Banner
A+ R A-
Welcome, Guest
Please Login or Register.    Lost Password?

Shkrimtar te huaj botrore
(1 viewing) (1) Guest
Go to bottomPage: 12
TOPIC: Shkrimtar te huaj botrore
#3772
Shkrimtar te huaj botrore 3 Years, 10 Months ago  
William Shakespeare
EDUARD DE VER
I njohur me emrin
UILLIAM SHEKSPIR


Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, Uilliam Shekspir, ne pergjithesi, Eshte njohur si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Per identiteti e tij ka shume thashetheme, qe do ti shohim me poshte, ndersa talentin dhe arritjet asnjeri nuk ia ka vene ne dyshim.
Shekspiri shkroi se paku 36 drama, 154 sonete te vecanta dhe disa poezi. Midis dramave jane: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir, Jul Cezari, Othello etj.
Ne njefare menyre, krijimtaria artistike ka permbajtje te dukshme deri diku filozofike, fakt qe mund te ndikoje ne arsyetimet tona. Per shembull: kur ne dramen “Romeo & Zhulieta” (paragr. III, skena I) Princi thote: “Por i vrari ka vrare i pari dhe kush do ta paguaj gjakun e pare?”- fitojme bindjen e nje permbajtjeje filozofike dhe eshte e vertete qe kjo ndikon ne pikepamjet tona te pergjithshme politike.
Vendosja e Shekspirit ne vend te pare midis krijuesve nuk ka mosmarreveshje. Ne ditet tona, te paket jane ata qe lexojne Cezarin, Virgjilin apo Homerin. Nga ana tjeter, nje shfaqje e dramave te Shekspirit perfshin publik te madh. Aftesia e tij per te dhene fraza te persosura eshte e paarritshme. Madje, ai shpesh eshte cituar edhe nga njerez qe as e kane lexuar dhe as i kane pare veprat e tij. Pra, eshte e qarte qe popullariteti i tij nuk eshte nje mode e shkuar. Krijimtaria e tij jep kenaqesi estetike si per lexuesit ashtu dhe per shikuesit qe prej 400 vjetesh. Perderisa krijimtaria e tij i ka qendruar kohes, kemi te drejten te mendojme se pullariteti i tij do te vazhdoje dhe ne shekujt e ardhshem. Edhe pse shkruante ne anglisht, Shekspiri me plot kuptimin e fjales eshte shkrimtar i perbotshem. Dramat e tij jane perkthyer, lexohen dhe luhen ne gjithe boten. Krijimtaria e tij sa vjen dhe vleresohet gjithnje e me shume si nga kritiket letrare ashtu dhe nga masat e gjera te popullsise. Ndersa me identiteti e njeriut qe shkroi keto vepra letrare nen kete emer, kane lindur mjaft dyshime. Mendimi i pergjithshem eshte se behet fjale per te njejtin Uilliam Shekspir qe ka lindur ne vitin 1564 ne Stratford-On-Ejvn dhe qe ka vdeku po aty, nga viti 1616. Megjithate kur vleresojme me vemendje argumentet e skeptikeve dhe kunderargumentet, arrijme ne perfundimin se skeptiket kane te drejte dhe argumentet e tyre te arta dhe te fuqishme i pranojme:
Shumica e dokumenteve pohojne se Uilliam Shekspiri eshte pseudonimi i grofit XVII nga Oksfordi, Eduard de Ver, ndersa Uilliam Shekspiri eshte emri i nje tregtari te suksesshem, te cilin puna e shpuri ne Londer, por qe s’ka pasur asnje lidhje me teatrin e, aq me pak, me te shkruarit e dramave. Ne pergjithesi nuk pohojme qe De Veri t’i kete shkruar veprat e tij me emrin Shekspir. Gjate kohes se vet, Shekspiri nuk njihej si autor i dramave dhe asnjehere nuk ka patur pretendime te tilla. Ideja, qe Shekspiri eshte dramaturgu i madh Uilliam Shekspir, doli ne vitin 1623, shtate vjete pas vdekjes se tregtarit Shekspir, kur u botuan fashikujt e pare te veprave te Shekspirit. Botuesit kane perfshire ne to nje parathenie, ku aludohej (po nuk thuhej acik) se autori i veprave ishte nje njeri nga Stratford-On-Ejvn.
Qe te kuptohet pamundesia e te qenit te Shekspirit si dramaturg, duhet njohur, se pari, versioni i pergjithshem i pranuar i biografise se Shekspirit.
I ati i Shekspirit, Xhon, dikur shume i pasur, ra ne nje situate te veshtire dhe i vogli Uilliam u detyrua te rritej ne varferi. Perballe kesaj, ai u shkollua ne shkollen klasike te Stratfordit, ku u njoh me letersine klasike dhe gjuhen italiane. Kur ishte 18 vjec, Uilliami pati miqesi me vajzen e re, En Hatavaj, me te cilen shpejt u dashurua. Sic ishte zakoni, ata u kurorezuan dhe pas disa muajsh Eni lindi. Pas dy vjet e ca, lindi per se dyti, por kete radhe binjake. Keshtu, Uilliami, i ndodhur para faktit, ende pa mbushur 21 vjec ishte i detyruar te mbante gruan dhe tre femijet. Nuk ka te dhena per veprimtarine e tij dhe as per vendin se ku ndodhej gjashte vitet e fundit te jetes. Por, ne fillim te vitit 1590, ai ishte ne Londer si anetar i nje trupe aktoresh. Uilliami ishte nje aktor shume i mire, por kohen e kalonte me teper duke shkruar me teper drama apo poezi. Ne vitin 1598, vleresohej si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Uilliami qendroi ne Londer gati 20 vjet, kohe gjate se ciles shkroi 36 drama, 154 sonete dhe disa poezi. Pas disa vitesh u be aq i pasur, sa arriti te bleje nje shtepi te shtrenjte ne Stratford. Gjate gjithe kesaj kohe, familjen e kishte ne Stratford, ndersa ai shkonte here pas here aty.
Sado qe te duket e cuditshme, ai nuk botoi asnje nga dramat e tij te njohura. Megjithate, botuesit jo skrupuloze kuptuan se ne to fshihej nje bashkepunim, ndaj ilegalisht botuan gjysmat e dramave. Edhe pse keto botime te jashteligjshme ishin te paarrira dhe te ngaterruara, Shekspiri nuk nderhyri.
Ne vitin 1612, ne moshen 48 vjecare, krejt papritur ndaloi se shkruari dhe u kthye per se dyti tek e shoqja, ne Stratford. Aty vdiq, ne prill te vitit 1616 dhe u varros ne oborrin e kishes. Edhe pse varri nuk mban emrin e tij, jo shume vone, ne murin e afert eshte ngritur nje permendore e tij. Tri jave para vdekjes, ai shkroi testamentin, ku pothuajse gjitha pasurine ia linte vajzes se madhe, Suzanes. Ajo dhe pasardhesit e saj jetuan ne shtepine e mire ne Stratford, derisa vdiq edhe anetari i fundit i gjinise, ne vitin 1870.
Duhet nenvizuar se pjesa me e madhe e biografise se ekspozuar deri tani eshte marre nga biografe qe kane mbrojtur versionin e pergjithshem te miratuar. Nuk ka dokumenta ose te dhena qe te vertetojne se Shekspiri ka mesuar ne shkollen klasike te Stratfordit. Nuk ka te dhena as nga bashkenxenes dhe as nga mesues qe t’i kene dhene mesim shkrimtarit te madh. Vec kesaj, me asnje te dhene nuk argumentohet te qenit e tij si aktor. Ne kundershtim me keto, ne shikim te pare, versioni zyrtar pranohet si i vertete. Por, me nje studim me te detajuar, evidentohen menjehere pasaktesira, shfaqen dyshime.
Problemi i pare, i pohuar edhe nga shume biografe te “besuar”, eshte fakti se ne dore kemi informacione te pakta per jeten e Shekspirit , me pak se sa mund te pritej per nje figure te till te shquar. Ne orvatjen per te sqaruar mungesen e te dhenave, ndonje studiues thote: “Por ai ka jetuar para 400 vjetesh dhe eshte e natyrshme qe shumica e dokumenteve per te te kene humbur”. Po te arsyetohet keshtu, atehere duhet vleresuar numri i informacioneve qe disponojme nga koha e Shekspirit:
Ai, se paku, nuk jetoi ne nje shtet te prapambetur, apo ne nje epoke te ngrysur, por jetoi ne Angline e mbretereshes Elisabet dhe ne epoken e lulezimit, kur kishte shtypshkronja, kur mjetet per te shkruar ishin mall i zakonshem dhe kur shume njerez dinin te shkruanin dhe te lexonin. Kuptohet qe dokumentet humbasin, por nga ajo kohe kane mbetur miliona dokumente origjinale.
Keshtu, breza te tere studiuesish kane kerkuar informacione per gjeniun me te madh te letrave ne bote. Sipas renditjes se te dhenave te asaj kohe, del se shumica e dokumentave flasin per cdo poet tjeter te asaj kohe, madje edhe per ndonje krijues me pak te njohur, ndersa per Shekspirin jane gjetur vetem rreth tridhjete shenime te rastesishme, ku nuk flitej sadopak qe ai te kete qene poet apo dramaturg.
Kemi ne doreshume dokumenta per jeten e Frensis Bekonit, per mbretereshen Elisabet, Ben Xhonsonin apo Edmund Spenserin, po per Shekspirin pothuajse nuk kemi asgje. Madje dime me teper per poetin qe ka jetuar para tij, Xhon Lilin. Gjithashtu ka shume informacione te detajuara per Galilein, qe ka lindur ne vitin 1313. Per 20 vjetet (1592-1612) e qendrimit te dramaturgut te madh ne Londer, ne nuk gjejme asnje shenim, qe dikush ta kete pare ne te gjalle, ne skene, apo te kete biseduar me te per poezine a te kete shkruar se bashku me te, apo te jene takuar ne rruge ose ne shetitje.
I vetmi argument sqarues eshte se autori ka shfrytezuar me sukses pseudonimin Uilliam Shekspir per te fshehur identitetin e tij. Ata qe e kane takuar nuk e kane ditur qe ai te kete qene dramaturgu i madh, Uilliam Shekspiri. Sido qe te jete, Shekspiri emri i te cilit eshte aq i ngjashem, nuk mund te fshihej pas nje pseudonimi te tille.
Nje moskuptim me i madh i versionit zyrtar eshte dhe sjellja e qytetit te lindjes ndaj tij. Ne qofte se Shekspiri ishte nje aktor i shkelqyer dhe dramaturgu me i madh i Anglise, si eshte e mundur qe asnjeri te mos e dinte kete? Por cfare mund te thuhet per doreshkrimet e dramave te shkruara me doren e vete Shekspirit? Padyshim ato duhet te tregonin se kush eshte autori. Fatkeqesisht, doreshkrime te tilla nuk ekzistojne. Madje, nuk ka as shenime, pjese te pashfaqura ose te pambaruara. Faktikisht, pervec gjashte firmave ne dokumentat gjyqesore, nuk kemi asgje te shkruar nga dora e tij. Nga sa gjykohet prej dokumentave ekzistuese, del se Shekspiri jo vetem qe nuk eshte autori, por ai ka qene gjysme analfabet ose analfabet i plote.
Mbetet problem edhe testamenti i Shekspirit: Ekziston origjinali, qe perbehet nga tri faqe, ku ne menyre te hollesishme shenohet pasuria dhe nje varg kerkesash te tjera, ndersa nuk shenohet asgje per poezite, dramat, per pjeset e pambaruara apo per te drejtat e autorit. Asgje nuk shenohet per ndonje liber personal apo dokument. Nuk shenohet as se kujt do t’ia linte dramat e pabotuara. Ky eshte testamenti i nje njeriu te paarsimuar, madje, edhe i nje tregtari pa shkolle fare.
Dokumentat e ekspozuara jane te mjaftueshme dhe nuk duhen te dhena te tjera per te vertetuar se Shekspiri nuk eshte dramaturgu i madh dhe se Uilliam Shekspiri eshte pseudonim i perdorur per te fshehur identitetin e autorit te vertete.
Thuhet shpesh se shumica e drameturgeve dhe romanciereve ne veprat e tyre trajtojne ngjarje nga jeta e tyre. Jo rralle, ato jane edhe te dhenat kryesore qe mund te shpien deri te biografia e Shekspirit. Ne veprat e tij duket qarte se ishte njeri shume i arsimuar, bie ne sy pasurimi i pabesueshem i fjalorit dhe njohja e gjuhes frenge dhe latine. Nga ana tjeter, te gjithe jane te te njejtit mendim qe Shekspiri jo vetem qe nuk ka shkelur ne universitet, por eshte edhe shume e dyshimte qe te kete vazhduar edhe gjimnazin. Per kete flet shume libri i Carlton Odbergut, me titullin “Enigmatiku Uilliam Shekspir”.
Mire qe Shekspiri nuk eshte autori i dramave, por kush tjeter eshte?
Dalin shume pikepyetje, por me e besueshmja eshte qe autori I vertete te jete filozofi i njohur, Frensis Bekon. Por vitet e fundit kane dal te dhena qe pa dyshim te drejtojne tek Eduard De Veri. Per Eduard De Verin dihen shume gjera: Ka bere nje jete plot aventura, ngjarje te cilat i gjejme te pasqyruara ne keto drama. Ka lindur ne vitin 1550. Ka qene bir dhe trashegimtar i grofit XVI nga Oksfordi, shume i pasur dhe aristokrat i larte. Eduardi i ri u stervit me stilin e zakonshem per lordet e rinj: studioi per kaloresi, gjueti, kulture ushtarake si dhe per muzike e dans. Me mesues privat ai studioi per frengjisht, latinisht e lende te tjera. Diplomen e mori ne universitetin e Kembrixhit, ndersa magjistraturen e mbrojti ne universitetin e Oksfordit. Pas kesaj studioi per drejtesi dhe punoi ne nje nga kater shoqerite kryesore te avokateve te Londres. Kur ishte 12 vjec, i vdes i ati, keshtu qe per vite me rradhe jetoi me te emen, e cila u martua per se dyti. Pas kesaj, Eduardin e mori nen kujdestari UilliamSesili, besnik mbreteror i Anglise dhe shume vite anetar i keshillit personal te mbretereshes Elisabet. Keshtu, ai ka qene nje nga njerezit me te shquar te Anglise. De Veri u be anetar i familjes se Sesilit. Fale ndikimit te ketij te fundit, De Veri arriti t’i shpetoje gjyqit per vrasjen e nje lakeu te Sesilit, gje qe e kishte bere vertet. Ne moshen 20 vjecare, De Veri u vendos ne oborr, ku u njoh me shume njerez te shquar, midis te cileve edhe me mbretereshen Elisabet, se ciles i la pershtypje shume te mira, jo vetem pse ishte i zgjuar, por pse ishte shume i rregullt, simpatik dhe me nje pamje te jashtezakonshme. Shpejt u be edhe i dashuri i saj.
Gjate pese vite divorc me gruan e tij, De Veri u dashurua me nje dame te oborrit qe u nda prej tij. Mbreteresha Elisabet, e terbuar per kete, dha urdher qe ta burgosnin ne burgun e Londres. Pas disa muajsh u lirua. Por, nje nga miqte e dames se re, i zemeruar nga kjo, e qelloi dhe e plagosi rende De Verin. Midis dy familjeve shperthyen grindje te renda qe u sheshuan me kercenimin qe u beri mbreteresha. Kjo ngjarje na shpie tek “Romeo dhe Zhuljeta”.
Ne vitin 1586, kur ishte 36 vjec, mbreteresha Elisabet i lidhi nje pension prej 1000 funt sterlinash ne vit, afersisht 100 mije dollare te sotem.
De Veri ishte i pajisur me interesa te gjera per poezine dhe teatrin, kishte miqesi me shume shkrimtare.
Problemi i vetem qe mbetet pa pergjigje, eshte mbajtja fshehur e identitetit te tij. Per kete ekzistojne disa sqarime te mundshme:
1- Ne ate kohe ekzistonte ligji, qe ndalonte fisniket te shkruanin vjersha per botim ose drama per teatrot komerciale.
2- De Veri ishte i njohur si oborrtar. Duke pare qe ne dramat e tij paraqitej jeta e oborrit, ne qofte se dihej autoresia, atehere njerezit, ne menyre te natyrshme dhe me te drejte, do te identifikonin ngjashmerine e personazhit me personin real te oborrit, gje qe mund te shkaktonte edhe skandale. Ne ate kohe, nje gje e tille, se paku te shpinte ne proces gjyqesor, ne mos ne duel.
3- Shume nga sonetet e tij, Uilliam Shekspiri ia adresonte marredhenieve me ndonje te dashur. Po te njihej autoresia e shoqja do te shqetesohej shume.

Keto argumente e te tjera, te gjitha se bashku sqarojne pse De Veri ka fshehur identitetin e tij.
Blina

The administrator has disabled public write access.
 
#3773
Përgjegje: Shkrimtar te huaj botrore 3 Years, 10 Months ago  
Ernest Hemingway
Të dielën e 2 korrikut të vitit 1961, Ernest Hemingway (Oak Park, 21 korrik 1899 – Ketchum, 2 korrik 1961), kreu vetëvrasje: qëlloi kokën me armë. Autori i "Dhe dielli lind", "Për kë bien kambanat", "Plaku dhe deti" etj., ndodhej në shtëpinë e tij në Kei Uest.
Vetëvrasja e shkrimtarit amerikan, e këtij klasiku dhe nobelisti të shekullit të njëzetë, vazhdon të diskutohet sot e kësaj dite. Më 21 të këtij muaji është 110-vjetori i lindjes së tij.

Duke kërkuar rrënjët e këtij akti, gjithnjë merret e rimerret në diskutim origjina e tij "biologjike", lidhja e gjakut. Kështu, në katër breza të familjes Heminguej, kanë ndodhur katër vetëvrasje: i ati i shkrimtarit, Klarensi; një motër nga babai, Ursula; vëllai i tij i vetëm, Leicester dhe e mbesa, Margo, një yll kinemaje e vetëvrarë më 1996-ën.

I vëllai, Leicester, kishte bërë dikur një interpretim heroik: "Ashtu si një samuraj i fyer prej fjalës apo gjestit të dikujt, Ernesti ndjeu se trupi e tij e kishte tradhtuar." Në gjueti me të vëllanë e madh, e kishte dëgjuar Ernestin të thoshte se ai u jepte kafshëve që gjuante "dhuratën e vdekjes", dhe Leicester beson që Heminguej zgjodhi për veten të njëjtën gjë. Vëllai i vetëm i shkrimtarit vrau veten me armë më 1982-shin.

Nga bijë, nipër dhe mbesa të lindur nga martesat me katër gra që pati në harkun e dyzet viteve, gra pak më të mëdha se ai në moshë, në kohë të ndryshme kanë ardhur dëshmi e rrëfime në vepra autobiografike për marrëdhëniet prindërore, për dëmin që kanë shkaktuar tek Heminguejtë, alkooli dhe lufta për mposhtur vetëvrasjen.

I fundmi i fëmijëve të Heminguejt, Patriku, do të vazhdonte të mbante gjallë kujtimin e të atit dhe të shërbente në bordin e "Fondacionit Hemingway" të Oak Park, në Ilinois, aty ku shkrimtari u lind më 22 korrik 1899.

Po ashtu, edhe gratë e tij kanë vdekur. Gruaja e tij e tretë, Martha Gellhorn, vdiq më 1998-ën.
Përballjen me opinionin publik për vetëvrasjen e shkrimtarit do ta kishte gruaja e tij, Meri (dikur Mary Welch). Më 3 korrik 1961, një ditë më pas, disa gazeta botonin deklaratën e saj: "Po pastronte armën."

Por, më vonë do të pohonte se bashkëshorti i saj ishte mendërisht i sëmurë dhe gjendja e tij para se të kryente aktin, ishte keqësuar. Këtij pohimi do t'i mëshohej përherë e më shumë, si për të theksuar mitin e një shkrimtari të madh, por që mendërisht nuk ishte si të tjerët, shkurt, i madh dhe i marrë.

Kështu, para se të kryente vetëvrasje, Ernest Heminguej kishte pak ditë që kishte lënë klinikën, psikiatrinë, trajtimin intensiv me elektroshok.

Kishte gati njëzetë vjet që kusuret e famës po ecnin mbi të. Para se të binte në këtë gjendje, kishte shkruar pothuajse gjithë librat e tij më të rëndësishëm. E kishin quajtur përfaqësues të "brezit të humbur", por sigurisht ai vetë si shkrimtar nuk do ta ndjente veten krejtësisht të "brezit të humbur".

Ai do të shkruante "Lamtumirë armë" më 1929-ën, duke trajtuar një pjesë autobiografike nga Lufta e Parë Botërore. Ishte reporter nëpër Evropë, e njihnin kudo që shkonte, mi i legjendave të gjalla të epokës së shkrimtarëve dhe mendjeve të ndritura si Ezra Pound, Gertrude Stein, Sylvia Beach, James Joyce, Max Eastman, apo piktorëve si Miro dhe Pikaso.

Në vitet '30-'40, do të mbulonte si korrespondent Luftën Civile të Spanjës; ishte një model për shkrimtarët e rinj, të cilët mundoheshin të imitonin stilin e jetës së tij dhe vetë letërsinë, prozën e tij të rrallë. Kishte shkruar "very short story" dhe romane e vepra që lexohen sot e gjithë ditën: "Vdekje pasdite" (1932), "Të kesh a të mos kesh" (1937), "Për kë bien kambanat" (1940), "Plaku dhe deti" (fitues i çmimit "Pulitzer", më 1953-shin). Një vit më pas, më 1954-ën, do të fitonte çmimin "Nobel".

Ai kishte qenë gjithë jetës gjahtar, peshkatar, i dashuruar, i martuar, la trashëgimtarë. E pra, e gëzoi jetën me gjithë ngjyrat e saj. Këtu, në këtë pikë, të gjithë ata që duan t'i shkojnë deri në fund interpretimit të motiveve të vetëvrasjes së Heminguejit, ndalen dhe shtojnë: Por, atëherë kur nuk mundej ta gëzonte më jetën, kur trupi po e tradhtonte dhe dhuntia për të shkruar po ashtu, ai i dha fund jetës. Dhe ky akt i fundit, sikur i ngjan asaj që Ernesti thoshte për kafshët që gjuante, se po u bënte "dhuratën e vdekjes". Edhe ai po i bënte vetes dhuratën e fundit në jetë.

Blina

The administrator has disabled public write access.
 
#3774
Përgjegje: Shkrimtar te huaj botrore 3 Years, 10 Months ago  
Çarls Dikens, mjeshtri i madh i fjalës dhe mendimit

Çarls Xhon Hafëm Dikensi (1812-1870), është pa as më të voglin dyshim romancieri më i mirënjohur e mbase më i madhi ndër romancierët anglezë, i cili u lind në Lendport, një nëndarje e Portsit, me banim në vargun e shtëpive në "Rrugën Tregtare". Shtëpia në fjalë mund të njëjtësohet se është kthyer në njëfarë kuptimi në një vend pelegrinazhi apo në një përmendore popullore, duke u mundësuar vizitorëve që vetëm me një a dy udhëtime të lidhin dy emrat kombëtarë më romantikë, Dikensin me Portsin dhe Nelsonin me Portsmuthin. Por, përveç kësaj dobie me interes vendor, thuajse gojëdhënor e simbolik, adresat e sotshme s‘bëjnë tjetër vetëm se tregojnë për fatin ikanak dhe të shkatërruar të shtresës shoqërore dhe familjes nga e cila vinte ai. S‘do të bënim tjetër veçse do ta tepronim po ta krahasonim me "Rrugën Lent", në Barë, e cila do të kujtohet, "për banorët shtegtues, që zhdukeshin zakonisht në prag të ditës së parë të tremujorit1". Ka të dhëna për jetën prej shtegtari që bënte bota shoqërore së cilës edhe i përkiste. Është fjala për shtresën e mesme; ai i takonte, siç mund të thoshte ndokush, klasës së mesme që ishte e paqëndrueshme, e cila përbënte një klasë njëmend të pasigurt. I ati, Xhon Dikensi, ishte një nëpunës në zyrën e Ministrisë Luftarake të Flotës Detare dhe përgjatë tërë jetës së tij ishte një njeri me gjendje shoqërore fort të ndryshueshme e të lëvizshme, kjo deri në njëfarë mase, për shkak të fatkeqësive që i ranë në jetë dhe pjesërisht për faj të tij. Thuhet se Dikensi e përvijoi atë në një dritë më të butë te Mikobri dhe në një pamje më zymtake dhe realiste te Dorriti. Kundërshtia midis këtyre dy burrave, sikurse dhe e gjendjeve të humorit të tyre, duhet të shërbejë si një paralajmërim kundër paaftësisë për të kuptuar mirëfilli idenë dikensiane të "personazheve burimore". Zakoni për t‘u larguar nga njëri vend në tjetrin u kishte shkaktuar padrejtësi të mjafta shumë njerëzve dhe nga kjo mund ta ketë pësuar edhe Xhon Dikensi; e ndoshta nga kjo lloj padrejtësie e pësoi më shumë zonja Elizabeta Dikensi, me mbiemrin e vajzërisë Berou, të cilën Dikensi e ka mishëruar në personazhin e zonjës Nikëllbi. Ndoca mund të pyesin, jo pa pikëllim, nëse ekzistonte përnjëmend zonja Nikëllbi. Por, sido që të jetë puna, s‘ekzistonte kurrfarë njeriu që të ishte si Dorriti edhe Mikoberi. E vërteta është se do ta keqkuptojmë qysh në krye të herës natyrën e përfytyrimit dikensian, nëse mendojmë që këto gjëra s‘janë tjetër veçse portrete stampë bardhë e zi. Gjithë çështja është se Dikensi mbështetej mbi të dhënat njerëzore dhe i kthente ata, sikundër mund të thotë dikush, në qenie mbinjerëzore. Por është më se e vërtetë se Xhon Dikensi qe lloji i njeriut që s‘rrinte kurrë në një vend dhe kjo shërben si pikëlidhja kryesore e Çarls Dikensit me Portsin, ose më saktë mungesës së lidhjes së tij me të. Ai ishte vetëm dy vjeç kur e gjithë shtëpia e tij u zhvendos një copë herë të shkurtër në Londër dhe paskëtaj për një kohë më të gjatë në Çatam. Kjo ishte ndoshta periudha më fatlume që i dha trajtë fëmijërisë së tij të hershme, ndërsa për familjen e tij qe periudha më fatkeqe. Kantieri detar i Çatamit, kullat e Roçesterit, kopshtet tok me rrugët e mëdha të Kentit i mbetën në kujtesë gjatë gjithë jetës si i vetmi kujtim i zakonshëm i një vendi amtar që e rriti; në vitet e mëvonshme shtëpia e tij kishte një pamje fort të përçmuar në rrugën e madhe kur shihej nga kodra Geds, kurse kulla e katedrales ngrihet sërishmi në shikimin e tij të fundit, në ëndrrën e tij mpirëse të quajtur "Eduin Druidi". Pikërisht atje ai kishte kohë të lirë për të mësuar nga librat, por që në të vërtetë nuk kishte moshë për të mësuar nga jeta; më së pari, në kuptimin e ngushtë të fjalës ai mësoi nga librat e shkollës, nga zoti Gajls, një meshtar baptist në Çatam; më së dyti, mbase duke nxjerrë dobi më të madhe, nga një pirg i zakonshëm romanësh të vjetër që përfshinin një pjesë të madhe të letërsisë më të shquar angleze, letërsi nga e cila mund të mësonte jashtëzakonisht shumë: Roderik Randomi, Robinson Kruzoja, Tom Xhonsi dhe famullitari i Uejkfilldit.

S‘kishte mbushur ende dhjetë vjeç kur e gjithë familja e tij mori përsëri rrugën e shtegtimit. Xhon Dikensi qe mbytur deri në grykë me borxhe; ai e vazhdoi zakonin e tij të ndryshimit të adresave; e fundja adresë e tij ishte "Burgu i Borxhlinjve" në Marshalsi. Bashkëshortja e tij, nëna e tetë fëmijëve, ku Çarlsi ishte i dyti, i duhej të bënte konak në një kamp të shkretë në qytezën Kamdën dhe të çelte një "institucion arsimor" të rrënuar. Në këto e sipër Çarlsi fatkëputur po mësonte mësimet e tij në një lloj institucioni arsimor krejt të ndryshëm. Mbasi e ndihmoi të ëmën në gjithfarë punërash të ulëta, ai u hodh tutje që ta siguronte vetë bukën e gojës, duke u ngjitur etiketa e duke mbushur kutitë me bojë të zezë këpucësh në një punishte që merrej me prodhimin e bojës së zezë për lyerjen e këpucëve në vendin e quajtur "Olld Hangërford Steirs". Bojatisja ishte përnjëmend simbolike; Dikensi nuk kishte asnjë hije dyshimi se kjo periudhë e fëmijërisë së tij ishte më e errëta e jetës së tij dhe gjendja e tij shpirtërore atëbotë qe e tillë që ai ishte gati të lyente gjithë veten e tij me bojë të zezë, porsi aktori që luante rolin e Otellos. Këtë periudhë pesimiste, që dallohej vetëm për poshtërim dhe monotoni shpirtcopëtuese, ai e përshkruan shkurtimisht te romani "David Koperfildi". Të thuash se atë e kishte mbytur një zemërim i hidhur është pak, pasi duket sheshit se ai tashmë kishte arritur të zhvillonte një syçeltësi e vëmendje të çuditshme. Në kohën kur robërisë së tij i erdhi fundi, dhe të atit i kishin lënë një trashëgimi pikërisht siç kishte rënë në burg (pikërisht si te Mikoberi që gjërat i marrin për mirë dhe pastaj për keq), djali nuk mund të quhej më i zakonshëm, e aq më pak fëmijë. Ai e quan të atin endacak, "Babai Plëngprishës"; por familja e tij kishte lënë vraga të pashlyeshme dhe te vetë qenësia e një djali kaq syçelë dhe kritik siç qe ai. Na bën menjëherë për vete pjekuria pothuajse djallëzore e satirës së tij; ca nga fragmentet më të shkëlqyera të jetës së burgut të pikuikëve dhe dorritëve ndeshen në letrat vetjake që i përkasin jetës së tij të hershme. Patjetër, ai kishte parë ngritjen e gjendjes së familjes së tij, e cila në rastin e tij pasqyrohet në periudhën e shërbimit si nëpunës për llogari të zotit Blekmor, i cili qe pronar i Grejz Init2, dhe pastajthi në zanatin po aq të suksesshëm, e shumë më tepër të pëlqyeshëm, të reporterit të një gazete dhe së fundi të reporterit të Parlamentit. I ati ishte ai që kishte nisur zejen në fjalë, por tashmë i biri i kishte vënë vulën, si reporter i gazetave Dielli i Vërtetë, Pasqyra e Parlamentit dhe Kronika e Mëngjesit. Pikërisht gjatë kësaj kohe ai është i shkathët, mendjemprehtë dhe i paanshëm; në këtë periudhë çdo vëzhgues mund të shikonte shpesh atë shkëlqim të metaltë në fytyrën e tij. Kjo ia vlen të përmendet, pasi disa emocione shoqërore të shëndetshme që ai u kishte dalë gjithnjë në mbrojtje e kanë shtrembëruar disi personalitetin e tij në sytë e moralistëve, të cilët kishte qejf t‘i shante sy më sy. Dikensi ishte një dalzotës i vërtetë i gjenialitetit, por gjithsesi ai nuk u tregua ngaherë gjenial. Një prej skeçeve të tij më të hershme, që u botua jo shumë kohë pas kësaj kohe, s‘qe veçse një mbrojtje e kremtimeve të krishtere të Krishtlindjeve kundrejt puritanëve dhe utilitaristëve; skeçi në fjalë titullohej "Krishtlindje poshtë tri kokave". Gjatë gjithë jetës së tij mbrojti trimërisht dëshirat e skamnorëve dhe këmbëngulte që Hyji u kishte dhënë atyre jo vetëm birrë dhe rum, por edhe verë, për t‘ia gëzuar zemrën njeriut. Por e gjithë kjo e kishte mjegulluar karakterin e tij me shtëllungat e gostive dhe papërgjegjshmërisë, të cilat nuk e kishin bërë të veçantë në llojin e vet. Edhe në rini, e cila është periudha e papërgjegjshmërisë, Dikensi e tregon veten në njëfarë mënyre jashtëzakonisht të përgjegjshëm. Ai i kundërvihej me mish e me shpirt kotësisë së familjes së tij; ai ishte si ambicioz, ashtu edhe i palodhur; madje ka nga ata që janë të mendimit se ai është edhe i ashpër. Ai ushqente zemërim për Skimpolët po aq sa edhe për Gredgrindët.

Vërtet, fati i tij kishte pësuar disa herë çaste kritike. Martesa e tij dhe vepra e tij e parë e mirëfilltë letrare mund të përcaktohen rreth së njëjtës kohë. Tashmë ai kishte nisur të shkruante skeçe, kryesisht për revistën "Revista e Vjetër Mujore", të cilat ishin në kuptimin e gjerë të fjalës karikatura, të sendeve të zakonshme që gjendeshin nëpër rrugë dhe tregje. Ato i pajiste me ilustrime Kruikshanku, që në ato faza të hershme të karrierës së Dikensit historia e ilustruesit shpesh ngre më shumë peshë se autori vetë. Kjo qe plotësisht e vërtetë për eksperimentin tjetër të tij, që ishte mbase më i rëndësishmi, porse kjo është tipike, pavarësisht nga epoka dhe koha e rrojtjes së tij. Skeçet në prozë mbanin nënshkrimin "Boz" dhe nënshkrimi qe bërë një kinse emër i njohur kur zotërinjtë Çepmen dhe Holl, botuesit e tij, e këshilluan ta zgjeronte projektin. Një humorist mjaft i njohur për kohën, Sejmori, botoi një sërë karikaturash

që ilustronin peripecitë apo prapësitë e "Klubit Nimrod", një grup që përbëhej nga sportistë amatorë, të paracaktuar që të pakësoheshin e megjithatë të rriteshin pambarimisht në një figurë të vetme, atë të Nataniel Uinkllit. Dikensi dha pëlqimin që të shkruante tekstin, i cili s‘ishte tjetër veçse buzët zbukuruese që qarkojnë tablotë; dhe pikërisht në këtë stil krejt të çuditshëm, dytësor, të nënshtruar e madje të parëndësishëm, trajtësoi në radhë të parë në përfytyrimin njerëzor epikën dhe pantomimën e Pikuikut (1837). Dikensi arriti t‘ua mbushte mendjen botuesve të tij që ta lejonin "Klubin Pikuik" të pasqyronte interesa më të larmishme ose të veçanta, duke i kujtuar zotit Uinkëll që të paraqiste ose të keqparaqiste kuptimin fillestar të sportit; pikërisht me anë të kësaj shtyse që i dha pavarësia Dikensi mundi të lirohej nga stili bajat dhe nisi një revolucion dhe peripeci artistike të re. Një nga arsyet që dha, ishte se ai nuk kishte kurrfarë njohurie të veçantë mbi sportet e lojërat dhe kështu vazhdoi duke e bërë edhe më të qartë argumentin në fjalë ngadhënjisht nëpërmjet përshkrimit që i bëri lojës së kriketit në "Dingli Dell". Gjithsesi, loja e kriketit vetmisht sqaroi saktësisht lojën që Dikensi e fitoi aq lavdishëm; dhe përse ai gjuajtës3 i tërbuar dhe i keqmësuar kreu me mijëra vrapime të pavenda dhe që s‘u nxor asnjëherë jashtë? Njerëzve shpejt u doli nga mendja Seimori, sporti, "Klubi Nimrod" dhe "Klubi Pikuik". Kësisoj atyre u doli nga mendja gjithçmos që harroi edhe ai dhe ndoqën gjithë sa ndoqi edhe ai; por loja sa vjen e bëhet përherë më e madhe dhe më e fortë. Drejtimi i historisë gjarpëron; toni i historisë ndryshon; shërbestari që Pikuiku e gjeti duke pastruar çizmet në oborrin e brendshëm të klubit bëri të tijën qendrën e skenës, e madje u ngrit edhe mbi Pikuikun; ndërsa ky i fundit nga një palaço i kapardisur bëhet një zotëri zemërgjerë, i nderuar e vjetërak; kurse bota ende ndiqte atë shndërrim skene të mrekullueshëm tok me dëshirat e saj, shndërrim që vazhdon deri më sot. Kjo ishte shfaqja e Dikensit në letërsi. Shumë njerëz u përçapën të ndërhynin në jetën e tij letrare dhe sidomos në stilin e tij të të shkruarit, por Dikensi përpiqej me mish e me shpirt të ruante stilin dhe gjenialitetin e tij të papësëdytshëm. E kjo, nga ana e vet, bëri që ai ta shtynte jetën krahas shumë armiqve, smirëzinjve dhe përbetarëve që deshën t‘ia hanin kokën. Mendimi i tij i patundur qe vënia e letërsisë në shërbim të shoqërisë, pikërisht të asaj pjese që vuante tmerrësisht nga pasojat e kapitalizmit që asokohe po merrte trajtë.

Ashtu si Pikuiku përbënte themelimin e jetës së tij botore, po ashtu edhe martesa e tij përbënte natyrisht themelin e jetës së tij vetjake; dhe kjo ka qenë, gjithashtu, objekt kritikash dhe simpatie. Shumë pak njerëz ishin në dijeni të botës së tij shpirtërore, me gjasa tre a katër. Dhe pikërisht ky grusht njerëzish pranuan që të mos flitnin shumë për shkrimtarin në fjalë, duke mos e ngarkuar aspak me faj. Njëri nga shefat e gazetës të titulluar "Kronika e Mëngjesit", Xhorxh Hogarti, që ishte mahnitur kaq shumë prej skeçeve të "Bozit", nguli këmbë që rubrika e mbipërmendur të përmirësohej duke ia rritur në këtë mënyrë pagesën shkrimtarit. Ai e njohu Dikensin me familjen e tij dhe sidomos me të bijat, me të cilat shkrimtari u tregua së tepërmi miqësor e mjaft i dashur. Ai hodhi kurorë me njërën prej tyre, me Katerinën, dhe sigurisht u martua pse e donte, por mbase jo me atë lloj dashurie që i jep burrit domethënien e plotë e të rëndësishme të asaj që ai është duke bërë. Por në vend të kësaj është patosi i historisë, që në kuptimin e miqësisë rrojti më gjatë se dashuria; s‘ka si të mos thuhet se një prej motrave të bashkëshortes së tij, që e kuptonte më mirë, mbeti mikja e tij e ngushtë shumë kohë pasi martesa e tij ishte bërë një keqkuptim i tejzgjatur; deri tani martesa e tij duhet kuptuar si një hap që Dikensi e hodhi drejt sigurisë dhe suksesit; pak më pas ai ra në një dashuri të zjarrtë, dashuri që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe po në këtë kohë ai u shfaq si një shkrimtar i mirënjohur dhe i fuqishëm në botë; ai nuk bëri më kurrë prapa, derisa dha shpirt tridhjetë vjet më pas, duke gëzuar ende lavdinë e tij të madhërishme.

Vepra tjetër e tij ishte "Oliver Tuisti" (1838), të cilën e shkroi që ta dallonte me Pikuikun. Nëse rrengu i parë kishte bërë punë, atëherë edhe ky i dyti do të ecte në të njëjtat gjurmë. Kishte shumë të ngjarë që Dikensi po provonte gjenialitetin e tij; por ai sigurisht u tregua mjaft guximtar duke vënë në provë popullaritetin e tij. Është më se e vërtetë që "Oliver Tuisti" s‘është veç një përzierje fort çudane mes melodramës dhe realizmit; si realizmi, ashtu edhe melodrama janë enkas të errëta dhe zymtake. Sidoqoftë, është me fat që në librin e tij të dytë ai futi në lojë atë që mund të quhet dhuntia e tij e dytë. Të krahasosh humorin me patosin e tij është më se e rëndomtë, pasi ç‘është e vërteta s‘mund të bëhet kurrfarë krahasimi. Por humori dhe llahtara e tij mund të krahasohen përnjëmend; dhe ai vërtet kishte dhunti për njëfarë lemerie, e cila në gjuhën e popullit përkthehet të ushqehesh me frikërat. Kjo gjallëri e shtypur është për shkak të dashurisë që ai ndiente për jetën, të cilën s‘e humbi për asnjë çast; ndërsa dashuria për vdekjen, gjë që s‘është tjetër veçse dëshpërim dhe pesimizëm, ishte i pakuptimtë për të derisa dha shpirt. Kjo lloj llahtarie që më pas ngjizi vdekjen e Krukut tashmë gjendet tek "Oliver Tuisti"; porsi përsëritja e padurueshme që buçet në veshët e vrastarit "do të pastrojë njollat e baltës, njollat e gjakut" e kështu me radhë. Për pjesën e mbetur, fabula është e pakuptimtë, kurse shkëndijat e haresë janë të shkëlqyera, por gjithsesi të pakta; sidoqoftë, ekziston një aspekt tjetër i librit që i jep rëndësi historisë së Dikensit. Dhe ky s‘është vetëm romani i tij i parë i maktheve, por gjithashtu edhe i pari i traktateve të tij shoqërore. Te rreshtat e përshkrimit të Pikuikut në burg bie në sy protesta shoqërore, por burgu i Pikuikut ishte ku e ku më i butë krahasuar me strehën bamirëse të pleqve të Oliverit. Dikensi është dëshmitar, tokthi me Hudin, Kobetin e mjaft të tjerë, se të gjithë njerëzit bujarë kishin mendimin se streha vorfnore4 ishte si diçka çuditshmërisht e re, e vështirë dhe çnjerëzore. Ngandonjëherë thuhet se kjo (streha vorfnore) vrau Bambëllin; do të qe më e lehtë të thuhej se, duke i dhënë jetë Bambëllit, ai krijoi diçka me anë të së cilës do të bëhet gjithnjë e mundur vrasja e burokracive.

Sido që ta quajmë kalimin e Pikuikut tek "Oliver Tuisti" një ndryshim nga komedia në tragjedi, apo veçse një ndryshim nga farsa në melodramë, i rëndësishëm është veprimi tjetër i Dikensit që i përzjeu të dyja këto në raporte të barabarta. Duke treguar se sa shumë mund të ndryshojë, ai përpiqet të na tregojë se sa mirë ia del t‘i ndërthurë këto të dyja me njëra-tjetrën. Ia vlen të vërehet pasi kjo sqaron në një masë të madhe dështimin, si edhe suksesin e artit të tij të marrë si një të tërë. Madje mund të themi se, deri në fund, kjo lloj shfaqjeje e fuqisë vazhdoi të përbënte dobësinë e tij kryesore. Kur kritikët në përgjithësi e quajnë atë vulgar, kjo s‘nënkupton tjetër se kritikët janë veçse snobë. S‘është aspak vulgare të pish birrë apo të përshkruash pirjen e saj, ose të kënaqesh me humorin e njerëzve që kanë vërtet humor, të cilët rastisin të kenë mbathur çizme të zeza, si Sem Uelleri. Por është paksa vulgare të tregosh se je Ekonomati i Përbotshëm; njeriu shkruan jo vetëm për atë që do të shkruajë, por edhe për gjithçmos që dëshiron të lexojë. Shumëçka që në veprën e tij mund të quhet dështim në kuptimin e mirëfilltë të fjalës është më së shumti për shkak të etjes së tij të madhe për të korrur sukses të përbotshëm. Nuk ka kurrgjë të gabuar për hokatarin që qesh me të madhe me to. Dikensi, në një nga ato letrat e tij të pafundme vetjake, të cilat janë më zbavitëse se sa romanet e tij të botuara, e përshkruan veten si "njeriu që ishte fund e krye argëtues"; dhe i tillë ishte. Por kur i vihet punës për të provuar se ai ishte jo vetëm humorist, por edhe patetik, tejet tragjik, jashtë mase i fuqishëm, jo gjithmonë i gëzohet ndjesisë së fuqisë në punën e tij, përkundrazi i gëzohet ndjesisë së fuqisë që ushtron mbi lexuesit e veprave të tij. Në shfaqje teatrore private ai ishte një aktor i admirueshëm dhe ndonjëherë, mjerisht, këto ktheheshin në shfaqje teatrore të hapura. Lidhur me këtë anë të karakterit të tij ai digjej nga dëshira e zjarrtë e Tullit5 për të luajtur Hamletin. Kur përshkruante humorin e turmës, ai e shfaqte me të rrallë veten si një demokrat i njëmendtë. Por kur përçapej të komandonte lotët dhe emocionet e saj, ai ngjante krejt me një demagog; domethënë, ai nuk ishte nga ata që bëhej njësh me turmën, por përkundrazi orvatej ta joshte dhe ta drejtonte atë. Një prej mënyrave me anë të të cilave ai e shpaloste këtë dhunti, në mos vulgaritet së paku krenari, qe, duke iu bërë tashmë zakon duke zënë fill që nga kjo kohë e më pas, ecja krah për krah në të njëjtin libër e pesë historive të ndryshme të shkruara në pesë stile të ndryshme. Aktorit që jetonte brenda tij i pëlqente t‘i tregonte dhuntitë e tij të shumëfishta dhe lehtësinë me të cilën bëhej si njëri, ashtu dhe si tjetri. Ai s‘e kuptonte mjaftueshmërisht qartë që disa pjesë i luante pikërisht si aktor i dorës së parë, të tjerat si aktor i dorës së dytë, ndërsa të fundit si aktor pa pikë vlere. Ai s‘ia kujtonte dot vetes se ndonëse çdo teme i kthehej me lirshmëri të njëjtë, prapëseprapë jo me të njëjtin ndikim. Por, pavarësisht nga dëmet që i solli ambicia e përbotshme, ai u vlerësua për librin tjetër të tij. "Pikuiku" shquhet për një ngjyrim mbizotërues hareje, ndërsa "Oliver Tuisti" për gjendjen e rëndë, për të mos thënë zymtësinë; por me romanin "Nikolas Nikëllbi" (1839) bie në sy një metodë krejt e re, e cila ngjan bash si një model me viza të bardha e të errëta. Dallohet melodrama dhe në romanin në fjalë ai është edhe më melodramatik se tek "Oliver Tuisti"; por kjo është veç zymtësi dhe ngrysje. Ndërsa komedia ose farsa tashmë tregon për pjekjen e shpejtë të gjenisë së tij në fushën e letrave. S‘ka shoqëri teatrore më të mirë në gjithë letërsinë, se sa shoqëria shëtitëse e zotit Vinsent Krumlesit.

Megjithatë, mëtimi i tij për të shkruar lidhur me gjithë llojet e shijeve të njerëzve, gjë që çoi në krijimin e romanit seriozo-komik, sqaron po ashtu fazën tjetër të karrierës së tij. Gjatë gjithë jetës së tij artistike bie në sy apo del në pah njëfarë ambicie për të botuar botime të shumanshme; një suazë e madhe për mjaft tablo; një sistem rrëfenjash që përmbajnë tregime si "Netët Arabe". Pikërisht është ambicia që e shtyn më pas të bëhet botues i dy revistave, "Bota shtëpiake" dhe "Një vit plot". Te këto revista bie në sy kuptimi fillimor i ndjesisë së shitores; dhe aluzioni tjetër i dëshirës së pafre për të mbajtur një tregtore në të cilën të shitet gjithçka. Dikensi bëri emër me romanin "Nikolas Nikëllbi". Ndërsa plani tjetër që do të quhej "Sahati i pronarit Hamfri", do të përbëhej nga histori të ndryshme treguar nga një tokicë miqsh. Me mendimin për t‘i bërë ato sa më miqësore ai i ktheu disa prej tyre në miq të vjetër; duke rifutur zotin Pikuik dhe dy uellërët, ndonëse këto personazhe vështirë se mund të quheshin të punuar mjeshtërisht, autori e kishte përqendruar vëmendjen në gjëra krejt të tjera. Njëra prej këtyre qe një roman historik, ngjizur mbase më shumë sipas stilit të Skotit se sa stilit prozaik të Smolletit6, stil të cilin Dikensi zakonisht ndoqi. Romani në fjalë quhej "Barnabi Ruxh" (1840) dhe ajo që ngjallte më shumë interes tek ai ishin Rrëmujat e Gordonit dhe turma e prishësve të rendit e qetësisë na udhëhiqej nga një i marrë, i cili kishte një hajmali dhe një dell për letërsi të lirë të bujshme që e shfrytëzonte për ta zbavitur veten. Por romani i sipërpërmendur ka gjithashtu një fabul, që ndonëse është e ndërlikuar, prapëseprapë është më e qartë se subjekti i "Oliver Tuistit"; një intrigë që i ngjalli së tepërmi interesin mendjes hetuese të Pouit. Asgjëmangut, Barnabi Ruxhi s‘është edhe aq dikensian sa romani që e parapriu apo romani tjetër që e pasoi. Romani i dytë, shtrënguar pasigurtshëm në kornizën e "Sahatit të mjeshtërit Hamfri", ishte "Shitorja me gjëra të vjetra, të rralla" (1841), siç kuptohet vagullisht nga ndoca prej përmendjeve të historisë. Pritja botore e këtij romani sqaron tej mase qartë çka është thënë për tiparin e dyfishtë të suksesit të tij. Në njërën anë qëndronte suksesi i tij i përnjëmendtë si mjeshtër në gdhendjen e figurave të personazheve të ndryshme, përgjithësisht groteske dhe fort shëmtaraqe. Ndërsa në anën tjetër qëndronte suksesi i tij më i vogël si mjeshtër për gjithçka që prirej të kthehej më së shumti në një tregtar shëtitës (që shet mallra të lira). Në të vërtetë, romani "Shitorja me gjëra të vjetra, të rralla", përmban humorin më tërheqës e më të përfytyruar në të gjithë veprat e tij argëtuese; në asnjë vend tjetër s‘gjejmë një shërbim më të përkryer se sa ai që i bën zoti Suivël kusarit ose fjalimi që zoti Bras mban në varrimin e picingulit. Por, në përgjithësi, gojosjet dhe shoqërimi, e bashkë me to edhe gjithçmos tjetër në roman, duket se gëlltitet nga subjekti i përvajshëm i Nelit7 të Vogël. Nuk ka asnjë dyshim se kjo femër e pafat ushtroi ndikimin më fatkeq në gjithë përkapjen8 e veprimit letrar që kishte Dikensi. Atij iu rrit mendja, pasi njerëz të pamend i shkruanin letra në të cilat i përgjëroheshin me të madhe që të mos e linte Nelin të vdiste; nga ana tjetër ai harroi se sa shumë njerëz me mend ekzistonin që ecnin me shpresën që markeza të mos ngjëronte vdekje në jetë të jetëve. Neli e Vogël duhej më shumë e vdekur, pasi asaj i kishte plasur cipa shumë kohë më parë, duke u kthyer kësisoj në qenie të papërgjegjshme; ndaj, s‘mund ta shfajësojmë Dikensin që vazhdoi ta mbante në hekë personazhin në fjalë si shfaqje të fuqisë së tij krijuese. Me anë të këtij romani, ai po shfaqte prirjen për t‘u bërë një drejtues shfaqjeje dhe njëherazi magjistar, gjë e cila sqaron të gjithë gabimet e vërteta që ai bëri gjatë rrojtjes së tij.

Afërsisht në këtë kohë një ngjarje tejet vendimtare ndërpreu rrethanat e zhvillimit të letërsisë së tij: kurrgjë tjetër veç vizitës së tij në Amerikë. Ajo ishte paracaktuar të ushtronte, veçmas pasojave të tjera, një ndikim të drejtpërdrejtë mbi librin tjetër të tij, romanin "Martin Çazëlluiti" (1844). S‘do mend, në kritikën që ai ia drejtonte demokracisë perëndimore kishte mjaft elemente praktike e thjesht vetjake. Ligji i të drejtave të autorit që ishte kokë e këmbë i padrejtë, apo që ai ishte i mendimit se ishte tej mase i padrejtë, u kishte dhënë mundësi amerikanëve të piratonin me veprat e tij më të njohura; dhe dukej se njerëzit me të cilët u takua atje, sipas mënyrës së tyre të shpenguar, nuk ishin fare të prirur t‘i kërkonin të falur për anomalinë e shkaktuar. Por për Dikensin do të ishte mjaft e padrejtë të mohonte se arsyeja dhe ndjeshmëria e tij qenë ngacmuar nga ndonjë ndarje e vërtetë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në kulturën amerikane, ose më mirë me thënë në mungesën e saj, kishte ca gjëra që ai nuk pritej aspak t‘i kuptonte, por që në mënyrë të arsyeshme pritej t‘i mospëlqente. Liberalizmi i tij ligjebindës do të trembej gjithsesi nga tipari mizor dhe përndjekës që gjendej tek amerikanët; pikërisht siç do të tërhiqej nga egërsia e irlandezëve apo dhe e italianëve. Por tek amerikanët kjo veçori kishte lidhje me shoqërinë e tyre që dallohej për vrazhdësi dhe pagdhendësi, të cilat nuk mund t‘i zbuste as tradita e as romanca. Atë e mërziste, por edhe e argëtonte zakoni i amerikanëve për të shprehur monologë9 idealistë solemnë dhe përdorimi që ata i bënin retorikës në mënyrë jashtëzakonisht retorike. Por të gjitha këto përshtypje janë të rëndësishme kryesisht ngaqë ndryshuan rrjedhën e artit të tij tregimtar dhe nxorën në pah njëfarë gjendjeje apo të mete në tërë metodën e tij tregimtare.

S‘duhet harruar se tërë këta libra të hershëm të Dikensit, duke zënë fill nga Pikuiku e më tutje, janë serialë dhe të ndarë në pjesë. Ata priteshin me padurim të madh pikërisht si buletinet; dhe për kohën shkruheshin pikërisht me të njëjtin nxitim, si edhe njoftimet e gazetave. Njëra prej pasojave të kësaj metode qe se e nxiste romancierin të binte në një lloj ujdie dhe në një zakon pune të veçantë. Dhe personazhet që u përkitnin gjithmonë, në shkallë të ndryshme, romaneve të tij më së pari sqarohen te "Martin Çazëlluiti". Tirazhi i romaneve të hershëm, paçka se përmbanin dy karikaturat e mëdha të quajtura Lavarashi dhe zonja Çadër10, për disa arsye nuk kishin qenë edhe aq shumë të mirënjohura sa karikaturat e quajtura Babaxhani dhe zonjusha Skuiëz11. Dikensi po fillonte të shfaqte disi kapitjen e tmerrshme, e cila s‘ishte veçse reagim i natyrshëm i punës së tij të palodhshme. Atë e kishte zënë frika se mos lexuesi i gjerë ishte mërzitur me librin; mbase pavetëdijshmërisht atij iu mërzit disi libri. Atij i përshkrepi në mendje mendimi që ta linte përgjysmë historinë e personazhit duke e përfshirë në kujtimet e egra që i patën lënë amerikano-veriorët. Në kuptimin komedian kjo ishte krejtësisht e suksesshme; porse ia vlen të vërehet se Dikensi bëri diçka kureshtingjallëse, duke e shpënë beftësisht Martin Çazëlluitin përtej detit në Amerikë. S‘është edhe aq e lehtë të përfytyrosh Thekerin tek e hedh tutje papandehur Pendenisin nga Mejferi12 në zemër të Australisë, apo Xhorxh Eliotin që e shpërngul Feliks Holtin duke e flakur në Polin e Veriut. Ndryshimi ishte pjesërisht pasojë e karakterit dikensian dhe pjesërisht pasojë e metodës së botimit. Por s‘duhet harruar një gjë: ekziston më shumë se një shembull që përngjet porsi një ndryshim pozitiv i planit në historitë e Dikensit, i cili u mundësua nga ky zakon i kryehershëm për të mos e krijuar veprën e artit më së ploti. Disa kanë hedhur mendimin se zvetënimi i Bofinit në krye të herës ishte menduar të qe i njëmendtë, ndërsa fabula e tij e ngadaltë një ndërrim mendjeje: dhe e njëjta ide gjendet edhe në rindërtimet e "Eduin Druidit".
Blina

The administrator has disabled public write access.
 
#3775
Përgjegje: Shkrimtar te huaj botrore 3 Years, 10 Months ago  
Mark Twain


Emri i vertete Samuel Langhorne Clemens, lindur ne qytetin e Floride-s, ne shtetin e Missouri,me 30 nentor 1835. Mark Twain eshte nofka e tij. U rrit ne qytetin e Hannibal, ne vitin 1847 vdes i vellai, ne ate kohe Samuel ishte vetem 12 vjeç dhe detyrohet te braktise shkollen per te punuar per te mbajtur familjen. Ai punon si tipograf.

Zanati e detyron te ushqeje interes per letersine, nis keshtu te shkruaje disa novela qe i publikon ne gazeten ku punonte.
Ne keto vite merr lejen e pilotit per varkat me avull qe pershkojne lumin Mississippi. Vitet 1857 deri me 1861 i pershkon ne kete pune, qe le gjurme te thelle ne shpirtin e narratorit, duke u bere keshtu nje teme e vazhdueshme ne veprat e tij.

Libri i tij eshte nje permbledhje novelash i titulluar "The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County" (1867).

Duke dashur te kerkoj fatin, Mark Twain trasferohet ne Californi dhe behet kerkues ari, minator , gazetar reporter ne San Francisco. Viziton Hawaii dhe udheton ne Afrike, Franc dhe Itali.
Nga keto eksperienca lind libri i tij i dyte "Innocents Abroad"

Pas suksesit te puneve te tij te para ne 1870 Mark Twain martohet me Plivia Langdon dhe trasferohet ne Hartford, ne shtetin e Connecticut ku qendron deri me 1891.
Mbas 1894 me intesifikimet e aktivitetit te tij te konferencierit, udhetimet e tij shumefishohen.

Edhe pse ishte karakter pesimist, Mark Twain njihet si shkrimtar me nje humorizem te pa rezistueshem. Ana e tij negative me kalimin e viteve vazhdon te zmadhohet nga zite qe godasin familjen e tij,ne 1893 i vdes e bija Susan, ne 1904 e shoqia dhe ne 1909 vajza tjeter Jane.

Mark Twain vdiq me 21 prill 1910 ne Redding (Connecticut) si pasoje e nje ataku te angina pectoris.

E gjithe vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet pergjithesisht :
Pershtypjet e udhetimit ;
Kujtimet e femijerise dhe rinise se hershme
Narracionet satirike te ambientuara ne Mesjete dhe Rilindje .

Mark Twain, ne maksimumin e fames se tij , ishte nje celibritet ne Amerike, per kohen e tij.


Vepra :


* The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele
* Innocents Abroad, 1869, novele udhetimi
* Roughing It , 1872, udhetim nga Mississipi ne Las Vegas
* The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele
* The Adventures of Tom Sawyer , 1876 , novele
* A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhetimi
* |1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele
* The Prince and the Pauper , 1881, novele
* Life on the Mississippi ,1883, tregim autobiografik
* The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele
* Tom Sawyer Abroad, 1894, novele
* Pudd'n'head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele
* Tom Sawyer Detective, 1896, novele
* A Connecticut Yankee in King Arthur's Court , 1889, novele
* Following the Equator, 1897, tregime udhetimi
* The Man That Corrupted Hadleyburg , 1900, novele
* King Leopold's Soliloquy, 1905, satire politike
* The War Prayer, 1905, novele
* The Eva-s diary, 1906, novele
* The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele
* What Is Man?, 1906
* A Horse's Tale, 1907
* Captain Stormfield's Visit to Heaven , 1909, tregim i gjate
* Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes
* The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes

This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Blina

The administrator has disabled public write access.
 
#3776
Përgjegje: Shkrimtar te huaj botrore 3 Years, 10 Months ago  
gjeniu krijues de balzak
Honore de balzak lindi ne qytetin tur te Frances,Me 20 maj 1799.bir i nje fshatari te pasuruar gjate revolucionit dhe i nje borgjezeje kryelarte,e kaloi femijerine neper kolegje e konvikte,pa pasur te drejte as te shkoje me leje ne familje.Me renien e Napoleonit,familja e tij u shperngul ne Paris.prinderit mendojne t´i japin djalit nje profesion borgjez,qe garanton para dhe karriere.me 1816 djaloshi Balzak fillon studimet per drejtesi,ndersa pasdrekave punon si stazhier ne zyra avokatie e noterie.kjo pervoje do tí sherbeje de balzakut si baze per te krijuar figura interesante avokatesh,gjyqtaresh e noteresh dhe per te paraqitur episode mbreselenes nga prapaskenat e organeve te drejtesise.
Me 1819,ne kundershtim me vullnetin e prinderve,djaloshi i diplomuar per drejtesi,e braktis profesionin per tì perkushtuar letersise.
E ema i cakton afat per te krijuar nje veper ku te deshmohen qarte aftesite dhe talenti i tij,e njekohesisht ia zvogelon kuoten e nevojshme te parave per jetese.Ne strofken e vet,ne papafingon me lageshtire,ai shkruan me terbim per te fituar buken e gojes dhe per te ruajtur pavarsine kundrejt prinderve.
periudhat e krijimtarise
Kjo periudhe e pare e krijimtarise zgjat 10 vjete dhe i sherben kryesisht per te stervitur doren e per te mesuar kleckat e zanatit.kete cast te veshtire ne jeten e tij de balzak e pershkruan me pas me hollesi tek iluzionet e humbura.
Nderkaq ,ai kupton se dhuntia e tij e vetme eshte letersia dhe vendose ta pushtoje boten me pene si Napoleoni e shepate.
Romani SHUANET,me teme nga historia e afert e revolucionit Francez,botohet me 1829 e po ate vit del vepra e cuditshme fiziologjia e marteses,me skica e ese ne trajte anektodash zbavitese per jeten bashkeshortore.Te dyja veprat Balzaku i nenshkruan me ne fund me emrin e e vertete,qe behet i njohur deri ne sallonet mondane(duhet pasur parasysh se Balzaku shpesh shkruante vepra dhe i shiste ato per tu botuar ne nenshkrim8in e tjeter kujt)
periudha e dyte
Ne kete periudh,ne vitet tridhjete Balzaku mbush ter Francen me romanet e tij.Shkruan pa nderprerje nga ora tete e darkes derine dymbedhjete te darkes,rreth 60 faqe ne dite,romane,novela,artikuj per shtypin,ripunime veprash per botim.
Mbas suksesit me kryeveprat :Lekura prej Shagreni,Fajdexhiu Gobsek,Kryevepra e panjohur,Evgjeni Grande,Kolonel Shaberi,Xha gorio,
i lind ideja tú gjeje veprave te vecanta nje lidhje te brendshme,ne menyre qe ato te krijojne nje teresi kompakte,si ne nje tablo ku secila pamje i pergjigjet tjetres e te gjitha bashke formojne te teren
Vitet Dyzet perbejne periudhen e fundit te krijimtarise se Balzakut.
per te bere bilancin,ai nis me 1841 botimin e permbledhjes se plote te veprave,nen titullin Komedia njerzore,i cili ka hisen e tij ne madheshtine e vepres.Ai vazhdon te shkruaje pa pushim,duke e pasuruar komedine njerzore me romane e cikle te lidhura organikisht mes tyre,sipas planit te percaktuar qysh me pare.Ne kete kohe perfundon Iluzionet e humbura dhe shkelqimi e mjerimi i kurtizaneve si dhe triologjia mbi kusherinjte e varfer:Pjereta,Kusheriri Pons,Kusherira Bete
Me 18 gusht 1850 Balzaku vdes,i stermunduar nga puna dhe semundjet.Le gati 100 vepra te perfunduara,duke ngritur me to godinen e madhe te komedise njerzore,te populluar afro 2500 personazhe,nje regjister i stermadh i cili``rivalizon me regjistrat e gjendjes civile``
Komedia njerezore
vepra e plote e balzakut,e njohur me titullin komedia njerezore,perben nje nga shtyllat e letersise se perbotshme.Botimin e saj Balzaku e shoqeron me nje parathenie te gjate ku shpjegon qellimet e tij,vecantine dhe strukturen e vepres,pikepamjet vetjake per artin,si dhe sistemin e tij botekuptimor te ndikuar nag arritjet me te reja te shkencave natyraliste.sipas zbulimeve natyraliste te asaj kohe,vertretohej se krijimi i llojeve dhe specieve te vecanta pati zgjatur miliona vjete,per te ardhur deri ne format e zhvilluara qe njihen.
per te qene krijues i vertete,balzau beson se duhet imituar natyra,se nje autor duhet te veproje me krijimin e tij njelllloj si veproon natyra me qeniet e krijesat e saj:me nje fjale,duhet treguar durim.

qysh me 1834 ai ka skicuar nje plan te asaj cka do te jete vepra e tij e ardhshme,qe fillimisht e quan me titullin permbledhes studime mbi zakonet e shekullit X/X dhe e ndan ne cikle e nencikle tematike,qe do te paraqesin tere historine zakonore te Frances bashkekohese.Fryma shkencore e shekullit,sidomos hovi i shkencave sistematike,e nxisin te krijoje me sistem e njekohesisht ta persose planin e tij ne rruge e siper te krijimit.ne fillim te viteve dyzet,me rastin e botimit te pare te veprave te plota,ai gjen titullin KOMEDIA NJERZORE dhe ben nje sistemim me te plote te teresise se veprave.Ne kete menyre,komedia njerezore fiton nje strukture solide e perfundimtare,ne perputhje me synimet e kahershme te autorit te saj.
Sipas kesaj strukture,vepra e plote e Balzakut,komedia njerezore,ndahet ne tri seri te medha.seria e pare,studime per zakonet,eshte me e rendesishmja dhe permbledh pjesen me te madhe te veprave.kjo seri ndahet ne gjashte cikle,te emertuara:skena te jetes private,te jetes provinciale,te jetes pariziane,te jetes politike,te jetes ushtarake,te jetes fshatare.
Seria e dyte,studime filozofike,permban 27 romane,prej te cileve 5 kane mbetur te panisur.Ne kete seri Balzaku merret me "studimin e gjenive",domethene te individeve qe nuk krijohen prej shoqerise,por qe e krijojne vete ate,sipas shembelltyrave gjeniale qe ata bartin.ne romanet e kesaj serie zene kryet e vendit gjenite ne fushen e muzikes,te letrave,te arteve te bukura,te mendimit te fese,te moralit,te veprimit shoqeror.permes ketyre figurave Balzaku synon te paraqese kufinjte deri ku mund te arrije njeriu.
Kurse ne serine e trete,studime analitike,ku llogariten vetem pese vepra,qe do te plotesohen te fundit e do te kene karakterin e monografive shkencore mbi dukurite e verenjtura,Balzaku parashikon te permbledhe e te pergjithesoje te dhenat e shumta sociologjike dhe psikologjike lidhur me prirjet e brendshme te qenies dhe rolin e njeriut ne shoqeri.per t'i dhene kesaj vepre voluminoze jete te mevetesishme e unitet krijimi,Bakzaku shpik parimin e personazheve qe rikthehen ne romane te ndryshem,bashke me lidhjet e tyre fisnore e miqsore.
Bota e Balzakut sillet si nje organizem i gjalle,ku cdo qelize a veper e vecante ka jeten e saj,e njekohesisht sherben per t'i dhene jete e vitalitet tere organizmit .duke ndjekur kronologjine e ngjarjeve per cdo veper,vihet re se komedia njerezore,ne teresine e saj,ploteson dita dites historine romaneske te Frances se viteve 1800-1850,periudhe qe perkon me jeten e vete Balzakut.Balzaku behet keshtu i pari shkrimtar i botes qe harton nje veper e cila vendoset e tera ne aktualitet.Kete tipar thelbesorte vepres se tij,kritiket e emertuan me pas me termin realizem,kurse cdo veper,e mbeshtetur ne aktualitet,nisi te quhej realiste.


Blina

The administrator has disabled public write access.
 
#3777
Përgjegje: Shkrimtar te huaj botrore 3 Years, 10 Months ago  
William Blake (1757-1827) poet, piktor, vizionar mistik dhe gedhendes.

Blake deklaroi superioritetin e imagjinates mbi racionalizmin dhe materializmin e shek. te 18te. Keqkuptimet e kohes bene qe puna e tij te nenvleresohej gjate jetes se tij, por ishin brezat e me vonshem ata qe vleresuan rendesine e krijimtarise se tij.

Blake, lindi ne Londer, ku kaloi dhe pjesen me te madhe te jetes. Mesimet e para i mori ne shtepi, drejtuar nga e ema. Ne 1767 filloi studimet tek shkolla per vizatim, Henry Pars. Blake ka dokumentuar ne shkrimet e tij se ne vitet e para, ka pasur vizione engjejsh dhe hijesh si dhe ka deklaruar se ka pare dhe ka biseduar me engjellin Gabriel, virgjereshen Maria si dhe figura te tjera historike. Duke filluar nga mosha 14 vjecare, pati si mesues per shtate vjet, gedhendesin James Basire. Arti gotik dhe arkitektura paten nje influence te madhe tek Blake.

Ne vitin 1783 u martua me Catherine Boucher, e bija e nje tregetari perimesh, te cilen e mesoi te vizatonte dhe pikturonte.

Libri i pare i Blake, Skeçe Poetike, doli ne vitin 1783 dhe u ndoq nga librat Kenge te Pafajshmerise (1789) si dhe Kenget e Eksperiences (1794). Poema e tij me e njohur ishte "Tigri", pjese e librit "Kenget e Eksperiences". Ne keto punime te tij, bota shihet nga pikpamjet e nje femije, por keto pikpamje funksionojne ne te njejten kohe si alegori te eksperiences se te medhenjve.

Vdiq ne 12 Gusht, 1827.

This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Blina

Last Edit: 2009/07/14 11:53 By .
The administrator has disabled public write access.
 
#3778
Përgjegje: Shkrimtar te huaj dhe veprat e tyre 3 Years, 10 Months ago  
Poezi te shkrimtarit;
WILLIAM BLAKE


Per sekset, portat e parajses.


Falje e ndersjellte e c?do vesi

Sic jane portat e parajses
Kunder deshires se Kryeakuzatorit

Qe ecen perme shkembinjve te flakes

Gishti I Jehovau-ut shkroi ligjin

Pastaj qau; pastaj u ngrit me zell e frike

Dhe kufoma e vdekur nga vapa e Sinait

Varrosur poshte fronit te tij te meshires

O Kristiane ! Kristiane ! Thomeni

Pse altaret tuaja lartesoni ?

Ai qendron pezull permbi duke fergelluar e qare

Dridhet i varur

Abis i thelle; ne fergellima ai qan siper tij

Ai e mban gjalle

Ne dhimbje te tmerrshme semundjeje, perderisa

Ndahet ne nje femer te zbehte

Si reja qe sjell boren befas

Nga shpina e saj

Nje leng blu kullon ne lendina, te kalitura ne Abis

Derisa ndahet ne nje forme mashkulli me xhalozi hungeruese.

Jeruzalemi


Dhe xhelozia dhe urretja dhe hakmarrja dhe krimineli vrases

Perderisa ata do t?i refuzojne lirine mashkullit;

dhe jo si Beaulah-u

ku c?do femer kenaqet kur i jep virgjerine bashkeshortit

gjeniu mashkull ne shkembim, e vesh ate me xhevahire e ar

dhe e ushqen ate me frutet e Eden-it;

keshtu te gjitha mrekullite vezullojne

ajo krijon tek ajo nje nate te shkurter henore dhe te qete

me hapesirat e kopsheve te embla dhe nje tende te nje bukurie elegante

rrethuar ne nje shkretetire renore dhe nga nata e yjeve shkelqimplote

dhe mashkulli i jep nje kohe dhe revolucion hapesires se saj

perderisa koha e dashurise kaloi ne kenaqesi te shumllojshme

te gjitha gjerat egzistojne ne imagjinaten njerezore

c?fare eshte siper dhe brenda, per c?do gje

qe ne perjetsi eshte e tejdukshme

perimetri eshte brenda; jashte formohet qendra egoiste

dhe perimetri ende zgjerohet, shkon drejt perjetsis

dhe qendra ka gjendje te perjetshme;

keto gjendje qe tani do te zbulojme.

Tigri


Tiger ! Tiger ! Shkelqim qe digjet

Ne pyjet e nates

Cili sy o dore e pavdekshme

Krijoi kete simetri te frikshme ?


Nga cilat qiej o Abise te erret

Zjarri ne syte e tu eshte ndezur

Me c?flatra guxoi te hidhej ?

Cila dore, zjarrin mban valle ?


Cili art e cila energji

Perdredh muskujt e zemres tende

Kur zemra jote rreh me fuqi

C?putra, te tmershmet kembe ?


Prej ciles furre truri yt

Cili zinxhir ? Cili cekan ?

Cila kudher ? kush morse e tmerrshme

Terbimet e tua fort mban ?


Kur yjet e heshtat hodhen poshte

Parajsa qau me pika vese lote

Qesh ai me vepren e tij ? Ky

Qe beri qingjin, ky te beri ty ?


Tiger ! Tiger ! Shkelqim qe digjet

Ne pyjet e nates.

Cili sy o dore e pavdekshme, guxoi

E kete simetri te frikshme, farketoi ?

Mengjes


Per te gjetur shtegun e Perendimit

Drejt, permes portes se Zemerimit

Nxitoj hapin tim

Meshira e embel para me shkon

Me nje pendese te bute qe renkon

Une shoh agimin e dites.


Lufta e shpatave dhe e heshtave

Tretur ne lote vese

Frymen leshon lart

Dielli eshte i lire nga friket

Dhe me lote te bute qe renkon

Ngrihet ne qiell, sfidues.

Nga ?Kater Zoa-t?. Nate


Keshtu thirri Ahania. Nga shpellat e varrit pergjigjet Enioni

Mos ki frike, o ti i mjere, i braktisur !

O toke e shqopave dhe e gjembave.

Ku dikur ulliri lulezonte dhe kedra shtrinte flatrat

I klithnin varrezave dhe Vemja e tokes erdhi me pamje te ngrysur.

E gjeta ate ne gjoksin tim dhe i thashe;

Koha e dashurise. Nje ze erdhi neper nate,

Nje klithme mesnate, permbi male

Zgjohu ! dhenderri erdhi ! Une po zgjohem per te mos fjetur me.

Por nje plotesim i perjetshem este Enioni i erret.


Per ate vete ne shkembin e perjesis;

Duke u dridhur ne deshperim

Jeruzalemi qau mbi varr dymije vjet.

Buzeqeshja


Eshte nje buzeqeshje e dashurise

Dhe eshte nje buzeqeshje e mashtrimit

Dhe eshte nje buzeqeshje e buzeqeshjeve

Ku keto dy buzeqeshje kane piken e takimit.


Dhe eshte nje vrenjtje e urretjes

Dhe eshte nje vrenjtje e percmimit

Dhe eshte nje vrenjtje e vrenjtjeve

Ku keto te dyja kane piken e takimit


Mbasi ne zemer te zemres futet

Dhe ne place te kockes zhytet

Dhe kurre nje buzeqeshje ndonjehere s?u buzeqesh

Por vetem nje buzeqeshje mund te gjesh

Kopeshti i dashurise


Po shkoja ne kopeshtin e dashurise

Dhe nje gje ishte e re ne syte e mi

Mu ne mes ngrihej nje Kishez

Ku une luaja ne femijeri


Kisheza e kish deren te mbyllur

Ne hyrje ishte shkruar ?Nuk duhet?

O kopesht i dashurise te kerkova

Qe me lutje te qeshura te enderrova


Dhe mbuluar me varre te pashe

E gure varri kishte ne vend trendafilash

Dhe perreth freter te zinj mbridhnin te qete

Lidhnin me ferra kenaqesite e mia dhe harete.

Imazhi hyjnor


Meshires, keqardhjes, paqes dhe dashurise

Te gjitha falen ne pikellim

Dhe per keto virtyte te gezimit

Qe kthehen ne mirenjohjen e tyre


Per meshiren, keqardhjen, paqen dhe dashurine

Eshte Zoti, babai i dashur

Dhe meshira, keqardhja, paqja dhe dashuria

Eshte njeriu, biri i tij dhe perkudesja


Per meshiren qe ka nje zemer njerezore

Keqardhja nje fytyre njerezore,

Forme humane, hyjnore, dashuria

Dhe paqja, veshja njerezore


C?do njeri i c?do klime

Qe lutet ne pikellim

I lutet formes humane, hyjnore

Dashuri, meshire, keqardhje paqe.

Moto per kenget e pafajsise dhe te eksperiences
E mira joshet nga perceptimet e njerezve
Dhe s?mendojne per vetet e tyre

Derisa eksperienca I meson ata te kapin

Dhe te fusin kafaze zanat


Dhe pastaj batakcinjte fillojne te ulerijne

Dhe hipokriti te hungeroje

Dhe miqte e tij te mire tregojne fundet intime

Dhe shqiponja dallohet nga kukuvajka

Trendafili im I bukur
Nje lule ajo me dhuroi
Nje lule qe maji kurre se krijoi

?Por, kam nje trendafil te bukur? ? une thashe

dhe te emblen lule asaj ia dhashe


pastaj une shkova tek trendafili im I bukur

te perkujdesem per te dite e nate

por trendafili im refuzoi me xhelozi

dhe gjembat e tij ishin per mua e vetmja kenaqesi

Nje Profeci


Enitharmon-I flen

Njemijeeteteqind vjet. Njeriu ishte ne enderr

Nata e natyres dhe hapat e tyre te cakorduara

Ajo fjeti ne mes te kenges se saj te nates

Njemijeeteteqind vjet duke enderruar dicka femerore

+++

atehere gjithe meshkujt te bashkuar ne nje mashkull

dhe cilido behet nje Kancer ngrenes I uritur

qe rritet tek femra

nje polip me rrenjet e arsyetimit, dyshimit, deshperimit dhe vdekjes

qe shkon perpara dhe riktheht nga shkembinjte e e Albionit

ne Kaanan duke gllaberuar Jeruzalemin nga c?do komb I Tokes.

U ngrita ne agim te dites


U ngrita ne agim te dites

? Hiqmuni sysh ! Hiqnmuni sysh !

lutesh ti per pasuri ? ik ! ik !

eshte ky froni I mamonit gri.?


Une thashe ? Kjo, sigurisht, eshte shume e cuditshme

E ngaterrova ate me fronin e Zotit

Per c?do gje, pervec asaj qe posedoj

Eshte vetem per pasurite qe une deshiroj


Kam gezim mendor, shendet mendor

Dhe shoke mendore, begati mendore

Kam nje grau qe e dua dhe me do

Te gjitha I kam, pasuri trupore, jo


Jam ne prezencen e Zotit dite e nate

Dhe ai kurre s?do m?a ktheje fytyren e tij

Akuzatori I mekateve prane meje qendron

Dhe ai, ne dore, kuleten time shtrengon


Nese per pasuri une s?duhet te lutem

Zoti e di, pak lutje me nevojiten;

Keshtu si kasha njihet nga kembanarja

Nese lutem, kete e bej per te tjeret.

Nje vision I paharrueshem ( fragment )
Blina

The administrator has disabled public write access.
 
#3779
Përgjegje: Shkrimtar te huaj dhe veprat e tyre 3 Years, 10 Months ago  
Poetet antike gjalleronin te gjithe objektet e ndjeshme me Zota ose shpirtra duke I quajtur emra dhe adhuronin atributet e pyjeve, lumejve, maleve, liqeneve, qyteteve, shteteve dhe c?faredo gjeje qe ndjenjat e tyre mund te perceptonin. Ne menyre te vecante ata studionin shpirtin e c?do qyteti dhe c?do krahine duke e vendosur kete nen tunelet e Hyjnise mendore perkatese.

Derisa nje system u formua dhe disa perfituan, skllaveruan turmat dhe tentuan t?I jepnin Hyjnive Mendore nje substance indipendente nga sendet dhe keshtu hyne ne fushe Prifterinjte. Duke zgjedhur forma nga kulti nga perrallat poetike. Dhe me ne fund deklaruan se Hyjnite e kishin vendosur kete gje. Keshtu njerezit harruan se te gjithe Hyjnite banojne ne zemren e njeriut.


Nje vizion I paharrueshem ( fragment )


Ndersa ecja neper flaket e Ferrit duke u perkundur ne kenaqesite e Gjeniut qe Engjejt e konsiderojne mundim dhe torture, une mblodha disa Proverba duke menduar qe proverbat e nje populi tregojne karakterin e tij. Keshtu proverbat e Ferrit tregojne natyren e dijeve te tij me mire se c?faredo pershkrim peisazhi ose folklori. Kur u ktheva ne shtepi, ne abisin e ndjenjave te mia, ku nje shkemb I thikte kercenohet mbi boten e tashme, pashe nje Demon te fuqishem, te rrethuar me re te zeza qe fluturonte mbi faqet e humneres; me zjarre gerryese qi shkroi kete varg qe tani njerezit e dallojne dhe lexojne mbi toke; ?I kufizuar nga pese ndjenjat e tua, si mund te kuptosh qe c?do Zog qe can rrugen ajrore eshte nje bote e pafundme kenaqesie ??.

Proverbat e Ferrit


Ai qe deshiron dhe nuk vepron gjeneron koleren
Hidh ne lume ate qe dashuron lumin
Nje budalla nuk shikon te njejten peme qe shikon nje I mencur
Atij qe nuk I ndricon fytyra nuk do te behet kurre nje yll
Perjetesia eshte e dashuruar me veprat e kohes
Nuk ka zog qe fluturon shume larg neqoftese fluturon me krahet e tij
Kufoma nuk degjon fyerjet
Budallalleku eshte maska e maskarait. Turpi eshte maska e krenarise
Rruga e eksesit te con ne Pallatin e Urtesise
Maturia eshte nje fatpadale e pasur dhe e shemtuar e mikluar nga paaftesia
Burgjet jane ndertuar me guret e ligjit. Bordellot me tullat e fese
Nese I cmenduri do te ngulte kembe ne bodallallekun e tij do te behej I mencur
Nje mendim mbush ne veten, infinitin
Cfaredo gje e besueshme eshte nje imazh I te vertetes
Tigrat e zemeruar jane me urte se kuajt e stervitur
Prite helmin nga uji I ndenjur
Ti s?mund te dishe kurre se c?eshte e mjaftueshme, kur nuk di c?eshte me shume se e mjaftueshme
Degjojini sharjet e budallait ! Eshte nje privilegj mbreteror
Ashtu si vemja zgjedh gjethet me te bukura per te leshuar vezet, ashtu dhe prifti leshon mallkimet mbi gezimet me te bukura.
Krijimi I nje luleje kerkon shekuj mundimesh
E verteta nuk mund te thuhet kurre ne menyre qe te jete kuptuar dhe mos besuar.
Blina

The administrator has disabled public write access.
 
#3780
Përgjegje: Shkrimtar te huaj dhe veprat e tyre 3 Years, 10 Months ago  
Të Gjitha Fetë janë Një

Zëri i njërit që qan në Shkretëtirë

Argumenti Ashtu si metoda e vërtetë e dijes është eksperimenti, aftësia e vërtetë e njohjes duhet të jetë aftësia që përjetohet.
Këtë aftësi unë trajtoj.
Parimi i parë se Gjenia Poetike është njeriu i vërtetë. dhe se trupi ose forma e jashtme e Njeriut rrjedh prej Gjenisë Poetike. Po njëlloj gjithë format e gjithë gjërave rrjedhin nga Gjenia e tyre. e cila nga antikët u quajt një Engjëll&Shpirt&Demon.
Parimi i dytë Ashtu i të gjithë njerzit janë të ngjashëm në pamje të jashtme, Ashtu (dhe me të njëjtin variacion të pafund) të gjithë janë të ngjashëm në Gjeninë Poetike
Parimi i tretë Asnjë njeri nuk mund të mendojë, shkruajë apo flasë nga zemra e tij, veçse ai nënkupton të vërtetën. Kështu të gjitha sektet e Filozofisë adaptuar prej Gjenisë Poetike në padobësinë e çdo vetje
Parimi 4 Si askush duke udhëtuar në toka të njohura mund të gjejë të panjohurën. Ashtu prej dijeve me kohë të përftuara Njeriu nuk mund të përftojë më. kësisoj një Gjeni Poetike ekziston
Parimi 5 Fetë e të gjithë Kombeve kanë rrjedhur prej bujtjes që çdo Komb i ndryshëm i ka bërë Gjensië Poetike që kudo quhet Shpirti i Profecisë.
Parimi 6 Testamentet Çifuto-Kristiane janë Një rrjedhje origjinale prej Gjenisë Poetike. kjo është nevojë prej natyrës së kufizuar të ndijimeve trupore
Primi i shtatë Si gjithë njerzit janë të njëjtë (aq sa dhe pafundësisht të ndryshëm) Ashtu gjithë Fetë & si gjithë të ngjashmit kanë një burim
Njeriu i vërtetë është burimi ai të jetë Gjenia Poetike

This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Blina

The administrator has disabled public write access.
 
#3781
Përgjegje: Shkrimtar te huaj dhe veprat e tyre 3 Years, 10 Months ago  
Nuk ka fe natyrale

Autori dhe shtypësi W Blake

[a]

Argumenti Njeriu nuk ka njohje të shëndetit moral veçse nga Edukimi. Natyrshëm ai është vetëm një organ natyral varësuar nga Shqisa.
I Njeriu nuk mundet natyrshëm të perceptojë veçse nëpërmjet organeve të tij natyrale apo trupore.
II Njeriu me fuqinë e tij të arsyes mundet vetëm të krahasojë dhe gjykojë për çfarë ndërkohë ka perceptuar.
III Nga një perceptim prej vetëm 3 shqisash apo 3 elemtësh askush nuk mund të deduktojë një të katër apo të pestë
IV Askush nuk mund të ketë të tjera veç mendimeve organike dhe natyrale nëse ai s’ka tjetër veçse perceptimeve organike.
V Dëshirat e njeriut janë të kufizuara nga perceptimet e tij. askush nuk mund të dëshirojë çfarë nuk ka perceptuar.
VI Dëshirat dhe perceptimet e njeriut të pamësuara nga ndonjë gjë përveç organeve të shqisave, duhet të kufizohen në gjësend të shqisës.

[b]

I Perceptimet e njeriut nuk janë të kufizuara nga organet e perceptimit. ai percepton me shumë se shqisa (dhe pse gjithherë aq e mprehtë) mund të zbulojë.
II Arsyeja apo shkallëzimi i gjithë çka ndërkohë dimë nuk është i njëjti që do jetë kur të dimë më shumë.
[III mungon]
IV E kufizuara neveritet nga zotëruesi i saj. I njëjti qark i trashë edhe i një universi duhet shpjet të bëhet një mulli me rrota të ndërlikuara.
V Nëse të shumtët bëhen njëlloj me të paktët, kur zotërohen, Më! Më! është britma e një shpirti të gabuar, më pak se Gjithçka nuk mund të kënaqë Njeriun.
VI Nëse njëri do dëshironte çfarë mundet që ta zotërojë, dëshpërimi do të ishte fati i tij i përjetshëm.
VII Dëshira e Njeriut të jetë i Pafund zotërimi është i Pafund dhe ai vete i Pafund.
Përfundim. Të mos ishte prej karakterit Poetik apo Profetik Filozofikja dhe Eksperimentalja shpejt do të ishin në shkallëzimin e gjithë gjërave dhe amulli, të pamundura për të bërë më shumë se përsëritnin të njëjtit qark të trashë përgjithnjë.
Aplikim. Ai që sheh Pafundësinë në gjithë gjërat sheh Zotin. Ai që sheh Shkallëzimin sheh vetëm vetveten.
Prandaj
Zoti bëhet si ne jemi,
që ne të jemi si është
ai
Blina

The administrator has disabled public write access.
 
Go to topPage: 12
Moderators: Kosovari1

Identifikohu

Regjistrohu

*
*
*
*
*

* Fushat e detyruar