Menu

Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare

User Rating:  / 4
PoorBest 

1. Cili është dokumenti i parë i shkruar në shqip?

Dokumenti më i hershëm i shqipes së shkruar është “Formula e pagëzimit” e vitit 1462. Formula është gjetur në bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikolla Jorgo në vitin 1915.

Ndërsa dy dokumentet tjera nuk kanë të bëjnë me shqipen. Ilustrojnë vetëm pyetjen tonë. Västgötalagen është njëri prej dorëshkrimeve më të hershme në suedisht i shkruar në vitin 1225 dhe ka të bëj me ligjet rajonale suedeze. Hieroglifet – ishin shkronja në forma vizatimore që përdorëshin në Egjiptin e lashtë 3000 vjet para Krishtit...

2. Si quhet libri i parë i shkruar në shqip?

Pjesë e Librit - Meshari nga Gjon Buzuku 1555Libri i parë i shkruar shqip quhet “Meshari”. E shkroi Gjon Buzuku në vitin 1555. Ekzemplari i vetëm i Mesharit u gjet nga ipeshkvi i Shkupit imzot Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 me rastin e një vizite që i bëri bibliotekës së Kongregacionit në Romë. Origjinali ruhet në Vatikan kurse tri kopje të filmuara nga Justin Rrota në vitin 1929 janë sjellë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Mesharin e kanë studiuar shumë gjuhëtarë. Në vitin 1968 Eqrem Çabej ka bërë një studim voluminoz dhe më shumë rëndësi.

3. Ku dhe kur u mbajt Kongresi i Alfabetit?

Kongersi i Manastirit 1908Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt më 14 - 22 nëntor 1908 në Manastir. Morën pjesë 150 delegatë nga qytete të ndryshme dhe nga klube e shoqëri patriotike brenda e jashtë vendit. Në mesin e delegatëve ishin edhe: Luigj Gurakuqi, Mithat Frashëri, Gjergj Fishta, Gjergj Qiriazi etj. Në këtë Kongres u vendos që shqipja jonë të përdor alfabetin latin. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta kurse sekretare u zgjodh Parashqevi Qiriazi. Në Manastir filloi punën edhe shtypshkronja që pati rëndësi të veçantë për botimin e librave shkollor. Në këtë qytet u formua edhe Klubi i Manastirit që tuboi shumë intelektualë e patriotë shqiptarë.

4. Si quhet autori i Abetares së parë në gjuhën shqipe?

Naum Veqilharxhi 1797-1846Autor i parë i Abetares në shqip ishte Naum Veqilharxhi. Veqilharxhi u lind në vitin 1767 në një fshat afër qytetit të njohur të Voskopojes. Ishte ideologu i parë i Rilindjes sonë, një mendimtar e iluminist i njohur. Si veprimtar i shkollës shqipe thoshte se vetëm mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta qonin atdheun në mesin e vendeve të qytetëruara .

5. Cili shkrimtar dhe me cilën vepër konsiderohet nismëtar i Romantizmit në letërsinë shqiptare?

Jeronim de Rada 1814-1903Nismëtar i Romantizmit në letërsinë tonë konsiderohet Jeronim De Rada me veprën e tij romantike “ Këngët e Milosaos”. U lind në vitin 1814. Studioj letërsi antike e moderne në Itali. Ishte i ndikuar nga idetë e Revolucionit Francez. Shkroi veprat: “Këngët e Milosaos”, “Serafina Topia”, “Parimete e estetikës”, “Lashtësia e kombit shqiptar”, “Rapsodi të një poeme arbreshe”, “Skënderbeu i pafat” etj. Vdiq në vitin 1903 në moshë nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa bukë, pa zjarr duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.

6. Si quhet albanologu i sotëm suedez që shkroi veprën “Mera hjältemod än vete”?

Ky albanolog quhet Ullmar Qvick. Flet për lakmi shqipen, është njohës i thellë i historisë e letërsisë sonë, veprimtar i shkollës shqipe në Suedi dhe përkrahës i hershëm i çështjes shqiptare. Ka shkruar disa herë për lidhjet letrare-kulturore shqipatro-suedeze.

7. Cili shkrimtar suedez është i përkthyer në gjuhën shqipe?

Në gjuhën shqipe është përkthyer shkrimtarja suedeze e njohur në gjithë botën Astrid Lindgren. Vepra e përkthyer shqip quhet “Pipi çorapegjata”. Kjo shkrimtare suedeze është përkthyer në mbi 60 gjuhë të botës.

8. Kush është autor i këtyre veprave: “Dr. Gjilpëra”, “Shqipëria kopsht shkëmbor i Europës juglindore”, “Katër përralla nga Zullulandi”dhe “Albania”?

Faik Konica 1875-1942Autor i këtyre veprave është Faik Konica“. Konica u lind në vitin 1875 në Konicë. Nga romani i pa përfunduar i Konicës “Dr. Gjilpëra” mësojmë për të parën herë për Universitetin e famshëm të Uppsales, për suedezët dhe për peizazhet e bukura të këtij qyteti. Konica e viziton personalisht Uppsalen. Ishte personaliteti më i dijshëm i botës shqiptare. Apolineri e quante “Enciklopedi që ecën”. Botoi revistën “Albania” “Katër përralla nga Zullulandi” dhe la dorëshkrim veprën “Shqipëria kopsht shkëmbor i Europës juglindore”. Vdiq në Amerikë në vitin 1942.

9. Cili prej vëllezërve Frashëri konsiderohet Bilbil i gjuhës shqipe?

Naim Frashëri 1846-1900Bilbil i gjuhës shqipe është quajtur më të drejtë Naim Frashëri. U lind në Frashër në vitin 1846. Ishte poet i madh – ikonë e poezisë shqipe. Naimi ishte inteligjent, i edukuar dhe shkollur që fliste perfekt: shqip, anglisht, frëngjisht, turqisht, persisht, greqisht, dhe arabisht.

Përktheu fabulat e La Fontenit në shqip dhe shkroi veprat: “Histori e Skënderbeut”, ”Lulet e verës”, “Qerbelaja”, “Bagëti e bujqësi” e shumë vepra tjera shkollore. Vdiq në Stamboll në vitin 1900. Ishte aq i dashur sa që dikur në çdo dytën familje shqiptare kishte një fëmijë të pagëzuar me emrin Naim në shenjë respekti për këtë Bilbil të gjuhës sonë.

10. Në suedisht janë përkthyer deri më tash njëmbëdhjetë vepra të Ismail Kadaresë. Si quhen këto vepra të Kadaresë në gjuhën shqipe?

“Den döda armens general ” 1973 (Gjenerali i ushtrisë së vdekur)
“Krönika i sten” 1975 (Kronikë në gurë)
“Drömmarnas palats” 1992 (Pallati i ëndrrave)
“Grymma april” 2007 (Prilli i thyer)

11. Gjej shkrimtarët që kanë shkruar kryesisht letërsi për fëmijë?

Letërsi për fëmijë kanë shkruar këta shkrimtarë: Rexhep Hoxha dhe Astrid Lindgren

12. Kush është autori i kësaj vjershe të bukur për gjuhën shqipe?

Përmbi za që lshon bylbyli,
Ndre Mjeda 1866-1937gjuha shqipe m´shungullon,
përmi er` që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.

...................................................

Geg´ e tosk´, malsi jallia
janë një komb m´u da s´duron;
fund e maj´ nji a Shqipnia
e një gjuh` t´gjith´ na bashkon.

Autor i kësaj vjershe të bukur për gjuhën shqipe është Ndre Mjeda. U lind në vitin 1866 në Shkodër. U shkollua në Spanjë, Itali, Poloni e Kroaci kryesisht për fe. Por, Mjeda mbeti Poet i madh - poet që shkroi pak por aq bukur sa nuk bën më mirë. Veprat e tij janë: “Juvenilia”, “Liria”, “Lisus”, “Scodra” si dhe dy poemthat e bukur “Vaji i bylbylit dhe “I tretuni”

13. Kush është autor i gjithë këtyre romaneve e poezive aq të bukura për fëmijë?

Romane: “Bardhi e Mirushja” poezi: “Zogu i Lasgushit”“Lepuri me pesë këmbë” “Deti u bëftë kos”...

Autor i gjithë këtyre veprave të bukura është Rifat Kukaj. U lind më 1933 në Drenicë. U shkollua në Prishtinë. Është një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Për punën e tij të frytshme është shpërblyer më shumë tituj, si bie fjala: “Ismail Qemal Vlora” në Shqipëri, “Oton Zhupancic” në Slloveni, “Ivan Goran Kovaciq “ në Kroaci, “Neven” në Serbi, “Zmaj” në Vojvodinë, “Shpërblimi i dhjetorit” në Kosovë. Vdiq në Prishtinë më 2005

14. Kush është autor i këtyre veprave: “Album”, “Historia e Skënderbeut”, “Autobiografia”, “Izraelit e Filistin”, “Betoveni dhe Revolucioni francez”.

Fan Stilian Noli - Syrgjyn Vdekur - Elegji për Luigj GurakuqinAutor i këtyre veprave është Fan Noli. U lind më 1882. Ishte shkrimtar, përkthyes, diplomat dhe kryepeshkop. Noli është një figurë tjetër poliedrike shqiptare. Përveç veprave origjinale ai përktheu në shqip edhe Shekspirin, Servantesin, Omar Khajamin etj. Ishte edhe Kryetar i Qeverisë së parë Demokratike në Shqipëri. Drejtoi gazetën “Vatra” dhe formoi të parën kishë autoqefale shqiptare (të pavarur) në Amerikë. Ishte poliglot. Në një konferencë për shtyp në kohën kur ishte kryeministër la pa gojë të pesëmbëdhjetë gazetarët e pranishëm me aftësinë e tij për tu përgjigjur në gjuhët respektive të secilit.

15. Cila fjali është tekst i Formulës së pagëzimit?

Teksti i “Formulës së pagëzimit” është ky:“ Unë të pagëzojë në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjtë”. Këtë fjali të nënvizuar me të kuqe mund ta shihni edhe ju në faksimilen përbri. Në kohën kur u shkrua kjo formulë populli ynë luftonte kundër sulltanëve të Turqisë dhe më që ishte kohë lufte kryeipeshkvi Pal Engjëlli jep urdhër që familjarët shqiptarë t´i pagëzojnë fëmijët e porsalindur në shtëpitë e tyre.

16. Në vitin 1933 botohet Kanuni i Lekë Dukagjinit - Kush ishte autori i këtij botimi?

Kanuni i Lekë Dukagjinit është botuar nga shkrimtari e patrioti i madh Shtjefen Gjeçovi në vitin 1933. Kanuni i Lekës është monumenti më rëndësishëm i kulturës shqiptare në përgjithësi. Libri përmbledh kodet, normat e pashkruara të së drejtës zakonore që kanë mbretëruar mbi gjashtëqind vjet duke luajtur rol vendimtar në jetën e popullit tonë. Gjeçovi ishte shkrimtar, etnograf, arkeolog dhe prift i nderuar. Botoi këto vepra: “Agimi i Gjytetnisë-1910 dhe “Kanuni Lekë Dukagjinit”-1933. E vranë në pritë policët serb, pasi që ju kundërvu haptas politikës shtypëse të Serbisë më 13 tetor 1929 teksa po kthehej nga Prizreni për në kishën Zymit ku punonte si famullitar dhe mësues i shqipes.

17. Sa mendoni se është e hershme letërsia jonë për fëmijë? Kur ka filluar ajo?

Vjersha më e hershme e shkruar për fëmijë në letërsinë tonë është ajo e Kostandin Kristoforidhit me titull “Ylli i vogël lart në qiell”. Ky vit e kjo vjershë konsiderohet si fillim i hershëm i letërsisë sonë për fëmijë. Kjo vjershë u botua në Abetaren e Kristoforidhit në vitin 1872. Kristoforidhi bëri shumë për fëmijët dhe shkollën shqipe.

Të mësojmë vjershën e tij:

Ylli i vogël lart në qiell,
duket porsi zjarr në pyll.
Sipëri dheut lart qëndron
Xixa, xixa xixëllon.

18. Gjatë luftës në Kosovë më 1999 u vranë nga forcat serbe dy shkrimtarë të dashur përfëmijë. U vranë pse ishin shkrimtarë dhe shqiptarë pse shkruanin për lulet, fëmijët dhelirinë. Ata i vranë duke besuar se ne do ti harrojmë. Por, ne do ti kujtojmë e do ti duampërgjithmonë. Cilët ishin ata?

Forcat serbe gjatë luftës në Kosovë masakruan edhe dy shkrimtarë të njohur për fëmijë. Në Mitrovicë vranë në shtëpinë e tij shkrimtarin e profesorin e nderuar Latif Berisha kurse në Drenicë masakruan Ymer Elshanin së bashku më shumë fëmijë, gra e burra.

Latif Berisha ishte profesor i njohur i Letërsisë së Rilindje në Fakultetin Filologjik në Prishtinë dhe autor i librit me vjersha të bukura për fëmijë “Tufa”. Ymer Elshni ishte një nga autorët më të njohur në letërsinë e sotme për fëmijë.

19. Cili prej këtyre shkrimtarëve shqiptarë konsiderohet Baba i gjuhës shqipe?

Baba i gjuhës shqipe konsiderohet Kostandin Kristoforidhi. Gjithë jetën e vet Kristoforidhi ia kushtoi shkollës dhe gjuhës shqipe. Për shkollën shqipe shkroi abetaren e shumë libra tjera dhe punoi me zell gjithë jetën si mësues. Për shqipen bëri gramatikën e saj në dy dialekte dhe tuboi për pesëdhjetë vjet aq shumë fjalë sa arriti të botoi edhe Fjalorin. Pra, vepra jetësore e tij është Fjalori i gjuhës shqipe. Do përmendur edhe ndihmën që Kristoforidhi i dha albanologut të madh Han për mësimin e shqipes dhe hartimin e fjalorit gjermanishtshqip. Ka shkruar edhe një prozë të bukur me titull “Gjahu i malësorëve” në vitin 1902.

20. Brenda viteve 1508 - 1510 u botua për herë të parë në Romë në latinisht vepra “Historia e Skënderbeut”. Kush e shkroi “Historinë e Skënderbeut?

Marin Barleti 1460-1513Marin Barleti është kronisti dhe historiani i parë që shkroi për jetën e luftërat e Skënderbeut. Barleti ishte shkodran dhe fare i ri kishte luftuar personalisht për mbrojtjen Shkodrës nga turqit. Kur ra Shkodra në Rrethimin e Dytë më 1478, Barleti u shpërngul në Itali. Atje studioi histori, letërsi klasike dhe gjuhë latine. Vepra që i solli famë është “Historia e Skënderbeut” e cila u botua në Romë dhe më vonë njohu 21 ribotime. Brenda një kohe të shkurtër është përkthyer në italisht, gjermanisht, portugalisht, polonisht, spanjisht, frëngjisht dhe anglisht.

Vepra e Barletit u bë literatura më e dashur e kohës për lexuesit evropianë dhe vepra prej se cilës një kontinent i terë mësoi për Skënderbeun dhe sakrificën e popullit tonë.

Barleti shkroi edhe “Rrethimin e Shkodrës” të cilën e botoi në Venedik në vitin 1504.

21. Para Luftës së Dytë Botërore kishim një shkrimtar shqiptar të propozuar për çmimin Nobel në letërsi. Për cilin shkrimtar është fjala?

Gjergj Fishta në ParisFishta është poet gjenial, epiku më i madh i letërsisë sonë, Homeri i shqiptarëve që para Luftës së Dytë është propozuar për Nobel. Fatkeqësisht, ky shkrimtar i madh për pesëdhjetë vjet është ndaluar, është sharë, është denigruar. Por fatmirësisht, veprat i kanë shpëtuar dhe populli ynë fshehtas e ka lexuar, e ka mësuar përmendsh, e ka përhapur gojarisht. Vepra më e njohur e Fishtës është “Lahuta e malësisë” për të cilën punoi 40 vjet dhe e botoi më 1937. Vepra të njohura të Fishtës janë edhe: “Mrizi i zanave”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit” etj. Fishta u zgjodh Kryetar i Kongresit të Manastirit, punoi si mësues i shqipes dhe botoi revistat “Hylli i dritës” dhe “Posta e Shqypnisë”. Më 1931 Greqia i jep dekoratën “Foenix, kurse në vitin 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.

22. Kritika letrare studion veprën letrare kurse kritikët më të njohur në letërsinë shqiptare janë:

Kritika letrare shqiptare është edhe e pasur edhe e hershme në letërsinë tonë. Bie fjala në Letërsinë e Bejtexhinjve kemi të zhvilluar llojin e polemikës letrare, në Letërsinë e Rilindjes kemi kritikë të mirëfilltë kurse pas Luftës së Dytë kritika letrare ngritët në nivelin e disiplinës shkencore që studion veprën letrare. Sot, kritikët letrar më të njohur janë: Rexhep Qosja, Razi Brahimi, Ali Aliu, Adriatik Kallulli, Hasan Mekuli, Ibrahim Rugova, Klara Kodra, Dhimitër Shuteriqi, Xhemajl Mustafa, Diana Çuli e shumë të tjerë.

23. Kur përmendim këta emra: Gustav Majer, Erik Hans Thunman, Johan Georg fon Hani, Holger Petersen, Norbert Jokli, Ullmar Qvick, Robert Elsie etj atëherë flasim për:

Albanologët e nderuar që bënë aq shumë për kulturën shqiptare. Gustav Majeri (gjerman)botoi të parin ”Fjalor etimologjik të shqipes”; Thunman (suedez) konstaton: “shqipja është pasardhëse ilirishtes”; Hani (gjerman) zbuloi fjalorin e Todhrit dhe bëri studime të shumta për shqipen prandaj më të drejtë quhet edhe baba i Albanologjisë; Peterseni (danez) studioi natyrën e brendshme të shqipes, botoi 10 përralla, 12 këngë, 18 gjëegjëza dhe 18 besime popullore; Norbert Jokli (gjerman me origjinë çifute) studioi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes; Ullmar Qvick (suedez) shkroi një vepër për shqiptarët kurse Robert Elsie (kanadez) është sot njëri nga njohësit më të mirë të gjuhës e letërsisë sonë dhe një nga përkthyesit më të mirë të saj në anglisht e gjermanisht...

24. Lexojmë një këngë për fëmijë. Fjalët që përputhen, pëlqehen bukur njëra me tjetrën në fund të vargjeve quhen?

Mor` bubrrec, mor` bubrrec, Kur fjalët përputhën në fund të

Ti gjith ditën ec e ec; vargjeve atëherë kem të bëjmë me

Mbledh e mbledh e grumbullon Rimën si një element të rëndësishëm

Pa me thuaj pse punon të vjershërimit.

25. Cila gazetë konsiderohet e para në historinë e gazetarisë shqiptare?

Gazeta e parë në historinë e gazetarisë sonë besohet të jetë “Shqiptari i Italisë“ e De Radës e cila doli në vitin 1860. Në këtë shekull ishte Rilindja Kombëtare shqiptare që bënte të qarta kërkesat kryesisht çlirimtare të saj para publikut vendor e ndërkombëtar. De Rada botoi edhe revistën e parë me titull “Flamuri i Arbrit” (1883-1887).

26. Cilat gazeta botohen sot në Kosovë? Përmend së paku katër tituj.

Në Kosovë sot botohen shumë gazeta. Ja disa prej tyre:

Koha ditore
Kosova sot,
Bota sot,
Zëri,
Epoka e re,
Lajm,
Exprsees, etj.

27. Çka nënkupton njeriu ynë kur përdorë fjalën e urtë “Muri luan, burri s´luan “?

Kur themi këtë fjalë atëherë mendojmë në Besën.Fjalët e urta kanë fuqi të madhe shprehëse. Janë pasuri e seciles gjuhë.

28. “Fjalori latinisht-shqip” është vepra e parë në leksikografinë shqiptare të cilën e botoi:

Veprën e parë leksikografike, fjalorin Latinisht – shqipe, e botoi Frang Bardhi në vitin 1635. Leksikologjia studion fjalorët dhe leksikografi i parë shqiptar është Frang Bardhi. Bardhi është autori i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare. Fjalorin e botoi në Romë. Në këtë fjalor Bardhi përfshiu edhe disa 113 proverba shqipe. Frang Bardhi ishte edhe një nga të parët folklorist e etnograf shqiptar.

29. Kush mblodhi në Kosovë anekdota popullore, folklor e etnologji shqiptare?

Anton ÇettaNë Kosovë ka mbledh anekdota popullore, ka sistemuar folklor e etnografi shqiptare profesor Anton Çetta. Në vitet 90-të nis me disa bashkëpunëtorë Lëvizjen gjithëkombëtare, historike për faljen e gjaqeve dhe pajtimeve në Kosovë. Në historinë tonë më te re kjo Lëvizje e profesor Çettës për të bashkuar shqiptarët në atë kohë kur Serbia bëhej gati për t´na zhdukur nuk do të harrohet kurrë për shumë arsye. Anton Çetta drejtoi për shumë vite Sektorin e Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ai u bë njohës i thellë dhe studiues i spikatur i kulturës popullore, dokeve, riteve, miteve shqiptare e më gjerë. Kishte mbaruar Liceun e Korçës dhe kishte studiuar Romanistikë në Beograd. Vdiq në Prishtinë në vitin 1995.

30. Sot, shkolla shqipe funksionon mirë edhe jashtë atdheut. Dëshmi e gjallë është edhe ky kuiz i sotëm këtu në Suedi. Por, pesëqind vjet më parë ishte Marin Beçikemi që hapishkollën e parë jashtë atdheut. Në cilin qytet të Italisë u hap kjo shkollë?

Mes viteve 1500 – 1504 shkodrani Marin Beçikemi hapi të parën shkollë shqipe në Venedik të Italisë. Mësues të parë ishin Beçikemi dhe Marin Barleti. Objekti i shkollës u ngritë me ndihmën e mërgimtarëve shqiptarë që jetonin në këtë qytet. Fasada e jashtme e këtij objekti paraqet pamje nga lufta e popullit tonë për liri dhe për habi, si e tillë ruhet edhe sot.

31. Voskopoja dikur ishte qendër e rëndësishme kulturore jo vetëm për shqiptarët. Kishte shkollën e vet të quajtur “Akademia e Re” si dhe shtypshkronjën. Në cilin shekull Voskopoja ishte qendër e famshme e arsimimit dhe e kulturës shqiptare?

Ne shekullin e XVlll qendër shumë e rëndësishme arsimore e kulturore në jugun e Europës ishte Voskopoja. Vosjkopoja shtrihet 13 km në perëndim të Korçës. Kishte shtypshkronjën e vet që ishte e para në Ballkan dhe Bibliotekën e njohur. Në vitin 1720 u themelua shkolla e mesme e quajtur “Akademia e Re” në të cilën jepnin mësim Teodor Kavaljoti, Anonimi i Elbasanit, Dhaskal Todri etj. Voskopoja ishte edhe qendër e artit pamor. Aty pikturuan Kostantin e Athanas Zografi, Thedhor Sino veprat e të cilit janë gjetur edhe në Hungari, Slloveni, Serbi, Austri etj. Në Voskopojë u përkthyen në shqip Ezopi dhe shumë libra fetare

32. Si quhet romani i fundit i Kadaresë i përkthyer ne suedisht në prill të vitit 2007?

Vepra e fundit e Ismail Kadaresë përkthyer në suedisht titullohet “Grymma april”. Vepra është përkthyer nga frëngjishtja në suedisht ndërsa romani në shqip titullohet “Prilli i thyer”. Edhe kjo vepër është botuar nga shtëpia botuese me famë në Suedi Albert Bonniers Förlag dhe vepra është mirëpritur e shoqëruar me kritika të shumta afirmative.

33. Tekstin e hymnit tonë kombëtar e shkroi?

Asdreni 1872-1947Tekstin e hymnit tonë kombëtar e shkroi Asdreni.

Asdreni shkroi edhe këto vepra:

Rreze dielli (1904)
Ëndrra e lotë (1912)
Psalme murgu (1930)
Kambana e Krujës (1937)

34. Si quhet drama e parë e shkruar në gjuhën shqipe?

„Emira“ e Anton Santorit është drama e parë e shkruar në gjuhën shqipe.

35. Librin me vjersha “Baba Tomori” dhe komedinë e bukur “14 vjeç dhëndër” e shkroi?

Çajupi 1866-1930Veprat “Baba Tomori” dhe komedinë “Katërmbdhjetë vjeç dhëndër” i ka shkruar Çajupi.

36. Në lëtërsinë tonë një shkrimtar i madh quhet Poet i mjerimit. Po, kush është ky poet i dashur që me art luftoi mjerimin shoqëror të kohës së tij?

Migjeni 1911-1938Ky poet i madh është Migjeni. Migjeni u lind në Shkodër në vitin 1911. Ka shkruar veprën e njohur “Vargjet e lira” në vitin 1936. Vdiq në Itali në vitin 1938, ende pa i mbushur 28 vjet. Êshtë shkrimtar shumë i dashur nga lexuesit shqiptarë.

37. Vjershat e bukura “Vdekja e Nositit” dhe “Poradeci” i shkroi liriku më i madh i shekullit XX. Kush është ky shkrimtar?

Lasgush Poradeci 1899-1987Ky shkrimtar i madh i letërsisë shqiptare (liriku më i madh i shekullit XX) është Lasgush Poradeci. Lasgushi ka shkruar këto vepra:

“Vallja e Yjve” – lirikë 1933
“Ylli i zemrës” – lirikë 1937
“Ekskursion teologjik i Sokratit”
“Mbi ta”
“Kamadeva”

U lind në vitin 1899 dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987.

38. Në Spanjë luftoi fashizmin, në letërsinë tonë botoi poezi, tregime, romane dhe përktheu bukur nga gjuhët tjera në shqip. Lexuesit shqiptarë e kujtojnë me respekt sidomos për romanin “Hasta la vista”. Fjala është për...?

Fjala është për romancierin e njohur shqiptar Petro Marko.

Petro Marko ka shkruar këto vepra

“Hasta la vista” 1958, “Qyteti i fundit” 1960, “Një emër në katër rrugë”, “Ara në mal”, “Nata e Ustikës”, Shpella e piratëve”, “Horizont” etj.

39. U doktorua për ekonomi në vitin 1934 por që në fillim u bë shumë i njohur si shkrimtar. Në historinë e letërsisë sonë nis i pari fillet e prozës moderne shqiptare.

Mitrush Kuteli 1907-1967Shkroi “Poemin kosovar”, “Sulm e lotë”, “Tregime të moçme shqiptare” etj. Si quhet ky shkrimtar?

Ky shkrimtar quhet Mitrush Kuteli. Kuteli shkroi shumë vepra. Ja disa prej tyre:

”Net shqiptare”, ”Pylli i gështenjave”, Ago Jakupi e rrëfime tjera”, “Sulm e lotë”, “Shënime letrare”, “Baltë e tokë”, “Në një cep të Ilirisë së poshtme”, “Tregime te moçme shqiptare” etj.

40. Romani “Lumi i vdekur” ka për subjekt dashurinë mes Adilit kosovar e Vitës myzeqare. Kush e shkroi “Lumin e vdekur”- romanin me përmbajtje gjithëshqiptare dhe stil të përkryer?

Këtë roman të bukur të letërsisë sonë e ka shkruar Jakov Xoxa.

Xoxa ka shkruar edhe këto vepra:

“Lulja e kripës” dhe “Juga e bardhë”

Jakov Xoxa është një nga stilistët më të mëdhenj të prozës shqipe.

41. Kush ka shkruar këto vepra: “Njeriu me top”, “Komisari Memo” Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” etj,?

Dritëro AgolliKëto vepra i shkroi Dritëro Agolli. Lexuesit i lexojnë më dëshirë vjershat e tij, këngëtarët i këndojnë me kënaqësi poezitë e tij (kujto “Poçari”), regjisorët bënë filma disa nga romanet e tij (kujto filmat: “Komisari Memo” e “Njeriu me top”). Êshtë përkthyer në disa gjuhë botërore. Romani satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” pati shumë sukses në frëngjisht.

42. Romanet “Dhjetori i shqetësuar” dhe “Dikush me buzëqeshte” janë vlerësuar lart nga kritika letrare. Autori i këtyre veprave është ...?

Ky shkrimtar është Fatos Arapi.Edhe romanet edhe poezitë e tij janë kryevlera të letërsisë sonë te re. Arapi ka shkruar poezi të fuqishme dhe prozë mjaftë interesante.

43. “Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet” – tha kur ishte fare i ri shkrimtari gjakovar që sot është poeti më i madh i Kosovës. Êshtë përkthyer në shumë gjuhë dhe ka marrë shumë shpërblime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Si quhet poeti?

Ali Podrimja 1942 - 2012Ky poet shqiptar quhet Ali Podrimja.Podrimja ka filluar të shkruajë poezi fare i ri. Librin e parë me poezi e boton kur ishte në gjimnaz (“Hija e tokës”). Ka shkruar shumë vepra. Ja disa prej tyre: “Dhimbë bukur”, “Sampo”, “Torzo”, “Lum, lumi”, “Zari”, “Buzëqeshje në kafaz” etj. Ka botuar edhe dy libra me prozë: “Burgu i hapur”-1998 dhe “Harakiri”-1999. Etj.

44. U lind në Rugovë më 1938. Kur u bë poet tha:“Mos u bëj poet nëse s´mund të vdesëshpër secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë”. Vepra “Karvani i bardhë” e bëri romancier modern shumë të njohur në Kosovë. Si quhet shkrimtari?

Azem ShkreliKy shkrimtar i madh i Kosovës quhet Azem Shkreli. Ka botuar këto vepra me poezi: “Bulzat”, “Êngjujt e rrugëve”, “E di një fjalë prej guri”, “Nga bibla e heshtjes”, “Pagëzimi i fjalës”, “Nata e papagajve”, “Lirikë në shi”, “Zogj në gurë” etj. Ka shkruar edhe këto vepra në prozë: “Karvani i bardhë”, “Sytë e Evës”, si dhe dramat:

“Fosilet” dhe “Varri i qyqes”. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë. Ishte drejtor i Kosovafilm-it dhe i Teatrit kombëtar. Vdiq në pranverën e vitit 1997 në Prishtinë.

45. Vjersha “Mori Shqypni e mjera Shqypni” (botuar më 1873) është një nga poezitë më të njohura dhe më popullore në mbarë letërsinë shqiptare. Kush e shkroi?

Pashko Vasa 1825-1892Vjershën ”Mori Shqypni e mjera Shqypni” e shkroi Pashko Vasa. Ishte shkrimtar e luftëtar i madh i Rilindjes kombëtare. Punoi edhe si diplomat, shërbeu sekretar në ambasadën e Britanisë së Madhe dhe guvernator në Liban. Vjersha “Mori Shqypni...” u bë një hymn i shqiptarëve. Në vitin 1890 boton në frëngjisht romani e parë shqiptar “Bardha e Temalit” në Paris. Vdes në Liban në vitin 1892 kurse pas Luftë së Dytë eshtrat iu sollën në vendlindje.

46. Kur u shfaq si krijues pati pak lexues e shumë mohues. Shkroi kryesisht prozë moderne si bie fjala romanin “Oh!”. Është ky...?

Është ky shkrimtari i njohur Anton Pashku. Ky shkrimtar në fillim nuk është kuptuar mirë nga lexuesit tanë. Për kohen kur u paraqit ishte shumë modern në prozën tonë. Më vonë është kuptuar rëndësia e tij në letërsinë tonë. Ka shkruar këto libra me tregime: “Kulla”, “Kjasina”, “Lutjet embrëmjes”; dramat: “Gof”, dhe “Sinkopa” si dhe romani “Oh!”. U lind në vitin 1937 në Prizren dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë.

47. U lind në Plavë të Malit të Zi më 1916. Botoi librat me poezi: ”Për ty”, ”Avsha Ada” dhe ”Brigjet”. Ky shkrimtar është…?

Ky shkrimtar është Esad Mekuli. Ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë në Mal të Zi. Ka botuar këto vepra: “Për Ty”, “Avsha Ada” dhe “Brigjet”. Ka përkthyer në shqip letërsi të huaj dhe ka drejtuar për shumë vite revistën letrare të njohur dikur në Kosovë “Jeta e Re”. Për punën e tij atdhetare është burgosur nga regjimi jugosllav i kohës. Me profesion ishte doktor i shkencave veterinare. Vdes në Prishtinë në vitin 1993. Mori edhe shumë shpërblime letrare.

48. Cili lloj i letërsisë është më i hershëm?

Letërsia gojore është lloj më i hershëm i letërsisë. Kur u zbulua shkrimi lindi një art i ri më emrin letërsi.

49. Kur poeti përdorë lidhëzat (si, porsi, ashtu si) në vjersha apo këngë popullore si bie fjala: “Syri i saj si qershi, goja si kuti ...” atëherë themi se përdorë figurën stilistike të quajtur?

Atëherë poeti apo këngëtari përdorë figurën stilistike të quajtur Krahasim.

50. Cili prej shkrimtarëve shqiptar shkroi romanet ''Shqiptarët në Goli Otok'', ''Nata në gur'', ''Plaku dhe urat'', ''Fundi i legjendave'', ''Kodra e pajtimit'' etj...

Është shkrimtari i madh shqiptar Mehmet Kajtazi (1944-2003)

Para se të flasim për jetën dhe veprën e shkrimtarit tonë të mirënjohur Mehmet Kajtazi, në emër të falënderimit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij simpoziumi po japim citate nga fjala falënderuese që ka dhënë z. Mehmet Kajtazi më 29 mars 2002 me rastin e shfaqjes së dramës “Nata e Fundit në Goli Otok”:

Fjala FALEMINDERIT (në kuptimin e bimës dhe në kuptimin e tokës), ua drejtojë sonte deri në përulje drejtë NJËREZVE që qëndruan dhe u flijuan që ne të mos jetojmë përherë me erë të mollës, por mollën ta kemi në duart tona”.

Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër.

Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.

Pjesë nga veprimtaria e tij artistike janë përkthyer dhe botuar në frëngjisht.

Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brumosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar”.

Mehmet Kajtazi ka botuar pesëmbëdhjetë romane dhe dy përmbledhje tregimesh, “ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të motjes. Të gjitha këto rrjedhin nga një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me nje gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën, vëren Rushit Ramabaja.

Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:

1. ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë,

2. ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup.

Nuk janë të rralla rastet kur një vepër letrare shkruhet si reagim ndaj një modeli pararendës të llojit të vet, duke tentuar njëherit që mohimin e atij modeli ta mbështesë në argumentet që ofron përmes veprës së rë...Një dukuri të tillë e ndeshim edhe tek romani i Mehmet Kajtazit ''Plaku dhe urat''. Te ky roman, të bëjmë një paralele me konstatimet e deritashme, kemi tekstin që i shqipton situatat e jetës dhe tekstin që komenton këtë formë të shqiptimit dhe artikulimit artistik. ... Romani ''Plaku dhe urat'' ka një kompozicion do të thoshim mozaik, ku tërësinë e rrëfimit e sajojnë reminishencat nga kujtimet e personazhit kryesor (Amnitore Fatorini). Pse është kompozicion mozaik kur pjesa më e madhe e rrëfimit realizohet në veten e parë? Autori mbase edhe qëllimisht ikën nga një mënyrë strikte e zhvillimit të veprimit dhe rrëfimit romanësor, Shkruante R. Musliu për romanin''Plaku dhe urat'' më 22.11.1986.

3. ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë,

4. ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë, (Teatri Shqiptar “Kurora” nga Nyoni-i Zvicër (Theatre Albanais “Kurora” de Nyon) dramatizoi dhe shfaqi romanin ''Fundi i legjendave'')

5. ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb. Proza ''Shqiptarët në Goli Otok'' ka për temë tragjikën e të burgosurve politikë në kohën e inkuizicionit sllavokomunist, të njohur si periudha e Informbyrosë. Në gjithë veprën ''Shqiptarët në Goli Otok'' të Mehmet Kajtazit, shkruante Rushit Ramabaja, rrëfimi është ndërtuar në formë mozaiku, ku si në ekran ravijëzohen fatet njerëzore.

Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 u shfaq premiera e kësaj drame dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. Drama “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit të Mehmet Kajtazit, është dramë e dhembjes, dramë e ndërgjegjejes së vrarë, e mllefit të frenuar, e zhgënjimit, e përpjekjes për ta mundur frikën, tmerrin, vdekjen, e përpjekjes për të tejkaluar vetveten, brenda greminave të thella shpirtërore të shkaktuara nga malli për lirinë e largët, që si fatomorganë sillet brenda grilave, shkruante Fadil Hysaj.

6. ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë, Duke lexuar tregimet e Mehmet Kajtazit, shkruante Rifat Kukaj, lexuesi gjithsesi do të provokohet me ngërthimet, psherëtimat, gjëmat dhe shpresën e njeriut tonë që nga kohërat më të hershme e deri më sot.

7. ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi “Shkëndija”, Prishtinë. Zeqir Gërvalla lidhur me veprën ''Ushtimë e Alboderit'' shkruante: Trekëndëshi tredimensional i romanit ''Ushtimë e Alboderit'' janë tri kohërat-në një kohë-Harmoni në shesh të Brukselit duke hyrë në dimensionin e katërt të ringjalljes së një kohe të Re të Ribashkimit tonë Kombëtar Shpirtëror e Tokësor në një rend të ri të Ballkanit-Evropës e Botës liridashësë e përparimtare nën Diellin e të gjithëve falë Zotit Një- Krijuesit të Gjithësisë

8. ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë. Për këtë roman, Rushit Ramabaja shkruante: ''Shote Galica'' është një transponim i sukseshëm i njërës nga baladat tona kombëtare që në rrethakun e historisë sikur nuk po e presin njëra rjetrën

9. ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan. Vangjush Saro shkruante: Vepër e frymëzuar drejtpërdrejtë nga ngjarjen në minierën e Trepçës në Kosovë, libër prej nga mesazhi i rezistencës, artistikisht dhe dokumentarisht, vjen e plotëson kuadrin e luftës për të drejtat kombëtare e qytetarëve. Autori i sjell kështu lexuesit një botë të pasur që vlon në galeritë e minierave, por me shumë në galeritë e shpirtit.

10. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,

11. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

12. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

13. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

14. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë. Ngjarja e romanit ''Lindja në qiell'', janë vitet tona të përgjakshme nën okupim, personazhet si Agon Zhuka, Adem Jashari, Curr Yjëzimi, Yllkë Dhogaqi, Gëzim Dushi e shumë të tjerë, i bëjnë jëtë veprës e që është shumë e afërt me kohën dhe traumat që i përjetoi populli ynë në Kosovë.

Mehmet Kajtazi me këtë roman tregoi edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me fatin e kombit dhe historinë e tij, shkruante H. Perloka.

15. ''Udha I'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë,

16. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, (Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001).

Edhe në këtë roman shkrimtari Mehmet Kajtazi preokupohet me kohë, hapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nisë me Bllacën famëkqe, e vazhdon...

17. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

Edhe në këtë vepër autori, ashtu si edhe në veprat tjera, lëndën e merr nga jeta e përditdshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për ti bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj.

Romani ''Një diell tjetër'' i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë Mehmet Kajtazi jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lam pas.

Romani ''Një diell tjetër'', siç vëren edhe shkrimtari i mirënjohur Rushit Ramabaja në pasthënie, i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues.

Shkrimtari dhe miku ynë i mirënjohur z.Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.

51. Cili shkrimtar kosovar shkroi poemën "Shqiptari vdes duke kënduar", përmbledhjen më poezi "Kohë për të folur gurët", "Nyja e Gordit", etj.?

Naim KelmendiNaim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës. Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit. Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën… Babai i Naimit, Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave. Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare…. Naimi, për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”, kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës (1999) prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë… Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme, por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë, artikuj, intervista etj., për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj. Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.…

Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë (Pejë, Ruhot, Prishtinë) në Zvicër, Shqipëri etj.

Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura”, “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe… Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.

Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.

I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij (Nyja e Gordit). Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë). Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton. Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi.

Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave. Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit”. Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit, Albanoi, Nyja e Gordit, Pse ashtu Pandorë, Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar: Ramadan Musliu, Sali Bashota, Basri Çapriçi, Iljaz Prokshi, Fatos Arapi, Azem Shkreli, Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja, Skënder Buçpapaj, Arbër Ahmetaj, Januz Fetahaj, Elida Buçpapaj, Hasan Mujaj, Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani, Shaban Cakolli, Ali D. Jasiqi, Sinan Gashi, Rrustem Geci, Avni Nezaj, Rexhep Elezaj, Nazmi Lukaj, Ndue Ukaj, Prend Buzhala, Shahbaze Vishaj, Sarë Gjergji, Flori Bruqi, Valdet Hysenaj etj.

Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:

1. Shtreza në fjalë, poezi, Prishtinë, 1984.
2. Albanoi, poezi, Prishtinë, 1986.
3. Nyja e Gordit, poezi, Prishtinë, 1987.
4. Ç’ të bëj me dhembjen, poezi, Prishtinë, 1987.
5. Pse ashtu Pandorë, poezi, Prishtinë, 1989.
6. Përballje me vdekjën, poezi, Prishtinë, 1993.
7. Eklipsi i diellit, poezi, Prishtinë, 1993.
8. Vrasja e deputetit, monografi, Prishtinë, 2003.
9. Shqiptari vdes duke kënduar, poemë për Adem Jasharin, Prishtinë,2003.
10. Kohë për të folur gurët, poezi, Prishtinë 2004.
11. Sipërfaqja e padukshme, poezi, Prishtinë 2005.
12. Beteja e Kosharës, monografi, Prishtinë, 2008.
13. Pikëpamje dhe reagime, 2008.
14. Në një jetë pas Krishtit, 2010
15. Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar, botim i dytë, 2010

Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare. Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate. Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë. Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.

Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta.

Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë….

52. Kush i shkroi veprat e njohura publicistike: "Ringjalljaz", "Gjarpërinjtë e pallatit", "Tokë e djegur", "Kosova nuk është i berzë e zezë", "Guxim shqiptar", "Polemika shqip", "Triumfi shqiptar", "Olimpi shqiptar".

Flori BruqiËshtë shkrimtari, publicisti dhe studiuesi shkencor Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Veprat

Deri më tash ka botuar këta libra:

Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008. Etj.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2008).

53. Cili prej shkrimtarëve shqiptar shkroi romanet :,,Vdekja në ëndërr","Pallati i Helenës",''Fundi i zemërimit" etj?

Është shkrimtari Iljaz Prokshi. Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.

Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues. Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete. Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, Spektri në Zvicër, Trojet tona në Nju Jork etj.

Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës. Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë. Fitoi pothuajse çdo vit çmime letrare, për poezi ose tregime, në konkurset letrare, që shpallnin gazetat dhe revistat e kohës. Iljaz Prokshi, në konkurse të tilla është nderuar prej çmimit të parë gjer në çmimin e tretë. Botoi në gazetën Rilindja, revistën letrare Jeta e re, Fjala, Bota e re, Zëri, Plejada, Koha ditore dhe në disa gazeta më pak të njohura, që botohen në Kosovë, si dhe në periodikun shqiptar në Shkup të Maqedonisë, si Flaka dhe Jehona.

Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit. Tek ky krijues, të shkruarit është gjithmonë në shërbim të kërkimit dhe të ideve filozofike, kurse në qendër të shqetësimeve të tij është njeriu, i rrahur mes erërave të absurdit dhe revoltës, kundruall një realiteti të hidhur, me kuptim, që qenia njerëzore t’i ikën karakterit negativ, të prezantojë ato vlera që shquhen për vizionin e një botë të freskët dhe të dëlirë, shënjuese për kohën dhe hapësirën. Lexuesit e admirojnë letërsinë e tij, ndërsa kritika me gjithë këta të parët i detyrohet vlerave dhe mesazhit poetik të kësaj vepre.

Poezi

Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983
Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992
Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995
Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998
Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003

Është në botim e sipër përmbledhja me poezi Kambanat e shurdhra Shtëpia botuese Dukagjini, Pejë. Ka të përgatitura edhe tri vëllime të tjerë me poezi.

Tregime

Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987
Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990
Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996
Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997
Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002
Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003

Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.

Romane

Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)

Dashuri në labirint, 2001Ka të përgatitur për shtyp edhe dy romane, një libër me kritika dhe ese letrare, si dhe shumë shkrime publicistike.

54. Cili shkrimtar shqiptar i shkroi veprat:''Pëllumbat e lirisë,'',''Ditët e bardha'',"Balada e Vërrinit" etj?

Gëzim AjgerajËshtë ky shkrimtari shqiptar Gëzim Ajgeraj. Gëzim Ajgeraj lindi më 6 gusht 1967 në Malësin e Vërrinit, është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me seli në Prishtinë. Nga 23 marsi 2002 është antarë i lidhjes së shkrimtarëve të Zvicrës (SSV). Jeton dhe krijon në Zvicër.

Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër - Prishtinë, “Bujku”, - Prishtinë, “Zëri i Kosovës”, Zvicër - Prishtinë, “Bota sot”,- Zvicër, “Koha ditore”, - Prishtinë, “Epoka e re”, - Prishtinë, “Zëri”,- Prishtinë”, “Fakti”, - Shkup, “Ars” – Tiranë, “Penashqiptare”, - Prishtinë, “Pioneri” – Prishtinë, “Zogu i mëngjesit”, - Prishtinë, etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistën: Metafora poetike (Editorial i poetit) që del çdo tre muaj.

Veprat

Ka botuar këto libra:

Klithmë malli, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997
Ëndrra për parajsë,poezi,“Rilindja“,Prishtinë, 1998
Qiellit po digjem, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998
Flakë në plagë, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998
Kënga e babait, poezi për fëmijë, „Apolonia“, Prishtinë, 1998.
Urti popullore të Vërrinit 1 (bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998
Mallëngjimi, poezi, „Rilindja“,2000.
Balada e Vërrinit, K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001.
Rruga e lirisë, Dramë, „Meshari“Prishtinë, 2001.
Rruga e lirisë (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i veteranëve të ish UÇK-së – Prizren, 2002.
Atdheu në trastë-cikli me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV. Prishtinë.
Pëllumbat e lirisë, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004.
Ditët e bardha, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004.
Atdheu i copëtuar-cikël me poezi, në librin: Pikoi molla gjak (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, 2004.
Cikël me poezi “Udhë e zjarmi”, në librin "Muzat i bien lyrës", Edicioni i revistës "Fidani", Prizren, 2005.
“Lulëkuqet e Vërrinit”, poezi, botoi shtëpia botuese “Metafora”, Zvicër, 2005.
Zana në mërgim, poezi për fëmijë, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Huqet e Benit, poezi për fëmijë, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Bosi lepurushi, fabula, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Gjëegjeza, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Dita me Tonin (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Muajt e vitit me Ardin (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006.
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi), „Metafora“, Prizren, 2007,
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007.
“Misioni i kriminelit”, roman, “Metafora”, Prizren, 2008
“Serboarmatosja", roman, "Metafora", Prizren, 2012

Përgatiti Flori Bruqi / Përshtati moderatori i KosovariMedia.com



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm