|
Nora i rikthehet origjinales
Me look-un dhe pamjen e saj të jashtme ka eksperimentuar shumë ndërsa stilimet e flokëve kanë qenë nga më të ndryshmet. Nora Istrefi, ka mbetur gjithmonë te brusnia, por reflekset kanë qenë të shumta, ndërsa këtë herë, në klipin e saj të më fundit, ajo i është rikthyer ngjyrës së saj origjinale të flokëve, geshtenjë paksa e çelur. Onde të mëdha dhe një pamje shumë e freskët dhe natyrale. Nuk ka dashur shumë stilim tek parukierët apo veshje seksi dhe joshëse. Ka mjaftuar një pamje e thjeshtë dhe veshje normale, të një vajze jo moderne. Por kjo është pamja vetëm për klipin e radhës, pasi ditët në vijim nga Nora mund të na sjellin të tjera surpriza, transmeton Ballkanweb.
|