Banner
A+ R A-

Përfaqësues të KASH-it, vizituan Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart

User Rating: / 0
PoorBest 
E-mail Print PDF

Pritje për mësuesit shqiptarë në Konsullatën e Stuttgart- it

Mikpritësi, zëvendëskonsulli Ymer Lladrovci, i falënderoi për vizitën, në emrin e tij personal dhe të Konsullit z. Faket Kajtazi.Në fundjavën e kaluar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart u pritë një përfaqësi e KASH-it ku veç kryetarit të tij z. Xhemshir Haziri bënin pjesë edhe mësuesit Sylejman Salihu, Ali Hajrizi dhe Rami Azizi.

Ymer Lladrovci, përfaqësuesëve të KASH-it u foli gjerëisht për punën dhe aktivitetin dimplomatik, por edhe konsullorë. Ai u përqëndrua sidomos tek shërbimet konsullore, të cilat kohëve të fundit bëjnë që bashkatdhetarët tanë të pajisen me dokumente identifikimi dhe udhëtimi.

Edhe pse të ballfaquar me mungesën e personelit, Konsullata po bën gjithçka që është në dorën e saj që me kapacitetet që ka të mundësoj efektivisht shërbimet konsullore. Sigurisht këto shërbime mund t’u ofrohen bashkatdhetarëve tanë vetëm një kusht; me orar të zgjatur të punës.

Zv.Konsulli, gjatë këtij takimi me përfaëqsinë e KASH-it, pikërëndesë të bisedimeve e bëri çështjen e arsimit në përgjithësi dhe punën e shkollës shqipe në veçanti, sepse kjo është padyshim sfera më e rëndësishme e veprimtarisë së diasporës sonë.

Në këtë kontekst ai njoftoi mësuesit shqiptarë për punën që ka bërë Konsullata në këto vite të punës së saj. Ai përkujtoi; " se kur filluam punën në Konsullatë, takuam vetem 7 mësues që kanë pasur aktivitet mësimor, ku ishin të përfshirë rreth 200 nxënës. Ndërsa sot ne kemi arritur, që të regjistrohen dhe të fillojnë punën 23 Mësues/ Mésuese në landin Baden-Würtenberg dhe 2 Mësues të tjerë në landin Bayern. Edhe pse numri i nxënësve aktualisht është rreth 975, duke i krahasuar me numrin e madh të mërgimtarëve tanë, nuk jemi të kënaqur. Punojmë që numri i mësuesisë e me këte edhe i nxënësve të mësimit plotësues të rritet më tutje. Ju siguroi se përkrahja e Konsullatës në Stuttgart nuk do të mungoi për asnjë qast.

Gjithashtu, z. Haziri u njoftua për kontaket e mira që tashmë janë vendosur me Ministrin për Kulturë, Rini e Sport në landin Baden- Würtemberg, dhe raportet e mira me Shkollën e Lartë Pedagogjike në Ludwigsburg, konkretisht me drejtoreshën znj. Katrin Hoffmann, e cila ka shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit tashmë të filluar. Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi të mirë do të organizohet në shtator 2011 në ambientet e Universitetit në Ludwigsburg, seminari për mësuesit tanë në Gjermani, kurse në vitin e ardhëshëm do të organizohet edhe Kuizi i Diturisë në këtë land.

Kryetari i KASH-it z.Xhemshir Haziri, theksoi se; "ndjehet shumë mirë në Konsullaten e Republikës së Kosoves në Stuttgart, që është shembull jashtëzakonisht i mirë dhe krah i fortë në organizimin dhe mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën amtare. E kam theksuar edhe në takime të tjera si dhe në vizitën që realizova më parë në Konsullaten në Frankfurt, se Konsullata në Stuttgart është e vetmja, që ka një qasje pozitive rreth mësimit plotësues d.m.th. kjo Konsullatë ka arritur t‘ua shtojë bankave të shkollës sonë në mësimin plotësues, më shumë se 500 nxënës në vitin mësimor 2010/11".

Në vazhdim z.Haziri i bëri një vështrim kronologjik aktivitetit të KASH-it që nga themelimi i tij e deri në ditët tona. Folën edhe mësuesit tjerë që ishin pjesë e këtij delegacioni.

Me këte rast u vendos që dëftesat në landin Baden- Würtemberg të plotësohen nga mësuesit qe kan aktivitet me shumë se dy muaj, për çdo nxënës, dhe të dërgohen në Konsullatën e Stuttgart- it, deri më datën 01.07.2011.

Në fund të pritjes zv. Konsulli- Ymer Lladrovci, i dhuroi kryesisë së KASH-it një komplet të veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare si dhe nga një dhuratë modeste për tri vendet e para të ciklit të ulët që kanë zënë vendin e parë në Kampionatin e Diturisë, që sivjet u mbajt në Düsseldorf disa javë më parë.

Komento artikullin

KosovariMedia.com, mbanë të drejtën e fshirjes së komenteve të cilët mbajn fjali banale dhe nuk i përshtaten artikullit. Falemenderit për mirëkuptim dhe inkuadrim në Komente./ Një lutje kemi poashtu, mos shkruani me të mëdha. Stafi


Kodi siguris Aktualizo kodin e siguris

By Autson Web Design

Postimet e fundit

Identifikohu

Regjistrohu

*
*
*
*
*

* Fushat e detyruar