Menu

Monografia ‘’Lulëkuqet e Kastriotit’’ udhërrëfyese e fjalës të shkruar me pika gjaku

User Rating:  / 0
PoorBest 

Vështrim rreth librit me të njëjtin titull të autorit Bedri Neziri. Aktualisht kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" Kastriot-Kosovë.

Nga Xhevahir Cirongu - Kopertina e librit "Lulëkuqet e Kastriotit", nga Bedri NeziriIshte takimi plotfrutdhënës e i ngrohtë të poetekës "Pranvera poetike Durrsake" që grumbulloi shumë  poetë në qytetin bregdetar; jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trevat e ndryshme të Kosovës. Ky takim i përvitshëm letrar, krahas prurjeve poetike cilësore ka mundësuar që poetët e shkrimtarët të takohen edhe fizikisht midis tyre. Të tilla manifeste të fjalës poetike janë bërë shkas që midis vetë poetëve, të fjalës së shkruar poetike të marrin e japin eksperienca të vlefshme, që vargu poetik të vezullojë dritë kristali, e të ndezë llavën e dashurisë brenda shpirtit të lexuesit.

Edhe për mua, pata fatin që të më binte në dorë  një libër monografik të autorit kosovar Bedri Neziri. Pasi e lixova, nxora konkluzion se autori kishte bërë një punë me të vërtet kolosale, sepse aty "Pema" e historisë letrare dhe atdhetare përshkruhej me degët e saj  të veshur me gurë xhevahiri dhe brenda tyre kishin të lyerë shkronjat e fjalët me gjak shqiptari. Të bësh letërsi dhe historinë ta derdhësh në vargun letrar, është pakëz e vështirë, porn ë gjithë rrugëtimin e vetë 50 vjeçar të Shoqatës së Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" të komunës Kastriot, me kontributin e tyre letrar e atdhetar, djemtë e vajzat me një guxim prej shqiponje mali, ditën të thoshin fjalën e tyre të shpirtit edhe me të shkruar; në një kohë makabre të errësirës, ku vihesh në pikëpyetje vetë egzistenca e shqiptarëve të Kosovës. Në sfontë ballina e librit monografik të autorit Bedri Neziri

Ata me një guxim të paparë e zgjuarësi në kushtet e një terrori psikologjik e ushtarak shtetëror, ja dolën mbanë këtij oqeani me ujëra të turbullta që vinin nga shekujt, dhe shkruanë fjalën e bukur shqipe. Pra, fjalën e nënës një nga gjuhët më të vjetra të të gjithave gjuhëve të botës: Fjalën yjneshë qiellore shqipe të  dhuruar nga vetë Zoti!

Monografia e autorit Bedri Neziri, që tashmë lexuesi ynë e ka në dorë, përshkruan historinë letrare e atdhetare të Shoqatës së Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" me një gjuhë të rrjedhshme, shkallë pas shkalle të qelqta, e na jepen fakte konkrete ku dëshmon për historinë nëpër dekada të popullit shqiptar të të gjithave trojeve tona. Duke filluar nga Shqipëria, Kosava, Çamëria, Dibra e Madhe (Maqedoni), Ulqin (Mal i Zi), Preshevë. Monografia "Lulëkuqet e Kosavës" është e ndarë në shtatë kapituj. Për çdo nëndarje të kapitujve në libër janë pasqyruar aktivitetet letraroartistike e atdhetare të shumë autorëve të trevës së Kastriotit të cilët kontribuanë me pushkë e penë për larinë e Kosovës. Por aty flitet edhe për aktivitetet letrare e atdhetare edhe të trevave të tjera si motra nëpër Kosovë që kanë dhënë e japin  me anën e fjalës së shkruar të rrisin në një shkallë më të lartë vetëdijen e ndërgjegjes kombëtare në fuksion të lirisë e pavarsisë, për një zhvillim të mbarë shoqërisë sonë. Pikërishtë, është kjo ndjenjë kombëtare që ka shtyrë autorin e kësaj monografie Bedri Neziri që tëshkruajë këtë monografi, që është i dyti i botimeve të tij.  Edhe titulli i kësaj monografie ka një gjetje të bukur e domethënie të madhe, sa letrare e historike "Lulëkuqet e Kastriotit"; sepse çdo gërmë e fjalë pikon gjak dëshmori të derdhur për liri e pavarësi të Kosovës martire. Prandaj mban edhe emrin e dëshmorit të Kombit "Fahri Fazliu" Shoqata e Shkrimtarëve të komunës së Kastriotit në Kosovë.

"Veprimtaritë e organizuara letrare, siç thotë autori në këtë libër monografik, datojnë që nga vitet ’60-të të shkullit të kaluar, ku krijuesit e saj kohe ishin të organizuar në grupe letrare në kuadrin e Shoqërisë Kulturoro- artistike "Aca Maroviq", vepronte edhe grupi i muzikës, recituesve, i dramës, e të tjerë". Eshtë për t’u theksuar se fillesa bërthamës letrare të komunës së Kastriotit, merr udhën e vetë me daljen e gazetes së punëtorëve me titull "Kombinati Kosova" e cila kishte filluar botimet e saj në mars të vitit 1964 në dy gjuhë: Shqipe dhe serbokroatisht. Aty janë botuar skica e reportazhe, ditarë minatorësh nga autorë të ndryshëm si: Mirko Gashi, Adem Zaplluzha, Halil Kajtazi, Selman Kanjusha, Ramiz Rashiti, Qerim Pllana, Hamdi Tasholli, Avdi Shala, Iljaz Prokshi, Emin Kabashi, e të tjerë.

Përshkrimi i ngjarjeve të historisë letrare, siç shkruam më lartë, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" ka bërë një veprimtari me intesitet të dendur atdhetar e letrar përkujtimor, duke filluar nga 526 vjetroi i vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), të Rilindësave, Shpalljes së Pavarsisë (Kjo monografi botohet me rastin e 100 vjetorit të Shtetit Kombëtar Shqiptar dhe të 32 vjetorit të Demonstratave gjithëpopullore 1981 në Kosovë), dëshmorëve të Kosovës etj. Manifestet përkujtimore letrare jepen si një dëshmi e gjallë në monografi të cilat  janë bërë simbole e kranari në ndërgjegjen tonë. Përkujtimore janë zhvilluar edhe në nderim të dëshmorëve Bardhosh e Isuf Gërvalla, Kadri Zeka. Por edhe orë letrare kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe epopesë së UÇK-së. Në monografi  flitet edhe për Adem Demaçin, njeriun simbol të rezistencës kombëtare, i cili sot është edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Në monografi na jepen si një skanër me detaje autoportetet e poetëve e shkrimtarëve të Shoqatës "Fahri Fazliu" të cilët paraqiten kronologjikisht me biografinë e tyre që nga themelimi i shoqatës deri më sot. Autori ngulmon të përshkruajë sa më qartë për se cilin prej tyre për jetën krijuese letrare. Kështu, në gjithëpërshkrimet e librit, autori Bedri Neziri krijon sentencë orgjinale të marra së bashku me oksigjenin krijues letrar e patriotik. Ai bën vlerësim konkret e përgjithësues edukativ, estetik, dhe në qëndër vendos fjalën e gjakun e dëshmorëve; aty ku liria ka rrënjët e saja dhe çelin çdo ditë lulëkuqet në Kastriot të Kosovës, në mbarë Shqipërinë. Aty rreshton emrat e Halil Kajtazi, Mehmet Zhinipatoku, Mirko Gashi, Avdi Shala, Adem Zaplluzha, Nezhmi Dibrani, Qerim Pllana, Milazim Berisha, Isuf Grajçevci, Selman Korjaku, Iliaz Prokshi, Hamdi Tasholli, Ismail Simnica, Isak Hovolli, Ahmet Pllana, Ismet Tahiraj, Bedri (Avdullah) Neziri, Fatime Beka (Pllana), Shahbaze Vishaj, Fazli Nuhiu, Sanije Ahmetaj (Dubova), Begzad Baliu, Mustafë Krasniqi, Shqipe Hasani, Betim Brogvina, Shqipe Naim Mjekiqi, Edita Malazogu.

Letërsia dhe arti në përgjithësi janë pasqyra e një kombi, sepse aty flet historia e kultura e një populli. Prandaj themi me bindje se libri monografik që na paraqet Bedri Neziri; është gur themeli për historinë letrare e atdhetare në Kastriot e të kombit tonë të trashëguar në shekuj, që përcjell të djeshmen e të sotmen, të nesrmen në breza të karakterit të shqiptarit, fisnikërinë të etur për liri, por edhe vetmohimin në emër të saj. Pra, të gëdhendur flatra shqiponje në thellësi të shpirtit të tij dashurinë për trojet e të parëve tanë me një emër madhor: Shqipëri! Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu", ka marrë shumë vlerësime për kontributet atdhetare e letrare, liridashëse për çeshtjen kombëtare. Një nga këto është edhe ajo që i jep Drejtoria e Kulturës e Rinisë dhe Sportit të Kuvendit Komunal i Obeliqit, ndan: "Mirënjohje për Shoqatën e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" për kontributin e dhënë në fushën e kulturës’’viti 2011.

Autori Bedri (Avdullau) Neziri ka lindur më 27 prill 1962 në fshatin Bunjak të Skënderajt. Arsimin fillor e të mesëm e kryen në Kastriot. Diplomahet në universitetin e Prishtinës dega Gjuhë – letërsi shqipe. Në fushën krijuese letrare ka marrë edhe çmime të parë e të tretë  në poezi e prozë. Ka botuar monografi "Kohë e ndakuar" (2001), "Shtegtimet e Arbërit" poezi (2008) "Lulëkuqet e Kastriotit", monografi (2012), "Dritat e shkëlqimit poetik", kritikë letrare (2012). Ky autor ka edhe shumë dorëshkrime të zhanerve letre për t’i botuar në të ardhmen. Ai përveç kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" në Kastriot është edhe antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Durrës më 30 Maj 2013.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm