Menu

ZGJEBJA (zhuga)

  • Written by Moderator

Zgjebja (scabies) ose zhuga, siq e quajme ne, eshte semundje ngjitese parazitare e shpeshte, e shoqeron kruarja karakteristike. Semundja prek te dy gjinite, e cdo moshe.  Eshte e perhapur ne tere Boten, kurse tek ne eshte shpeshtuar ne permasa shqetesuese, me teper per arsye te renies se standardit jetesore. 

Shkaktari i zgjebes eshte paraziti SARCOPOTES SCABIEI.  Infektimet zakonishte ndodhin gjate takimit te lekures me lekure ne mesin familiar (fjetja bashke me te semuarin), ne shkolle, ne qerdhe dhe ne gjdo vend tjeter ku grumbullohen njerezit.

Papastertia dhe moslarja e trupit, nuk kane ndikim te rendesishem ne perhapjen e zgjebes (zhuges), pra eshte i gabueshem mendimi qe populli e konsideron si nje semundje te turpshme.  Ne perhapjen e zhuges luajne rol kushtet shoqerore-ekonomike dhe higjena sanitare (varferia, mosmundesia e mjekimit, fjetjet e perbashketa).

Kruarja eshte shenja e pare e semundjes.  Ajo shfaqet afersisht nje muaj pas infektimit.  Vendi me i shpeshte i kruarjes dhe paraqitja e puqrrave te kuqe eshte ndermjet gishtave, pastaj ne siperfaqen e brendshme te kthesave te duarve, ne berryla, ne sqetulla, nen gji (sidomos femrat, ne bark, ne organet gjenitale (te meshkujt), me rrall ne gjunje dhe ne gishtat e kembes.

MJEKIMI 
Pasiqe shenjat e semundjes zakonisht shfaqen nje muaj pas infektimit, duhet te behet mjekimi i menjehershem jo vetem i te semuarve, por edhe i anetareve te tjere te familjes, pa marr parasysh mungesen e shenjave tek ata.  Squlfuri(sulfuri)eshte bari me i vjeter kunder zgjebes, i lire dhe i sigurt.  Perdoret ne trajte pomade,15% tek te rriturit,10 % per foshjet. Gjithashtu eshte me rendesi qe thonjet duhen te shkurtohen dhe nenthoni te pastrohet mire nga mbeturinat.

MASAT MBROJTESE  
Larja e nderresave me uje te vaket e sapun dhe hekurosja mjaftojne per ti asgjesuar parazitet.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm