Menu

Si u ekzekutua Daja im Bajram Hyseni nga Ushtria Sërbe (VJ) - Arsim Mulliqaj

  • Written by Moderator

Si u ekzekutua Daja im Bajram Hyseni nga Ushtria Sërbe (VJ)

 

Arsim MulliqajArsim Mulliqaj
09/07/2010
Italy

Daja im Bajram Hyseni i vrarë në shpirtë nga Ushtria Sërbe,humbi edhe jetën edhe bagëtit,mbeti kujtimi...

Daja im Bajram Hyseni i vrarë në shpirtë nga Ushtria Sërbe,humbi edhe jetën edhe bagëtit,mbeti kujtimi...

Në fshatin Kaçandoll të Komunës së Mitrovicës UÇK- ja USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVES gjeti një bazë

strategjike për luftë kundër Sërbisë, ku në shtëpin e Dajëve të mij u ushqyen dhe trajtoheshin mirë ushtarët e lirisë gjat viteve 1998-1999 kur atëhere zhvilloheshin betejat e fundit për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit shumë vjeqar zullumqarë Sërb.

Daja im Bajram Hyseni tërë jetën ja kushtoj bagëtive dhe ishte bari në shërbim të deleve dhe posedonte mbi 120 krerë, i betuar në shërbim të bagëtive deri në momentin e fundit.

Bashk me dele mbante edhe lopët e qetë që i ruanin nga ujqit në bjeshkët e larta të kopaunikut, verës i mbanin afër shtëpive ndërsa kohës së dimrit në "stan" në Busnje, aty qëndronte Daja im në besnikri të plot për t'ju shërbyer bagëtive në borë e shi.

Daja im Bajram këndonte këngë Malsore ku zëri i tij depërtonte luginave, maleve dhe kur binte zëri i tij në veshët e malësorëve i çlodhëte nga punët e rënda të fshatit, nga mëngjesi e deri kur kthehej në shtëpi e prisnim afër shtëpisë, ngase kambanat e shumëta të bënin të lumtur, kohës kur delet lindnin qengjit ishte diçka e veçant, sa mrekulli ishte ajo kohë, vështirë të harrohet, sidomos nga ne niprit që kalonim qaste të mira me Dajën, ku shpesh na argëtonte me fyellin tijë, melodit e tija të shëndrruara në këngë Malsore.

Në vitin 1999 kur afensiva Sërbe e ushtrisë e policise dhe grupeve tjera paramilitare depërtuan edhe në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës aty dogjen edhe shtëpin e Dajëve të mij, familjarët ikën maleve në Llap, ndërsa Daja Bajram nuk i la delet i shoqëronte maleve për ti shpëtuar nga gjaksorët Sërb, kështu rrugëtoj deri në livadhet e "Logut" ku aty e rrethoj ushtria Sërbe (VJ), aty filluan për disa ditë te maltretojnë Dajën Bajram duke i prer delet për ti ushqyer ushtarët fashist të Sërbisë, dhe e detyronin të zbret posht e ngjitet lart për ti sjelluar ujin nga kroi, kur një ditë Daja Bajram u lodh dhe filloj të kacafytet me ushtrin sërbe duke kundërshtuar prerjet e deleve që po i kyenin, dhe kështu një ditë Daja Bajram ju drejtua komandantit të sërbëve duke e kapur për fyti, se nuk lejoj më të mi prisni delet, pasi tërë jetën e kam në shërbim të bagëtive, komandanti sërb në ato momente kacafytje dhe sharjeve që bënte Daja im, ndodhi e keqja dhe jeta përfundoj me një ekzekutim nga dora e oficerit të ushtrisë së rregullt të Sërbisë me një plumb në ball, mbeti në vend i vdekur në mesin e deleve të gjalla, dhe të prera në mesin e mijra ushtarëve okupator në kujdesin e "Qenit besnik" që pasi largohet ushtria e gjejnë Dajën Bajram pa jetë, aty i rrinte afër Qeni që për kohë të tëra kishin kaluar ditën bashk në borë e shi, dhe Daja im Bajram Hyseni meriton një përkujtim meritor nga shteti ynë i Kosovës.

Daja im Bajram Hyseni në shërbim në bagëtive dhe besnikrisë së nderit Shqipëtar e flijoj jetën e tij duke bërë betejën me një Ushtri gjakatare Sërbe, qoft në parajsë - AMIN.

S'të harrojmë kurr Ooo Daja Bajram, ishe njeri i dashur për ne nipërit dhe gjithë njerzit, na mungon zëri ytë dhe këngët tuaja Malësore, na mungojnë vizitat që ju i bënit te ne.

 

_____________________________________________________________________

Komente

----------------------------------------

Sylë Mujaj  - Lugano (Ch), 09 luglio alle ore 19.24

Diçka me tingëlloi fort, diçka me erdhi si vetëtimë, diçka si dridhërimë malësore – qytetare e shumë kombëtare, me erdhi posa ne ekranin tim lexova këtë shkrim, diçka me shtangoi për momentin mu duktë si ne Grykën e Rugovës, kur fillon Orteku e secili nga ne atëherë ne prehrin e familjareve tanë na thoshin, mos u frikoni, mos u frikoni, se orteku i ka punët e veta e ne duhet ti kryejmë punët tona,. Kjo fjalë se dijë pse mu gjet sot ne këtë shkrim aq të thjesht, por aq të civilizuar, aq të modernizuar, në kohën e hapësirën tonë të vetë identitetit tonë Shqiptar....po po fjala është që diçka me ndodhi me te menduarit dhe vetë historinë tonë, diçka që sot po shkruhet me emra e mbiemra e nuk po mbetet fjalë e odave të shenjta, këtu, po, po, këtu, unë gjeta diçka që isha në kërkim e nuk e dija çka po kërkoja...pikërisht unë, e preka një fjalë ORTEK që shqiptarët kanë nisur ta shkruajnë vetë historinë pra me dorën e tyre e jo me "xhandar, milicë, UDB-ash apo SHIK-ista e Sadri Azema apo me sulltanate e mbretër", Po, po, këtu, u mbush kërkesa ime se Shqiptarët do e shkruajnë vetë historinë e tyre ashtu si ishte, larg pushtuesve e larg puthadorësh, që fatkeqësisht kishim e kemi edhe sot. A nuk po e vëreni këtë gjendje në pushtetarët e sodit, a nuk po e vëreni këta lloj „kërmijve tanë" qe për 100 euro, shkatërrojnë shih dhe punime burgjeve, vjedhin djersen e popullit, harrojnë në ngutje të pasurimit të tyre edhe DËSHMORET E KOMBIT", i shkelin vuajtjet miliona vjeçare, dhe fare nuk ndalën, e duhet të ndalen, sepse shqiptarët kanë nis e po shkruajnë. Po, po, sot po shkruhet për Dajë Bajram Hysenin, e nesër apo sot do të shkruhet edhe për të përfolurit deri në krime te të pa disiplinuarve të popullit tim. Po, po, të gjithë shqiptaret duhet të shkruajnë e me letra ne dorë në formate të mëdha në drejtimin e Udhëheqësve tanë, që rastësisht apo me qellim po e keqmënaxhojnë Sovranin popull, dhe po thirren shih sa dinakërisht në „votën e shenjet", kur dihet se deri më sot në zgjedhje nuk ju mori pjesë populli për veç militantëve klanor apo të joshur me paratë e vetë popullit. Duhet zgjedhjet e ardhshme të del Sovrani popull e ta cakërroj votën e tij me kushtëzimin, javor, mujor apo pse jo dhe ditor; „çka bëre zoti deputet sot" në interesin e votës time të shtrenjtë dhe padyshim të shenjtë.Këtu ishte dhe ja dola se çka ka në shkrimin e diplomatit te sodit apo mësuesit të djeshëm, Arsim Mulliqaj shi nga ana tjetër e regjionit Dardani nga Besiana, flet e shkruan shqip, të lumtë i nderuari Arsim , ma dërgo ndonjë të këtij niveli, se po e harroj mërgatën 30 vjeçare disi po grindem ne Llap, Rugovë Bajgorë Malësi të Madhe, Gjakovën krenare, disi po grindem në Mitrovicën e gërrithur, disi po jam ai që duhët të jam....

Jam edhe unë Vota e shenjtë dhe e shtrenjtë e Kombit tim, këtë të drejtë ma lejon , edhe zoti, familja e Kombi.

 

Naim Miftari - Prishtinë (Ks), 09 luglio alle ore 23.28

E more shok s'ka vend as skutë as shkrepë që nuk është larë me gjak Shqiptari dhe prap këta hajnat e qeverisë luajnë me atë gjak.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm