverisjesh; monarqike, despotike dhe republikane. Së pari ndalet dhe spjegon raportet brenda sistemeve. Nderi në monarki, friga në despotizëm dhe virtyti në republikë. Vetë ai është për një sistem monarqik të butë, me ndarje të pushtetit në legjislatif, ekzekutif dhe gjyqësor. Dënon skllavërimin dhe torturën. Disa nga principet e shtruara në këtë vepër inspiruan edhe Kushtetutën amerikane si dhe Kushtetutën franceze të vitit 1971.

Faik Krasniqi - Biografi

Faik Krasniqi ka lindur më 21.10.1978 në Prishtinë. Faik KrasniqiMe profesion është publicist, poet, studiues, politolog dhe këshilltar politik.Është gazetar dhe publicist për çështjen kombëtare, të Rajonit dhe të Diplomacisë.Ka mbaruar shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë në Gjermani.Gjatë qëndrimit në mërgim në Suedi dhe në Gjermani, ka qenë publicist për disa gazeta suedeze dhe gjermane si; ”Zweibrucker Zeitung”, ”Pfalzischer Merkur”, ''Rheinische Post” etj, etj.

Për gazetat shqipe prej vitit 1995 është kontribues si publicist pranë gazetës së përditshme kombëtare ”Bota Sot”.

Një kohë ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës elektronike ”TAKENEWS.INFO”, dhe redaktor pranë portalit ”Nacional Albania”. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me organet kryesore të shtypit të shkruar në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Ka botuar me qindra poezi, ese, proza, analiza poltike, shoqërore dhe shkencore në shumë revista letrare dhe shkencore.

Është publicist, poet, studiues dhe shkrimtar i njohur në të gjitha viset shqiptare por edhe jashtë saj. Është anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar tek ALEANCA KUQ E ZI, si dhe një ndër themeluesit e saj. Është një ndër nënshkruesit e parë të peticionit kundër regjistrimit etnik dhe fetar të inicuar nga ALEANCA KUQ E ZI. Ka dhënë leksione e seminare në institute të huaja dhe shqiptare si dhe në kolegje dhe universitete të ndryshme. Së shpejti do të bëhet anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë dhe Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës. Në gusht të 2010 në shtëpinë botuese ”ADA” në Tiranë ka botuar librin me poezi romantike ”Ëndrrat për ty”, si dhe të njëjtin libër e ka botuar në dhjetor të 2010 në gjuhën angleze në SHBA me titullin ”THE DREAMS FOR YOU”. Së shpejti pritet të botoj edhe disa libra të tjerë. Njeh dhe shkruan bukur gjuhën shqipe, gjermane, serbokroate, suedeze, turke dhe angleze. Rrjedh nga një familje e njohur me tradita të larta kombëtare.Tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare.Është i martuar dhe ka një djal.

Adem Abdullahu Biografi

Adem Abdullahu Adem Abdullahu u lind më 10.09.1964, në Shipkovicë të Tetovës, Maqedoni. Punon mësues në vendlindje. Ka mbaruar Akademinë Pedagogjike në Shkup, Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe magjistraturën në Fakultetin Filozofik, Programi Studimor: Pedagogji në Tetovë.

Ka filluar të botojë që nga viti 1985 nëpër revista e gazeta të kohës. Është fitues i çmimit të III-të në Takimet poetike të Karadakut në Kumanovë. Ka fituar çmime të ndryshme letrare në Maqedoni, me librin “Svilenite nasmevki na lubovta” – (Buzëqeshjet e mëndafshta të dashurisë), libër i botuar në dy gjuhë: maqedonisht dhe arumanisht, vendin e II-të në konkurs në nivel të vendit. Ka fituar çmimin e III-të në takimet poetike të Korçës, Shqipëri dhe një varg diplomash e mirënjohjesh letrare. Shkruan poezi dhe prozë.

Është pjesëmarrës në shumë konkurse letrare dhe fitues çmimesh. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni. Që më shumë se 10 vjet e boton revistën për fëmijë YLBERI plus në Tetovë.

Ka botuara këto vepra:

ECJA VERTIKALE - poezi, Naim Frashëri, 1993 Tiranë.
ARADHA E SHKRONJAVE - poemë për fëmijë, 1994 Tetovë, e ribotuar disa herë.
DETI DHE KULLA - skica, tregime e përralla, 1996 Tetovë.
LOTËT E LULEVE - poezi, 1997 Tetovë.
KATI I TRETË - tregime për të rritur, 1999 Tetovë.
BUKURIA PËR DHEMBJE - prozë, 1999 Tetovë.
TRIDHJETË E GJASHTË KALLËZIME E NJË
PËRRALLËZ - kallëzime popullore, 2000 Tetovë.
TË TRETË - pjesë skenike për fëmijë, 2002 Tetovë.
TOKË E DASHURI - poezi për të rritur, 2003 Tetovë.
BREG LIQENI - 2005, Tetovë.
SVILENITE NASMEVKI NA LJUBOVTA, maqedonisht dhe arumanisht.
Libri poetik “BREG LIQENI” i është përkthyer në bullgarisht me titull “EZEREN BRIAG”.

Autori ka përkthyer nga bullagrishtja këto libra:

ÇARÇAFËT E BARDHË, poezi, Katia Ermenkova.
UNIVERSI NDRIÇUES, poezi, Viktoria Ivanova.
LINDJA E PERËNDIMIT, poezi, Violeta Sëbeva dhe librin me kritikë teatrale:“TRAJNIMI I AKTORIT NË SHEKULLIN XX”, kritikë teatri, Rumiana Nikollova.

Shumë poezi i janë perkthyer ne gjuhën ukrainase, rumune, italiane dhe janë të publikuara në faqe të ndryshme elektronike.

Poashtu është përkthyes i gati të gjithë poetëve nga Bullgaria, pjesëmarrës në takimet poetike “Ditët e Naimit” në Tetovë dhe të takimeve poetike “Netët e poezisë korçare” në Shqipëri. Përkthen nga gjuha kroate, bullgare, maqedone etj.

Autori vazhdon në mënyrë paralele të botojë revistën “Ylberi plus”, të krijojë e të përkthejë.

Autori merret me përkthime.Kryesisht nga gjuhët ballkanike. Ka pëkthyer një numër të madh autorësh, pjsëmarrës në takimet poetike të Korçës dhe të Ditëve të Naimit.

Përkrah aktiviteteve të tjera profesionale boton revistën për shkollarë Ylberi plus në Tetovë.

Kush është Zafir Berisha!?

Përmes kësaj biografia tregohet aktiviteti në ilegale i Zafir Berishës dhe familjes së tij gjatë viteve Zafir '80 -'90. Aktivizimi i tij në UÇK dhe më pas angazhimi në jetën politike.

Zafir Berisha u lind më 16 janar 1968 në fshatin Kushtrim (Billushë) të Prizrenit.

Zafir BerishaShkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa shkollimin e lartë në Gjakovë. Familja Berisha në përgjithësi, Zafiri dhe vëllezerit e tij në veçanti, shquhen per kontributin dhe sakrificën e tyre, për të drejtat kombëtare e nacionale të popullit shqiptarë . I frymëzuar dhe i nxitur nga vëllezërit e tij më të medhenj, Zafiri që në rininë e hershme, e fillon aktivitetin e vet kundër pushtuesit serbo – komunist. Në vitin 1981 bashkë me disa shokë shkroi parullën “Kosova Republikë”. Për aktivitetet e shumta, të ndërmarra kundër pushtuesit serbo - komunist të kohës, në nëntor të vitit 1981, shërbimi sekret serb arreston dy vëllezërit e Zafirit, Shaniu dhe Sheradinin dhe i dënon me nga 3 vite burgim të rëndë, të cilat i vuajnë në burgjet më famkeqe të ish jugosllavisë, në Prizren, Gospiq, Shibenik, Goli-otok, Stara-Gradish, ndërsa vetë Zafirin me dekret në emër të ashtuquajturit vëllazërim – bashkimit jugosllav e përjashtojnë nga arsimi i detyrueshëm / fillor, ku i vijonte mësimet ne klasën e shtatë.

Rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë jo të volitshme , burgosja e të rinjëve, gjendja sociale e rënduar e shumicës së popullit shqiptar në Kosovë, sidomos pas pranverës studentore të vitit 1981 , Zafirin nuk e lënë të qetë, ai kishte braktisur lojërat e fëmijërisë dhe ishte vënë tërësisht në shërbim të lëvizjeve ilegale të kohës.

Në nëntor të 1983, kur Zafiri ishte nxënës i shkollës së mesme dhe dy vëllëzërit e mëdhëj i kishte në burg, vëllau i tretë i tij Mujadini, në shenjë revolte dhe hakmarrje ndaj sistemit dogji flamurin jugosllav, pikërisht në kohën kur aktivistë të Lidhjes Komuniste Jugosllave (LKJ) organizonin ahengje ne emer të vëllaznim - bashkimit për të lënë përshtypjen se në Kosovë nuk është duke ndodhur asgjë.

Arrestimi dhe dënimi me pesë muaj burg të rëndë i Mujadinit, ishte një goditje e rëndë për familjën Berisha dhe për vetë Zafirin, tashmë në moshën 15 vjeçare.

I mbetur përkosisht vetëm, pa tre vëllëzërit e tij, të cilit ishin duke vuajtur “ dënimet “ në burgjet e ish Jugosllavisë , por i ndihmuar dhe i mbështetur nga babai i tij i cili gjendej në gurbet, nga nëna , motra dhe nga shokët dhe miqët e idealit, Zafiri, edhe pse në moshë shumë të re, e vazhdoj aktivitetin dhe veprimtarin e vetë kombëtare, shtëpia e tij vazhdoj edhe më tej të mbetet vendtakim i shokëve dhe i veprimtarëve të ilegales së kohës, nga e gjithë Kosova.

Gjatë vijimit të shkollimit të mesëm, në bashkveprim me shokë të tij, e zgjerojë gamën e aktivitetit kombëtar, organizoi shkruarjen e parollave kundër regjimit okupues serbo - jugosllav, shpërndarjen e trakteve nëpër shumë lokalitete të Komunës së Prizrenit , shpërndarjën e librave dhe shtypit të kohës që botohej në vende të ndryshme të Evropës , të cilat ishin të ndaluara nga regjimi .

Tre vëllezërit e Zafirit , Shania, Sheradini dhe Mujedini, pas vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgjet në fund të vitit 1984, Zafirin e gjetën të burrnuar para kohe dhe të motivuar për vazhdimin e qëndresës për të drejtat nacionale e kombëtare të shqiptarëve.

Familja Berisha vazhdoi të mbetet në shënjestër të regjimit komunist dhe bashkpunëtoreve të tij , si familje e cila vazhdoi pa u lëkundur angazhimin për lirin e Kosovës. Kjo familje liridashëse dhe e pathyeshme u bastis me dhjetra herë nga forca të mëdha policore serbe, me motivacion për të kapur materiale luftarake dhe të shkruara, të cilat do të ishin shkas për arrestimin e Zafirit dhe vëllezërve të tij.

Në vitet 1984 / 1985 e në vazhdim, Zafiri tashmë ishte në krye të organizimeve ilegale në Regjionin e Prizrenit, në ball të shumë aksioneve dhe aktiviteteve të ndryshme kundër pushtetit komunist serb të kohës, por fal shkathtësisë dhe gjindshmërisë së tij forcat policore nuk arritën asnjëherë ta arrestojnë.

Në pjesën e dytë të viteve 80-ta, ardhja në pushtet e Millosheviqit dhe forcave shoveniste serbe para rinisë ilegale shtroi detyra per një organizim dhe mobilizim me të madh te qytatarëve per liri dhe pavarsi.

Shpërthimi i protestave masovike në vitin 1988 - 1989 Zafirin dhe vëllezërit Berisha me shokët e ilegalës i gjenë në ballë të këtyre protestave, mirëpo i detyruar nga aparati shtetërorë serb, Zafiri dhunshëm dërgohet në Shëbimin Ushtarak Jugosllav, të cilin për 12 muaj e shërben në Slloveni. “ Këtë shërbim” e shfrytzoi me mjeshtri për të mësuar përdorimin e armëve të lehta dhe të rënda, të cilat më vonë do t’i shërbenin shumë.

Kthimi nga Sllovenia, Zafirin tashmë 22 vjeçar e vënë në ballë të protestave kundër regjimit, të organizuara në Prizren, veqanërisht në lagjën Tusuz, ku për herë të parë me një fjalim drejtuar protestuesve në afersi të spitalit të qytetit, kërkoi vendosmëri nga protestuesit dhe qytetarët, drejt realizimit të synimeve shekullore të popullit shqipëtar ne Kosovë.

Në fillim të viteve 90-ta, ishte koha kur në skenë publike te Kosoves kishin lindur disa subjekte politike dhe në anën tjetër edhe me shumë u shtronte nevoja për organizim të mirëfillt të ilegalës, Zafiri, formalisht ishte aktivist i Partisë Parlamentare ndërsa në anën tjetër angazhimi i tij kryesorë ishte i përqëndruar në forcimin e lëvizjes popullore dhe bashkimin e të gjithë veprimtarëve te ilegalës për një organizim ushtarak.

Në 1991-92 regjimi i Serbisë i instaluar në Kosovë, filloi haptazi t’i armatoste qytetarët e moshës madhore serbe, në anën tjetër lufta veq kishte shpërthyer neper disa ish republika jugosllave, në këtë kohë shumë djem të Kosovës u kthenin në arkivole nga Armata ish Jugosllave , gjithashtu ndodhi helmimi masovik i nxenësve shqiptar anë e kënd Kosovës, rrjedhimisht edhe në Prizren.

Ishte koha e organizimit dhe mobilizimit te pergjithshem te shqiptareve ne Kosove, për t’i dhënë goditjen perfundimtare dhe dermuese pushtuesit serbosllav në Kosovë . Zafiri me shokë i mbështetur edhe nga vëllezërit e tij, në shtator të vitit 90-të organizoi tribunën politike me temën Kosova DJE SOT DHE NESËR , ku para qindra të pranishmëve ne kete tribun, një ligjeratë u mbajte edhe nga intelektuali i madh shqipëtar profesor Ukshin Hoti, i cili percjelli mesazhe të qarta për të pranishmit.

Arrestimet e veprimtarëve të ilegalës anë e kënd Kosovës, Zafirin me shokë, në mesin e të cilëve edhe dy Herojet e Kosovës : Xhevat Berisha dhe Ismail Kryeziu, e motivuan në fuqizimin e veprimtarisë praktike të ilegalës rreth organizmit ushtarak, konkretisht në fund të vitit 1991 në një takim ilegal në praninë e 70 veprimtarëve në lagjën Tusuz të Prizrenit organizojnë Këshillin e Vetmbrojtjes, ku përfaqësoheshin 17 fshatra dhe lagje të rëndësishme të qytetit, organizmim ky që do t’i paraprijë organizimit të celulave të para te UCK-së.

Kjo gjithashtu është koha kur forcat serbe sulmuan familjen legjendare Jasharaj në Prekaz, Zafiri meqë vepronte në kufirin shqipatro – shqipëtar, në rrethana shumë të rënda me ndihmën e disa shokëve e siguroi kalimin ilegal për në Shqipëri të z. Rifat Jasharit, por edhe të shumë veprimtarëve të kohës.

Lëvizja e Zafirit më shokë drejtë Shqipërisë, për tu furnizuar me armatim dhe përgatitja e rinisë për përdorimin e armëve nuk mbeti pa u vrejtur nga forcat e armikut. Zafiri dhe familja e tij vazhdonin te ishin nen vezhgimin e vazhdushem policor e ushtarak serb. Ne viti 1993 forca te medha policore rrethojne dhe bastisin familjen Berisha, arrestojne vellaun e tij Sheradinin, ndersa ai vet Zafiri, detyrohet te kaloj në ilegalitet të thellë.

Më 23 korrik 1993 tashmë Zafiri dhe shokët e tij të armatosur mirë, sulmojnë stacionin policor të forcave serbe në Prizren, aksion ky i cili tronditi pushtetin serb dhe nga shtypi i kohës u cilësua nga aksionet e para të armatusara kundër okupatorit serb në Kosovë.

Nga rrethanat që u krijuan atëbotë, Zafiri, tashmë i ndjekur nga forcat okupuese serbe, kaloi në Shqipëri dhe në disa vende të perëndimit, ku u njohë dhe bashkveproj me shumë patriot shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte Heroi i Kombit Fehmi Lladrovci .

Përmes vëllaut të tij Shaniut, Zafiri bashkveproj me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe në janar të vitit 1997 udhëtoi nga përëndimi në Shqipëri , për tu takuar me shokë dhe veprimtar te Regjionit te Prizrenit , për një organizimin nën hirarkinë e UCK-së .

Rrethanat e krijuara politike dhe luftarake në Kosovë, rënja heroike e Zahir Pajazitit, arrestimet dhe burgosjet e shumë luftëtarëve të UCK-së, shtruan detyrën urgjente për një organizim të përshpejtuar dhe në shtator të 97-ës më ndihmën e miqëve dhe shokëve të tij Zafiri, solli kontigjentin e parë më të madh të armatimit në atë kohë në duart e njësitit të UCK-së, i cili udhëheqej nga Xhevat Berisha.

Zafir BerishaMë 28 shkurt 1998 forcat serbe kishin sulmuar njesitet e UCK-së në Drenicë, po atë ditë kishin rrethuar edhe lagjën Tusuz në Prizren, me ç’rast forcat ushtarake e paramilitare serbe arrestuan disa nga krerët e UCK-së, në Prizren, në mesin e të cilëve edhe Heroin e Kombit Xhevat Berisha.

Në mengjesin e kësaj dite Zafiri që gjendej në Gjermani njoftohet përmes telefonit nga një anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm për zhvillimet në lagjen Tusuz, ku përmes lidhjeve të veçanta u lidhe drejteperdrejt me veprimtarët e kësaj lagje dhe u njoftua më hollësisht për zhvillimet që ndodhnin në mëngjesin e 28 shkurtit të 1998-ës.

Arrestimi i Xhevatit me shok, ishte goditje e madhe për Zafirin dhe organizimin e UCK-së, në këtë pjesë te Kosoves . Zafiri, në mungesë të dokumenteve personale për të udhëtuar në Shqipëri, e dërgoi vëllan e tij Shaniun, në drejtim të Shqipërisë, për tu takuar me shokët nga Prizreni. Gjate ketij udhetimi Shaniu sjelli ne Kosove rreth 30 mijë emblema të UCK-së, të cilat me shum nderë dhe krenari do t’i bartin djemt dhe vajzat që kishin rrokur armët për lirin e Kosovës. Keto emblema ishin siguruar nga Sheradini, vellau i Zafirit.

Shaniu, pas kthimit në Gjermani e njoftoi Zafirin në detaje për të gjitha rrjedhat fillimit të luftës në Kosovë, kështu që në fillim të muajit maj nga Amsterdami Zafiri, udhëtoi për në Tiranë, ku për dy ditë rresht takoi anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe eprorë të lartë ushtarak, mori disa udhëzime dhe bashkë me Dëshmorin e Kombit Agim Shala që kishte ardhur nga Italia dhe shokë të tjerë hynë në Kosovë dhe u vendosën në malet e Jeshkovës.

Fillimisht takoi shokët e vjetër dhe familjarët e tij, u njoftua rreth gjendjes dhe pozicioneve të forcave serbe në Komunën e Prizrenit, në kuadër të këtyre takimeve në fshatin Lez takoi Dëshmorin e Kombit Selajdin Berishën, i cili pas arrestimeve që kishin ndodhur më parë në lagjen Tusuz, kishte dalur në malet e Lezit, me gjithë armatimin të cilin e kishte patur ne dispozicion dhe ishte mbështetur fuqishëm edhe nga rinia e këtijë fshati.

Në mesin e muaijt maj njësitet tashmë të konsuliduara të UCK-së, në Komunën e Prizrenit filluan të dërgojnë për armatim grupe të mëdha te ushtarëve të UCK-së përmes bjeshkëve të Koretnikut - Pikllima.

UCK-së në Prizren, filluan t’i bashkangjiten vullnetarisht shumë djem dhe vajza, para Zafirit dhe shokëve të tij lindi nevoja urgjente që në koordinimin me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, kanali për furnizim i UCK-se nga Shqipëria, të bëhet më i organizuar, për këtë detyrë thelbësore në Bjeshkët e Probregit u autorizua vëllau i Zafirit, Shaniu.

Dalja e Xhevatit nga burgu më 28 maj dhe ardhja e shumë shokëve të tjerë nga përendimi , para njësive të UCK-së shtroji detyra të reja, për një organizim të mirëfillt ushtarak, më 10 qershorë 98 në takimin që u mbajt në shtëpinë e Zafirit në fshatin Billushë (Kushtrim) u ndanë përgjegjësitë organizative të Shtabit lokal të UCK-së, për të vazhduar edhe me disa mbledhje të rëndësishme në fshatin Lez, Malësi e Vrrinit (Lybeqev), Arbëri (Leskovec) , për të vendosur në këto takime, që njësitet e UCK-së - Petritat të udheheqen nga veprimtari i madh i çështjes kombëtare Remzi Ademaj - tani Hero i Kombit.

Në pjesën e dytë të qershorit njësitet e UCK-së , duke udhëtuar për armatim drejtë bjeshkëve te Koretnikut, ranë në pritë të forcave serbe, me ç’rast u krijuan rrethanat e reja të cilat e detyruan Shtabin e UCK-së në Prizren, që 8 fshatrat t’i shpall zonë e lirë e UÇK-së , për të cilën Zafiri së bashku me Heroin Ismail Kryeziun dhe shokët e tjerë udhëtojne për në Drenicë , për t’i njoftuar anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, për zhvillimet luftarake në Komunën e Prizrenit, më c’rast në Prizren vjen njëri nga anëtarët e Shtabit Operativ të UCK-së, i cili inspekton pozicionet e UÇK-së dhe në Jeshkovë vendoset Shtabi Lokal i UCK-së për Prizrenin, paraardhëse e Brigadës 125 të UÇK-së.

Levizjet e Zafirit dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit përcilleshin në vazhdimësi nga focat serbe dhe bashkëpuntorët e tyre, më 7 korrik 1998 gjatë një aksioni që ishte ndërmarr jashtë zonës së lirë, Zafiri, bie në pritë të forcave serbe dhe pas afro 4 orë luftimesh forcat serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen.

Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djem e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK / së, të cilët më 16 korrik do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe te Laku i Billushës, në këtë betejë Zafiri më një pjesë të Policise Ushtarake dhe disa ushtarë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushe) në vendin e quajtur Kullat e Hoqës arritën t’i dalin nga prapa forcave të armikut dhe me një sulm të furishëm i detyruan këto forca, që në panik dhe me humbje të shumta të ikin drejtë Prizrenit.

Zafiri, u bë sinonim i qëndresës luftarake, për këtë forcat serbe organizuan njësitet elite të tyre që më çdo kusht ta likuidonin , duke ngritur kurthe e prita të ndryshme të cilët falë shkathtësisë së tij u treguan të pa suksesshme.

Në kuadër të këtyre orvatjeve , forcat serbe disa herë sulmuan nga largësia me armatim të rëndë dhe snajper vendndodhjet e supozuara te Zafirit, në një rast vran edhe femiun Idriz Ramadan Krasniqin, në qendër të fshatit Kushtrim.

Forcat serbe shumë herë sulmuan pozicionet e UÇK-së, me qëllim të eleminimit të luftëtarëve të liirisë dhe dobësimit të pozicioneve luftarake të UÇK / së, por këto sulme rezultuan të pa suksesshme.

Më 15 gusht 1998, rrugës duke kthyer nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandanti Remzi Ademaj i cili shoqërohej nga Heroi i Kombit Xhevat Berisha, në udhëkryqin e Nashecit bie në pritë të forcave serbe, me ç’rast bije heroikisht Komandanti Remzi Ademaj, ndërsa Komandanti Xhevat Berisha së bashku me dy luftëtar të tjerë arriti të shpërthej pritën.

Zafir BerishaMë 16 gusht 1998 në Malësi të Vrrinit me nderime të larta ushtarake u varros Heroi i Kombit Remzi Ademaj-Petriti , ndërsa ushtarët e UÇK-së u betuan para varrit të tij, se luftën për liri të Kosovës, do ta vazhdojnë deri në fund.

Shtabi i Brigatës 125 që tashmë udhëhiqej nga luftëtari i madh Ekrem Rexha – Drini, mori vendime të rëndësishmë për shtrirjen e UÇK-së edhe në rajonin e Opojës, mirëpo forcat serbe me makineri të rëndë luftarake më 31 gusht 1998 rrethojnë 8 fshatrat e Komunës së Prizrenit në rajonin e Vrrinit, pikërisht në mëngjesin e hershëm të 1 shtatorit filloi beteja për liri a vdekje, beteja më e madhe që ishte zhvilluar ndonjëherë në Komunën e Prizrenit.

Luftimet zgjatën 4 ditë rresht, në të gjitha vijat e frontit, pas një qëndrese titanike përball makinerisë së rëndë ushtarake dhe mijera forcave ushtarake , policore e paramilitare serbe bien në fushëbetejë 27 Deshmorë në mesin e të cilëve Komandanti i ZKZ Xhevat Berisha , komandanti i Policisë Ushtarake Selajdin Berisha, komandanti i Njesisë Speciale Agim Shala dhe shumë luftëtarë të dëshmuar.

Forcat serbe në këtë betejë shkatërruan tërësisht më artileri të rëndë dhe më këmbësori, katër fshatra të kësaj zone dhe pjesërisht 4 fshatra tjerë, vranë mbi 20 civilë në mësin e të cileve pleq, gra dhe femijë.

Zafiri, në këtë bëtejë me njësitin e vet, në malet e Billushes qëndroi i pathyeshëm, deri në fund të betejës, pasi u njoftua për rënien e shumë shokëve në vijat e frontit, pas përfundimit të betejës u tërhoq në drejtim të fshatit Kobajë, fillimisht u takua me disa anëtarë të Shtabit të Brigades 125, bën analizën e betejes dhe morën vendimin për vazhdimin e luftës për liri.

Zafiri, për një kohë qëndroi në Shqipëri, ku një pjesë e bashkëluftëtarëve të tij, bënë përgatitje intensive me ushtarakët më të mirë, që i vuri në dispozicion të UCK-së, legjenda e gjallë e luftës në Kosovë Gjeneral Kudusi Lama, ky njësit u përgatit për një luftë guerile, që do të zbatohej në praktikë, në vazhdimi e luftës, në mesin e të cilëve ishte edhe dëshmori i Kombit Hysen Rexhepi.

Zafir Berisha, gjatë kësaj përiudhe studioi në hollësi metodat e luftës guerile vietnameze dhe tre shtyllat bazë të luftës së Qegevares, të cilat do t’i vë në jetë në vazhdimin e luftës duke i pershtatur të njejtat me kushtet dhe rrethanat e Luftës në Kosovë.

Renia e heroit të Kombit Mujë Krasniqi dhe shumë Dëshmorëve të Kombit në Pashtrik ne dhjetorë të 98-ës, dhe ngjarja dramatike që ndodhi në janar të 99-ës në Rugovë të Hasit , shtroi nevojën para Zafirit dhe bashkëluftetarëve të tij, që të gjejnë shtigje të reja për të thyer kufirin shqiptaro – shqiptar, për këtë Zafiri për një kohë të gjatë hulumtoi kanalin e mëhershëm në Bjeshkët e Koretnikut-Pikllima.

Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe borës së madhe, Zafiri qëndroi një kohë të gjatë në vëzhgim të kufirit shqiptaro - shqiptarë dhe pas disa orvatjeve , ne fillim të marsit 99, mbi një fushë të minuar, me një mot tejet të vështirë, me borë të madhe, mbi 2 metër, e cila kishte mbuluar minat e vendosura nga forcat serbe, duke rrezikuar jeten e tij dhe te shokeve, theu kufirin dhe hyri ne Kosove, përkundër sygjerimeve nga disa miqë te tij, se nuk eshte koha e pershtatshme per nje veprim te till, për shkak të zhvillimeve politike që zhvilloheshin në Rambuje, por përgjigja e Zafirit ishe: Pavarsisht se çdo të ndodhë në Konferencën e Rambujesë, unë gjallë a vdekur në Kosovë do të hy.

Më 11 mars 1999 në kohën kur Zafiri ishte duke u kthyer në rajonin e Prizrenit, forcat serbe kishin marrë një ofenzivë të ashpër kundër njësisë së Brigades 125 të UCK-së , në Jeshkovë, me ç’ rast në fushëbetej heroikisht kishte rën njëri nga bashkëluftëtarët e ditëve të para të Zafirit, Hysen Rexhepi dhe 10 luftëtarë tjerë të UCK-së.

Zafiri, humbjen e shokëvë në Betejën e 11 marsit e shëndrroi në forcë, duke vazhduar me njësitin e tij tashmë të përgatitur mirë, t’i riorganizoj njësitet e UCK-së, në rajonion e Vrrinit. 24 marsi i 99-ës (fillimi i bombardimeve të Nato-së) Zafirin, e gjen në lagjën Tusuz të Prizrenit, në ato momente tepër dramatike për qytetarët dhe për vetë Kosovën Zafiri, doli nëpër lagje dhe bisedoi me qytetarë për t’i mbështetur dhe sqaruar ata, se ky është fillimi i fundit të regjimit fashist të Serbisë në Kosovë.

Deportimi masiv i qytetarëve shqiptar për Shqipëri , masakrat që ndodhnin anë e kënd Kosovës, veçanërisht në anaderini, intensifikoj edhe më përpjekjet e Zafirit dhe bashkluftëtarëve të tij, për t’i dhënë armikut shekullor grushtin përfundimtarë.

Në një nga faqet e ditarit të tij të luftës, Zafiri do të shkruante, 28 marsi i vitit 1999, ishte nga ditët më të rënda për ne luftëtarët e lirisë, atë ditë Bajrami, në orët e hershme të mëngjezit, mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit, me urdhër të forcave policore – ushtarake serbe, dhunshëm dhe nën kërcimin e vazhdushëm u deportuan në Shqipëri , Zafiri me shokë, do të gjej nëpër shumë shtëpi të fshatrave te Vrrinit sofra të cilat ishin shtruar dhe përgatitur për sillën e Bajramit, por mjerisht të zbrasta, pa njerzë, këto sqena ishte shumë tronditëse për luftëtarët e UÇK-së, por në anën edhe më shumë rritën besimin se dita e lirisë, fal luftës heroike dhe të guximshme të UÇK/ së, po afron gjithenje e me shume.

Zafiri, me bashkluftetaret e tij tanime operonte në kushte të reja luftarake, nga ajri bombardonte NATO dhe në tokë aplikohej lufta guerile për të cilën ishin përgatitur ai dhe bashkluftetaret e tij.

Gjatë muajit mars, maj dhe ne fillim të qershorit të vitit 1999, njësitet e UÇK-së, në rajonin e Vrrinit, tashme te ndara në dy grupe, njëra nen udhëheqjen e Zafirit dhe tjetra te Samedin Xhezahiri- Hoxha, morën shumë aksione guerile ndaj forcave policore - ushtarake serbe , duke i shkaktuar atyre humbje të madha në njerëz dhe makineri.

Gjatë kësaj kohe edhe pse i lenduar Zafiri, me bashkëluftëtarë asnjëherë nuk i ndali sulmet ndaj forcave serbe të cilët në pamundësi për t’u përballur me sulmet e rrufeshme të UÇK-së, u hakmorën ndaj popullatës civile fillimisht në Hoqë të Qytetit e më pastaj me 26 maj 1999 masakruan banoret e lagjës Tusuz.

Njësitet e UÇK-së me luftën e tyrë të sukseshme dhe bombardimet e aviacionit të NATO-së filluan t’i dërmojnë forcat serbe, në të gjitha pozicionet, fundi i luftës po afrohej, njësitet e UÇK-së të Brigades 125 që vepronin në Regjionin e Prizrenit nisen t’i bashkërendojnë aktivitetet luftarake, për çlirimin përfundimtarë të Prizrenit, nga malet e Kabashit në fillim të qershorit të vitit 1999 në zonën e Vrrinit kalon edhe komandanti i brigadës 125, për t’i bashkërenduar operacionet me dy grupet guerile që vepronin në këtë rajon.

Zafir Berisha dhe Komandant HoxhaMë 10 qershor 1999, kur kasapi i Ballkanit, Milloshevici, pranoi kapitullimin dhe largimin definitiv te forcave policore e ushtarake serbe nga Kosova, në malet e Vrrinit valoi flamuri shqipëtar, një pjesë e ushtarëve të UCK-së tashmë ishin futur në disa lagje të Prizrenit, Zafiri me bashkluftetare deminonte shtepitë nëper fshatrat e Vrrinit të cilat ishin minuar, në ikje nga forcat serbe.

Më 12 qershor rreth orës 24,00 Prizreni nisi të frymon lirshëm, forcat e UÇK-së dhe të NATO-së , tashmë kontrollonin tersisht qytetin e Prizrenit, qytetaret e tij filluan të festonin.

Zafiri, qe në ditet e para te çlirimit, filloj të perballjen me sfida te reja dhe aspak te lehta. Si shef i Shtabit të Brigadës 125, u mor me transferimin e UÇK-së, në TMK. Detyren e Shefit te Shtabit te Brigades 125 e ushtroi deri më 15 shtator 1999, kur u demobilizua, per ta lën rriten e metejme te TMK-së, në duart e profesionistëve.

Por Zafiri , nuk mund të qëndronte indiferent, ndaj zhvillimeve politike dhe socio – ekonomike në vend, në veçanti ndaj politikës joparimore dhe te demshme te UNMIK-ut në Kosovë.

I nxitur nga situata politike dhe e sigurise e renduar ne nivel vendi dhe të përcaktimit që nga fëmiria e hershme per nje Kosove te lire e demokratike, me mbështetjen e qytetarëve të Prizrenit organizoi protesta dhe demostrata te shumta dhe masive , duke shprehur publikisht pakënaqësitë per zhvillimet rreth çështjes se padefinuar te Mitrovicës, mobilizimit në mbështetje të luftës heroike të UÇPMB-së në Kosovën Lindore, të luftës së drejtë të ushtrisë Kombëtare Çlirimtare të Shqipëtareve në Maqedoni dhe në mështetje të bashkëluftëtarëve të UCK-së, që u arrestuan padrejtësisht nga politika e UNMIK-ut, gjoja per krime lufte.

Me mbeshtetjen e shume qytetareve, per vite te tera organizoi protesta te vazhdushme edhe kunder pushtetareve lokal te kohes ne Prizren, te cilet arbitrarisht, kundershtonin vendosjen e shtatorëve te dy komandantëve te lavidishem te UÇK / së, Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari –Kumanova

Per arsye te kundershtimit publik te politikes joparimore dhe te demshme te UNMIK / ut, ndaj interesave te Kosoves dhe qytetareve te saj , Zafir Berisha, ishte vazhdimisht në shënjestër të policisë së UNMIK-ut, disa here u arrestua, u bastise shtepia dhe zyra e tij e punes.

Për kundër shantazheve dhe kërcënimeve të shumta , asnjëherë nuk u shmang nga përcaktimi i tij, për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Ishte personaliteti i vetëm publik në Kosovë, që regjimi i UNMIK-ut, ia kufizoj lëvizjen nëpër qytet, por as kjo nuk e kishte zbrapsur Zafirin.

Zafir Berisha, gezonte dhe vazhdon ta gezon mbeshtetjen e gjere nga qytetaret e Prizrenit dhe te Kosoves, dy mandate ne vitin 2000 /2007 ishte Këshilltarë në Asamblen e qytetit të Prizrenit, ndersa ne vitin 2007/2010 u zgjodhe deputet në Kuvendin e Kosovës , ishte pjesë e legjislaturës e cila shpalli Shtetin e Pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008.

Zafir Berisha, që nga paslufta vazhdimisht qëndroi afër dhe i mbeshtetit familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, u angazhua drejtpërdrejtë për ngritjen e përmendoreve në shumë fushëbeteja të UÇK-së, mbajti raporte të ngushta dhe miqësore me shumë organizata joqeveritare, ligjëroi për tema të ndryshme dhe mbajti shumë fjalime për luftën e lavdishme te UÇK / se, situatën e sigurise, politike, socio - ekonomike në Kosovë, përmes të cilave përcolli shumë mesazhe për qytetarët e veçanërisht për të rinjtë, kultivoj raporte shumë të afërta me mediat e shkruara dhe elektronike, dha shumë intervista, publikoi shume shkrime autoriale dhe shpalosi filozofin e vet politike, për shumë zhvillime që ndodhin në Kosovë dhe rajon.

Zafiri, duke qenë pjesë e jetës politike në Prizren dhe Kosovë gjithmonë qëndroi bartës i kërkesave të arsyeshme politike dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës, nuk u pajtua asnjëherë me dukuritë devijante që kanë përfshirë Kosovën dhe institucionet e saja, edhe pse jo rrallë herë ishte nën presione të klaneve politike, asnjëherë nuk nguroi ta thoshte të vërtetën publikisht dhe ne institucionet ku ai merret pjese, kur ishin në pyetje interesat dhe mireqenja e qytetarëve.

Zafir Berisha, ishte nga themeluesit e PDK / se, ne Prizren, per shume vite anetar i Kryesise se Deges, sekretar dhe 5 vite edhe kryetar i saj. Per kohen sa e ka udhehequr kete subjekti politik, eshte shquar per udheheqje transparente dhe ne sherbim te interesave te qytetareve te Prizrenit. Nen udheheqjen e tij, ne vitin 2007 PDK / ja, arrin t’i fitoj zgjedhjet per pushtetin vendor , te behet partin e pare dhe te qeverise me komunen.

Aktualisht Zafir Berisha krahas angazhimit të tij për familjen dhe shoqërin, udhëheqë Partinë Politikë “ Bashkimi Demokratik” me seli në Prizren.

Autor të ndryshëm