gototopgototop

Beogradi i dënon serbët e veriut?!

Lajme

Foto RELPërfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës janë të vendosur që referendumin e paralajmëruar për mesin e muajit shkurt, ta organizojnë dhe mbajnë, por e gjithë kjo nuk do të kalojë pa çrregullim dhe përkeqësim të raporteve në mes këtyre përfaqësuesve dhe Beogradit zyrtar, vlerësojnë politikanët serbë të veriut të vendit.

Millan Ivanoviq, drejtues i Këshillit Kombëtar Serb, thotë se referendumin, përmes të cilit serbët e veriut do të deklaroheshin nëse i pranojnë ose jo institucionet e Kosovës, e kanë kundërshtuar autoritetet e Kosovës, përfaqësuesit e vendeve perëndimore, por edhe Beogradi zyrtar.

Se a do të ketë pasoja për serbët e veriut të Kosovës, sipas Ivanoviqit, mbetet ende për t’u parë, por, siç thotë ai, tashmë ekzistojnë sinjale se Beogradi zyrtar po përpiqet që t’i disiplinojë ata.

“Ekzistojnë paralajmërime të qarta dhe presione. Në këtë moment ne shohim se, qoftë rastësisht apo me tendencë, zyrtarët e komunave, gjegjësisht të vetëqeverisjes lokale në veri, ende nuk i kanë marrë pagat. Mu në këtë moment, po nxirren disa teprica teknologjike në komuna nga ana e regjimit në Beograd, në mënyrë që mundësia e punësimit të reduktohet deri në atë masë, sa që punësimi te një gjë e tillë të jetë e pamundur”, thotë Ivanoviq.

Sipas tij, ditëve të fundit, edhe furnizimi me energji elektrike në veri të Kosovës ka qenë me reduktime, ndërkohë që, siç thotë Ivanoviq, në Serbi një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Të gjitha këto, thotë Ivanoviq, mund të jenë pasoja që po i vuajnë serbët e veriut për shkak të vendimit të tyre për referendumin.

Mirëpo, ndryshe mendon Dragisha Kërstoviq, politikan serb nga Leposaviqi. Ai thotë se shteti serb nuk është i interesuar t’i përkeqësojë raportet me banorët serbë të veriut të Kosovës dhe t’i dënojë ata, për shkak të referendumit.

Por, Kërstoviq vlerëson se është fakt që marrëdhëniet e Beogradit zyrtar me përfaqësuesit e serbëve të veriut janë përkeqësuar mjaft. Megjithatë, ai nuk beson në ato që Ivanoviq i quan sinjale të hakmarrjes së Beogradit zyrtar ndaj serbëve të veriut, për shkak të referendumit.

“Diçka është duke ndodhur, por unë nuk mund ta ndërlidh këtë dhe ta vë në kontekst të asaj që kjo po ndodh për shkak të referendumit dhe se ky është ‘dënim’ për përfaqësuesit e padëgjueshëm serbë të veriut apo përgjithësisht për serbët e padëgjueshëm. Mendoj se këto janë më shumë pasoja të rrethanave objektive dhe nuk jam i prirë që të besoj se këto janë diçka, me të cilat Beogradi po i disiplinon serbët e veriut të Kosovës”, shprehet Kërstoviq.

Ndryshe, të dy këta politikanë serbë të veriut të Kosovës, i shohin në mënyra të ndryshme raportet e Beogradit zyrtar dhe serbëve të veriut pas mbajtjes eventuale të referendumit. Ivanoviq nuk beson se marrëdhëniet e serbëve të veriut dhe autoriteteve në Beograd do të vazhdojnë të jenë të tensionuara.

“Mendoj se situata, megjithatë, do të qetësohet, pavarësisht kundërshtimeve të Beogradit ndaj deklarimit të vullnetit demokratik të qytetarëve në mënyrë legale. Të gjithë duhet ta pranojnë një gjë të tillë si fakt dhe nuk kjo nuk guxon që të shërbejë si shkak për çfarëdo pasojash apo përplasjesh. Mendoj se ai vendim, në fund, do të ndikojë që të arrijmë një unifikim më të madh të serbëve se sa që ekziston në këtë çast”, vlerëson Ivanoviq.

Megjithatë, Kërstoviq beson se porositë e Beogradit, përmes të cilave kundërshtohet mbajtja e referendumit, janë të sinqerta. Mbajtja e referendumit, sipas tij, do t’i përkeqësonte marrëdhëniet e Beogradit me serbët e veriut.

“Nëse porositë janë të sinqerta, atëherë, me siguri se marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe përfaqësuesve të serbëve do të jenë më ndryshe sesa që kanë qenë deri më tash. Do të thotë, do të ketë më pak besim të ndërsjellë, më pak bashkëpunim, më pak aktivitete të përbashkëta dhe marrëveshje. Unë pres që kjo do të ndodhë. Por, kush e di... Në atë kohë do të nisë edhe fushata parazgjedhore dhe aty do të jenë edhe disa gjëra që nuk mund të parashikohen”, thekson Kërstoviq.

Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, ditë më parë, kanë theksuar se mbajtja eventuale e referendumit dhe rezultati i tij nuk do të kenë efekt ligjor, por vetëm politik. /rel/


Add comment

KosovariMedia mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Radio Drijona 24/7

Portali ku takohet Bota Shqipëtare

Kliko në Foto më posht dhe
Dëgjo Radio Drijona 24/7
me:

Kliko dhe Dëgjo Radio Drijona 24/7 me Windows Media PlayerKliko dhe Dëgjo Radio Drijona 24/7 me Real PlayerKliko dhe Dëgjo Radio Drijona 24/7 me Winamp PlayerKliko dhe Dëgjo Radio Drijona 24/7 me iTunes

Kliko më posht dhe dërgo

URIME - PËRSHËNDETJE

Art dhe Kultur

Mërgimi dhe vendëlindja si simbolikë në poezinë e Neki Lulajt

News image

Shkruan: Arif Molliqi - Mërgimit, kësaj teme dhe këtij fati nuk ka mundur t’i shpëtoj asnjë krijues....

Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments

Agim Gashi- zë që lëvizë edhe gurin

News image

"Poeti, këngëtari, rapsodi, veprimtari e krijuesi artistik Agim Gashi, është emër i njohur, që prej ...

Art dhe Kultur | Hits: 159 | Comments

Braila e Naum Veqilharxhit në gjuhën shqipe

News image

Përgaditi: Baki Ymeri - Jo për Brailën e kemi fjalën, por për poetin më të mirë të kësaj metropole i...

Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments

Shkolla shqipe, si dje edhe sot, në të njëjtat pozita

News image

Të bëjmë më shumë sot për fëmijët tanë që nesër të mos jetë vonë (Shkolla shqipe në Kirchheim-Teck...

Art dhe Kultur | Hits: 39 | Comments

Botime të reja: ”Historia e Kosovës”

News image

Përgaditi: Mexhid Yvejsi - Këto ditë të ftohta dimri, janar, 2012, doli nga shtypi "Historia e Kosov...

Art dhe Kultur | Hits: 36 | Comments

Neki Lulaj dhe zjarri i shenjtë i shpirtit shqiptar

News image

Përgaditi: Baki Ymeri - “Zjarri i shpirtit” është libri i tretë i Neki Lulajt që e pa dritën e botim...

Art dhe Kultur | Hits: 75 | Comments

Flaka e pashuar shqiptare e një misioni poetik

News image

Nga Octavian Mihalcea* - Universi poetik i Ekzilit të shpirtit, një album vlerash të larta lirike të...

Art dhe Kultur | Hits: 42 | Comments

Krijimtaria e poetit të njohur Mark Kuzhnini

News image

Jeta Artistike e Poetit Mark Kuzhnini / Përgaditi: Lek Mrijaj - Mark Kuzhnini hyn në radhën e poet...

Art dhe Kultur | Hits: 41 | Comments