Menu

Në Shtutgart u shënua data Historike - 135 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

User Rating:  / 7
PoorBest 

Fjalët i ndrydha diku thellë në zemrën time

Me këto fjalë fillova këtë homazh për 135 vjetorin e lidhjes Shqiptare të Prizrenit...!

Mësimdhënësit dhe nxënësit në skenë

Nga Besnik Hoxha - Udhëtova nëpër kohë për të ndar besimin se kjo ditë është për mua e shenjtë. Këtu e 135 vjet më parë Abdyli dhe Ymeri mbi një shekull presin agimin.

Krejtë vajin e kohës e derdh në lum ku kalaja kokëlartë i mban në gji dhe i ushqen me troha shpirti të gjithë ata që nga shekujt e munduar ishin dhe do mbeten zgjimi i shpresës dhe agimit.

Këtu e 135 vjet më parë gjyshër e nipër kuvendojnë rëndë për stinët e pritjes.

Kudo që shkojë Prizrenin e kam me vehte, në trup, në gjak në shpirt...!

Të gjitha stinët i zura gërshet dhe me besimin e fjalës sot ç'thura heshtjen njëshekullore për të ardhur në tek malli i shpirtit.

Ardita Samahodaj - ModeratorjaMe nxënësit e shkollës Shqipe me një modesti por me mallëngjim të pashoq u tubuam në Winnenden për të treguar se kjo ditë është frymzim i etur për brezat që po vijnë.

Kënduam dhe vallëzuam Shqip...! Me sytë plot mallë fëmijët vallzuan edhe për Çamërin ku kujtuan se atdheu ynë shumë i shtrenjtë ende është i ndar.

Derisa kujtesa i shëron plagët ende të freskëta ne u munduam që me djepin e lindjeve ti japim jetës plot agim.

Plagët u munduam ti freskojmë me zërin e ëmbël të fëmijëve ku për një çast Ura e Gurit e përshëndet Sharrin plak.

Edhe Çamërisë ja vumë kurorën me shpresë se do të prishet gjumi shekullor për këtë pjesë të atdheut i cili ende është i ndrydhur dhe tkurrur nga historia memece e heshtjes.

Fëmijët Alketa Emërllahu, Ardhmira Gashi, e shumë të tjerë i dhan shpirt dhe ngjyrë këtij manifestimi. Tri ngjyrat e vallës për Çamërinë ishin simbolik se ngjyra e kuqe dhe e bardhë njëra e gjakut e tjetra e paqës të mbizotroj në trojet tona. Simbolika e qiellit ishte se edhepse një qiell na mbulon ne prap jemi të ndarë.

Në fundë vallja Nusja e Pamvarësisë i kujtojë të gjithëve se kjo do vjen edhpse ka ende rrugë të gjatë për të bërë për kombin e shpërndarë.

Poezia e interpretuar nga Erand Hoxha i dha shpirt dhe dhimbje këtij manifestimi ku porosia ishte se “trupin nuk mund të ja la amanet se i takon tokës, as shpirtin nuk mund të ja la amanet se i takon qiellit, amanet ju a la këtë ëndërr që kam për atdheun e ndar që të jet i bashkuar dhe i lirë”

Kujtimet e gurta do i bëjmë grimë e hi për ti treguar botës se plagët tona nuk do na i djegin më shpirtrat tanë të zhuritur për Liri.

Ardita Samahodaj me zërin e saj të ëmbël sikur uji i lashtësisë përshëndeti të gjithë me shpresën se herëve tjera të gëzojmë më shumë.

* * * * * * * * * *
Logo e Shkollës Shqipe me mësim plotësues në Winnenden

Koment nga Redaksia

Mërgimtarët në trevën e Shtutgartit njëherë më shumë dëshmuan se ruajtja e traditës dhe kulturës çmohet me vlerë të madhe.

KosovariMedia.com - Portali ku takohet bota ShqiptareMe datë 08. Qershor, Shkolla me mësim plotësues Shqip në Winnenden në bashkpunim me Klubin e Futbollit FC.Kosova shënuan datën Historike të Lidhjes së Prizrenit. Ky manifestim me nivel të lartë Kombëtar me rastin e 135 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit tregoi njëherë më shumë se edhepse jetojmë larg atdheut po edhepse jemi të ngarkuar në maksimum me punë dhe brenga tjera familjare në gurbet, na bëri me dije se këtu punohet me fëmijë, mësohet gjuha Shqipe dhe kultivohet ruajtja e traditës së festave Kombëtare.

Shkolla Shqipe e pagëzuar me emrin e Rilindasit "Naim Frashëri" me moton ..... dhe dritë e diturisë përpara do na shpije....! shënoi edhe një vjetorin e punës, gjë që le për të kuptuar se këtu i thonë punës punë dhe arritja në këtë kohë të shkurtër është për çdo lëvdatë.. Fëmijët që vizitojnë lokalitetet e kësaj shkolle të udhëhequr nga mësimdhënësit Fehmije Hoxha dhe Faredin Shala, na bënë me dije se çdo orë mësimi dhe pune kishte arritur çëllimin e duhur.

Meqense hapja e manifestimit u bë pak me vonesë, pregaditja e skenës dhe programi do të dëshmoj njëherë më shumë se edhe pritja kishte vlerë të madhe.

Hapja e programit me valle kushtuar Çamërisë, këndimi i Himnit Kombëtar, valle tjera me motive të trevave të ndryshme Shqiptare, recitimet e njëpasnjëshme dhe si përfundim, Nusja e Kosovës me traditë Lumjane, mahniti të pranishmit e këtij manifestimi, të cilët kishin ardhur qindra kilometra larg madje edhe nga Zvicra, Suedia dhe Belgjika, të cilët përjetuan një punë dhe arrtije të madhe të hapjes së kësaj shkolle në këtë trevë.

Vizitorët e këtij manifestimi dëshmojnë për punën fantastike që kishte bërë Koreografi Besnik Hoxha. Mënyja artistike e nxënësve të kësaj shkolle shkëlqeu me këng e valle të cilat iu kishin përkushtuar të gjitha trojeve Shqiptare, special Çamërisë, gjë që edhe prapavija e motiveve të valleve, këngëve po edhe recitimeve të shkëlqyeshme tregoi shumë Histori dhe sa e hidhur është e kaluara e trojeve tona Shqiptare.

Ju që po punoni për ruajtjen e Gjuhës Shqipe, ju që po ruani dhe Kultivoni Traditën Shqiptare edhe në gurbet, ju që po punoni që fëmijët tanë të mos harrojnë se nga vijnë dhe se cila është Historia dhe Kultura e Kombit tonë, meritoni çdo rrespekt dhe nderimet më të mëdha.

Nga Redaksia nuk na mbetet më shumë veçse t'ju urojmë edhe më tutje shumë suksese në mësim, këndim, vallëzim, recitim dhe moslodhje në punë./Muhamet Hoxhaj

* * * * * * * * * *

Galeri e pregaditur nga KosovariMedia.com

Valle me motive Çame

Valle me motive Çame

Valle me motive Çame

Duke kënduar Himnin Kombëtar

Mësimdhënësit Femije Hoxha dhe Faredin Shala

Kryetari i Klubit të futbollit FC Kosova

Ninulla për fëmijë - Një pregaditje fenomenale

Pamje nga Salla

Recitim

Recitim

Recitim

Recitim

Recitim

Recitim

Recitim

Erand Hoxha duke recituar rrënqethi të gjithë të pranishmit

Duke kënduar këngën "Kuq e zi"

Valle me motive Shqiptare

Valle me motive Shqiptare

Valltarët e Shkollës Shqipe në skenë

Nusja e Kosovës, një pregaditje e jashtzakontë "Krushqit"....

Nusja e Kosovës, një pregaditje e jashtzakontë....

Nusja duke bë "Temena" - Shqiponja

Nusja e Kosovës, një pregaditje e jashtzakont....

Nusja me dhëndërrin

Nusja me dhëndërrin - Në prapaskenë vallëzime

Nusja duke bë "Temena" - Shqiponja

Nusja duke bë "Temena"

Nusja duke bë "Temena" - Shqiponja

Vëllezërit Gërxhaliu i shoqëruan të pranishmit deri në orët e vona pas mesnate

Me këng e valle së bashku

Me këng e valle së bashku

Me këng e valle së bashku

* * * * * * * * * *



Komente   

 
0 #3 mMexhid hoxha 2013-07-19 20:27
Ju pergezoj per punen e palodheshme tuajen jeni te mrekullueshem e sidomos ne veqanti juve Z. Besnik, juve qe ua njof shpirtin dhe mallin per memedhe, intelegjenca e juaj dhe arti ne shpirte na ben te ndihemi krenar qe te kem si shok, bashkefshatar dhe bashkeatedhetar , juve qe asnjeher nuk pushuat se shperndari gjuhen shqipe gjithandej neper bote duke u munduar qe te ruen vlerat kombetare ti edhe para luftes, gjate luftes, pas luftes dhe tani e padyshim edhe nete ardhmen beni shum per kombin.
Quote
 
 
+6 #2 faleminderitHoxha 2013-06-15 22:54
Sot më tepër se kurrë e ndjeva veten të priviligjuar të lexojë dhe të shiqoj se edhe në oqeanin e varfërisë së botës ka të tillë që bajn shumë për kombin. Ndjehem i priviligjuar se Portali shumë i lexuar nxorri për botim këtë homazh i cili më tepër se kurrë tregon se ne ende frymojmë dhe vallzojmë shqip edhe në perendimin e largët.
E falemenderojmë nga zemra të nderuarin Muhametin i cili me një angazhim të pashoq ka pasqyruar ate çfar u prezentua në mbrëmjen e 135 vjetorit të lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Respekte i nderuar Muhamet
Quote
 
 
+4 #1 RE: .....135 vjetori i Lidhjes së PrizrenitVlera Bytyçi 2013-06-15 21:48
Ju përgëzoj i nderuari z. Muhamet Hoxhaj për këtë renditje të ngjeshur dhe cilësore të të gjitha elementeve që përbëjn nocionin Komb me të gjitha atributet që atij i takojnë. Qofshi i bekuar në vetëmohimin e juaj në punën që bëni!
Quote
 

Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm