
Dhjetëra parti politike, bashkësi fetare, organizata të ndryshme, kanë dalë në mbështetje të protestës së nesërme në Prizren, të organizuar nga koalicioni ad-hoc OJQ-ve në Mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit.
Ky koalicion ka prezantuar të shtunën detajet e protestës qytetare për të kundërshtuar projekt-ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Sipas organizatorëve, protesta fillon në orën 13:00, ndërsa pikë tubimi do të jetë Sheshi Shadërvan në Prizren.
Organizatorët po ashtu kanë thënë se kundërshtojnë tendencat e subjekteve të ndryshme politike për të përfituar dhe për t’i dhënë protestës dimension politik.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën, gjatë një konference për medie, ka sqaruar se nuk është organizatore e kësaj proteste, mirëpo e përkrah atë. Edhe parti tjera politike opozitare kanë dalë në përkrahje të protestës.
E koalicioni i OJQ-ve të Prizrenit i ka ftuar të gjithë qytetarët e Prizrenit, pa marrë parasysh orientimet e tyre politike, fetare ose etnike, që të dielën të jenë të bashkuar në protestën qytetare për të kundërshtuar një ligj që do t’i dëmtojë interesat e të gjithë atyre që jetojnë në Prizrenit. /Zëri/
| < Prev | Next > |
|---|
Mërgimi dhe vendëlindja si simbolikë në poezinë e Neki Lulajt![]() Shkruan: Arif Molliqi - Mërgimit, kësaj teme dhe këtij fati nuk ka mundur t’i shpëtoj asnjë krijues.... Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments |
Agim Gashi- zë që lëvizë edhe gurin![]() "Poeti, këngëtari, rapsodi, veprimtari e krijuesi artistik Agim Gashi, është emër i njohur, që prej ... Art dhe Kultur | Hits: 159 | Comments |
Braila e Naum Veqilharxhit në gjuhën shqipe![]() Përgaditi: Baki Ymeri - Jo për Brailën e kemi fjalën, por për poetin më të mirë të kësaj metropole i... Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments |
Shkolla shqipe, si dje edhe sot, në të njëjtat pozita![]() Të bëjmë më shumë sot për fëmijët tanë që nesër të mos jetë vonë (Shkolla shqipe në Kirchheim-Teck... Art dhe Kultur | Hits: 39 | Comments |
Botime të reja: ”Historia e Kosovës”![]() Përgaditi: Mexhid Yvejsi - Këto ditë të ftohta dimri, janar, 2012, doli nga shtypi "Historia e Kosov... Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments |
Neki Lulaj dhe zjarri i shenjtë i shpirtit shqiptar![]() Përgaditi: Baki Ymeri - “Zjarri i shpirtit” është libri i tretë i Neki Lulajt që e pa dritën e botim... Art dhe Kultur | Hits: 75 | Comments |
Flaka e pashuar shqiptare e një misioni poetik![]() Nga Octavian Mihalcea* - Universi poetik i Ekzilit të shpirtit, një album vlerash të larta lirike të... Art dhe Kultur | Hits: 42 | Comments |
Krijimtaria e poetit të njohur Mark Kuzhnini![]() Jeta Artistike e Poetit Mark Kuzhnini / Përgaditi: Lek Mrijaj - Mark Kuzhnini hyn në radhën e poet... Art dhe Kultur | Hits: 41 | Comments |