|
Policia e EULEX-it arreston një të dyshuar për krime të luftës
Policia e EULEX -it, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, ka arrestuar një të dyshuar lidhur me krime të luftës.
Në njoftimin e EULEX -it, thuhet se arrestimi është bërë sot në rajonin e Gjakovës.
Më tutje, në njoftim thuhet se “rasti është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të EULEX -it mbi keqtrajtimet e mundshme të personave të mbajtur në objektet e UÇK-së në veriun e Shqipërisë, gjatë konfliktit të viteve 1998-99”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë.
|