Menu

Klubi gjerman i qitjes i thotë kampionit musliman të heqë dorë nga titulli

User Rating:  / 0
PoorBest 

Federata Historike Gjermane e Qitjes tha se vetëm të krishterët janë lejuar të bëhen kampionë në qitje.

Një burri gjerman mysliman, me origjinë turke, i është thënë që të heqë dorë nga titulli i kampionit në qitje, sepse ai nuk është i krishterë.

Mithat Gedik, 33 vjeçar, u kurorëzua me titullin e Mbreti i Qitje, më 18 Korrik 2014.

Megjithatë, Federata Historike Gjermane e Qitjes më vonë i kërkoi atij që të kthen titullin, sepse ajo ishte një "shoqatë e popullit të krishterë," duke sugjeruar se z.Gedik duhet të bashkohet me Federatën Sauerland të Qitjes sepse ajo lejon anëtarë jo-myslimanë.

"Duhet të jetë e qartë për të gjithë ata që mund të lexojnë. Ata nuk ka lexuar kushtetutën e tyre, "Rolf Nieborg, tha një zëdhënës i Federatës Historike Gjermane të Qitjes, duke shtuar se" ndoshta askush nuk e ka pyetur për fenë e tij, sepse ai është integruar aq mirë."

Duke folur për të The Lokale, z Gedik tha: "Kjo është plotësisht e pakuptueshme për mua sepse ne jemi në shekullin e 21-të."

"Ne nuk duam të provokojnë askënd, ne vetëm kërkojmë për të kremtuar një festë të mrekullueshme të qitjeve," shtoi ai.
Duke iu referuar shpërblimit me titullin e kampionit të një jo-të krishterë si një "gabim", zëdhënësi i klubit i kërkuar z Gedik të heq dorë nga titulli i kampionit.

Burimi: World Bulletin / News Desk
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi,Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm