Menu

Duá Personale- Lutje

User Rating:  / 0
PoorBest 

Në Emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Profeti Muhamed (alejhi selam) ka thënë:

Mekka"Duaja (apo lutja) është thelbi i adhurimit". (Transmeton Enesi, Tirmidhiu)

"Duatë e tre njerëzve nuk refuzohen: agjëruesit kur e prish agjërimin, sundimtarit (liderit) të drejtë, dhe njeriut të shtypur (në opresion)." (Transmeton Ebu Hurejra, Tirmidhiu)

"Askush nuk bën dua e Allahu të mos i japë atij çfarë kërkon, apo të mos e mbrojë nga e liga, duke konsideruar se ai nuk është duke kërkuar diçka prej mëkateve apo për prishjen e lidhjeve familjare." (Transmeton Xhabir, Tirmidhiu).

**********************************************

Për shumë Muslimanë që nuk flasin Arabisht, DUÁ-të apo lutjet, ndonjëherë konsiderohen si fjalë të mira Arabe që Imamët i thonë pas namazit. Ata zakonisht përsërin "Amin" pas të tjerëve pa e kuptuar se çfarë janë duke kërkuar nga Allahu. Disa të tjerë mundohen të memorizojnë Duatë më kryesore në Arabisht dhe kështu që ta kuptojnë se çfarë thuhet.

Por një gjë që shpesh harrohet për Duatë është se bërja e Duasë është një proçes komunikimi direkt me Allahun dhe Allahu i di të gjitha gjuhët. Në të vërtetë Ai i krijoi dhe i bëri të ditura të gjitha gjuhët. Po ashtu Allahu e di se çfarë fshihet në qoshet më të thella të zemrave tona.

Ndaj pse të mos i nxjerrim jashtë lutjet tona. Pse të mos e lëmë duá-ne të bëhet si 'terapi' për ne. Kështu, ti i ulur në pozicion falje paraqet dhe kërkon prej Atij që është në kontroll, Atij që të njeh ty më mirë se ç'e njeh ti veten, për gjithçka që dëshiron (sidomos në 10 ditët, sidomos netët, e Ramazanit).

Tek Suneti i Profetit (as) gjejmë disa Dua që mund dhe duhet të përdoren gjatë Natës së Kadrit.

Për shembull, në një hadith të transmetuar nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ajo e ka pyetur Profetin se çfarë duhet të thotë Natën e Kadrit, ai i është përgjigjur: "Thuaj: Allahume inneke efu'un, tuhibul ef'ue, fe fuane (O Allah, Ti je mishërim i faljes dhe Ti e do faljen, ndaj më fal mua)." [Ahmad, Ibn Majah, Tirmidhi]

Sidoqoftë Duaja nuk duhet të bëhet duke qenë i shpërqëndruar. Në një hadith të transmetuar nga Ebu Hurejra Profeti (as) ka thënë: "Bëj Dua dhe të jesh i sigurtë se do të përgjigjet, dhe dije se Allahu nuk i përgjigjet Duasë që del nga një zemër e shkujdesur e cila nuk përqëndrohet." (Tirmidhi)

Në vijim do të gjeni disa shembuj të Duave personale që mund t'i bëni sidomos gjatë Ramazanit (por edhe në çdo kohë tjetër):

1. O Allah, të lutem të më falësh për gjithë gabimet që kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Ti je Mëshiruesi, të lutem më fal, dhe më ndihmo të rri larg nga gabimet. Unë jam kaq i dobët dhe Ti jë kaq i Fuqishëm. Të lutem më shto sinqeritetin.

2. O Allah, të lutem udhëzoji prindërit dhe motrat e mia në rrugën tënde e të mos vdesin pa e kuptuar se kush është Zoti. Lëri të shikojnë të vërtetën dhe ndihmoji ndaj presionit të miqve e shokëve që mundohen t'i largojnë ata nga Ty.

3. O Allah, të lutem udhëzoji komshinjtë e mi në rrugën tënde. Ata janë njerëz të mirë e të ndershëm dhe janë të mirë me ne. Ata asnjëherë nuk kanë folur keq për fenë tonë, të lutem udhëzoji ata në rrugë të drejtë.

4. O Allah, bëj që çdo aspekt i jetës sime të jetë për Ty dhe në shërbim të Krijimit Tënd. Dhe të lutem mi largo gjithë ato nijete false që i kam.

5. O Allah, shpëtoje njerëzimin nga armiku i vetvetes. Mbro krijimin Tënd nga opresioni dhe sill drejtësinë. Na mbro nga dhuna, frika dhe rreziku, Ti je Mbrojtësi ynë.

6. Ja Allah, më lër të të dua ashtu siç e meriton Ti, dhe më bëj të të kem frikë ashtu siç e meriton Ti, dhe të iki nga kjo botë duke i shërbyer krijimit Tënd vetëm për hir Tëndin.

7. Oh Allah, më shto diturinë, por le të jetë kjo dituri me sinqeritet dhe jo për të kërkuar famë, status, pasuri materiale. Le të shërbejë kjo dituri për çështjen Tënde në rrugën që Ti e pranon, dhe le të përfitojë njerizimi nga ajo.

8. Oh Allah, të lutem mi udhëzo fëmijët e mi dhe gjithë fëmijët. O Zot mbroji nga gjithë influencat e këqia që i rrethojnë. Jepu atyre shokë besimtarë dhe ndihmoji ata të rrinë në Rrugë të Drejtë (Siratul Mustekin).

9. Oh Allah, më udhëzo që të kërkoj dituri për Ty dhe këtë fe të bekuar (Islamin) nga njerëz që janë të sinqertë, që kanë dituri të saktë për Islamin.

10. Oh Allah, të lutem më ndihmo të rri larg nga Harrami në këtë botë.

11. Oh Allah, mos më lë të iki larg nga Ty, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat Ti më teston. Le të shërbejnë këto vështirësi për të më bërë Musliman më të fortë dhe më të sinqertë.

12. Oh Allah, bekoji dijetarët dhe liderët që mundohen ta vënë Islamin në rrugën e balancuar të Profetit tonë të dashur.

13. Oh Allah, bekoji të gjithë ata që më kanë dhënë mua mësim për Ty dhe për Islamin.

14. Oh Allah, më jep mundësi që t'i fali të gjithë ata që më kanë lënduar me fjalët apo veprat e tyre. Të lutem O Allah na i bashko zemrat.

15. Oh Allah, të lutem më ndihmo t'i shlyej borxhet (nëse ke kuptohet). Më jep mundësira që janë Hallall që të dal sa më shpejt nga borxhi, e kështu të vij para Teje në Ditën e Gjykimit pa asnjë borxh.

16. Oh Allah, hapja rrugën djalit/vajzës time që të martohet sa më shpejt. Le të martohet me një vajzë/djalë që është i sinqertë dhe i devotshëm ndaj Teje, si dhe të jenë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

17. Oh Allah, të lutem t'i dhurosh shokut tim --- dhe gruas së tij --- fëmijë të shëndetshëm. Ata dëshirojnë kaq shumë të kenë fëmijë dhe inshaAllaj ata do të jenë prindër të mirë.

18. Oh Allah, ndihmoji jetimët dhe të varfërit kudo ku janë. Më jep mundësi të bëj sa të mundem për ta.

19. Oh Allah, udhëzoji dhe mbroji të rinjtë tanë nga droga, alkooli, si dhe të gjitha Harramet që ekzistojnë në shoqërinë tonë.

20. Oh Allah, ma pastro zemrën nga sëmundja e arrogancës dhe krenarisë, dhe le të vdesë si një Musliman i sinqertë dhe i përulur.

21. Oh Allah, unë kam qenë kaq i padurueshëm dhe nevrik në sjelljen time, të lutem më jep durim dhe më ndihmo të kontrolloj nervikosjen/zemërimin.

22. Oh Allah, ma hap rrugën që të shkoj në Haxh sa më shpejt të jetë e mundur, e kështu të plotësoj detymin tim ndaj Teje.

23. Oh Allah, hiqe perden nga sytë e atyre që janë mashtruar dhe e shohin Islamin si diçka të keqe nga injoranca e tyre ose nga stereotipizimi i mediave.

24. Oh Allah, silli gjithë njerëzit më afër Teje dhe më afër njeri-tjetrit.

25. Oh Allah, më ndihmo të ndaloj zakonin tim të keq të të ngrënit e tepërt/ të folurit e tepërt/ pirjen e duhanit, etj.

Le të shërbejnë këto Dua vetëm si udhëzim. Ju mund t'i ndryshoni apo të shkruani të tjera Dua për vete. Qëllimi është që të fillojmë të komunikojmë me Zotin direkt, me stilin tonë, me gjuhën tonë.

E vërtetë është: Allahu e di për çfarë ju keni nevojë. Por Atij i pëlqen të dëgjojë nga ju. Kujto hadithin: Ebu Hurejra transmeton se Profeti (as) ka thënë: "Allahu është i mërzitur me ata që nuk i kërkojnë Atij asgjë." (Tirmidhi)

Përgaditi: Eroll Velija Eroll Velija



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Koncepte të shkurtëra mbi disa ndalesa

Ç'është ABORTI?! Ç’është ALKOOLI?! Ç'është AMORALITETI?! Ç’është BIXHOZI?! Ç’është DROGA?! Ç’është DUHANI?!
Ç’është KAMATA?! Ç’është MUZIKA?! Ç'është TRAFIKIMI?! Ç'është VËLLAVRASJA?! Ç’është VETËVRASJA?! Ç’është VJEDHJA?!

Autor të ndryshëm