|
Genta gjithnjë më e suksesshme
Këngëtarja e njohur Genta Ismaji ka realizuar një duet më këngëtarin turk Cuneyt Çakim, këngë që tashmë ka filluar të bëhet hit edhe pa videoklip të realizuar. Dueti i realizuar duket se Gentës po i sjell sukses të ri, shkruajnë mediet kosovare. Ndonëse videoja e këngës akoma nuk është realizuar, kënga po pëlqehet me të madhe në disa vende evropiane, thekson e përditshmja “Infopress”.
Pos Turqisë, kënga me titull “Sexy”, gjendet edhe nëpër top listat e radiove gjermane. Kënga në fjalë do të jetë pjesë e festivalit “Istanbul Music Awards”, ku pritet të marrë pjesë edhe Genta. Aktualisht kjo këngëtare kosovare është duke bashkëpunuar me këngëtarin Labinot Tahirin për një tjetër duet, ndërsa tashmë e ka përfunduar edhe një duet me reperin Noizy.
|