Menu

Duke kujtuar dijetarin e madh Muhamed Egazali-u

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga Ilmi Rexhepi - Muhamed ElgazaliDje janë bërë shtatëmbëdhjetë vjet nga vdekja e dijetarit Muhamed Elgazali-u. Familjarët, nxënësit, shokët e bashkëshoqëruesit e tjerë të tij, sa herë flaisn për të, nuk lënë pa përmendur lutjen që ai vazhdimisht bënte që Allahu t’ia merrte shpirtin në vendin e Muhamedit a.s..

Në vitin 1996 ftohet të marrë pjesë në një simpozium të predikuesve islamë në Mekë. Ishte i sëmurë e mjekët ia kishin ndaluar udhëtimin dhe i kishin këshilluar familjarët ta ruanin të mos vihej në gjendje të forta emocionale, prandaj nxënësit e tij e lutin të mos marrë udhëtimin. Por,- kaderi i Allahut nuk zbprapset dhe ka fshehtësitë e veta, - ai, megjithatë, këmbëngul dhe shkon në Mekë.

Duke mbajtur fjalimin në simpozium, dikush nga të pranishmit reagon dhe e akuzon për rënie ndesh me synetin e të dërguarit a.s.. Elgazali-u duke i kthyer përgjigje i emocionuar, duke folur me zë të ngritur e duke thënë fjalën e fundit ‘po përpiqemi që në tokë ta zbatojmë LAILAHEIL-LALLAH-un’ rrëzohet i vdekur.

Me këshillën e hoxhës Bin Bazi dhe me urdhrin e princit (atëherë princ) Abdullah i dërgohet kufoma në Medinën e Ndritshme për t’u varrosur.

Dr. Zaglul Ennexharit, shkencëtar i njohur për studimet e tij në lidhje me mrekullitë shkencore të Kuranit e që ishte pjesëmarrës në varrim si shumë personalitete nga e gjithë bota, përgjegjësi për hapjen e varreve i paska thënë:

”është për t’u çuditur puna e këtij të ndjeri, shokut tuaj!”.

Kudo ku paska provuar t’ia hapë varrin, toka nuk i qenka përgjigjur gjersa ka arritur mes varrit të Nafiut r.a dhe varrit të Malikut, themeluesit të mez’hebit maliki.

Kështu, ndërmjet një muhaddithi dhe një fekihu u varros dijetari Muhamed Elgazali-u, Allahu e pastë mëshiruar!

Shumëkush nga dijetarët këtë fakt e kanë interpretuar si kundërpërgjigje ndaj atyre që thoshin se ai nuk na e njohkesh hadithin e fikhun. Allahu na e sjelltë të mirë përfundimin!

Rrëfimi i shkencëtarit dr.Zaglul Ennexhari është publikuar në faqen zyrtare të universitetit ‘Elez’her’.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm