|
Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 3 Months ago
|
Karma: 109
|
|
Adelina: Këngëtaret i kërkojnë regjisorit klipe si të miat
"Mos më kopjo mua", thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me dukjen e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht për mediat e shkruara. Këtë radhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për "Panorama plus".
Ka pak ditë që ke publikuar një këngë të re të cilës i ke realizuar edhe klipin. Na trego diçka më shumë?
Isha në makinë, po dëgjoja një cd dhe dëgjova një potpuri të mrekullueshme kënduar nga perla e muzikës shqipe, Fatmira Breçani. Si admiruese e flaktë e muzikës sonë të pastër shqipe, Fatmira Breçani mbetet njëra ndër legjendat e gjalla të muzikës shqipe për mua, por edhe potpuria më mrekulloi dhe e dija që s‘do të shpëtoja pa e kënduar. Vendosa këtë potpuri të vjetër të muzikës autoktone shqipe ta rikrijoj në zhanrin “Tribal”, një zhanër ky shumë modern në trendët e fundit të muzikës botërore. Realizimi i këngës u bë në Zvicër. U ndava shumë e kënaqur. Realizimi i klipit zgjati tri ditë dhe dy net, me 4 orë pushim për të fjetur. Nuk mund të them që ishte e lehtë, megjithatë duhej të udhëhiqja një ekip prej 137 njerëzish, të koncentrohesha në vallëzim, këndim, aktrim, të gjitha. Regjisori, i cili kryekëput realizoi idenë time, në fund më tha: “Nuk e kuptoj pse shumica e njerëzve që kam punuar me ta, të kanë prezantuar tek unë si një njeri problematik. Ti vetëm po e di çka don”.
Kush u kujdes për pamjen?
Unë i kisha skicuar të gjitha, veshjen, flokët, grimin e deri në detajet më të vogla. Inspirimi im në lëmin e bukurisë femërore mbetet Fadil Berisha dhe çdo foto e tij që e shikoj, më sjell pa fund ide. Disa veshje janë ide të z. Berisha, dhe ndjehem me fat që njoh atë njeri. Unë bëra vizatimet, grimeri i vendosi në fytyrën time.
Shihet një Adelinë e transformuar në disa role, sa të vështirë e kishe?
Unë kam treguar qyshkur që aktrimin ma ka mësuar i madhi Sevdai Radogoshi, dhe nuk e kisha vështirë të aktroja. Në këtë klip jam inspiruar nga skeçet e tij fantastike ku ai i pari ka luajtur pa problem “femrën, mashkullin problematik, e pafund karaktere që unë “ia vodha” dhe i futa në klip (qesh). Dhe jam mësuar si të koncentrohem që të futem në rol, të mos përziej karakteret, e shumë fshehtësi të tjera profesionale (qesh).
Për ata që nuk e kuptojnë subjektin e këngës dhe klipit, na bëj një sqarim në pika të shkurta?
Ka disa porosi. Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë religjionin e çdokujt, dhe në mesin e popullit tonë ekzistojnë edhe katolikë, edhe myslimanë, edhe ortodokse, etj., trajtova pikërisht respektimin e religjionit të shqiptarëve. Porosia ime është e qartë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Në përgjithësi, mesazhi është: ”Arti, muzika nuk njohin kufij dhe në një diskotekë, nën tingujt e një kënge të pëlqyer, në gëzim, shqiptarët bashkohen të gjithë. Qoftë mbretëreshë, qoftë kamarier, qofte katolikja me myslimanen, qoftë një mashkull problematik me një DJ hebrej, qoftë vallëtare, kushdo qoftë, kënga e bashkon. Këtë e kam parë me sytë e mi në çdo koncert ku këndoj. Kombi i pasqyruar përmes artit është universal. Nuk njeh kufinj të ndarjes, por të bashkimit.
Këngëtarët asnjëherë nuk tregojnë detajet e rëndësishme gjatë realizimit të klipeve, do na zbulosh diçka ekskluzive për ne?
Nuk di pse fshehin këngëtaret rëndësinë e montimit. Në 90% të klipeve këngëtarja bën një lëvizje të vogël, e cila kur montohet duket si vallëzim perfekt. Ok, unë këtë nuk e lejova, sepse do dukem qesharake kur në koncerte të mia do të kërkohej ai vallëzim nga unë, e unë s‘do të isha në gjendje ta bëja, por ka një fshehtësi në klip. Ka skena ku shihen nga 2-3, nganjëherë të gjitha “Adelinat” në një skenë të vetme. Unë kisha 7 dublere që aktronin rolet e mia para një kamere të vetme. Por kjo është forca e filmimeve. Ka shumë pjesë që nuk janë futur në klip, që unë i konsideroja shumë të bukura, por regjisori më tha: “Adelinë, kot po torturon montazherin. Ne kemi material edhe për 5 klipe, po të ishte kënga 180 minuta, vërtetë do shfaqej çdo gjë që ti dëshiron”.
Projekti shihet që është i shtrenjtë, do na tregosh sa kushtoi dhe kush ka financuar?
Nuk parapëlqej të flas për kostot e klipeve, më duket banale të lavdërohem me çmime të mëdha. Asnjëherë në jetë nuk kam pasur klip me buxhet të ulët. Klipi është financuar nga unë, gjë që shihet në fillim të klipit ku reklamohet “Iliada entertaiment”, produksion ku unë jam bashkëpronare.
Më herët televizionet gjithmonë projektet e Adelina Ismailit kanë “vrapuar” t’i marrin si ekskluzive, derisa këtë radhë pamë që klipin ua kishe lënë ekskluzivitet fansave, ke më shumë besim tek ata?
Nganjëherë kam përshtypjen që e teproj me sentimentet, në botën e egër të shou-biznesit ku kërkohet vrazhdësi, por jam në një stad jetësor ku saktësisht e di se kush vlen për mua. Fansat e mi kanë qenë me mua në të mirë e në të keqe. Kush e meriton më shumë? Askush. Adelina si këngëtare ekziston për fansat, posaçërisht për fansin tim të cilit ia besova klipin.
Thuhet që klipi tashmë ka pushtuar mediat televizive, përveç fansave kush tjetër e ka pasur ekskluzivitetin?
Artisti s‘mund të ekzistojë pa mediume, dhe as mediumet pa artistët. “Luftërat” medium-artist rrisin interesimin për të dyja palët, deri në momentin kur kalohet kufiri i kulturës, edukatës dhe mirësjelljes. Ekskluzivitetin e kanë pasur të gjithë. Në të njëjtën ditë klipi është shpërndarë në të gjitha mediumet elektronike, gjë që nuk ishte aspak e lehtë.
Ndërkohë edhe për intervista je pak e rezervuar, pse?
Nuk jam e rezervuar, por totalisht e mbyllur për çdo media të shkruar që ka marrë guximin njëherë në jetë të shkruajë gjëra që më kanë ofenduar pa bazë. E di që asnjë nuk varet nga unë, por unë aq më pak. Për fansat gjithmonë jam aty.
“Do not copy me”, mbishkrim i bukur që më pëlqeu jashtë mase, kujt i është dedikuar?
Ishte ide e regjisorit, dhe gati u përplasëm sepse nuk pranoja. Ai ka punuar me shumë këngëtare, njeh karrierën time mirë, dhe gjatë tërë kohës kur bëja grimin apo flokët, më ngacmonte duke më treguar për këngëtare që kur shkojnë të realizojnë klip, dërgojnë regjistrime të koncerteve të mia. Në fund më bindi duke më thënë që ky nuk ishte mesazh vetëm për këngëtaret tona, por edhe për mjaft këngëtare sllave. Më gjeti pikën e dobët dhe pranova si gjysmë në vaj (qesh). Unë nuk kam pranuar asnjëherë në këngë të lavdëroj veten aman! Tash më pëlqen ajo ide, që në fillim po bëja luftë (qesh). Megjithatë parapëlqej të vlerësohem objektivisht nga të tjerët.
A i frikoheni reagimit të “fanatikëve” për simbolet religjioze në klip?
Aq sa është frikësuar Skënderbeu nga dikush! Pra frikohem aspak. Mbi të gjitha është shqiptaria.
Lexuesi gjithmonë do të dijë diçka nga jeta private e Adelinës. Na trego pak?
Si çdo njeri i gjallë, kam kaluar sfida që më kishte caktuar fati, dhe si duket fati më shpërbleu. Jeta ime private është e lidhur me profesionin si asnjëherë më parë, momentalisht. Jam e lumtur me punën që bëj, dhe në më dhashtë Perëndia fatin, do të kem një jetë normale si çdo femër tjetër. Jeta ime është më shumë në avion e hotele, sesa në shtëpi. Në rastet më të shëmtuara të jetës, ngushëllimin e kam gjetur në lutjen: “Më dhashtë Perëndia fatin, ashtu siç e kam shpirtin”. Çdo mund e sakrificë po ndjej që po shperblehet. Kam zgjedhur një profesion jo të lehtë. Por këtë rrugë kam zgjedhur vet, Zoti më përkrah dhe nuk lejoj askënd të ngrejë zërin kundër fatit e Zotit.
Ke pasur shumë suksese në koncerte anë e mbanë ku jetojnë shqiptarët, je pritur jashtëzakonisht mirë, flitet që këto koncerte do të përsëriten? Ku ndjehesh më së miri kur këndon?
Turneu në Evropë u përsërit, do të përsëritet prapë. Turneu në Shtetet e Bashkuara do të përsëritet vitin e ardhshëm, në qofsha shëndosh e mirë. Kosovën dhe Shqipërinë i kam lënë pak keq këtë vit dhe shfrytëzoj rastin të kërkoj falje të gjithë atyre që më ftuan, por e kisha të pamundur, shkaku i obligimeve jashtë Kosovës. Pa dyshim, më së miri ndjehem në diskotekën më të madhe dhe më moderne shqiptare, në “Rinora 4”. Ata njerëz janë pafundësisht profesionalë, gjithmonë në hap me trendët më të reja botërore, kanë qenë pranë meje në raste të mira dhe jo të mira, është një klientelë e zgjedhur të rinjsh shqiptarë dhe të huaj. Njerëz si këta na bëjnë të mburremi që jemi shqiptarë.
Diçka për fund?
Respekto kishë e xhami, admiro të shenjtën shqiptari.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 3 Months ago
|
Karma: 109
|
|
Ndërhyrje kirurgjike në të ardhmen, nuk e përjashtoj mundësinë
Teuta Gaxheri, Bota Sot
Intervistë me këngëtaren Shyhrete Behluli
‘Nuk kam bërë asnjë operacion plastik, kam hequr disa benga nga fytyra dhe ndoshta po ju dukem më ndryshe. Nuk e përjashtoj mundësinë që në të ardhmen, kur të shohë se kam nevojë për një gjë të tillë të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Jo vetëm artistët por çdo grua edhe ajo amvise ka dëshirë të duket bukur, pse jo të bënë të ndjehesh më mirë’, tha këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli.
“Bota Sot”: Qe sa vjet jeni në skenë?
Shyhrete Behluli: Unë po e ndjej veten se kam qenë gjithë jetën në skenë. Ka gjithsej 34 vjet që jam prezantuar para mediave në një emision televiziv në vitin 1974. Emisioni mbante emrin emisionin ”Ujku Mushtishti 74 “. Pra është një kohë e gjatë që jam bërë mysafire në një farë mënyre nëpër çdo shtëpi shqiptare, kuptohet nëpërmes ekranit.
“Bota Sot”: Keni kënduar në një kohë të vështirë, si ishte për një femër shqiptare?
Shyhrete Behluli: Nuk ka qenë e lehtë për një femër shqiptare, e aq më tepër nga fshati të jesh e shkolluar e sidomos të jesh e angazhuar në jetën kulturore. Dëshira e madhe për këngën sfidoi të gjitha, por kuptohet me ndihmën dhe përkrahjen e prindërve, dhe të arsimtarit të muzikës Ibrahim Hamitit. Unë gjithmonë mendoja, se talenti nëse nuk shfrytëzohet dhe ushtrohet, atëherë zhduket.
“Bota Sot”: Në atë kohë kur filluat si këngëtare, a ka pasur paragjykime për vajzat që ecnin në atë rrugë?
Shyhrete Behluli: Fatmirësisht në vendin ku u rrita, shkollova dhe këndova, nuk ka pasur kësi lloj paragjykimesh si në vendet tjera. Edhe pse ishte fshat ka pasur një emancipim më të avancuar se sa fshatrat e tjera dhe kjo ka bërë që profesioni të mos jetë pengesë për mua. Mendoj se edhe rrethi ka një ndikim mjaft të madh për çdo lloje veprimtarie. Me këngën time dhe me prezantimet e mia mburrej fshati, por edhe sot e kësaj dite ndodh e njëjta. Jam shumë mirënjohëse që më kanë përkrahur aq shumë, prandaj nuk i kam zhgënjyer asnjëherë.
“Bota Sot”: Jeni nënë, bashkëshorte dhe fytyrë e njohur në skenën muzikore, sa është e vështir t’i koordinoni këto detyra?
Shyhrete Behluli: Nuk është e lehtë për një femër pa marrë parasysh se çfarë profesioni ka, sepse kur asaj i duhet të dal nga shtëpia për të është vështirë, ngase gruaja është grua të cilës disa punë nuk mund t'ia hjekë askush. Por kur je e përkushtuar për një punë mund t’i koordinosh të gjitha.
“Bota Sot”: Sa albume ke edituar deri tash?
Shyhrete Behluli: Albume kam mjaft por numër të saktë nuk e di, sigurisht sillen diku 30-të . Kam filluar të mos i numëroj më sepse më është bërë
si rutinë.
“Bota Sot”: Keni ndonjë këngë në repertoarin tuaj që e këndoni me më shumë pasion?
Shyhrete Behluli: Të gjitha këngët në albumet e mia i dua, por ka ndonjë këngë që e kam më të veçantë. Kjo ndodh për arsye se ka mesazhin apo melodinë më të mirë. Janë këto këngë të cilat mund ti dalloi, si kënga për "Nënën", “Evlatin”, “Treni i fundit”, “Skënderbeu e Zahir Pajaziti”, “Bija o moj bija” ,etj... të cilat i këndoj më me pasion.
“Bota Sot”: Nga kush këshilloheni më shumë për pamjen tuaj?
Shyhrete Behluli: Të jesh e përkryer është e vështirë, por mundohem të kem një dukje të pranueshme për publikun tim sepse skena kërkon edhe pamjen e bukur vizuale. Pas interpretimit unë marr mendimin edhe të familjes në radhë të parë, nga bashkëshorti im dhe nga vajza e madhe Njomza që kujdeset shumë për dukjen time, atë e kam dorë të djathtë.
“Bota Sot”: Muzika është më e mirë tash apo ishte atëherë ?
Shyhrete Behluli: Po t'ju them të drejtën kënga e mirë është çdo herë e mirë, por varet si punohet. Atëherë ka qenë pak më e pastër muzika se sa tash, sepse ka pasur njëfarë rendi në muzikë, e jo si tash të këndosh çfarë të teket apo të bie ndër mend. Në të gjitha vendet demokratike kështu punohet. Kualiteti çdo herë ka qenë dominant edhe kur është konkurrenca më e madhe punohet më shumë. Kur dëgjoj lloj-lloj kënge më vjen turp që i përkas atij profesioni dhe them pse janë aq të papërgjegjshëm disa këngëtarë.
“Bota Sot”: Gjatë prezantimeve tuaja dukeni shumë e ëmbël dhe e qetë, çfarë tipi në të vërtetë është Shyhretja?
Shyhrete Behluli: Mendoj se njeriu brendësinë e shpirtit e tregon me pamjen e jashtme. Nëse ndonjëherë mund të tjetërsohet nuk mundet përherë, unë jam ashtu në karakter si në këngë ashtu edhe në jetën e përditshme.
“Bota Sot”: Disa këngë tuajat këndohen edhe nga këngëtarë tjerë, çka mendoni për “huazimin” e këngëve ndërmjet këngëtarëve?
Shyhrete Behluli: Nuk është e mirë që as në kolegialitet t’i marrësh këngët dikujt tjetër, pse të jesh kopje e dikujt. Janë momente të cilat edhe këndohen këngët e të tjerëve, sidomos nëpër dasma e ahengje, por jo të botohen. Ashtu edhe stili nuk i kopjohet askujt, sepse asnjëherë nuk do të jesh vetvetja.
“Bota Sot”: Flitet shumë se pamja juaj në kohët e fundit është përtërirë, qarkullojnë fjalë se keni bërë operacione plastike në fytyrë, a ka diçka të vërtet këtu?
Shyhrete Behluli: Jo nuk kamë bërë asnjë operacion plastik, kam hequr disa benga nga fytyra dhe ndoshta po ju dukem më ndryshe. Nuk e përjashtoj mundësinë që në të ardhmen, kur të shohë se kam nevojë për një gjë të tillë të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Jo vetëm artistët por çdo grua edhe ajo amvise ka dëshirë të duket bukur, pse jo të bënë të ndjehesh më mirë.
Bota Sot”: Planet tuaja ....?
Shyhrete Behluli: Planet afat shkurtra janë përgatitjet për programet festive të fundvitit.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 3 Months ago
|
Karma: 109
|
|
Në pritje të rolit të jetës
Albulena Neziri, Bota Sot
Intervistë më aktorin Dibran Tahiri
Dibran Tahiri është një burrë intelegjent. Di të depërtojë në thellësi të gjërave. Bota e tij është përplot enciklopedi, është e mbushur plot nostalgji për të kaluarën. Ai beson, e sheh botën me syrin e tij, larg sikurse edhe mendon, dhe gjithçka që përcjell është edhe brenda këtyre kontureve, brenda këtij sinqeritet. Fjalët e tij, gati gjithmonë tingëllojnë bukur, ngase bota e këtij aktori është e pastër, e brishtë, por shumë e sinqertë.
“Bota Sot” : Keni filluar të merreni me aktrim në kohën kur nuk kishte shumë me këtë profesion, a ka qenë e vështirë që të filloni një karrierë në atë kohë?
Dibran Tahiri: Në atë kohë vërtet aktorët numëroheshin në gishtërinjë, si aktorë të filmit, po ashtu edhe të teatrit. Por në atë kohë ishte filmi i cili përcillej më së shumti. Një ditë doli në gazetë një kumtesë, që kërkoheshin aktorë të rinjë sepse do të hapej akademia për film, teater, dhe radiotelevizion. Ato hapeshin në Beograd, dhe nuk kisha mundësi të shkoj. Më vonë këto akademi u hapën edhe në Prishtinë, dhe unë me disa kolegë të mi konkuruam, u paraqitem dhe u pranuam.
“Bota Sot” :Cilat kanë qenë vështirësitë në fillimin e karrierës suaj?
Dibran Tahiri: Unë punën time e marr me shumë seriozitet.Vështirësitë tejkaloheshin nga vullneti tepër i madh, do të thotë që të dëshmohet dhe kolegët të mijë më të vjetër kishin besim tek unë. Dua të them që kam pasur nderin që kam pasur profesorë jashtëzakonisht të mirë afër vetes. Jo vetëm që profesorët na mësonin zanatin, por ata na përgatitnin edhe për jetë, për të jetësuar këtë profesion, ëndrrat tona, dhe të jemi të pavarur, por dhe se si të jetonim nga ky profesion. Edhe pse është e vështirë të jetohet me profesionin e aktorit, unë jam ndër të rrallët i cili ende jetoj nga rroga e aktorit, unë ende jetoj nga ky profesion.
“Bota Sot” A është dashur t’i përshtateni kohës dhe roleve të reja që kanë gjeneruar me kohën?
Dibran Tahiri: Profesioni i aktorit është shumë interesantë. Thonë se aktori nuk ka moshë, aktori duhet ti përshtatet kohës, të jetë i vetëdijshëm me kohën, vendit, dhe hapsirës e rrethit ku jeton. Për të qenë aktor i mirë duhet ta jetosh jetën intenzivisht, në kuptimin e plotë të fjalës, të vërejë, hulumtoj, dhe të shoh cdo gjë.Vitet po kalonin dhe vinin aktorë të rinjë, gjenerata të reja të regjisorëve të rinjë me ide të reja. Ne duhej ti përshtatemi, dhe kjo përshtatshmëri vinte nga përcjellja intensive e filmave, dramave, dhe letersisë. Sidmosos tash janë mundësitë maksimale të kemi qasje në tërë botën, dhe kjo duke ju falënderuar mjeteve të komunikimit, sidomos internetit. Edhe pse aktorët e rinjë mendojnë se ne e kemi shumë më lehtë kur luajmë një rol të ri. Ndoshta ata nuk e dinë se edhe për ne është qdo rol i ri, dhe është sikur t’ia fillosh nga e para. Rolet e reja kur i marrim duhet të ambientohemi me diqka të re. Rrethanat janë të panjohura si për mua, si për aktorin e ri. Por ndoshta tek rezultati arrijmë më shpejt falë përvojës dhe njohurive që kemi.
“Bota Sot” : A ju pëlqen më shumë të luani në teatër, filma artistik apo në seriale?
Dibran Tahiri: Dikur Teatri ka qënë dashuria ime e parë. Kur kam filluar si aktor filmi për mua ka qenë i pa arritshëm. Teatri të popullarizon ngadalë ose të zhduk tërësisht. Në teatër autori mund “të vdes” më shpejtë sepse është numri i vogël i shikuesve që të mbajnë mend. Çdo gjë zhduket përpos që mbesin disa fotografi, është profesion jetëshkurtër. Puna në teatër ishte një përgatitje ose parapërgatitje për të interpretuar role në filma dhe televizion. Regjisori Fatos Berisha më ofroj një rol kryesor në serialin “Familja Moderne” dhe e gjitha nisi para nëntë vjetësh. Falë këtyre mundësive dhe rrethanave, skenaristëve, regjisorëve, organizatorëve “Familja Moderne” ende vazhdon.
“Bota Sot” : Dihet se seriali “Familja Moderne”, kërkon një angazhim të vazhdueshëm, a keni kohë të lirë dhe ku e kaloni më së shumti?
Dibran Tahitri: Kurrë nuk më ka lodhur puna dhe angazhimi i madh, mua më ka lodhurur mos puna.Dikur në Teatrin Kombëtar kam interpretuar pesë role kryesore për një sezon, dhe gjithmonë gjeja kohë edhe për pushim,relaksim, dhe për të pirë kafe me miqtë. Kohën e lirë e kaloj në lokalin Hotel Grand, shkaku i hapësirës dhe shërbimit.
“Bota Sot” : Përveç Familjes Moderne, a jeni duke punuar edhe në ndonjë projekt tjetër, apo po planifikoni të merrni pjesë edhe në ndonjë projekt tjetër?
Dibran Tahiri: Kam punuar në një projekt prej dhjete epizodash që e financoi USAID dhe populli amerikan. Gjithashtu projektin e ndihmoi edhe një donacion nga Kroacia. Seriali bënë fjalë për gjykatat, drejtësinë ligjshmërinë në Kosvë, ky ishte nje projekt prej 10 epizodash. Unë luajta në pesë epizoda në këtë serial që u mbajt gjatë veres. Interpretoja rolin e një gjykatësi do të thotë kryetarit të gjygjit ky ka qenë një rol krejt ndryshe nga Dini i ‘Familjes moderne’ për mua ishte një rol mjaft relaksues. Organizimi ishte jashtëzakonisht i mirë dhe doli mjaft i suksesshëm. Angazhimi tjetër është në ‘Familjen moderne’, në teatër nuk kam angazhime që një vit, kanë bërë mirë që nuk më kanë angazhuar sepse isha i zënë me këto projekte te tjera. Ndërsa angazhimi i fundit ishte udhëheqja, hapja, mbarimi dhe mbyllja e festivalit ndërkombëtarë të filmit qe u mbajt në Prishtinë. Pata rastin, unë dhe Yllka Gashi, ta sprovojmë vetën në rolin e moderatorit në mënyrën më klasike të mundshme kjo ka qenë kërkesa e regjisorit Fatos Berishës dhe Orhan Kerkezi ndërsa drejtoreshë e filmit ishte Vjollca Berisha, më kanë bërë nder që më kanë angazhuar në këtë projekt.
“Bota Sot”: A mendoni që keni realizuar ambiciet tuaja?
Dibran Tahiri: Ambiciet e aktorit nuk plotësohen kurrë, nuk besoj që ka ndonjë aktorë që ka thënë, kjo ka qenë ajo që unë kam dashtë në jetë. Kam interpretuar role shume të rëndesishme por prapë se prapë po pres ta fitoj rolin e jetës, ende nuk më ka ardhur roli që unë po e pres.
“Bota Sot”: Po cilat janë ambiciet e tuaja që planifikoni t’i arrini deri në fund të karrierës tuaj ?
Dibran Tahiri: Tani po pres të me jepen role që më përshtatën, ma merr mendja që jam ende në formë, memorja nuk më kë lëshuar ende. Për ta mbajtur memorjen gjallë vazhdimisht mësoj vjersha përmëndesh, pra për ta ushtruar trurin. Nuk pres ndonjë sukses spektakular tani në këtë moshë, por po përpiqem që ajo që më ofrohet të luaj dhe ta realizoj në mënyrë sa më korrekte.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 3 Months ago
|
Karma: 109
|
|
“Kosovari” i “Portokallisë”: Në Shqipëri ndryshova gjuhën, po jo të dashurën
This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Ai vjen nga Kosova në Tiranë, duke braktisur gjithçka që kishte ndërtuar prej 20 vitesh. I shtyrë nga ambicia profesionale, edhe pse mosha e imët nuk e lejonte të studionte aktrimin e akademisë profesionale, aktori kosovar, Kreshnik Ibrahimi, zgjedh Tiranën për të garantuar sukses. Nëse do ta ndeshim në rrugë apo një tjetër ambient, pamja e tij nuk të lë përshtypjen e një personazhi të njohur publik, siç shndërrohet një aktor i spektaklit të së dielës, “Portokalli”. Kreshnik Ibrahimi është vetëm 21 vjeç, djali që ndryshe mund të identifikohet me rolin e Olsit të “Big Brother” apo kohët e fundit me personazhin e shqiptarit të Kosovës që nuk përkthen dot shqip-shqip. Pak ironi, harmonizuar me doza humori sipas aktorit Ibrahimi, ky personazh cek realitetin, situata që përballin shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë së Madhe, të cilët mes tyre nuk merren vesh. Në një intervistë, Ibrahimi tregon itinerarin artistik që ka përshkuar deri në skenën e “Portokallisë”, jetën me femrat dhe lidhjet e tij të reja...
-Çfarë ju shtyu të vinit nga Kosova në Tiranë: paratë, fama për aktrim apo prestigji i një televizioni të madh si Top-Channel?
-Pak nga të tria. Paraja është një mjet jetese, famën e kërkon çdo njeri, ndërsa televizioni ka pushtetin.
-Si erdhi ideja për të aktruar në spektaklin e “Portokallisë”?
-Ideja ka lindur prej kohësh, por në momentin që m’u ofrua edhe mundësia, shfrytëzova rastin. Por, dua të theksoj se “Portokallia” dhe Top-Channel është kanali i parë, në të cilin unë kam interpretuar. Më parë, kam aktruar në dy kanalet shtetërore të Kosovës, si Radiotelevizioni, dhe në televizionin KTV në emisionin “Përrallë me tupan”, një emision kopje i formatit të “Portokallisë”, por edhe ky një ndër më të ndjekurat në Kosovë. Pikërisht në këtë projekt kam interpretuar për rreth dy vjet, por më vonë synimet dhe ambiciet e mia kërkonin që të zgjeroja më shumë “tregun” e aktrimit, edhe jashtë Kosovës, pra në Shqipëri. Unë erdha këtu e ndihem jashtë mase mirë sepse spektakli i “Portokallisë” siç dihet është një ndër emisionit më të shikuara, në një kanal shumë të avancuar si Top-Channel.
-Si u pranuat të ishit pjesë e këtij spektakli?
-Të them të drejtën, unë i jam nënshtruar audicionit, duke sjellë me vete veç talentit edhe disa propozime për rolet që unë i kam dëshmuar në skenë. Kam bërë audicion me rolin e Olsit, Ramushit dhe disa personazhe të tjera. Konkursi ishte në datën 25 gusht të vitit 2008 e që prej asaj kohe jam pjesë e “Portokallisë”.
-Ndërkohë, së fundi jeni paraqitur me rolin e Elbasanit, një shqiptar i Kosovës, që nuk kuptohet me një tiranas. A ju pëlqen ky rol?
-Po, më pëlqen ky rol, por më shumë më pëlqen momenti kur personazhet nuk kuptohen me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që i bën më shumë njerëzit edhe të qeshin njëkohësisht.
-A ndiheni të gjykuar nga kosovarët se jeni në rolin e një personi që nuk merrni vesh nga gjuha jonë, këtu në Tiranë? Është ironi apo është problem mes nesh?
-Është diçka që prek realitetin tonë, në të vërtetë. Problemi ekziston mes të dyja palëve, duke mos harruar edhe faktorin pushtues në Kosovë, serbët, të cilët me kalimin e kohës kanë imponuar aq shumë fjalë në gjuhën, dialektin tonë. Kështu edhe sot e kësaj dite, siç vërehet ndikimi i këtyre imponimeve është i dukshëm në komunikim të shqiptarëve me shqiptar. Janë pasoja që do të na duhet vite me radhë derisa të zhduken këto defekte, me qëllim që të bëhet edhe një unifikim i gjuhës. Dëshira ime do të ishte të mos kemi shumë dallime gjuhësore, deri në atë rang sa të mos kuptohemi, në mënyrë që brezat pasardhës të mos përsërisin të njëjtat probleme. Duhet të kemi parasysh se edhe dialektet bëjnë të tyren. Fshati me fshatin ka dallim, ashtu si edhe qyteti me qytetin.
-Po ju vetë, si merreni vesh me ne shqiptarët e Shqipërisë? A keni pasur vështirësi të natyrës që dalin në pah edhe në rolin tuaj?
-Po, kam pasur shumë vështirësi (qesh). Në fillim, nuk e kisha të lehtë, më dukej vetja shumë i trashë. Tani, është më ndryshe, po përshtatem mirë me njerëzit dhe gjuhën e tyre. Më është dashur të ndryshoj, sepse unë kam ardhur në Shqipëri, dhe jo kjo e fundit tek unë. Më është dashur t’i përshtatem ambientit, vendeve, njerëzve me të cilët punoj, në mënyrë që të mos ndihem keq kur dialogoj.
-Më thoni disa fjalë që jeni detyruar t’i përshtatni.
-Ka shumë fjalë që ne në Kosovë nuk i përdorim, si “skonto” që dihet, kuptohet për ulje çmimi ose fjala “tuta”, të cilat ne i quajmë “trenerka”, “barseta” të flokëve, ne u themi “zylyfe”. Para pak kohësh shkova tek parukieri, ku edhe këtij të fundit i themi “frizer”, i kërkoja të më rregullonte zylyfet, por ai ngeli si i shtangur, sepse nuk po më kuptonte idenë. Janë më dhjetëra raste që ndodhem përballë këtyre situatave.
-Po filloni një shkollë për aktrim. A mendoni se një spektakël i tillë jua konsumon apo jua shpërdoron profesionin?
-Jo, nuk mendoj kështu, përkundrazi, e shikoj më shumë si një ndihmë, sepse aktorët e “Portokallisë”, duke u nisur nga puna që na kërkohet, e them pa frikë se janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj roli apo aktrimi. Ne përgatitemi që të përballojmë spektaklin gjithnjë live, drejtpërdrejtë, është një punë javore, e sjellë çdo ditë me punë intensive. Të kapësh ritmin dhe intensitetin që kërkon “Portokallia” nuk është e lehtë, e jo të gjithë aktorët mund të përballojnë këtë punë.
-Pse është e vështirë sot për një aktor të mbijetojë?
-Gjithkund është e vështirë për një aktor të mbijetojë në treg. Janë shumë aktorë në Kosovë dhe në Shqipëri që mbarojnë studimet. Në momentin kur ata luajnë diku dhe e ndiejnë veten një “yll”, pikërisht në këtë çast ata janë të dështuar. Të bëhesh një aktor, nuk do të thotë të dalësh vetëm një herë në televizion apo të bësh një shfaqje. Është e domosdoshme puna, sakrifica për vite me radhë për të krijuar një imazh, një emër.
-Është shumë e vështirë të luash dhe të jesh çdo javë përpara publikut. Kjo është arsyeja që aktorët e shikojnë vështirësinë për t’u bërë dikush. Në Kosovë njoh shumë aktorë që në momentin që afrohesh për të biseduar me ta, e ndien veten shumë të ofenduar, sepse ai mund të ketë luajtur vetëm një shfaqje apo një film dhe i duket vetja sikur është aktor i Hollivudit. Kjo është një arsye pse ata e mendojnë të vështirë të jesh aktor.
-Me cilët nga aktorët në spektakël keni krijuar më shumë afri?
-Ndër personat që çmoj dhe që bashkëpunoj më shumë, është Erand Sojli. U bënë disa
seri që unë luaj më Erandin. Të luash me këtë aktor, duke ditur barrierën si aktor dhe skenarist, është një nder për mua. Të jesh 21 vjeç dhe të punosh me një aktor si ai, do të thotë një privilegj i veçantë për mua, ndihem mirë dhe gjithmonë i përkrahur. Për këtë i jam shumë mirënjohës, pasi nga ai kam mësuar jashtë mase. Por, edhe ai ka parë diçka të mirë tek unë e pikërisht këtu është edhe zanafilla e bashkëpunimit tonë. Veç tij, kam pasur një mbështetje të veçantë edhe nga regjisori Altin Basha, nga Agron Llakaj, Vangjel Kozmai, Jani Duri dhe u jam shumë mirënjohës për ndihmën që më kanë dhënë, por gjithashtu edhe gjithë stafi i “Portokallisë”, ku për një vit e gjysmë kam gjetur përkrahje dhe jam konsultuar pa fund me ta. Më kanë dhënë shumë dashuri, një familje të vërtetë.
-Ju keni luajtur edhe rolin e Olsit të “Big Brother”...
-Ka qenë një rol i vështirë për mua, pasi ka qenë një rol shumë karakteristik, që nga e folura, veprimet dhe pamja e tij. Kur një personazh i njohur si ai vihet në skenë, sigurisht që brenda këtyre karaktereve do të gjesh humor, batuta apo situata. Roli i Olsit më ka dhënë një ndihmë të madhe, ndoshta edhe çelësi im i suksesit në këtë spektakël. Pretendimet e mia prej aktori nuk duan t’ia dinë nëse është një rol i Kosovës apo i Shqipërisë, unë jam aktor dhe dua të luaj.
-Ju vetëm në Tiranë rrini?
-Po, vetëm në Tiranë, por shkoj shpesh edhe në Durrës, pasi kam shumë miq.
-Ju mungon familja?
-Po, më mungon shumë familja, shoqëria ime. Por, këtu ndihem aq mirë, sa më duket sikur kam lënë një familje në Kosovë dhe kam gjetur një tjetër në Tiranë. Ajo është “Portokalli”.
-Çfarë mendoni për shoqëritë e dy kryeqyteteve?
-Nuk e di, vajzat më duken të mira, si në Prishtinë, ashtu edhe këto të Tiranës, ndërsa meshkujt nuk i shikoj me atë sy.
-Po, me çfarë syri i shikoni meshkujt?
-Meshkujt i shikoj vetëm si figura (qesh). E kam fjalën nuk i shikoj në të njëjtën mënyrë, siç shoh femrat.
-Keni zënë shumë shoqe në Tiranë?
-Jo, asnjëherë nuk kam zënë shoqe, por vetëm femra.
-A keni të dashur?
-Për momentin një të dashur, ajo është nga Kosova.
-Psikologët thonë se meshkujt janë më tepër të prirë drejt seksit, ndërsa femrat më shumë drejt dashurisë. Ju jeni njeri i dashurisë, romancës apo jeni “material”? Ku e përfshini veten?
-Unë përfshihem tek meshkujt romantikë. Të dashurën time e respektoj, e çmoj, e dua dhe jam shumë i dhënë pas saj. Por, puna ime intensive ka bërë ndonjëherë që ato edhe të mërziten, pasi kur kanë dëshirë të jem pranë tyre, unë mund të jem në prova. Kur kanë dëshirë që të dal me to, jam shpeshherë i zënë. Për mua ka më shumë rëndësi puna, suksesi, pasi të tjerat vijnë vetë me kohën.
|
|
|
|
Last Edit: 2009/10/31 20:14 By LiriSa.
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 3 Months ago
|
Karma: 109
|
|
Frederik Ndoci, këngëtari i martuar tri herë
Kam qenë i martuar tri herë. Herën e parë u martova në kishë, na martoi shteti në fakt; dy herët tjera u martova me celebrim, por u martova vetë. Tani
bashkëjetoj më një grua tjetër, jetojmë në Shqipëri", ka thënë në një interviste për mediat, këngëtari Frederik Ndoci. Ai tregon se me Aida Dyrrah, e cila e shoqëronte në këngën "Balada e gurit", me të cilën çifti përfaqësoi Shqipërinë edhe në Eurovizion, me kalimin e viteve diçka nuk po shkonte mirë. "Marrëdhënia jonë nisi të çalojë, kështu i erdhi fundi edhe
martesës", pohon Frederik Ndoci, ndërsa i pyetur se a ka ndonjë femër tjetër në jetën e tij, ai tregon: Po, si çdo burrë me çdo grua në botë. Me Aidën, gjithashtu këngëtare, ai është njohur vite më parë në Amerikë, pasi ajo thuajse është rritur atje, çifti u fejua dhe pas një viti u martua me dasmë e gjithçka tjetër, pra, krijuan një familje të mirëfilltë. Si person karizmatik dhe i drejtpërdrejtë që njihet, shkodrani Frederik Ndoci nuk ka nguruar edhe të rrëfejë që tradhtia është një koncept i njohur."Njeriu tradhton jo se nuk e
do personin me të cilin është, por gjithnjë ka arsye të tjera, shpesh të pashpjegueshme. Por kur arrin një pjekuri në moshë, gati çdo gjë e çmon
dhe e vlerëson ndryshe, ke një tjetër respekt dhe nuk do t'i humbasësh ato
që ke. Siç e thashë dhe më parë, unë kam zbuluar se dashuria pas një moshe, e humb atë pasionin e madh dhe shndërrohet në respekt e afërsi shpirtërore që e ndan me njeriun që ke pranë", ka përfunduar ai, i pyetur në lidhje me këtë çështje.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 3 Months ago
|
Karma: 109
|
|
Duhet përkujdesur për burrin se përndryshe...
Teuta Gaxherri, Bota Sot
Intervistë me këngëtaren Arta Bajrami
‘Seriozisht martesa të ndryshon shumë. Unë edhe kur kam qenë beqare nuk kam dalur shumë. Kam dashur dhe dua shumë të merrem me gjëra rreth shtëpisë. Por, përveç kësaj tani unë dhe Xhimi duhet të fillojmë më seriozisht të merremi me punë krijuese, hahahah. Shpresoj se po e kuptoni për çfarë krijimtarie po bëhet fjalë’, thotë Arta.
“Bota Sot”: Çfarë tipi është Arta?
Arta Bajrami: Jam një tip i fort edhe gjakftohtë në raste të rënda, nëse ballafaqohem me to kuptohet. Ndërsa në përgjithësi jam tip i zhurmshëm në familje dhe shoqëri, kam dëshirë të qeshi me të madhe, ku ka ma mirë se me qesh????
“Bota Sot”: Sa kujdeseni për veten?
Arta Bajrami: Provoj të mbaj veten në formë dhe të ndihem mirë në lëkurën time. Sa po ja arrijë, më mirë të komentojnë të tjerët.
“Bota Sot”: Jeni më shumë për idenë e një femre nënë, apo në karrierë?
Arta Bajrami: Kombinim i këtyre dyjave. Vetëm atëherë e ndjej veten të kompletuar.
“Bota Sot”: Për çfarë arsye do të mund ta braktisnit karrierën tuaj?
Arta Bajrami: Nëse ndonjë herë do të më shterrej zëri.
“Bota Sot”: Si po ndjeheni tash si e martuar, si bashkëshorte, sa ndikon fama në martesën tuaj?
Arta Bajrami: Është ndjenjë e veçantë. Thjesht jeta ndryshon për 180 shkallë. Lumturia në martesë, pastaj përcakton se është ky ndryshim pozitiv apo jo. Martesa bën që jeta të merr një kuptim tjetër. Mua po më pëlqen ky ndryshim.
“Bota Sot”: Ka ndryshuar diçka në karrierën tuaj muzikore pas martesës?
Arta Bajrami: Unë edhe para martesës, por sidomos tani po provoj të lë të shihet ana serioze e Arta Bajramit. Duke filluar nga imigji, sjellja në skenë, mënyra e të interpretuarit, por edhe vet muzika. Gjithë këto ndryshime po i përjetoj si pozitive, secilën herë më profesionale dhe më serioze e angazhuar në profesionin tim.
“Bota Sot”: Është më lehtë tash e martuar, apo më herët, e kam fjalën për muzikën?
Arta Bajrami: Në rastin tim martesa nuk ka ndryshuar asgjë në atë drejtim, por sigurisht se kur je single ke më shumë kohë për profesionin që ushtron pasi që si e martuar një pjesë e konsiderueshme e kohës shkon në favor të burrit. Duhet përkujdesur për të se përndryshe kërkon ndihmën e kojshisë, hahahah”.
“Bota Sot”:Çfarë është më e rëndësishme për ty në këto momente?
Arta Bajrami: Krijimi i familjes.
“Bota Sot”: Çka të bënë të ndjeheni krenare tek vetja?
Arta Bajrami: Suksesi në muzikë, suksesi në dashuri, lidhja ime me familjen time dhe të burrit. Këto janë 3 shtyllat që mbajnë shumë stabile krenarinë e Arta Bajramit. Jo gjithkush ka fatin dhe zotësinë t’i arrijë këto gjëra. Materialisht mund të qëndrosh mirë, por po nuk pate lidhje të fortë me familjen s’ke që do. Mund të kesh sukses shumë të madh në karrierë, por po nuk qe e lumtur në dashuri, prapë s’ke çka do. Por edhe sikur t’i kesh të dyja prapë nuk do jesh e kompletuar po nuk pate lidhje të shëndosh me familje, miq dhe shoqëri që të duan dhe i do.
“Bota Sot”: Cila ka qenë sfida më e madhe që ju është dashur të kaloni gjatë karrierës suaj?
Arta Bajrami: Nuk kam pasur ndonjë sfide aq të madhe sa që të mbaj në mend. Gjithçka mund të jetë sfidë. Zotësi është që sfidat t’i shikosh nga aspekti superior dhe jo nga ai inferior. Po e pate këtë logjike në jetë, çdo sfidë do të kapërcehet pa u vërejtur fare.
“Bota Sot”: Veshja juaj konsiderohet e zgjedhur dhe e veçantë, shije personale apo...?
Arta Bajrami: Kohëve të fundit po i lejoj vetes që më shumë të këshillohem nga stilistja ime dhe këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në të ardhmen pasi që po komplimentohem me të madhe për ndryshimet në imixhin tim.
“Bota Sot”: Me çka tjetër po merreni përveç muzikës?
Arta Bajrami: Me amvisëri, hahahah. Jo, seriozisht martesa të ndryshon shumë. Unë edhe kur kam qenë beqare nuk kam dal fort. Kam dashur dhe dua shumë të merrem me gjëra rreth shtëpisë. Por, përveç kësaj tani unë dhe Xhimi duhet të fillojmë më seriozisht të merremi me punë krijuese, hahahah. Shpresoj se po e kuptoni për çfarë krijimtarie po bëhet fjalë.
“Bota Sot”: Ka ndonjë person të cilit ia dedikoni suksesin tuaj?
Arta Bajrami: Pa e zgjatur: Zotit dhe producentit tim dhe njëkohësisht vëllaçkos tim të dashur Don Arbas. Unë në fakt jam produkt i tij.
“Bota Sot”: Ku dhe si e shihni veten pas disa vjetësh?
Arta Bajrami: Në maje të estradës shqiptare, një këngëtare me një karrierë të bujshme dhe me një vend të merituar dhe të pranuar nga të gjithë. Në fushën private veten e shoh me Xhimin tim dhe besoj e rrethuar me fëmijët tanë.
“Bota Sot”: Cilat janë planet tuaja më të afërta?
Arta Bajrami: Do të filloj punët rreth një singëli të ri sapo të gjej pak kohë, gjithsesi të punuar nga producenti im Don Arbas.
|
|
|
|
Last Edit: 2009/11/05 19:27 By LiriSa.
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 2 Months ago
|
Karma: 109
|
|
E martuar
Këngëtarja Arta Bajrami flet për martesën e saj të re dhe projektet muzikore.
Ajo është njëra prej këngëtarëve që më së paku ka pushuar gjatë këtyre viteve. Çdo vit me nga një album! Çdo vit me ka disa spote! Kjo është Arta Bajrami, e cila në një intervistë për Rozë thotë se punon shumë, ndërkaq shprehet se edhe në jetën e saj bashkëshortore është shumë e lumtur. E porsamartuar me Jimmi-in, Arta thotë se nuk i dihet dhe së shpejti ajo edhe mund të bëhet mama...
Rozë: Sapo jeni martuar...Si po ju duket jeta në çift?
Arta: Shumë mirë, është diçka ndryshe, është komplet jetë e re dhe unë po ndihem shumë, shumë mirë. Kam përkrahjen e burrit tim e çka është ma kryesorja e kam dashurinë e tij që me ngroh dhe me bën të lumtur.
Rozë: A keni planifikuar të keni ndonjë fëmijë se shpejti apo mendoni se ka kohë për këtë?
Arta: Sigurisht njeriu martohet, pra edhe të krijojë familje, çdo gjë shkon me kohë. Unë vendimet e mia në jetë i marr me kohë, kështu që pritni edhe pak, kurrë s’i dihet...
Rozë: Ndërkohë, gjatë këtij viti ka pasur edhe risi nga ana juaj. Keni hedhur në treg album dhe keni realizuar disa video...Çfarë mund të na thoni për këto?
Arta: Ka qenë një vit me shumë risi në jetën time. Vit i shpejt! Së pari vit me më së shumti koncerte në diasporë, vit që e njoftova Xhimin tim, gjë që bëri që edhe më shumë të jem në Gjermani. Në Prishtinë kam ardhur vetëm ndërkohë të jem më shumë prezent në studion Arba$ound për punën e albumit tim të ri dhe mund të them që Arbasi, vëllai, ka punuar intensivisht në album.
Rozë: Sa ka ndikuar jeta private në punë?
Arta: Nuk kam dashur që të ndikojë jeta ime private në hovin e punës time. Ia kam caktuar vetës detyrat që më duhet t’i kryej . Albumi "De LUXE" ka dalë shumë i suksesshëm – e edhe njëherë u dëshmua puna e Don Arbas dhe mua më duhet patjetër që t’i realizoj me se paku tri klipe për një album pasi që këngët janë të gjitha hite - siç edhe kam vepruar me albumin e parafundit Chocolata.
Rozë: Zakonisht bashkëpunoni me Don Arbas... Si është të bashkëpunosh me vëllanë në karrierë?
Arta: Ku ka më mirë? Jam shumë me fat që e kam vëlla. Por, edhe që punoj me një producent profesionist siç është Don Arbas. Arbasi është shumë strikt në punë! Kërkon maksimumin nga këngëtari dhe çka me pëlqen të ai është që nuk pranon të punojë me këngëtarë që s’kanë talent ose zë për muzikë. Nuk është që vetëm t’u marrë paratë dhe a ka sukses ai person ose jo s’ka rëndësi! Jo, sepse ai i kushton shumë rëndësi një instrumentali, pra punës se tij, dhe dëshiron që atë instrumental ta kompletojë këngëtari me potencialin e tij. Atëherë aty është çelësi kryesor i asaj kënge që të bëhet hit.
Rozë: A do të këtë befasi nga Arta këtë fundvit?
Arta: Po, sigurisht se do të ketë. Unë punoj shumë dhe punoj për afate më të gjata. Edhe nëse dua ndonjëherë të pushoj pak, fansat e mi, pra publiku im nuk më lë. Kërkojnë këngë të reja dhe kjo është arsyeja dhe motivi për punën time. Pra, e dua shumë publikun tim!...
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 2 Months ago
|
Karma: 109
|
I divorcuar nga gjumi
Në shtrat me...SONIN
Përveçse një këngëtar i suksesshëm, ai është një djalë vërtet simpatik dhe tip. Përgjigjet e këtij pyetësori e dëshmojnë më së miri këtë gjë. Ne qeshëm dhe u argëtuam kur e lexuam... Dhe jo vetëm kaq, por zbuluam disa intimitete interesante të Sonit, një prej anëtarëve të grupit të njohur “The Dreams”. Zbulojini dhe ju ato...
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Nëse qëndron gjatë në krevat, atëherë jeta jote do të jetë vetëm një ëndërr... (qesh).
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Para shumë vitesh me gjumin kemi pasur marrëdhënie të mira, ishim shumë të dashuruar dhe tani që jemi divorcuar po kuptoj që duhet ta kisha bërë me kohë divorcin...
Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?
Pizhamet ndoshta janë më shumë për ata që e kanë shtrydhur jetën, ndërsa ne të rinjve na pëlqen më shumë të flemë lakuriq...
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Po, janë që të katërta të vërteta, sepse në fakt edhe ha, edhe lexoj, edhe shoh televizion, edhe qeras...(haha)
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Është hapësirë e pafundme, është liri, pastaj përderisa i hip sipër normal që e kam xhan...
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Ka shumë që të lejojnë rehati, por më pëlqen edhe lënda e matematikës sepse kur fle dukem si një numër.
Po kur je më të dashurën?
Zakonisht i mbaj këmbët hapur që të duket si liri, demokraci. (qesh).
Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Thashetheme dhe qeshim pafund, pastaj qeshim pafund dhe bëjmë thashetheme, pastaj këndojmë dhe bëjmë gara se kush kap nota më të larta...
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Kur jam vetëm mbulohem pak si shumë, ndërsa kur s’jam vetëm zbulohem pak si shumë... (haha).
A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Më është prishur bateria e telefonit...
A të pëlqen të luash me jastëk dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Me jastëqe luaj shumë rrallë, zakonisht luaj me duar...
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Po, sidomos kur ha shumë turshi.... hahaha
Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër?
Aty kuptoj që duhet të rri në shtrat sa më pak vetëm, ja këtë urrej!
Kur jeni vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Po, po, patjetër që po, vetëm se doja t’ia tregoja dikujt për të më shpjeguar kuptimin e ëndrrës.
Si do të ndiheshit nëse e dashura jua kthen kurrizin?
Do më pëlqente, do e shkëpuste nga turma, do dukej diçka e veçantë tamam si një makinë e parkuar në krah të kundërt që do u tërhiqte vëmendjen të gjithëve, në rastin konkret mua.
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?
Nëse jam ulur me një person të seksit tim, unë e di më kë jam ulur.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Marr dhe jap dashuri. Është shumë e rëndësishme. Këtë bëj edhe kur zgjohem.
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Kur udhëtoj nuk para gjej gjëra që nuk më pëlqejnë.
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin me një femër dhe të thoni; Kush është kjo?
Jo, tmerr! Zakonisht kur çohem ndodh që jam i përqafuar.
Ku preferoni të flini përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në çdo vend tjetër, përveç dhomës së tyre.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 1 Month ago
|
Karma: 109
|
|
Pse hoqi dorë nga teatri Çun Lajqi?!
Intervistë me aktorin Çun Lajqin
“Bota Sot”: Ç'është për ju aktrimi?
Çun Lajqi: Aktrimi për mua është më shumë se lojë. Është diçka ndërmjet pasonit e dëshirës, ndërmjet kërkimit të së bukurës dhe të shëmtuarës. Por shumë herë lojë e mundimshme që sjellë në të shumtën e rasteve dështim, e rrallë sukses. Sepse thonë se e bukura nuk ka fund dhe rrallë kush i mbërrin majat, e aq më pak ne që kushtet e krijimtarisë i kemi mizore. Por të gjitha tejkalohen nëse vërtetë aktrimi merret si lojë që sjellë edhe kënaqësi. Një lojë që të bënë të ndjehesh shpesh edhe krenar për atë pak sukses që mund të kesh në rolin që me aq mund e realizon.
“Bota Sot”: Ju kemi parë të paraqiteni në serialin “Spitaliks”. Sa ndikon personazhi që e luani në jetën tuaj private?
Çun Lajqi: Në serialin më të ri “Spitaliks” unë jam ai që jam, ose më mirë të them ky që në moshën time mund të sjell pak a shumë gaz, në një staf të ri aktorësh që batutat e humorit i kanë të përditshme. Unë karrierën nuk e kam ndërtuar mbi humor. Kam qenë dhe mbetem aktor i dramës. Por ja që mundohem të jem plak brenda atij spitali që më shumë i ngacmon motrat medicinale për hir të humorit, se sa për hir të kënaqësive të tija mashkullore. Tek e fundit të gjithë pleqtë në një moshë të shtyrë e kanë më tepër ves ngacmimin se sa nevojën. Nganjëherë skenat i realizoj mirë dhe kur e shikoj serialin edhe unë qeshi me vete. Shpesh rrugës më ngacmojnë duke më thënë: “Ja ky i “Spitalit Ks”. Ose shpesh me kanë thënë: “O raki rrushi”, sepse në të shumtën e rasteve jam i dehur. Megjithatë kjo nuk më pengon aspak sepse është e drejtë e spektatorit të më të identifikojnë me personazhin.
“Bota Sot”: Mendoni se është i mbrojtur aktori me ligj në Kosovë?
Çun Lajqi: Në Kosovë unë nuk e di se kush është i mbrojtur me ligj, e lëre më të mbrohet aktori. Kush e mbron aktorin o vëlla, kush kujdeset për mirëqenien e tij, kujt i bie ndërmend se si jetojnë aktorët të cilët me dekada e kanë ushqyer shpirtin e popullit. Po ne akoma punojmë me ligjin e 1978-ës, absurde apo?! Por mos harroni se në këtë vit aktori ka qenë me të gjitha benificionet i barabartë me ministrin. E sot për 40-vjet përvojë në teatër aktori merr pagën prej 150 eurosh, ndërsa ministri sigurisht 1000, ndoshta më shumë. Mos harroni se të gjithë këta ministra e kryeministra që i kemi momentalisht janë rritur me artin tim, me qindra herë i kam ngazëllyer me recitimet e mia, me qindra herë i kam frymëzuar me vargjet e Fishtës, Kadares, Shkrelit, dhe me qindra herë mi kanë rrahur krahët dhe janë krenuar me mua e kolegët e mi. Tani që janë ulur në fotele, tani kur nuk e dinë fundin e pasurisë, nuk e kthejnë kokën kah teatri, e lëre më të flas ndokush me ne. Kjo është e dhimbshme, sepse injoranca ndaj kulturës është injorancë edhe ndaj kombit, sepse kombi ndërtohet mbi të kaluarën dhe mbi rrënjët e veta që quhet kulturë.
“Bota Sot”: A mund të jetohet nga arti në Kosovë?
Çun Lajqi: Aktori në Kosovë nuk mund as bukën vjetore të i’a siguroj vetes me këtë punë. Merre me mend se cili është buxheti vjetor i teatrit, besoj jo më shumë se 200.000 euro. Nëse merr parasysh numrin e madh të aktorëve që bredhin rrugëve, e që nuk e dinë a mund të angazhohen njëherë brenda vitit, atëherë del se aktori është thjeshtë një individ që lufton për kafshatën e bukës.
“Bota Sot”: Ju jeni edhe poet, çka është poezia për ju?
Çun Lajqi: Poezi shkruaj shumë rrallë, vetëm atëherë kur kam nevojë të them diçka që nuk mund të thuhet me fjalën e thjeshtë. Unë shumë vështirë e krijoj poezinë, andaj edhe rrallë e shkruaj. Sidoqoftë, e kam pasion të dorës së dytë, e recitoj bukur andaj kam dëshirë edhe ta krijoj bukur.
“Bota Sot”: Jeni edhe lahutar i shkëlqyeshëm. A po ‘zhduket’ muzika me lahutë në Kosovë?
Çun Lajqi: Lahuta fatkeqësisht po zhduket. Më vjen keq por kjo është e vërtetë. Nuk ka njerëz të ri që e pëlqejnë. Mendoj se është një instrument shumë melankolik, po aq sa edhe epik. Unë jam rritur më lahutë sepse babai im, Ali Rexha i binte bukur dhe këndonte. Unë e mësova jo vetëm lahutën por të gjitha këngët epike për Mujen e Halilin si dhe Oso Kuken e Ali Pashën, dhe gati tërë “Lahutën e Malësisë”.
“Bota Sot”: Si e ndjeni veten pas gjithë kësaj kohe në skenë. Jeni lodhur?
Çun Lajqi: Jam lodhur nga injoranca që i bëhet aktorit pikërisht nga pushteti të cilin e kemi votuar, por jo nga puna. Kam shumë krijime të bukura në karriere dhe mund të them se kam jetuar shumë mirë në një kohë nga puna ime. Tani mjerë ne që merremi me këtë punë.
“Bota Sot”: Planet afatshkurtra?
Çun Lajqi: Tani jam duke i përfunduar skenat e fundit të filmit “SHQIPTARI” bashkë me gruan time Fatimen, në produksionin gjermano-shqiptar. Gjithashtu sa kemi filluar xhirimet e filmit “Kodi i Jetës” të E.Kryeziut dhe pres një angazhim në një film danez në pranverë. Pra, siç po e shihni jam i angazhuar kryesisht në film sepse nga teatri jam tërhequr që nga viti i kaluar për shkak të pagesës mizore.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 1 Month ago
|
Karma: 109
|
|
Eliza magjike
Eliza Hoxha tregon për këngën e saj të re “Rruga e zemrës”, me të cilën fitoi në “Kënga Magjike”.
Eliza Hoxha në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Rosela Gjylbegu kanë arritur të fitojnë zemrat e adhuruesve, por edhe te këngëtarëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike”.
Këngëtarja kosovare, e cila shumicën e kohës së saj e kalon në studio, thotë për Rozë se është e kënaqur me realizimin e kësaj kënge. Ajo shton se nëpërmes këngës tregon atë çfarë ajo ka në zemër...
Rozë: Që sa kohë njiheni me Roselën dhe a je e kënaqur me bashkëpunimin?
Eliza: Ka katër vite që njihem me Roselen dhe shoqeria jonë... sa më shume jemi njohur, aq më shumë është forcuar, duke parë pika kohezive si në sensin e orientimeve dhe shijeve muzikore ashtu edhe në sensin personal. Bashkëpunimi ka ardhur pikerisht si rrjedhojë e kësaj dhe është diskutuar qysh vjet kur ishim te “Kënga Magjike”... Unë jam shumë e kënaqur që kemi arritur t’i bashkëdyzojmë gjithë këto dimensione në një këngë dhe mesazh të përbashkët.
Rozë: Me këngën “Rruga e zemrës” fituat edhe çmimin kryesor të “Kënga Magjike 2009”. A e keni pritur?
Eliza: Që nga paraqitja jonë tek e diela shqiptare, komentet dhe urimet kanë ardhur gjithandej për këngën... Por, duke e ditur që kënga magjike sjell fituesin nga vet votimi i këngëtarëve pjesëmarrës, kjo pune nuk dihet asnjëherë...Ndjesia ka ekzistuar për faktin se kishim një këngë me mesazh të fortë dhe një prezantim dinjitoz. Andaj para se të fitonim miratimin e kolegëve, e bukura ishte që ne unanimisht kishim edhe miratimin e publikut në sallë dhe jashtë saj... Kjo është më e rëndësishmja , më besoni....
Rozë: Cili është mendimi juaj për këtë festival?
Eliza: Është festival që të bën të rritesh, të shkëlqesh dhe të formësohesh bashkë më të ndër vite...
Rozë: Për orkestrimin e kësaj kënge keni bashkëpunuar me një kompozitor maqedonas. Si e vlerësoni bashkëpunimin me këtë kompozitor?
Eliza: E vlerësoj shumë, ngase është person shumë i hapur dhe të lejon të japësh dhe t’i integrosh edhe idetë tua përbrenda këngës, gjë që krijon mundësinë ta pesonalizosh këngën edhe më shumë...
Rozë: Keni shkruar edhe tekstin e këngës “Rruga e zemrës”. Çka keni menduar pasi e keni shkruar tekstin?
Eliza: “Rruga e zëmrës” rrëfen për personalitetin e fortë të njerëzve, të cilët patën forcën shpirtërore t’i përballojnë sfidat jetësore në rrugëtimin e tyre për realizimin e ëndrrës dhe idealeve personale apo edhe shoqërore...
Rozë: Sa i besoni ju fuqisë së zemrës?
Eliza: I besoj , andaj dhe e kam shkruar tekstin...
Rozë: Çfarë risie do të ketë nga Eliza pas fitimit të këtij trofeu?
Eliza: Risitë e mia nuk lidhen asnjëherë me trofetë e fituara, por me nevojën për të thënë atë çfarë me preokupon përmes një mediumi - çfarë është kënga...
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 1 Month ago
|
Karma: 109
|
|
Çako: Duhet të shpërblehemi, s’krijohet në varfëri
Marr nga Panorama Duhet
Intervistë me Pirro Çakon
Vetëm pak ditë më parë, kolegët e tij krijues e zgjodhën president të “Albautor”-it, agjencisë që mbron interesat e krijuesve shqiptarë. Kjo agjenci ka afro 18 vjet që është krijuar, megjithatë gjatë kësaj kohe, nuk është bërë shumë për të mbrojtur të drejtat e autorit. Pirro Çako, tanimë në krye të kësaj agjencie tregon se ku ka çaluar puna në këto vite dhe cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren për të dalë nga situata, që artistëve t’u kthehet besimi tek “Albautor” dhe më në fund të shpërblehen për punën e tyre.
Çako, një javë më parë u zgjodhët nga asambleja e artistëve, president i “Albautor-it”, si ju duket kjo detyrë e re?
Do të doja të falënderoja kolegët për besimin që treguan ndaj meje, duke më votuar. Jam i ndërgjegjshëm që është përgjegjësi e madhe. Kam qenë gjithnjë partizan i futjes së këtij mekanizmi në Shqipëri, por nuk është e thjeshtë. Unë jam anëtar i “Albautor”-it dhe njëkohësisht anëtar i SACEM-it (Société des Auteurs, Compositeurs et Éditeurs de Musique) të Francës. Kam shkuar shumë herë atje, zotëron një ndërtesë sa TKOB-i, me rreth 400 zyra. E thashë këtë për të kuptuar që “Albautor”-i me apartamentin e tij, gjithsesi komod, është një fëmijë i vogël në krahasim me institucionin simotër.
Megjithatë është një fëmijë 18-vjeçar, çfarë nuk ka funksionuar në punën e kësaj agjencie?
Është bërë shumë pak në këto 18 vjet nga “Albautor”. Por duhet të kuptojmë që Agjencia është themeluar në ’92-shin nga Neshat Tozaj, ndërkohë që ne kishim hyrë në sistemin demokratik në vitin 1991. Aso kohe njerëzit dëgjonin për herë të parë fjalën demokraci dhe jo më “të drejtën e autorit”. Kjo është një praktikë që edhe në botë ka vetëm 50 vjet që njihet. E drejta e autorit është një mekanizëm shumë modern dhe shumë inteligjent, i futur nga perëndimi, që shpërblen autorët për punën e tyre përmes përdoruesve. Gjithandej ka probleme, si në rastin e monitorimit, por funksionon dhe vjen gjithnjë në përmirësim. Vitet e fundit është folur shumë për këtë çështje dhe pikërisht në këtë periudhë duhet të ishte bërë edhe më shumë punë konkrete. Gjërat u bënë të qarta, artistët u ndërgjegjësuan, kuptuan se çfarë ishte e drejta e autorit, pasi kuptuan dhe asimiluan demokracinë. Por nuk mund të mjaftonte vetëm ekzistenca e agjencisë. Artistët që kanë bërë muzikë, një pjesë të rëndësishme të fondit të artë kanë marrë shpërblime fare të vogla, simbolike, si për mëshirë, në një kohë që vepra e tyre është e madhe.
Sa beson komuniteti i artistëve se do të vjelin frytin e punës së tyre?
Unë bëj pjesë tek ata artistë që e shihja si një mollë të ndaluar të drejtën e autorit. Si të gjithë artistët isha i demoralizuar, e kisha humbur besimin se mund të shpërblehesha për punën e time. E shihja “Albautor”-in si diçka që nuk më përkiste... Kjo është edhe arsyeja pse mbledhjen e fundit të Asamblesë, pjesëmarrja ishte e vogël. Tani më duhet të siguroj kolegët e mi se nuk do jetë si më parë. Ne të gjithë jemi partnerë në këtë agjenci. Krijimtaria është biznesi ynë dhe më dhemb njëlloj ai ata. Sot jam president, nesër nuk jam asgjë, por do vazhdoj të jem anëtar sepse do të vazhdoj të krijoj. Jam zgjedhur të bëj diçka konkrete me ndihmën e kolegëve do përmendja edhe pjesën tjetër të bordit, poetin Jorgo Papingji e kompozitorët Shpëtim Saraçi, Vaso Tole e Nestor Kraja. Është e sigurt që nuk do të bëjmë mrekullira as në 18 muaj, pasi është një mekanizëm shumë i vështirë, por artistët duhet të kenë besim e të afrohen tek “Albautor”-i. Ka nevojë për një rifreskim të veprave që janë listuar dhe ftoj edhe kompozitorët e rinj shumë të suksesshëm që nuk figurojnë fare në këto lista. Unë i siguroj se gjithçka do ta ndajmë së bashku. Do jem njeriu më i lumtur nëse do arrijmë që në fundvit të gjithë autorët të marrin atë që u takon. Dhe shpresoj që vitin që vjen të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë listë të marrin një shpërblim.
Duket tepër e bukur, por si do të arrihet kjo?
Kjo do të arrihet me bashkëpunimin me radiot dhe televizionet private, duke bashkëpunuar me shtetin për të vjelë detyrimin nga përdoruesit, duke bashkërenduar strategjitë me agjencitë simotra, por edhe duke ndërgjegjësuar opinionin publik mbi të drejtën e autorit, për të cilën ende nuk e kanë idenë. Nëse paguajnë për programe që ofrojnë platformat dixhitale, të cilat më parë i merrnin falas, duhet të paguajnë edhe për muzikën. Ne prodhojmë dhe duhet të shpërblehemi për punën tonë.
Cili do të jetë raporti juaj me institucionet shtetërore?
Duhet të bashkëpunojmë ngushtë me Zyrën e së Drejtës së Autorit dhe institucionet shtetërore. Bashkëpunimi me shtetin, për të vendosur një taksë fikse për të drejtat e autorit më duket idealja. Baza më e madhe “fitimprurëse” prej së drejtës së autorit janë përdoruesit. Do të merrja si shembull lokalet, që numërohen rreth 15 mijë. Një taksë minimale mujore e tyre do të na jepte ne siguri, sepse jo të gjithë artistët janë në treg, apo të rinj, por kanë lënë një vepër. Nuk mund të punosh në krijimtari të lirë me frikën se nesër nuk do të kesh një pension. Nuk jam për variantin që të rrimë me vite gjyqeve. Kjo mund të ndodhë me institucione të padisiplinuara, por baza është bashkëpunimi me shtetin dhe vendosja e një takse të rregullt, tarifat e të cilave mund të vendosen në bazë të hapësirave, vendndodhjes, etj. Një burim i madh fitimi janë kompanitë celulare. I shoh nëpër ekrane se si reklamohet shkarkimi i këngëve për zile celularësh dhe autori duhet të marrë patjetër diçka nga ky shërbim. Tanimë kjo është kthyer në modë dhe po shkojmë drejt virtualizimit të gjërave, tek shkarkimi i albumeve përmes celularëve. Po zhduket CD-ja e po kalohet në virtualitet. Dihet se diskografia ka rënë. Albumi im i dytë është shituar më pak, por është piratuar më shumë në internet, çka tregon se shtëpitë diskografike janë në krizë e duhet të hyjmë në këtë sistem.
Cilat janë kërkesat tuaja ndaj radiove e televizioneve?
Radiot e televizionet duhet të na ofrojnë listat e materialit muzikor që transmetohet, që ne t’i hedhim në një server qendror dhe ta monitorojmë në kohë reale, për të nxjerrë një skedinë se cilët janë njerëzit që xhirojnë dhe transmetohet më shumë. I dimë me hamendje, por nuk mund të themi me saktësi, dhe këtu nuk ka të bëjë sasia e krijimit, por cilësia e tij. Flas për muzikën e lehtë dhe atë klasike, e cila për të qenë realistë, nuk mund të ketë atë dëgjueshmëri sa ajo e lehtë.
Mendoni se kjo do të mund të sjellë edhe një “pastrim” të krijimtarisë muzikore, e cila gjithashtu ka qenë në tranzicion?
Kur merr të drejtën e autorit kupton se vlen, se ke bërë diçka, të ka shpërblyer puna jote. E ndien veten artist dhe investon akoma më shumë për të bërë një gjë më të mirë, duke u larguar nga mediokriteti nga gjërat “për të fituar ca lekë”, por e mendon me kujdes, që ajo të jetë një trashëgimi edhe për të ardhmen. Ky është thelbi që muzikanti të punojë si profesionist. Këtu do të ndahet shapi nga sheqeri. Nuk do mund të zhduket abuzivizmi, por do të dalë më në pah artisti i vërtetë. Një vend ka nevojë për art, por duhet të jetë modern, e për të qenë i tillë kërkohet mirëqenie, çka nuk e gjen në varfëri, si prindërit tanë. Ne nuk kemi biznese, nuk ndërtojmë pallate, por krijojmë. Ju garantoj se shifrat që ne fitojmë janë shumë modeste. Kjo është një sfidë e bukur, të cilën ne duam ta arrijmë. Brenda katër viteve duhet të ndërtojmë disa gjëra të qëndrueshme dhe që në atë ardhmen, askush të mos e vërë më në diskutim të drejtën e autorit. Kam shumë besim në këtë. Ashtu si thuhet në albumin tim të parë “Herët a vonë”, do të ndodhë. Dhe nuk është shumë larg.
Si rezultojnë eksperiencat e vendeve fqinje?
Nuk di shumë statistika, por nëse do të marr shembull Rumaninë, mbledh rreth 100 milionë euro nga e drejta e autorit, ose po të vijmë më afër, tek Maqedonia, e cila ka një popullsi gati sa të tonën, që mbledh rreth 6-7 milionë euro në vit. Kjo do të thotë se funksionon. Dhe kjo sepse funksionon shteti. Dhe pse jo ne?
Por kjo do strategji, baza të palëvizshme dhe jo punë me individë, por me lobing me shtetin.
Mbrojtja e së drejtës së autorit është edhe kërkesë e MSA-së, mendoni se kjo do t’ju ndihmojë?
Nuk më pëlqejnë gjërat formale. Problemi qëndron tek ndërgjegjësimi, që ky proces të bëhet me vetëdije. Kur kjo ndodh, atëherë do të thotë që politikani e ka kuptuar artistin dhe ai nuk do të jetë më ai politikani që është sot, por i së ardhmes.
|
|
|
|
Last Edit: 2009/12/22 19:04 By LiriSa.
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 1 Month ago
|
Karma: 109
|
|
Çiljeta: Me emrin tim sulmojnë PD-në
Nuk i ka bërë ende 25 vjeçe dhe është më e reja në listën e 100 fituesve në Këshillin Kombëtar të PD-së. Edhe pse nuk do ta lërë skenën, nuk e mohon që jeta i ka ndryshuar. Në këtë intervistë tregon gjithçka se si u gjend në politikë dhe ku synon të shkojë. Cila është njohja me Kryeministrin Berisha, komentet që i janë bërë për ta sulmuar, ndërsa pohon se lidhja e saj 5 vjeçare e dashurisë vazhdon ende.
Çiljeta tashmë je në listën e 100 anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si ndihesh?
Ndihem e vlerësuar dhe me përgjegjësi.
Pse mendon se të kanë votuar?
Mua me ka kandiduar Forumi Rinor i Partisë Demokratike duke qenë se gjithmonë jam angazhuar, gjithmonë kam deklaruar bindjen time hapur për këtë parti. Besoj më kanë votuar duke menduar se përveç se jam një demokrate me bindje të djathta, përfaqësoj dhe bukur forumin rinor të Partisë Demokratike, por dhe për faktin se jam një personazh publik.
Je në zonën e fituesve, ku mes të rinjve ka shumë politikanë me karrierë. Si e sheh veten mes tyre dhe cilat janë ambiciet e vërteta në politikë?
E shoh që jam më e reja mes tyre dhe më pa përvojë në këtë fushë se ato. Edhe pse kam kryer studimet për shkenca politike përvoja është ajo që të ndjehesh politikan, megjithatë për mua është privilegj, që emri im është mes tyre. Kjo më bën të ndjehem me përgjegjësi për të qenë e angazhuar denjësisht tek kjo parti. Është tepër herët të flas për ambicie, pasi ky ishte vetëm një hap i parë, dhe pse dëshira është e madhe për të vazhduar më tej.
Mendon realisht se rrjedha e jetës do të ndryshojë, dhe sa e angazhuar do të jesh realisht në politikën, po muzikë?
Sigurisht që diçka do ndryshojë. Tani që më kanë përzgjedhur në Këshillin Kombëtar përgjegjësia ime është më e madhe dhe do angazhohem seriozisht në politikë, por muzika është pjesa ime parësore për mua, madje kjo më inspiron të bëj “hite” edhe më të bukura që fansat e mi të shtohen, sigurisht edhe demokratë të rinj do shtohen.
Ndërkohë që pritej rezultati i votimit, në një nga TV-të u përdor shprehja “çiljetizimi i PD-së”. Si do ta kishe komentuar këtë shprehje?
Mua më vjen çudi pse një i ri që hyn në Këshillin Kombëtar duhet të sulmohet kaq shumë, ndërkohë që kanë në dorë të tregohen dashamirës ndaj këtij fakti megjithatë çdo njeri ka të drejtë të mendojë dhe t’i përdorë si të dojë. Komentet që bëjnë për mua s’kanë rëndësi shumë. Për më tepër që ato i përdorin për të sulmuar Partinë Demokratike, dhe jo mua.
Jeni pjesë e PD-së, po çfarë mendoni se nuk funksionon si duhet në këtë qeverisje që do të dëshironit të ndryshonte?
Besoj se si në 4-vjeçarin e parë ku janë arritur shumë gjëra dhe në këtë 4 –vjeçar, ku planet dhe projektet e Kryeministrit janë shumë të mëdha. Çdo gjë po funksionon mirë për më shumë unë s’jam aq e informuar politikisht sa të mund të bëj një kritikë se cfarë nuk funksionon.
Një nga diskutimet e fundit ka qenë legalizimi i martesave gay, ti je pro apo kundër?
(qesh) Jam pro, nuk gjykoj askënd. Çdokush ka të drejtë ta bëj jetën si do, ndaj dhe quhemi shtet demokratik, që gjithkush është i lirë të bëjë zgjedhjen që dëshiron.
I njeh femrat e tjera në këtë këshill të ri, mund të përmendësh disa emra?
Sigurisht njoh disa prej tyre si; znj.Juela Meçani, znj.Erla Mëhilli, znj. Mesila Doda, etj.
Duket se Kryetari i rizgjedhur i Këshillit dhe Kryeministri Berisha të ka për zemër. Ke biseduar ndonjëherë dhe çfarë ju ka thënë?
Jo, nuk kam biseduar asnjëherë me Kryeministrin Berisha. Kontakti më i afërt ka qenë nëpër fusha kur kemi pasur thjesht shtrëngime duarsh. Vlerësimi që më ka bërë mua më ka frymëzuar t’i hyj seriozisht dhe denjësisht politikës që të punoj shumë aq sa dhe kontributi im te jetë i dobishëm në këtë parti dhe ndoshta një ditë të ndjehet krenar për mua, kur të jem pjesë e kësaj qeverie. Për mua është një njeri me zemër të madhe, me shpirt luftarak dhe kjo e bën të paarritshëm. Kjo është një bindje që kam pasur dhe e kam përforcuar dhe më shumë këtë fushatë, sa herë që e dëgjoja me kuriozitet fëmije kur fliste, dhe sa herë e kisha në krah kur këndonim “Shqipëria po ndryshon”.
Kthehemi tek muzika, skena… Çfarë jeni duke realizuar në këto momente, dhe a do të mund të ndryshonit stil në muzikë tani e tutje?
Shumë e kam ndryshuar stilin këto vite madje dhe kjo vjen si shkak i moshës që jam rritur. Stili që kam është ai që më veçon nga të tjerat. Jam duke realizuar dy këngë të reja me Flori Mumajesin.
Ndërkohë ku keni planifikuar ta kaloni ndërrimin e viteve, dhe çfarë dhuratash ke përgatitur?
Me familjen time ende skam bërë dhurata, do mendohem e do të them (qesh).
Mendoni se ky është shekulli i njerëzve të bukur, ty personalisht të janë hapur shumë dyer?
Bukuria ka qenë një prioritet shekuj me parë, po kjo s’është gjithçka. Për të arritur duhet punë dhe investim, sakrificë për t’i merituar dyert e hapura.
Dhe një pyetje për jetën private, në fakt nëse do t’u pyesnim për statusin tuaj, je ‘in relationship’ (në lidhje) apo ‘single’ (vetëm)?
Mua të shkretës s’më lënë ‘single’ asnjëherë(qesh). Vazhdoj të jem ‘in relationship’ prej pesë vjetëve. Tashmë ju e dini, pse pyesni kot...
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 1 Month ago
|
Karma: 109
|
|
Rovena: Dashuria do të na shpëtojë
Këngëtarja konkurron me "Përtej kohës", në Festivalin e 48-të të Këngës. Ajo tregon për poezinë që shkroi, për muzikën e Endri Sinës, si dhe për kohën që po jeton tani.
Dashuri pa ndarje, shpirtra që nuk zhgënjehen, ndjesi që jetojnë një jetë brenda njeriut, tej kufijve të kohës dhe hapësirës. Kjo është fryma e tekstit që Rovena Dilo ka shkruar për këngën "Përtej kohës" me muzikë të Endri Sinës, me të cilën u prezantua natën e parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizion.
"Përtej kohës" ishte filli i një bisede të gjatë, në strehën e saj të paradites, kafeneja që mban emrin e saj, vendtakimi i përhershëm me miqtë, të afërmit, kolegët. Aty ku mund ta gjesh çdo ditë Rovenën.
Një strehëz e ngrohtë për të folur për kohën që ikën dhe ato që merr me vete në rrjedhën e saj, kohën që po jeton tani, si mund të mësohet njeriu të harrojë ato që i kanë vjedhur dhe në ç'motive kapet për të vazhduar.
Në tekstin e saj Rovena jep këtë përgjigje: "Ajo që ju bën mirë për të kaluar të gjitha pengesat, mërzitë, sëmundjet, vështirësitë, nuk është urrejtja, inati, xhelozia, është vetëm dashuria. Gjendjet e tjera janë dëmtuese. Njeriu i ka ato brenda vetes dhe i nxjerr herë pas here, po sa më pak t'i shfaqë, aq më mirë është, aq më pak helmuese është jeta edhe e përditshmja e tij".
Rovena, ky bar është streha e kafes së paradites?
Paraditeve të vona. Nuk vij asnjëherë herët. Të gjitha punët e mia unë këtu do t'i kryej. E para është detyrim. Është ambienti me emrin tim, është i imi, dhe e dyta, më pëlqen që t'i pres njerëzit këtu dhe atyre besoj u pëlqen. Në përgjithësi gazetarët, miqtë, bashkëpunëtorët, njerëzit e afërt.
Përse është e rëndësishme pjesëmarrja në Festivalin e Dhjetorit?
Është festivali më "plak", ai që ka eksperiencën më të madhe, që ka rritur me dhjetëra artistë të skenës shqiptare. Nuk po them këngëtarë, ata mund të kenë qenë me mijëra. Artistë kanë qenë me dhjetëra dhe mund të kenë arritur tek qindëshja. Është një festival 48-vjeçar dhe unë e vlerësoj statusin e tij. Nuk jam "grykëse", nuk dua të dal kudo, por meqë bëj një përzgjedhje, më vjen si më për mbarë që fundi i vitit të jetë Festivali i Dhjetorit.
Sërish një bashkëpunim me Endri Sinën...
Me Endri Sinën kam bashkëpunuar për ripunime këngësh popullore. Gjithashtu, ai ka orkestruar tre nga "Këngët e Shekullit", më të rëndësishmet ndoshta. Ka kompozuar edhe këngën "Dorëzohem". Në 2003 kemi bashkëpunuar për këngën "Një mijë zemra", që e kam prezantuar në festival. Ky është bashkëpunimi i dytë në Festivalin e Këngës. Është e zakonshme që këngëtarët të kenë bashkëpunime të gjata me kompozitorët. Bashkëpunimet e shkurtra ndodhin rrallë. Kurse, bashkëpunimet që kanë një lloj koherence, gjithmonë janë më produktive.
Kur një këngë është e duhura për ty?
Për këngën "Përtej kohës", mendova që mund të investoja për në Festivalin Kombëtar. Ndonjëherë edhe gaboj. Kemi dalë në festival dhe nuk kemi pasur atë sukses që prisnim. Këngët e mira nuk krijohen çdo ditë. Kënga e mirë është edhe një fat. Si çdo gjë tjetër, që do edhe atë pak fatin brenda. Një këngëtar ndihet mirë me këngën, kur e ka për një kohë të gjatë, nuk e refuzon që në momentin e parë.
Ka të bëjë me vokalin kjo gjë?
Jo. Është një lloj kimie. Nuk ka asnjë lloj bashkëveprimi të ndërsjellë midis teje dhe atij materiali që të vjen. Nga përvoja ime, nëse një këngë nuk më pëlqen që në momentin e parë, nuk më pëlqen as më vonë.
Si ishte përballja në rastin e "Përtej kohës"?
Këtë këngë e kam prej 2 vjetësh në folenë e "CD Playerit". E dëgjoj herë pas here. Për një këngë ka kritikë, ka sugjerime, bëhet një rishikim i së tërës, mendimet ballafaqohen. Ka një lloj shkëmbimi eksperience dhe mendimi midis kompozitorit dhe këngëtarit.
Je një këngëtare që të shkojnë romancat, notat e dashurisë, zhgënjimit. Edhe "Përtej kohës" e tillë është?
Unë nuk kam zhgënjim në tekstet e mia, përkundrazi. Në vargjet e mia nuk ekziston koncepti i zhgënjimit. Flas për tekstet që kam shkruar vetë. Kurse këngët që flasin për zhgënjimin, kanë qenë tekste të autorëve të tjerë. Në tekstet që kam shkruar vetë, nuk i referohem asnjëherë zhgënjimeve në dashuri. E trajtoj më gjerë dashurinë në vargjet e mia, më tepër si një koncept absolut. Nuk ka dashuri të keqe, ose të mirë, është "dashuri". Nuk ka dy fytyra, ama kur fillon trajtohet si fenomen njerëzor, po i ka të dyja fytyrat. Ka dështimin, ka humbjen, ka zhgënjimin, ka përfundimin. Ndërsa, si perceptim absolut, ajo është një gjë pa fillim e pa fund, nuk ka kohë, nuk ka hapësirë, nuk ka vend. Edhe sikur të ekzistonte një tjetër planet, në një vend tjetër, ajo do të ekzistonte.
E beson edhe vetë këtë?
Unë këtë besoj. Vargjet i kam ngritur mbi këtë koncept. Diku, në tekstin e këngës thuhet: "Me ty në fund të botës, do të vija, edhe ta dija që nuk ka më kthim, që ti je caku im". Kjo nuk i drejtohet një njeriu, por dashurisë, si koncept. Kur e ndjen brenda vetes, ajo të bën absolutist. Nuk trajtohen vogëlimat njerëzore: "A do të mbarojë dashuria?", "A do të zhgënjehem?". Kënga "Përtej kohës", është një mesazh që u drejtohet njerëzve, për t'iu thënë: Ajo që ju bën mirë për të kaluar të gjitha pengesat, mërzitë, sëmundjet, vështirësitë, nuk është urrejtja, inati, xhelozia, është vetëm dashuria". Kjo është kura e vetme që njeriu mund ta mbajë me vete në xhep, në çantë, në mendje, kudo. Gjendjet e tjera janë dëmtuese. Njeriu i ka ato brenda dhe i nxjerr herë pas here, po sa më pak t'i shfaqë, aq më mirë është, aq më pak helmuese është jeta edhe e përditshmja e tij.
Çfarë raportesh ke me kohën?
Unë e di që vjen momenti kur mendon për kohën më thellësisht. Por jeta jonë është kaq e vrullshme, me kaq punë, me kaq probleme, me kaq strese, sa gjatë 24 orëve, muajit, apo edhe vitit, nuk kemi realisht kohë të mendojmë për kohën. Por në qoftë se e shoh si një koncept filozofik, ajo është hajdute, një hajdute e detyruar të vjedhë. Merr njerëz, merr jetë, merr kohëra, merr epoka, merr koncepte të tëra filozofike, merr me vete gjeni. Nuk e di ku shkon, ku i çon këto thesare që vjedh, por them është e detyruar, pasi duhet të rrjedhë, të vijnë të tjerë pas nesh. Unë e perceptoj rrjedhjen e kohës, tek humbjet e njerëzve të mi të dashur. Nuk kam keqardhje, sepse e di koha rrjedh për të gjithë dhe në këtë moment, keqardhja është e përbashkët, jemi të gjithë bashkë në të. Është një lloj keqardhje ngushëlluese.
Çfarë kohe je duke jetuar tani?
Jam në momentin më të mirë të jetës sime. Ndihem e mbushur me energji.
Bëhesh ndonjëherë paranoike për lumturinë që të rrethon?
Mendoj se është e kundërta. Sa më shumë të pakënaqur të jemi, sa më shumë ankues të jemi, aq më keq na shkojnë gjërat. Sa më optimist të jesh, sa më i buzëqeshur të jesh, aq më mirë shkojnë gjërat. Jetës duhet t'i buzëqeshësh. Kur ti je i pakënaqur, nuk ka sesi fati të të sjellë gjëra të mira.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 1 Month ago
|
Karma: 109
|
|
Albani & Mirami - Nuk jemi gati për martesë me ceremoni
Etaloni i bisedës së tyre është fjala “zemër”. Nuk e kanë braktsisur këtë mënyrë përkëdheljeje as netëve të Festivalit të 48-të të RTSH-së, ku po provojnë eksperiencën e tyre të parë si prezantues në një skenë të madhe. Po çfarë fshihet pas këtij çifti, jeta që bëjnë në apartamentin e tyre në Gjermani, zënkat e mëritë dhe sa gjatë e shohin bashkëjetesën e tyre. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i zbulojnë në këtë intervistë:
Alban çfarë lidhjeje ka mes çiftit Alban-Miriam, që po shohim këto ditë në skenë dhe çiftit në jetën e përditshme?
Në fakt ndihet dhe në skenë fakti që jemi çift. Dëshira që ne kemi në përditshmëri për një prekje dore, përkëdhelje me fjalën “zemër” po na ndodh dhe në skenë. Pastaj në përditshëri kemi dhe zënka, mbajmë dhe mëri…
Miriam çfarë modeli të dashuruarish jeni?
Ne hyjmë tek çiftet normale, që kanë pak nga gjithçka. Jemi të ngjashëm përsa u përket pasioneve, dëshirave e vizioneve për jetën. Pra, të përbashkëta kemi më shumë….
Ti vjen si prezantues Alban në këtë Festival, pasi ke kaluar një eksperiencë jo të mirë tre vite më parë si anëtar jurie. Si e kujton?
Eksperiencë jo e këndshme dhe që nuk do ta përsërisja kurrë më, pasi është e vështirë të japësh vlerësim për të tjerët. Megjithatë kjo pjesëmarrje është në tjetër kontekst, pasi si prezantues je ikonë, që vlerësohesh për atë që je. Gjithsesi, nga pozicioni i prezantuesit këtë herë do ta kuptoj më mirë jurinë dhe ndaj do bëjmë edhe pak humor me anëtarët.
Miriam keni një eksperincë prezantimi në televizionet gjermane, si po ju duket Albani?
Po më duket mirë, i lirshëm. Kemi ndihmuar njëri-tjetrin, kemi bërë përshtatjet tona në skenar. Besoj se do ia dalim deri në finale, edhe pse emocionet bëjnë gjera të çuditshme. Festivali është “live”, ndaj duhet të jemi të aftë për improvizime.
Edhe ju Alban keni emocione, cilat janë frikërat e natës finale?
Unë zakonisht ushqehem me emocionet pozitive, bëj lojra me emocionet. Por në të vërtetë të dy jemi tipa emotivë, që dridhemi në skenë. Frikë kemi nëse do e mbajmë mend tekstin, apo nëse ndodhin gjëra të papritura.
Pas mbylljes së festivalit, ku do pushoni Miriam?
Do të nisim me koncertet për Vitin e ri, mënyra më e mirë për të qenë bashkë. Diku në fillim të janarit do të nisim xhirimet e klipit të ri dhe pastaj kemi menduar të pushojmë, dhe që na duhet të zgjedhim ose në Kubë, ose në ndonjë hotel të mirë në malet e Austrisë.
Po këtë vit ju morët apartamentin tuaj të ri, ku bashkëjetoni në Gjermani. Do të martoheni në 2010-ën Alban?
Është shpejt për martesën, pasi unë e shoh si kurorëzim të lumturisë, kur i ke të gjitha gjërat në rregull dhe vendos të realizosh dhe një ceremoni.
Miriam jeni dakord?
Po çfarë ka më shumë martesa se kjo që po jetojmë, ne kemi gati dy vite që mbarojmë punë dhe kthehemi në shtëpi me diskutimet dhe ato zënkat tona, se kush do gatuajë, kush do merret me pastrimin e shtëpisë, etj. (qesh)
Mbani inat? Kush është ai që kërkon falje i pari, Miriam?
Në fakt Albani (qesh).
Alban nuk dini të mbani inat?
Unë kaloj shpejt nga një gjendje në tjetrën. Por zënkat i shoh si shenjë e mirë pasi tregon që kemi karakter, nuk pajtohemi me gjithçka.
Sa vite larg e shihni bashkëjetesën tuaj si çift Alban?
Po tani mund të themi 10 vite e më shumë, ndoshta gjithë jetën.
Pse kaq të sigurt?
Po sepse ne duhemi dhe të dy bashkë kemi bërë gjëra për herë të parë. Pretendohet që dashuria e vërtetë të quhet ajo kur merr vendime të rëndësishme në jetë me njëri-tjetrin dhe ne e kemi marrë, pasi as unë e as Miriami nuk kishim bashkëjetuar ndonjëherë më parë.
I bëni dhurata njëri- tjetrit, këtë vit çfarë keni menduar Alban?
Miriami është më e zonja. Unë do përmirësohem, dhe për këtë vit ende nuk ia kemi dhënë njëri-tjetrit dhuratat, ndaj s’mund ta zbuloj.
Keni bërë një plan për 2010, si do jetë?
Kemi dëshirë të ecim me vizione. Një nga planet është nxjerrja e albumit të tretë që pritet të dalë në verë, si dhe disa koncerte ku jemi ftuar të dy nëpër botë.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years, 1 Month ago
|
Karma: 109
|
|
Më pëlqejnë femrat sportive
Intervistë me balerinin Kledi Kadiu
Historia e një djali të ri shqiptar që kërkonte të realizonte ëndrrat jashtë kufijve. Ndjen ende emocionet e para të mendimeve rreth librit, por veten nuk e fut te shkrimtarët.
Balerini i njohur shqiptar në Itali, Kledi Kadiu, shprehet se të shkruarit e përrallës së tij, ishte vetëm një eksperiencë e bukur dhe kaq, ashtu si edhe pjesëmarrja e tij në kinematografi apo në modelin.
Nuk di nëse në të ardhmen do t’i duhet të ulet sërish të rrëfejë një tjetër histori.Për të parësore është baleti, arti në të cilin ka investuar gjithë jetën.
Në një rrëfim të shkurtër Kadiu rrëfen dhe pak gjëra për veten, ku tregon se aktualisht është singëll. Por femrat që e tërheqin më tepër janë ato sportive, ndoshta për hir të profesionit që ka. Në rrëfimin e tij na tregon dhe pak për familjen a si e mendon gruan e jetës.
Libri “Jeta ime, më e mirë se një përrallë” ka ardhur më në fund në tregun shqiptar. Çfarë opinionesh kanë mbërritur deri tek ju?
Nuk e di akoma si kanë qenë opinionet, libri sapo ka dalë nga shtypi. Kam dëgjuar fjalë të mira nga miqtë. Prindërit e kanë lexuar një vit para se të dilte në Itali. Nga kritika… s’di ç’të them për komentet e kritikës.
Si ndiheni tani, i prezantuar në publik edhe si shkrimtar, krahas baletit, kinematografisë…
Shkrimtar është shumë për mua. Le ta quajmë një eksperiencë. E mora shumë për zemër kërkesën që mu bë nga shtëpia botuese italiane, për të rrëfyer historinë time që nuk është vetëm e imja por edhe e shumë shqiptarëve të tjerë si unë, bashkëatdhetarë që kanë jetuar e jetojnë si emigrantë në Itali. Veç kësaj duhej ta rrëfeja edhe për t’i ndryshuar opinionin publikut italian, që njihte kryesisht anën tonë negative. Doja që nëpërmjet jetës sime personale të tregoja dhe jetën e popullit shqiptar me kulturën, traditat, gjuhën…
Pjesë e rrëfimit tuaj është bërë dhe Suela, një nga vajzat qe udhëtonte bashkë me ju në traget… Si ka reaguar ajo pas librit? Po personazhet e tjerë të librit tuaj?
Suela faktikisht është një personazh pak a shumë i sajuar, imagjinuar. Sepse ka pak fiction në të gjithë librat për ta bërë më interesante historinë. Suela në të vërtetë ishte me mua në traget por nuk është krejt ajo Suelë e librit tim. Është shumë e ndryshuar. Kurse gruaja e Alionit, një mikut im shqiptar, që e ka lexuar librin është shprehur shumë e kënaqur dhe është shumë dakord me të gjitha pjesët e librit ku i shoqi është personazh. Sepse në të vërtetë, të flasësh për shokët dhe kolegët është edhe përgjegjësi veç të tjerash.
Le ta kapërcejmë argumentin e librit, të kalojmë tek ju: A keni një mike të ngushtë në krah aktualisht?
Aktualisht nuk kam asnjë mike. Kam pasur një raport gati para një viti por tani jam singëll.
Cili është komenti juaj për gruan? C’është ajo sipas jush?
Gruaja është ajo pjesë që plotëson çdo moment burrin…
E bukur apo inteligjente? Apo pak nga të dyja. Si duhet të jetë një femër që të tërheqë vëmendjen tuaj?
Në imagjinatën e çdo personi dëshira mund të jetë gjë tjetër nga realiteti. Unë nuk kam një tip në kokë, nuk kam një model. Nuk e parashikoj asnjëherë se si duhet të jetë e dashura ime. Më pëlqen të kem kontakt direkt me personin, sepse kanë shumë rëndësi emocionet e momentit, është alkimi. Gruaja nuk është një objekt që preket apo blihet ndaj s’mund ta përfytyrosh se si duhet të jetë ajo që të tërheqë vëmendjen.
Shpesh në nënvetëdijen e një burri ekziston një model për gruan e jetës? Për ju si duhet të jetë ajo?
Më tërheqin tipat sportivë, dhe besoj se kjo duhet të ketë lidhje me profesionin tim, me artin. Për të qëndruar edhe pak të modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë ashtu si vajzat kërkojnë figurën e baballarëve (pak a shumë).
Dëshironi ta kundërshtoni?
Duhet të jem në atë situatë që ta them me siguri. Duhet të kem një grua. Ndryshe nuk do të mund ta përfytyroja. Jam mësuar të jetoj me të tashmen, të shijoj përvojën aktuale dhe jo të ardhmen.
S’mendoni për krijimin e familjes!?
Është normale që të ardhmen të dëshiroj edhe unë të kem familjen time. Kjo ndodh me të gjithë.
Që një burrë e një grua, të rrinë bashkë duhen të jetë të njëjtë? Apo besoni te teoria e të kundërtave që tërhiqen?
Besoj te respekti i ndërsjellët, kjo është gjëja kryesore në një marrëdhënie. Kjo është domosdoshmëri që një burrë e një grua të rrinë bashkë.
Lidhjet mbarojnë shpejt, apo zgjasin?
Për jetëgjatësinë e një lidhjeje besoj se nuk mund të parashikohet, ato mund të fillojnë e mbarojnë pa e ditur asnjëherë se kur.
Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, çfarë projektesh keni?
Festat akoma nuk i kam menduar. Do jem në Paris. Ndoshta mund të vij edhe në Shqipëri, por ende se kam vendosur, kjo varet nga provat e spektaklit
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years ago
|
Karma: 109
|
|
Miranda do të realizojë dy potpuri
Në këtë intervistë Miranda Hashani tregon për risitë në planin profesional, jetën dhe angazhimet aktuale si dhe planet për të ardhmen. Po ashtu, ajo shpalos në këtë intervistë për Zhurnal, pasionin dhe dashurinë që ka për kafshët, që pa profesionin e këngëtares, mbase do ta gjenin duke punuar në një kopsht zoologjik.
- Ku e kaluat ndërrimin e viteve dhe në çfarë atmosfere?
Për Vitin e Ri natën e parë kam kënduar në Dibër, të dytën në Ferizaj dhe të tretën në Kaçanik në një atmosferë tepër të mirë festive, ku këndohej këngë shqip dhe nuk këndonim vetëm ne, por edhe publiku na bashkëngjitej.
- Si fillon një ditë dhe si e kalon atë Miranda?
Unë nuk e filloj ditën me kafe si të tjerët, aspak nuk e konsumoj. Zakonisht nuk zgjohem shumë herët, vetëm kur kam ndonjë obligim. Nëse nuk kam ndonjë angazhim, me dëshirë nuk dal nga shtëpia, dua të rri brenda sidomos tani që është dimër. E ndez zjarrin dhe shikoj tv, ose lexoj diçka, e dua ambientin shtëpiak. Më pëlqen kuzhina dhe shpesh gatuaj. Me ne jeton edhe qenushi Bigji me të cilin një herë në ditë shkoj në park për të shëtitur. Ndërsa nëse kam ndonjë angazhim rreth këngës, pasojnë takime me bashkëpunëtorë jashtë shtëpisë, prova të ndryshme nëpër studio etj.
- Çfarë është për ju familja?
Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua për të cilën do të sakrifikoja gjithçka.
- A ka qenë e vështirë të jesh këngëtare dhe bashkëshorte?
Kur organizohen gjërat mirë dhe planet shkojnë ashtu siç i organizon, aspak nuk është e vështirë të jesh edhe këngëtare edhe bashkëshorte. Edhe pse jemi këngëtare, njerëzit duhet të na shikojnë si ato që janë mjeke, mësuese, inzhiniere etj. Ne dallojmë vetëm që jemi fytyra publike nga të tjerat. Në shtëpi të gjitha jemi njësoj.
- Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju trishton?
Të lumtur më bëjnë shumë gjëra si dashuria, kujdesi, respekti, buzëqeshja e njerëzve përreth meje, ndërsa më trishtojnë tragjeditë e ndryshme se i marr shumë afër vetes, dhembja etj.
- Si e shihni ju tranzicionin në estradën shqiptare dhe sa është e vështirë ta përballosh atë?
Tek unë ky tranzicion aspak nuk ka lënë gjurmë, sepse unë publikun e kam bërë para se të vijë kjo kohë. Meqë gjithmonë jam munduar publikut tim t’i servoj vetëm këngë të bukura, ata pastaj nuk më kanë dashur ndryshe. Akoma në skenë jetoj me ata adhurues, janë ata që më kanë mbajtur gjallë për kaq vite dhe më kanë ndihmuar që mos të kem vështirësi në këtë kohë. Brenda meje shpesh e vuaj përse i ndodhi kështu këngës tonë të bukur, por me një paraqitje timen para publikut tim, që i çmoj aq shumë, unë kthehem nga zhgënjimi. Më vjen shumë mirë dhe për këtë ndjehem shumë e lumtur që nuk kam rënë në influencë të këtyre lloj këngëve me kaq jovlerë që e kanë njollosur rëndë melosin shqiptar. Mendoj që shumë shpejt do t’i vijë fundi këtij tranzicioni.
- Sa e ndjeni tensionin e xhelozisë që është brenda estradës?
Tensionin e xhelozisë negative në estradë gati asnjëherë nuk e kam ndjerë! Kam patur gjithmonë xhelozi pozitive dhe ajo më ka shtyrë përpara. Është e vërtetë që në estradë ka shumë xhelozi. Kemi dëgjuar edhe të flitet për shumë raste. Më vjen mirë që unë nuk kam qenë ndonjëherë temë diskutimi për diçka të keqe. Jam munduar të tregohem e kujdesshme me të gjithë, sepse edukata ime nuk më ka lejuar. Të jesh artist nuk do të thotë vetëm të këndosh bukur, apo aktrosh bukur. Duhet të jesh mbi të gjitha njeri me një edukatë, kulturë dhe të sjellësh vetëm mirësi tek ata që të rrethojnë. Kur kam synuar karrierën dhe estradën, kam pastruar së pari me vetveten që dua të ngris karrierë stabile e cila do të jetë jetëgjatë dhe xhelozia duhet të jetë vetëm pozitive, sepse as unë nuk mund të bëhem si dikush e as dikush si unë. Kam dashur të jem gjithmonë vetvetja.
- Pasi të gjithë ju dimë të suksesshme, a mendoni se jeni pasive kohët e fundit?
Është e vërtetë që kohët e fundit jam më pasive. Një nga arsyet është sepse kemi shumë probleme me editimet e albumeve, pra këngëve të reja. Produksionet nuk janë të interesuar për këngët me vlerë, ndaj na mbeten këngët në hije pa i dëgjuar publiku. Atyre u konvenon më shumë të shesin pseudovlerat se vlerat. Pastaj edhe shkarkimi i këngëve tona falas në internet e ka bërë të veten. Na ka dëmtuar tej mase. Të bësh një këngë dhe videoklip, çmimet nuk janë dhe aq të lira dhe është shumë e vështirë në këtë krizë globale të gjesh mbulesa dhe për këtë as një televizion nuk paguan asgjëe. Ligji për të drejtën autoriale nuk ka hyrë ende në fuqi dhe ne që bëjmë vlera jemi më të dëmtuarit. Mendoj që institucionet adekuate shumë pak ose aspak nuk merren me këtë problem e as nuk u intereson ta ndalin këtë avaz të asaj çka po ndodh momentalisht. Tani hapësirë më ka mbetur vetëm në emisionet muzikore për festën e Vitit te Ri nëpër televizione dhe ndonjëherë në emisionet argëtuese gjatë vitit.
- Me çfarë po merreni këto kohë dhe çfarë presim të re nga ju?
Zakonisht muaji janar është më pasiv, pas gjithë atyre angazhime të dhjetorit, d.m.th. jam duke pushuar. Diku nga fundi i muajit mendoj të realizoj dy potpuri që do të përmbajnë këngë të vjetra popullore. Do t’i realizoj në Gjakovë në studion e bashkëpunëtorit dhe kompozitorit tim Ruzhdi Sadiku. Besoj të dalë diçka e bukur.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years ago
|
Karma: 109
|
|
Zana, e bukur dhe e famshme
Për të pamja e jashtme është diçka e çmueshme, por jo gjithçka. Nëse kjo bukuri nuk justifikohet me zgjuarsi ajo merr fund në momentin që dështon në mundësinë e parë që të është ofruar. Zana Krasniqi, ish Miss Kosova 2008, por edhe përfaqësuese e këtij shteti në Miss Universe, në intervistën e mëposhtme dhene per ‘webmagazin’ na rrëfen se çdo të thotë të jesh e bukur, por edhe e suksesshme në botën e madhe të spektakleve dhe pasarelave. Aktualisht ajo jeton në Prishtinë dhe planet e saj më të afërta janë...
- Ku po jeton aktualisht Zana?
Në çdo vend nga pak. Puna ime kërkon që unë t’i ndërroj vendet shpeshherë në varësi të asaj çfarë ofrohet. Momentalisht ndodhem në Prishtinë duke punuar për një projekt shumë të rëndësishëm për mua (të cilin do ta shihni së shpejti), por puna dhe jeta ime është e lidhur ngushtë me Amerikën.
- Në cilin vend do të jetoje po të mos sforcoheshe nga disa detyrime morale?
Shpirti më fle rehat pranë familjes sime, kjo do të thotë që Prishtinën nuk e ndërroj me asnjë vend të botës. Edhe pse më ndodh që për një periudhë të gjatë të punoj jashtë vendit në momentin e parë që më ofrohet pak kohë e lirë mundohem ta shfrytëzoj dhe të shkoj në Prishtinë.
- Me cilën agjenci po punoni së fundmi?
Me punën e modelës në agjencionin Wilhemina në Amerikë.
- Si është një ditë e zakonshme për Zanën?
Mundohem që ditën time ta menaxhoj sa më mirë. Primare gjithmonë kam kafen e mëngjesit në shtëpi, pastaj filloj me punët e zakonshme. Pas punëve vjen koha për gjumë dhe në fund relaksohem në shtëpi duke shikuar televizor me orë të tëra.
- Si e shfrytëzoni kohën e lirë, ndryshe nga të tjerat?
Ka raste që kur lodhem nga çdo gjë kohën e lirë mundohem ta kaloj vetëm në shtëpi. Përgjithësisht, në të shumtën e rasteve mundohem që atë pak kohë që më mbetet ta kaloj me miqtë dhe të afërmit e mi.
- Çfarë do të thotë të jesh e bukur për Zanën?
Çdo gjë e bukur në botë çmohet dhe ka peshën e vet, por ka shumë elementë që e bëjnë njeriun të bukur dhe nuk do të thosha që mjafton vetëm bukuria e jashtme për ta identifikuar dikë si të bukur.
- Si e ka menaxhuar Zana bukurinë e saj?
Primare për mua është që të reflektoj bukurinë time shpirtërore tek njerëzit. Kur triumfon bukuria shpirtërore, kurora është bukuria e jashtme.
|
|
|
|
Last Edit: 2010/01/20 19:52 By LiriSa.
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years ago
|
Karma: 109
|
|
Besa, synon famë ndërkombëtare
Gjenevë, janar – Këngëtarja Besa Krasniqi është lindur në qytetin Granna të Suedisë, nga prindër shqiptarë. Ajo është një këngëtare që po e pasuron dita-ditës karrierën e saj muzikore. Ka realizuar dy albume shqip dhe tani ka filluar t’i kushtohet karrierës ndërkombëtare dhe është duke punuar në albumin e ri, i cili do të editohet së shpejti. Në këtë album, Besa tregon se po punon me producentë ndërkombëtarë.
Rozë: Kush është Besa Krasniqi?
Besa: Është një vajzë, e cila ka lindur në Suedi, në qytetin Gränna, më 5 mars 1993. Prindërit e mi janë nga Trimori i Vushtrrisë. Aktualisht jetoj në Suedi bashkë me familjen.
Rozë: Kur keni filluar të merreni me muzikë?
Besa: Me muzike kam filluar të merrem kur isha e vogël. Si fillim kam pasur përkrahje nga babai im. Si trivjeçare kam marrë pjesë në shfaqje artistike, ku këndoja nëpër gara të ndryshme. Tani me duhet të shtoj se muzikën, pos që e mësoj në shkollë, atë dhe e kam trashëgim nga gjyshi, xhaxhallarët. E gjithë familja kanë luajtur në instrumente të ndryshme muzikore.
Rozë: Cilat janë sukseset më të mëdha deri tani? Ndonjë garë, festival...?
Besa: Sukseset për moshën që kam janë të shumta. Kam fituar më shumë se 12 çmime të para të dyta dhe të treta. Si e vogël kam realizuar dy albume në gjuhën shqipe për fëmijë: “Hëna e di lojën” dhe “Fluturat në erë”. Njeri album ka pasur tetë këngë, tjetri 10. Pastaj nëpër media kam pasur tri reportazhe nëpër TV. Kam kënduar nëpër TV edhe në Suedi, ku prezent ishin edhe autoritete të kulturës, si ministresha e Kulturës së Suedisë, Lena Halengren. Pastaj kam fituar disa festivale. Një ishte shumë i popullarizuar dhe vetëm unë kam qenë nga të huajt pjesëmarrëse. Ka zgjatur më tepër se katër jave, e fitova dhe finalen në festivalin Sportlight. Aty i rashë në sy kompanisë “Pammareicords”, të cilët me ftuan dhe ma bën “Singlen” me dy këngë në anglisht: “Hej DJ” dhe “Yes, I’m Sure”. Ky singel u shit në gjithë Evropën. Edhe pranimi në shkollën e muzikës, ku pranohen çdo vit vetëm 33 nxënëse. Pas një prove goxha të vështirë, tri orëshe, juria mori vendim. Më pranuan me poena maksimale. Këto ishin disa nga sukseset.
Rozë: Në çfarë gjuhësh këndon Besa, dhe a keni plane për suksese ndërkombëtare?
Besa: Këndoj ma shumë në anglisht, sepse janë rrethanat e tilla. Kam plane dhe do mundohem t’i realizoj me punë dhe të behëm këngëtare me famë ndërkombëtare. Kënga ime do jetë një zë në arenën ndërkombëtare edhe për popullin tim.
Rozë: Me kë bashkëpunoni në realizimin e këngëve tuaja, producent lokal apo ndërkombëtar?
Besa: Kam shumë bashkëpunëtorë. Nga ata lokalë kam bashkëpunuar me Alfred Kaçinarin. Tash po bashkëpunoj me vëllanë tim. Edhe ai është student në Fakultetin e Muzikës, producent dhe teknik i muzikës në Växjö. Pastaj me Fredrik Jansson, Maxe Akselsson dhe Thomas Johansson si dhe vetë i shkruaj tekstet. Tani jam duke studiuar edhe kompozimin.
Rozë: A pritet së shpejti ndonjë album i yti muzikor dhe nëse po, kur?
Besa: Po. Së shpejti pritet të dalë albumi në shqip dhe në anglisht. Në të dy gjuhët kam dhe ndihma nga të tjerët, por shumicën i bëj vetë tekstet. Më ndihmon babai nga pak, por dhe miq profesionistë. Po ashtu, edhe vëllau si teknik zëri, më ndihmon rreth kompozimeve.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years ago
|
Karma: 109
|
|
Albani & Mirami: Nuk jemi gati për martese me ceremoni
Etaloni i bisedës së tyre është fjala “zemër”. Nuk e kanë braktsisur këtë mënyrë përkëdheljeje as netëve të Festivalit të 48-të të RTSH-së, ku kane provuar eksperiencën e tyre të parë si prezantues në një skenë të madhe. Po çfarë fshihet pas këtij çifti, jeta që bëjnë në apartamentin e tyre në Gjermani, zënkat e mëritë dhe sa gjatë e shohin bashkëjetesën e tyre. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i zbulojnë në këtë intervistë:
Alban çfarë lidhjeje ka mes çiftit Alban-Miriam, që po shohim këto ditë në skenë dhe çiftit në jetën e përditshme?
Në fakt ndihet dhe në skenë fakti që jemi çift. Dëshira që ne kemi në përditshmëri për një prekje dore, përkëdhelje me fjalën “zemër” po na ndodh dhe në skenë. Pastaj në përditshëri kemi dhe zënka, mbajmë dhe mëri…
Miriam çfarë modeli të dashuruarish jeni?
Ne hyjmë tek çiftet normale, që kanë pak nga gjithçka. Jemi të ngjashëm përsa u përket pasioneve, dëshirave e vizioneve për jetën. Pra, të përbashkëta kemi më shumë….
Ti vjen si prezantues Alban në këtë Festival, pasi ke kaluar një eksperiencë jo të mirë tre vite më parë si anëtar jurie. Si e kujton?
Eksperiencë jo e këndshme dhe që nuk do ta përsërisja kurrë më, pasi është e vështirë të japësh vlerësim për të tjerët. Megjithatë kjo pjesëmarrje është në tjetër kontekst, pasi si prezantues je ikonë, që vlerësohesh për atë që je. Gjithsesi, nga pozicioni i prezantuesit këtë herë do ta kuptoj më mirë jurinë dhe ndaj do bëjmë edhe pak humor me anëtarët.
Miriam keni një eksperincë prezantimi në televizionet gjermane, si po ju duket Albani?
Po më duket mirë, i lirshëm. Kemi ndihmuar njëri-tjetrin, kemi bërë përshtatjet tona në skenar. Besoj se do ia dalim deri në finale, edhe pse emocionet bëjnë gjera të çuditshme. Festivali është “live”, ndaj duhet të jemi të aftë për improvizime.
Edhe ju Alban keni emocione, cilat janë frikërat e natës finale?
Unë zakonisht ushqehem me emocionet pozitive, bëj lojra me emocionet. Por në të vërtetë të dy jemi tipa emotivë, që dridhemi në skenë. Frikë kemi nëse do e mbajmë mend tekstin, apo nëse ndodhin gjëra të papritura.
Pas mbylljes së festivalit, ku do pushoni Miriam?
Do të nisim me koncertet për Vitin e ri, mënyra më e mirë për të qenë bashkë. Diku në fillim të janarit do të nisim xhirimet e klipit të ri dhe pastaj kemi menduar të pushojmë, dhe që na duhet të zgjedhim ose në Kubë, ose në ndonjë hotel të mirë në malet e Austrisë.
Po këtë vit ju morët apartamentin tuaj të ri, ku bashkëjetoni në Gjermani. Do të martoheni në 2010-ën Alban?
Është shpejt për martesën, pasi unë e shoh si kurorëzim të lumturisë, kur i ke të gjitha gjërat në rregull dhe vendos të realizosh dhe një ceremoni.
Miriam jeni dakord?
Po çfarë ka më shumë martesa se kjo që po jetojmë, ne kemi gati dy vite që mbarojmë punë dhe kthehemi në shtëpi me diskutimet dhe ato zënkat tona, se kush do gatuajë, kush do merret me pastrimin e shtëpisë, etj. (qesh)
Mbani inat? Kush është ai që kërkon falje i pari, Miriam?
Në fakt Albani (qesh).
Alban nuk dini të mbani inat?
Unë kaloj shpejt nga një gjendje në tjetrën. Por zënkat i shoh si shenjë e mirë pasi tregon që kemi karakter, nuk pajtohemi me gjithçka.
Sa vite larg e shihni bashkëjetesën tuaj si çift Alban?
Po tani mund të themi 10 vite e më shumë, ndoshta gjithë jetën.
Pse kaq të sigurt?
Po sepse ne duhemi dhe të dy bashkë kemi bërë gjëra për herë të parë. Pretendohet që dashuria e vërtetë të quhet ajo kur merr vendime të rëndësishme në jetë me njëri-tjetrin dhe ne e kemi marrë, pasi as unë e as Miriami nuk kishim bashkëjetuar ndonjëherë më parë.
I bëni dhurata njëri- tjetrit, këtë vit çfarë keni menduar Alban?
Miriami është më e zonja. Unë do përmirësohem, dhe për këtë vit ende nuk ia kemi dhënë njëri-tjetrit dhuratat, ndaj s’mund ta zbuloj.
Keni bërë një plan për 2010, si do jetë?
Kemi dëshirë të ecim me vizione. Një nga planet është nxjerrja e albumit të tretë që pritet të dalë në verë, si dhe disa koncerte ku jemi ftuar të dy nëpër botë.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|
Re: Intervistat e V.I.P-ve 2 Years ago
|
Karma: 109
|
|
2010-ta, vit i martesës së Amit
Ami Toska, prezantuesja e bukur e Portokallisë, rrëfen për planet e saj në të ardhmen dhe për martesën e saj me Ermalin.
This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Nëse mendoni se Ami Toska ka marrë pushimet, do të zhgënjeheni, sepse ajo këtë vit e ka nisur më me vrull se kurrë. Përveç se marton të tjerët (përmes agjencisë së saj domethënë) ajo ka vendosur të martohet edhe vetë. Po, po. Këtë vit Ami do të jetë nuse prej vërteti.
Tani që ka mbaruar sezoni i spektaklit “Portokalli” është një kohë pushimi për ju? Si e kaloni kohën?
Jo, nuk është fare kohë pushimi. Edhe pse nuk do të kem impenjimet televizive për dy muaj kohë kur do të rinisë spektakli për mua nuk është pushim, pasi ma kompenson shumë mirë kohën e punës biznesi privat. Ndihem shumë mirë që sapo bëj një stop nga “Portokalllia” impenjohem totalisht në punën time private.
Ju keni qenë pjesë e “Bluetooth”-it me një thashetheme se do të martoheni së shpejti? Na tregoni të vërtetën, kur e keni parashikuar martesën?
Ne kemi vendosur që këtë vit të bëjmë dasmën tonë, por është akoma herët për të folur për detaje, sidomos për datën.
Nuk duam datën, por në të vërtetë ju keni menduar tashmë si do e organizoni? Fustanin e ka zgjedhur Ami?
Nuk kemi bërë asgjë deri tani, jemi në hapat e para. Si të gjithë klientët e tjerë që janë në hapat e para, edhe unë po mendoj, po krijoj po nuk kam ende ndonjë ide konkrete. Ose kam shumë por nuk e di ku të orientohem, jam akoma në ajër.
Ndërkohë Ami, na trego diçka për jetën me Ermalin, si janë të ndara punët në shtëpinë tuaj?
Pikë së pari ne rrimë shumë pak në shtëpi, sidomos në këtë periudhë që jemi goxha të impenjuar në biznes. Plus këtij fakti po merremi momentalisht me nxjerrjen në treg të revistës tonë më të re “Ami”, që do të flasi vetëm për dasma dhe i drejtohet të gjithë atyre njerëzve që kanë dëshirë të marrin informacion për dasmat. Revista do të ketë kuriozitete, dasma reale si janë organizuar, dasma të çuditshme, dasma sipas buxheteve të ndryshme që kanë mundësi njerëzit për t’i bërë ato, foto të ndryshme, personazhe, etj.
Për shembull kush gatuan?
Po fatmirësisht gatimin e kemi qejf të dy, edhe unë e kam qejf edhe Ermali gjithashtu. Ai sidomos bën mëngjesin sepse çohet pak më herët se unë. Unë çohem pak më vonë se jam pak gjumashe (qesh).
Kush e mban buxhetin në shtëpi?
Të dy kemi një sirtar që e kemi të përbashkët, përveç kuletave tona personale.
Aty ka karta apo dhe para kesh?
Përgjithësisht kesh. Kartat janë personale.
Ndërkohë, jashtë familjes dhe jashtë impenjimeve, fundjava çfarë është për Amin dhe ku preferoni t’i kaloni pushimet?
Nuk është se bëjmë fundjava pushimesh, që ta lëmë punën të premten dhe të kthehemi të hënën, këto ndodhin shumë rrallë. Aq më tepër që Ermali së fundmi është i impenjuar dhe në programin e tij “2XL” të cilin e ka të shtunën në darkë dhe ne na mbetet të nisemi në ndonjë udhëtim të shkurtër. Sidomos për ski sepse ne i praktikojmë shumë sidomos në dimër në periudhën janar-shkurt dhe na mbetet që sapo Ermali mbaron emisionin t’i hipim makinës dhe të shkojmë diku afër Mavrovë, Mal të Zi apo Itali dhe kthehemi të hënën në mëngjes.
Këtë vit keni bërë ski?
Kemi bërë. Javën e kaluar kemi qenë, por me thënë të drejtën na ka mërzit shumë kjo ngrohja globale sepse nuk ka shumë borë.
E ke menduar veten nënë së shpejti? Ka ndonjë plan për këtë?
Sigurisht edhe unë si çdo femër e mendoj veten nënë. Si do jem, si do e përshtat jetën time midis punës, karrierës, fëmijës, impenjimeve por plane nuk ka akoma.
Ka një gjë për të cilën Ami do e linte karrierën?
Jo. Nëse për ndonjë femër do të linte karrierën do ishte ose burri që do ta pengonte ose do lindte fëmijë ose do fillonte një punë tjetër. Unë të paktën këto dy etapa, të burrit dhe të punës në jetën private i kam kaluar dhe kam treguar se di t’i baraspeshoj dhe t’i mbaj të dyja. Dhe në fakt nuk do të ketë asnjë arsye se publiku ju do shumë dhe ju do përherë në skenë. Edhe unë i dua shumë dhe rrjedhimisht nuk ka një arsye pse ta lë.
|
|
|
|
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
|
|
|