Menu

Botime të reja: “Veshje Tradicionale Shqiptare në Kosovë”

User Rating:  / 0
PoorBest 

Libri i parë i këtij lloji në Kosovë me fotografi, që prezanton veshjet popullore nëpër shumë troje shqiptare, me emërtimin “Veshje Tradicionale Shqiptare në Kosovë”, projektuar dhe realizuar nga Borë Balaj dhe regjistruar nga fotografi Shkelzen Rexha.

Shkruan: Engjell I. Berisha - Kopertina e Librit "Etnosi shqiptar në celuloid" nga Shkëlzen Rexha dhe Bora BalajNë këtë libër fotografik, që i bëhet lëndë historisë, paraqiten kryesisht veshjet në Rrafshin e Dukagjinit, të Hasit, Drenicës, por pa lënë anash edhe ato tradita nëpër pjesë tjera të Kosovës me ndryhsime që iu nënshtrohen edhe kulturave të huaja. Po ashtu, Agjencia “Bora Fashion”, I ka dhënë vëmendje edhe traditës së banimit ku janë veshur, ruajtur dhe kultivuar këto veshje, siç janë kullat e Dukagjinit, Çardakët në çarshinë e Gjakovës, Bjeshkët e Rugovës, në Drenicë, Rahovec, Opojë etj. “Veshjet tradicionale shqiptare, me një pasuri koloritesh dhe elemntesh janë bazë e modës shqiptare që ia ka lakmi shumëkush” tha Edlira Zani, nga agjencioni i modës “Sipam” me seli në Tiranë. Për rëndësinë e botimit të librit në aspektin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore tek ne foli histoariani Masar Rizvanolli. “Botimi i librit shënon ngjarje me rëndësi për traditën e këtij populli, për trashigiminë dhe për kulturën tonë duke dhënë në pamje fotografike shumë nga veshjet që populli i ruan si veshje popullore” tha Rizvanolli.

Agjencia e Modës “Bora Fashion” ka mbledhur me syrin mjaft të mprehtë të fotografit, akademik Shkelzen Rexhës, shumë nga ato veshje që i rezistuan kohës, duke qenë edhe sot disa prej tyre të përdorshme, jo vetëm në aktin artistik, por edhe në përditshmeri. “Veshjet popullore shqiptare në Kosovë ndryshojnë nga vendi në vend, ndryshojnë nga përdorimi në moshë dhe nga akti solemn me akte rituale. Të gjitha janë të lidhura me vetë kodin e dokeve dhe në një masë iu nënshtrohen kulturave të ndryshme duke marrur shpesh, deri diku diçka nga kultura e atyre që kaluan nëpër ato treva. Kjo dukuri shtrihet edhe në shumë vende tjera në gjeografinë shqiptare. Mirëpo është karakteristikë se ky ndikim i kulturave të huaja më së shumti ndikimin e ka te veshjet e grave dhe krejt pakë të veshjet e burrave”, tha redaktori i kësaj vepre Engjëll I. Berisha. Adhuruesit e librit dhe veshjeve tradicionale patën rastin që nga manikinët e agjencisë “Bora fashion” të shofin këto veshje tradicionale.

“Eksplorimi i traditave dhe dokeve shqiptare, duke qenë në opus të gjerë, u bë lëndë studimi për shumë hulumtues të huaj që duanin të dinin më shumë për shqiptarët. Ndërsa, puna që bëri Gjeçovi në kërkime e sinteza i dha botës jehon kulturore, brenda vendit dha jashtë saj, për gjenezen e mendësinë shqiptare duke e përshkruar lashtësisë e këtij populli”, tha kryetari I komunes Pal Lekaj. Autorja e libit Borë Balaj, duke falenderuar gjihë ata që kontribuan për të “parë dritën” ky libër, tha se “ Ishte një punë e mundimshme për të pasqyruar në një vend veshjet tona tradicionale. Jam e lumtur që një ëndërr imja e kahmotshme tash më është realizuar ”Libri, ka 172 faqe, me koloritë mjaft të pastër dhe i paraprinë me një parathënie që spjegon në tërësi qëllimin e botimit të këtij libri. Shtypin e librit e bëri mjaft profesionalisht “Erpoprint” në Gjakovë.

Info:
Shkëlzen Rexha / Photograph - Designer
+355 69 34 30 646 Vodafone - Al

Shkëlzen Memia
Drejtor i Klubit të Artit dhe Kulturës - Durres
+355 69 40 68 672
Lagja 3, Rr. "Konstandin Kristoforidhi" Nr. 1074 Durrës



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm