Menu

"Ema bukuroshja e huaj" - Jonathan Kuller

User Rating:  / 0
PoorBest 

Jonathan Culler (Profesor i anglishtes dhe i letërsisë krahasuese në Universitetin e Cornell-it në shtetin e New York-ut)

Romani i të gjitha romaneve - Si një histori kurorëshkeljeje, që mban si nëntitull “Zakone të provincës” ka mundur të bëhet një libër pikënisës për romancierët e kritikët e përtej-Atlantikut? Kjo nuk varet prej saj. Megjithatë, Percy Lubbock, kritik i njohur amerikan i viteve 1920, shpallte tashmë, më 1924, në librin e tij The Craft of Fiction, se Zonja Bovari “mbetet për përherë romani i të gjitha romaneve, të cilin kritika e fiksionit nuk mundet ta lërë mbas dore”. Dhe Henry James, mësuesi i madh i romanit amerikan, e quante Flaubert-in the novelist`s of novelist, “romancierin e romancierëve”; shtonte: “Për shumë nga ne romancieri shumë shkurt” prej të cilit “ka pa fund mësime për të marrë”. William Faulkner e lexonte Madame Bovary çdo vit, dhe bënte pelegrinazhe në vendet flobertiane, në Paris e në Normandi. Dhe Vladimir Nabokovi, Rus i shndërruar në shkrimtar amerikan, e konsideronte Madame Bovary si “romanin-çelës të traditës moderne”.

Shpjegimi më i dukshëm do të ishte se Flaubert-i qe i pari që themeloi artin e romanit, duke bërë punën e romancierit artin më të vështirë – e madje një fat tragjik: duke luftuar për të krijuar fjali, për të kërkuar fjalën e duhur, për të frymuar përsosshmërisht  për formën pa mundur kurrë ta mbërrish. Romancieri nuk do të ishte më një rrëfyes ngjarjesh, por ai duhej të ishte artist i pushtuar prej një qëllimi të vetëm, ai që vuan “brengat e artit” në çastin që poezia kishte zëvendësuar tragjedinë si zhanër letrar i plotfuqishëm, Flaubert-i tregon sheshit vetëmohimin e tij absolut – dhe vuajtjen e tij – për vlerën artistike të romanit, gjini që duhej të kthehej në moda letrare e privilegjuar. Mos për këtë që ai ka merituar admirimin e pasardhësve të vet – në Sh.B.A. si në çdo vend tjetër?

Henry James, në fakt, nënvizon  se Flaubert-i, prej vuajtjeve të krijimit, dhe nga përkushtimi i tij idealit të përsosjes së veprës, sakrifikohej për romancierët e brezave të ardhshëm. Këta të fundit do të mundnin të pretendonin në emër të artistit se Flaubert-i kishte në të shumë mundime për të vendosur të mundshmen: “Ne […] praktikojmë zanatin tonë me pak të ardhura sepse Flaubert-i, duke nxjerrë në dritë trillet më të shtrenjta kurrë të zbuluara, i ka paguar bujarisht shtrenjtë?

Përtej pamjes së romancierit, është sigurisht teknika e narracionit flobertian që josh autorët amerikanë, ndonëse kjo teknikë shpeshherë qe keqkuptuar. Romancieri, simbas një fjale të njohur të Flaubert-it, duhet të jetë si Zoti në krijimin e tij – i pranishëm gjithkund por i dukshëm askund. Një aspekt i kësaj pavetësie do të ishte përdorimi i stilit jo të drejtpërdrejtë lirshëm për të rishfaqur vizionet e personazheve. Për shembull: “Ajo ktheu kokën: Sharli ishte aty. Kishte kasketën të fundosur mbi vetulla, dhe buzët e tij të trasha fërgëllonin, kjo që i shtonte fytyrës së tij diç të çuditshme: shpina e tij madje, shpina e tij e qetë ishte acaruese ta shihje, dhe ajo gjendej krejt e qetë aty shtrirë mbi redingotë krejt banalitetin e personazhit..”flitet sidomos për perceptimin e Emës, megjithëse kjo e folur të mos jetë detyrimisht e tija. Kjo teknikë, që Flaubert-i shpalos shpesh në përfunde ironike ka impresionuar shumë James e Lubbock, por James, që interesohet në veçanti  për rishfaqjen e ngjyrimeve më të ndërlikuara e më të pashmangshmet të vetëdijes, bën me to një përdorim krejt të ndryshëm. Në romanin What Maisie Knew (Çka Maisie dinte), për shembull, ai don të japë vizionin që një fëmijë ka mbi botën e zvetnuar prej të rriturve: të shkruash nga pikëvështrimi i një fëmije, por në një gjuhë të ndërlikur që nuk është e tija, më saktë, më e stërholluar. Flaubert-i, vetë, nuk kërkon të gërmojë vetëdijen e personazheve të veta, për t`i zënë në faj, për t`i ekspozuar, ndjenjat a ndijimet fort të komplikuara. E James-it, që gjen se Zonja Bovari është një libër “i përsosur”, “më letrari i romaneve”, i vjen keq megjithatë që heroina të mos jetë e një mençurie më të hollë, që përvoja e saj në botë të mos jetë kaq e ngushtë. Ema, simbas tij, është përfundimisht too small an affair – shumë e kotë – për këtë roman të mrekullueshëm.

Por ndodh që pavetësimi i Flaubert-it të mos ngulmojë vetëm në riparaqitjen e botës nga pikvështrimi i personazheve as për të mos shprehur përshtypje a gjykime – ka prej tyre boll tek Zonja Bovari – por ngulmon më tepër për ta rrënuar mundshmërinë e një zëri narrativ të qëndrueshëm, të dukshëm. Zonja Bovary fillon me Ne e një rrëfyesi që, duket, do të tregojë çka ka jetuar: “Ne ishim në Studim, kur Drejtori i liceut, i ndjekur prej një rioshi të veshur si borgjez…” Por, në një përçapje që tallet me autoritetin e censuruar për të themeluar rrëfimin, Flaubert-i bie në mënyrë rrënjësore në këtë mënyrë rrëfimi. Mbasi të ketë treguar mbërritjen e “të riut”, Charles Bovary, ky rrëfyes na lajmon: “Do të ishte tashmë e pamundshme për secilin prej nesh për t`u kujtuar për asgjë për të.” Libri vazhdon megjithatë duke na ofruar detaje të shumta: “Ishte një djalosh me ‘temperament të moderuar, që luante në pushime…” do të takoheshim me një bisedë pa fillim.

Në romanet e Balzakut, një zë narrativ na shpjegon shenjëzimin e gjithçkaje. Romanet e Flaubert-it, përkundrazi, japin përshtypjen e të paraqiturit të një bote që thjesht është aty, shenjëzimi i të cilës nuk është aspak i dukshëm. Mbas ceremonisë së martesës të Sharlit me Emën, ne lexojmë: “Kortezhi, fillimisht i bashkuar si një shall i vetëm kotovalet nëpër fshat, përgjatë shtegut të ngushtë për të gjarpëruar fushave të blerta, ngjitet sërish e pritet në grupe të ndryshme, që vonoheshin për të bashkëfolur.” Kjo nuk është dukja e njeriut. Na ofrohet një njerëzi që mohon të krijohet simbas kërkesave të shenjëzimit romanesk.

Po pse, ndër të gjithë librat e Flaubert-it, famulltarit të madh të artit të romanit, të jetë Zonja Bovari që është bërë romani i romaneve? Simbas analizës së Percy Lubbcok, kjo ka të bëjë me faktin se Zonja Bovari është “një libër në të cilin tema është plotësisht e përkufizueshme dhe e përcaktuar, në mënyrë të tillë që mund ta marrim trajtimin e saj me të gjithë vëmendjen tonë.” Kjo temë do të ishte vetë Ema Bovari: “Libri është portreti i një gruaje të çmendur mbas prirjeve romantike, e parë në rrafshet rrethanore prozaike.” Vetë Ema është “e vogël dhe e pavlerë”, e paaftë për të ruajtur interesin e librit, dhe është kjo që e bën librin shembullin suprem të artit të romancierit. Ndaj Flaubert-i do të kishte realizuar ambicjen e vet për të shkruar një libër mbi asgjënë […] që do të mbahej prej tij me forcën e brendshme të stilit të tij”. Për të bërë të mundshëm realizimin e këtij libri, duhej që Ema të ishte një asgjë. Krejt vlera e librit vjen atëherë jo nga tema por nga arti i romancierit. Flaubert-i nuk mundet të jetë artisti suprem se ngaqë Ema s`është asgjë. Është pothuajse mendimi i James-it: ajo çka e bën këtë roman të përsosur, është kotësia e personazhit.

Por me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar. Studimet feministe e kanë pagëzuar Emën: viktimë të rrethanave më tepër se krijesë budallaqe, ajo është dikush tek e cila nuk mungojnë as imagjinata as energjia, por mundësitë e veprimit që kanë burrat. Baudelaire, që e gjente “sublime në llojin e vet”, do ta pagëzonte tashmë “kjo dygjini e çuditshme” “që ka ruajtur të gjitha ngashnjimet e një shpirti burrëror në një trup plot nur femëror”. Në ditët tona, Ema është bërë joshëse në vetvete. Në një tregim të Voody Allen, The Kugelmass Episode, Kugelmass, professor njujorkez, fatkeq, i zhgënjyer nga jeta, ëndërron për dashurinë e tij, si Ema: “Kam nevojë për ëmbëlsi, për aventurë, për flirt”, i tregon ai psikoanalistit të tij. “Jam analist, jo një magjistar”, i përgjigjet ky i fundit. Por një magjistar, I Madhi Persky, i pajisur me një kabinet magjik që të lejon të hysh në botën e romaneve, i ofron Kygelmasit mundësinë për të takuar çfardolloj femre të krijuar nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës. Është Zonja Bovari që Kugelmasi zgjedh. I hedhur në libër në çastin e duhur – mbas Leonit e para Rodolfit – ky i huaj i mistershëm, të cilit i ofrohet mundësia për t`i shpëtuar të përditshmes, i pëlqen përnjëherësh Emës. Kygelmasi është si mbi re: “Ai nuk e llogariste fare që nga ky çast madje në sallat e mësimeve kudo në vend studentët do ta pyesnin profesorin e tyre: “Kush është ky personazhi i faqes 100? Një çifut i shogët është gati duke e përqafuar Anila XhekaliuZonjën Bovari.” E vërteta e Zonjës Bovari ndjellëse, e Zonjës Bovari, libër fort ngashnjyes, gjendet e paraqitur mjaft mirë në fabulën ironike të këtij gjeniu të kinemasë amerikane – një version i çuditshëm i joshjes që romani vazhdon ta ushtrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si në vende të tjera.

Përktheu nga Frëngjishtja: Anila Xhekaliu



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm