
Prej kohësh qeveria shqiptare, e nxitur nga amerikanët, po shikon mundësinë e marrjes nën kontroll të hapësirës ajrore të Kosovës, e cila deri më tani menaxhohet nga NATO, por së fundmi ka deklaruar se do ta lëshojë.
Përveç Shqipërisë, siç raporton të dielën e përditshmja “Shqip”, në “garë” është edhe Hungaria, e cila ka marrë mbështetjen paraprake të vendeve anëtare të NATO-s.
Sakaq, Shqipëria dhe Kosova kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje optimale për problemin e administrimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Kjo u vendos në takimet që zhvilloi ministri i Transportit, Sokol Olldashi, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrin e Infrastrukturës të Kosovës, Fehmi Mujota.
Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin mbi 8500 metra, administrohet deri më tani nga NATO, ndërkohë që Aleanca ka vendosur që së shpejti kjo hapësirë të administrohet nga Autoritetet e Aviacionit Civil.
Shqipëria është ofruar e gatshme të bëjë administrimin për llogari të Kosovës derisa Prishtina të krijojë kapacitetet e veta teknologjike dhe njerëzore.
Por, në garë të fortë ka hyrë edhe Hungaria, e cila politikisht dhe ekonomikisht i plotëson kushtet, ndërsa vendi ynë has pengesën e Spanjës.
Megjithatë, Olldashi dhe Mujota ranë dakord paraprakisht të ngrihet grupi i përbashkët teknik i ekspertëve që do të ndjekë në vijimësi të gjithë problematikën e koordinimit dhe zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet respektive infrastrukturore dhe në fushën e transporteve.
Në takimin e zhvilluar në nëntor në Tiranë, drejtori i aviacionit civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, pati deklaruar se, “hapësira e lartë ajrore e Kosovës është e mbyllur për mbikalime që nga viti 1999. Jemi në rrugë të mirë për të gjetur një zgjidhje që është politikisht, teknikisht dhe praktikisht e pranueshme”.
Një tjetër çështje që gjeti angazhimin e dyanshëm të titullarëve të transportit ishte ekzaminimi i mundësive të rivendosjes së fluturimeve direkte Tiranë – Prishtinë.
Ministrat ranë dakord të shikojnë mundësinë e aplikimit të tarifave lehtësuese për operatorët e mundshëm ajrorë. /shqip/
| < Prev | Next > |
|---|
Mërgimi dhe vendëlindja si simbolikë në poezinë e Neki Lulajt![]() Shkruan: Arif Molliqi - Mërgimit, kësaj teme dhe këtij fati nuk ka mundur t’i shpëtoj asnjë krijues.... Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments |
Agim Gashi- zë që lëvizë edhe gurin![]() "Poeti, këngëtari, rapsodi, veprimtari e krijuesi artistik Agim Gashi, është emër i njohur, që prej ... Art dhe Kultur | Hits: 159 | Comments |
Braila e Naum Veqilharxhit në gjuhën shqipe![]() Përgaditi: Baki Ymeri - Jo për Brailën e kemi fjalën, por për poetin më të mirë të kësaj metropole i... Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments |
Shkolla shqipe, si dje edhe sot, në të njëjtat pozita![]() Të bëjmë më shumë sot për fëmijët tanë që nesër të mos jetë vonë (Shkolla shqipe në Kirchheim-Teck... Art dhe Kultur | Hits: 39 | Comments |
Botime të reja: ”Historia e Kosovës”![]() Përgaditi: Mexhid Yvejsi - Këto ditë të ftohta dimri, janar, 2012, doli nga shtypi "Historia e Kosov... Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments |
Neki Lulaj dhe zjarri i shenjtë i shpirtit shqiptar![]() Përgaditi: Baki Ymeri - “Zjarri i shpirtit” është libri i tretë i Neki Lulajt që e pa dritën e botim... Art dhe Kultur | Hits: 75 | Comments |
Flaka e pashuar shqiptare e një misioni poetik![]() Nga Octavian Mihalcea* - Universi poetik i Ekzilit të shpirtit, një album vlerash të larta lirike të... Art dhe Kultur | Hits: 42 | Comments |
Krijimtaria e poetit të njohur Mark Kuzhnini![]() Jeta Artistike e Poetit Mark Kuzhnini / Përgaditi: Lek Mrijaj - Mark Kuzhnini hyn në radhën e poet... Art dhe Kultur | Hits: 41 | Comments |