|
Një tjetër sfidë nga Ledina
E quajmë kështu, sepse në të vërtetë është fjala për një material të ri muzikor, një këngë e përgatitur nga Ledina Çelo. Kënga mban titullin ’Can you touch me baby’, dhe është gati për t’u prezantuar në Gjermani. Këto ditë ajo do të paraqitet përsëri në klasifikimet e vendit, ku tashmë Ledina jeton dhe synon të vazhdojë karrierën. Për Ledinën nuk është hera e parë që kënga t’i lansohet në ‘hit-paradë’. Disa kohë më parë ajo paraqiti këngën “Deangers”. Kënga u klasifikua në listën e 100 këngëve më të mira në Gjermani, madje “Top Charts” arriti që ta mbante të pozicionuar Ledina Çelon për dy muaj në renditjen e më të mirëve. Dhe ajo nuk ndalet, por këtë herë është në sfidën e radhës, shkruan Bluetooth.
|