gototopgototop
Welcome, Guest
Please Login or Register.    Lost Password?

Kuriozitete
(1 viewing) (1) Guest
Kategori e Lirë.
Go to bottomPage: 12345678...95
TOPIC: Kuriozitete
#241
Kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
me shkruandi diqka e cuditshme por e vertet... hhmmm ju mirepres
This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
Last Edit: 2009/06/24 14:48 By Kosovari1.
The administrator has disabled public write access.
 
#242
Aw: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
E Cuditshme Por e Vertete

1) New York City ka 11 shkronja...
2) Afghanistan ka 11 shkronja...
3) Ramsin Yuseb (Terroristi qe tentoi te shkatrronte Kullat Binjake ne 1993) ka 11 shkronja...
4) George W Bush ka 11 shkronja...

Mund te jete nje koincidence, por nuk mbaron me kaq:

1) New York eshte shteti i 11-te i SHBA-se.
2) Avioni i pare qe goditi Kullat Binjake ishte avioni me numer udhetimi 11.
3) Ky avion kishte te regjistruar 92 pasagjere. 9 + 2 = 11
4) Avioni me numer udhetimi 77, i dyti qe goditi Kullat Binjake, kishte te regjistruar 65 pasagjere. 6 + 5 = 11
5) E gjithe kjo ndodhi me 11 Shtator, ose 9/11 sic njihet ne publik. 9 +1+1 = 11
6) Ky kombinim numrash (911) eshte i njejte me numrin e telefonit per Emergjencat ne SHBA. 9 + 1 + 1 = 11.

Koincidencat?! Vazhdojne...

1) Numri total i viktimave ne te dy avionet eshte 254. 2 + 5 + 4 = 11.
2) 11 Shtatori eshte dita e 254 e vitit kalendarik. Serish 2 + 5 + 4 = 11.
3) Bombardimet ne Madrid ndodhen me 3/11/2004. 3 + 1 + 1 + 2 + 4 = 11.
4) Tragjedia e Madridid ndodhi fiks 911 dite mbas tragjedise ne New York.

Tani gjerat behen pak me te cuditshme:

Pervec vizave dhe yjeve qe formojne flamurin e SHBA-se, ky shtet ka nje
simbol tjeter me te cilin njihet ne bote, Shqiponjen. Teksti i meposhtem
eshte shkeputur nga Kurani:

Nje bir i Arabise do te zgjoje friken e Shqiponjes.
Zemerimi i Shqiponjes do te godase gjithe tokat e Allahut edhe pse nje
pjese e ketyre tokave do te gezohen per kete. E megjithate zemerimi i
Shqiponjes do te pastroje tokat e Allahut dhe paqe do te jete serish. Ky eshte paragrafi numer 9.11 ne Kuran.
dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
The administrator has disabled public write access.
 
#243
Aw: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
Edukatorja e detyron 5-vjeçarin të hajë bërllog

Një edukatore në çerdhen Bridgeport të Connecticutit, është arrestuar pas dyshimeve se e ka detyruar një fëmijë 5-vjeçar që të hajë drekën e tij nga bërrllogu. 67-vjeçarja Anne O'Donnell, eduaktore në Park City Magnet School, u arrestua me akuzën për rrezikimin e shkaktimit të lëndimit një të mituri. Zyrtarët e shkollës thanë se deri tek incidenti erdhi pasi që fëmiu e gjuajti në bërllog drekën e tij, krah të pulave dhe një banane. Edukatorja akuzohet që ka marrë të mbeturat nga shporta e mbeturinave dhe e ka detyruar fëmijën t’i hajë. O'Donnell u lirua me premtimin se do të paraqitet në gjykatë.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
#244
Aw: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
Amerikani Harold Kolins ka terhequr nje kamion te tere duke perdorur vetem njeren dore. I mbiquajturi ?Ariu i Hekurt? ai ka arritur te zhvendose 30 metra automjetin qe peshonte deri ne 23 tonelata. Rekordi eshte shenuar ne New York.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
#245
Aw: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
Llafazani me i madh i botes eshte britaniku Steve Wodmore. Ai ka arritur te thote 600 fjale ne 1 minute. Kjo ka ndodhur gjate programit televiziv Motor Mouth, te mbajtur ne Londer me 22 shtator te vitit 1990. Shume pak persona ne bote jane ne gjende te flasin ne kete menyre, nderkohe qe per kete dukuri ekzistojne edhe konkurse boterore.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
#246
Aw: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
---Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.
---Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.

---Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

---Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.

---1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

---Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.

---Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000

---Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

---Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

---Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

---Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.

---Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.

---Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

---Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin(rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.

---Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.

---Sipas Byrosë së mirënjohur ne SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.

---Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

---Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

---Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

---DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

---Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

---Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

---Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

---Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.

---Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

---Njeriu më i gjatë është 2.75 cm

---Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

---Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

---Peshkaqenët nuk sëmuren.

---Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

---Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

---Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

---Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,

---Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

---Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.

---Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.

---Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard. merrte fronin.

---Minjtë nuk mund të vjellin.
dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
The administrator has disabled public write access.
 
#247
Aw: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
Një portofol i humbur në jug të Suedisë, më shumë se 40 vjet më parë, i është rikthyer të zonjës, së bashku me të hollat që ndodheshin brenda në portofol. Gulli Wihlborg ishte 18 vjeçe kur humbi portofolin e saj ndërsa ishte duke ecur me biçikletë në qytetin Trellemborg në verën e vitit 1963. Në portofol kishte 45.54 korona, një shumë për të cilën ajo tha se ishte gjysma e qirasë mujore në atë kohë, disa fatura dhe fotografi. Ato të holla kanë sot një vlerë prej rreth 412 koronash ose 56 dollarë. Portofoli mbërriti me postë në shtëpinë e saj në qytetin Malmo, ku ajo banon që prej 25 vitesh, me shënimin "E dashur Gulli. Mos hiq dorë asnjëherë nga shpresa. Ky është portofoli yt që humb në Ostersjogatan (emri i rrugës) shumë vite më parë. përshëndetje nga Trellemborgu". "Kjo është fantastike", i tha ajo gazetës rajonale "Terellemborg Allehanda". Dërguesi ishte anonim.
dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
The administrator has disabled public write access.
 
#248
Aw: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
Një femër kineze, e cila ka lindur foshnjën e parë, po prodhon aq shumë qumësht saqë e lan me të foshnjën e saj çdo ditë.

Një femër kineze, e cila ka lindur foshnjën e parë, po prodhon aq shumë qumësht saqë e lan me të foshnjën e saj çdo ditë.

Zonja Luo nga Chongqing thotë se ajo prodhon dy litra qumësht në ditë, shumë më tepër sesa i nevojitet për ta ushqyer vajzën e saj gjashtëjavëshe, Shan Shan.

Gruaja, burri dhe vjehrra të gjithë e kanë pirë qumështin i cili po tepron, mirëpo Luo thotë se përsëri mbetet sasi e tepërt e tij.

Vjehrra e Luos ka treguar se ata kishin filluar të mendonin se po pinin shumë qumësht, prandaj ajo e ka dhënë idenë që ta lajnë foshnjën me qumësht gjiri, ndërsa prindërit e foshnjës e kanë mirëpritur këtë ide.

“Larja me qumësht ia bën lëkurën Shan Shanit shumë të butë dhe të bardhë”, është cituar Luo nga “Chingqing Times”.

This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
The administrator has disabled public write access.
 
#277
Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
I bindur se i shëron pacientët me flokë të gjata!

Peng Fu, një shërues 79-vjeçar i cili praktikon mjekësinë tradicionale kineze, e ka gjetur një lidhje të çuditshme në mes gjatësisë së flokëve të tij dhe shëndetit të pacientëve të vet. Në fakt, flokët nuk i ka shkurtuar që 60 vjet dhe pohon se mu për këtë pacientët e tij janë të shëndoshë.
“Kam pushuar së shkurtuari flokët dhe pacientët kanë filluar të shërohen. Qasja ime ndaj mjekësisë është bërë më e efektshme sa më shumë që i kam lënë flokët të rriten”, ka thënë Peng, derisa transmeton gazeta austriake “Austrian Times”.

Herën e fundit që i ka matur flokët e tij ato kanë qenë të gjata 2.7 metra. Shëruesi nga qyteti Suining në Kinën qendrore qasjen e tij ndaj mjekësisë e merr shumë seriozisht, prandaj pacientëve të tij nuk u lejon t’ia prekin flokët dhe i pastron shumë rrallë.
dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
The administrator has disabled public write access.
 
#278
Përgjegje: Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
Londer, punetori fotografon kater UFO

Nje punetor britanik qe punonte ne catine e nje pallati ne Convent Garden ne Londer, ka fotografuar me celularin e tij nje grup objektesh, per te cilat pretendon se jane UFO.
Ne fakt ai nuk i kishte vene re, por kur ka shkarkuar ne komjuter fotot, ka pikasur kater objektet fluturues. Pervec ores Big Ben, Westminsterit dhe Syrit te Londres, celulari ka fotografuar edhe kater UFO-t. Fotoja e Derek Burton eshte publikuar nga “Daily Telegraph”.

Burton punonte ne katin e 16-te te Orion House kur ka vendosur te beje disa foto te qytetit nga lart per t’ia cuar te shoqes, qe nuk kalon shpesh nga qendra e Londres. Nje burim tha per gazeten “The Telegraph” se fotot nuk jane te montuara.

This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
The administrator has disabled public write access.
 
#279
Përgjegje: Përgjegje: Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
I paralizuari fillon të ecën pasi kafshohet nga merimanga

Kafshimi i një merimange helmuese është dëshmuar si çudibërës për David Blancarten, një i paralizuar nga Kalifornia. Njeriu pas 21 vitesh në karrocë invalidësh ka filluar të ecën sërish.
David Blancarte është paralizuar pasi i ka mbijetuar një aksidenti me motoçikletë. Pasi është pickuar nga një merimangë e hirtë e shkretëtirës, ai ka përfunduar në spital ku ka kaluar nëntë muaj në rehabilitim. Gjatë një rehabilitimi kane vërejtur se muskujt po i forcohen dhe ka vendosur të bëj një test.

“Më kanë nënshtruar ndaj elektro-valëve, e unë e kam ndier rrymën dhe kam bërtitur”, ka treguar Blancarte për rrjetin televiziv amerikan CBS13. Për më pak se një javë është ngritur në këmbë dhe ka filluar të ecën pas njëzet vitesh të kaluara në karrocë invalidësh. Mjeket i kane thënë se muskujt i kishin rënë në gjumë, derisa helmi i merimangës duket se i kishte zgjuar ato.

This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
The administrator has disabled public write access.
 
#280
Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 33
68-vjeçarja martohet 23 herë, kërkon ende burrë

Një jetë sentimentale në lëvizje ajo e Linda Essex-Wolfe, 68-vjeçarja amerikane që, gjatë jetës së saj ka dashur dhe është martuar me plot 23 meshkuj. Gruaja, sot gjyshe, është lidhur në martesë me: disa ish-të burgosur, me baristë të ndryshëm, një muzikant, një hidraulik, e deri tek priftërinjtë.
Martesa e saj më e gjatë ka qenë 7 vjet, ndërsa ajo më e shkurtra ka zgjatur vetëm 36 orë: e thënë ndryshe, vetëm natën e parë të martesës.
Ishët e saj nuk është se janë larguar nga ajo, për një jetë më të mirë, kanë dashur thjesht të jetojnë larg saj. Dy nga burrat e saj ka ndodhur që janë tërhequr më shumë nga burrat, një tjetër, duke tentuar më kot ta mbante në dietë, duke i vënë çelësin frigoriferit, është lodhur dhe e ka lënë dhe të tjerë kanë zbuluar që nuk e kanë dashur.

68-vjeçarja, e vendosur për të gjetur dashurinë e jetës së saj, atë që të bën të lumtur vetëm për faktin se ekziston, tashmë ka hyrë në librin "Guinness", si gruaja "më e martuar" në botë.

Martesa e saj e fundit, një gjetje vetëm për të bërë sa më shumë bujë, ishte me Glynn Wolfe, i cili, wshtw "kolegu" burrw i Lindws. Sepse falë atij bashkimi të celebruar ai arriti të merrte rekordin Guinness për numrin e martesave për një burrë, (plot 29 të tilla), para se të vdiste pak muaj më vonë, në moshën 88-vjeçare.

dark_angel (User)
BORN to be WILD and PRETTY
Antar Junior
Posts: 130
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female
The administrator has disabled public write access.
 
#284
Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
...
This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
#288

#290
Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
Ndahet nga gruaja me porosi SMS
Një burrë saudit është shkurorëzuar nga gruaja e tij me anë të porosisë SMS, njoftojnë mediat lokale.
Mashkulli i ka shkruar gruas një porosi nga Iraku me të cilën e ka njoftuar gruan e tij se nuk e ka më bashkëshorte, e më pas me telefon i ka thirrur dy kushërinj të vet, shkruan gazeta Arab News.

Gjykata në Xheda e ka shpallur shkurorëzimin, i pari i kryer me anë të porosisë SMS në Arabinë Saudite, kur dy prej kushërinjve të tij e kanë konfirmuar vendimin e burrit, thekson gazeta.

Sipas zakonit në Arabinë Saudite, mashkulli mund të ndahet nga gruaja nëse tri herë e thotë fjalinë "ndahem prej teje".
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
#291
Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
Harrojnë të mbyllin bankën
Ajo për të cilën ëndërrojnë të gjithë plaçkitësit e botës ndoshta tërë jetën, që gjatë natës të gjejnë bankën e hapur, ka ndodhur në një qytet britanik.
Udhëheqësi i bankës Barclays në këtë qytet të premten në mbrëmje normalisht e ka mbyllur bankën, i ka kontrolluar të gjitha dhe ka shkuar në shtëpi. Megjithatë, pak orë më vonë kanë shkuar në bankë dy menaxherë për të marrë disa letra dhe gjatë largimit kanë harruar t’i mbyllin dyert.

Kështu banka ka qenë e hapur dhe praktikisht u ka thënë “mirë se vini” kriminelëve lokal, por për fatin e pronarit këtë nuk e ka vërejtur askush.

Duke parë së dyert janë të hapura, të shtunën ka hyrë në bankë një pensionist. Është çuditur se si askush nuk ishte brenda dhe se dritat ishin të fikura, prandaj menjëherë e ka alarmuar policinë. Me hulumtimin e bërë është vërtetuar se gjatë natës askush nuk kishte hyrë në bankë dhe se asgjë nga banka nuk po mungonte.

"Këso gjërash nuk guxojnë të ndodhin. Do të hulumtojmë se çfarë ka ndodhur, por gjithsesi do të gjejmë një mënyrë të falënderojmë qytetarin e ndershëm i cili ka lajmëruar policinë", ka thënë zëdhënësi i bankës.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
#292
Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
Skeleti gjendet në pemë, 29 vite pas vetëvrasjes
Skeleti i një pensionisti gjerman i cili mbyti lidhi veten në maje të pemës dhe e shtiu në vetvete është gjetur pas pothuajse 30 vitesh nga një alpinist.
Policia gjermane në qytetin jugor Landshut ka thënë se burri 69-vjeçar ishte zhdukur në vitin 1980 dhe i ishte cilësuar si i zhdukur që prej atëherë.

Një alpinist 18 vjeçar gjeti një copë skeleti në pyll javën e kaluar dhe ia solli atë policisë. Ata kërkuan vendin dhe panë një skelet të varur në pemë rreth 11 metra lartë.

"Pasi që kërkuam vendin gjetëm një skelet lartë në pemë së bashku me një revole e cila ishte e varur në litar", ka thënë zëdhënësi i policisë Leonard Mayer.
Policia ka arritur ta identifikojë burrin me anë të testit të ADN-së.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
#295
Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
Politikani polak i nervozuar për shkak të elefantit homoseksual
Një politikan polak ka kritikuar kopshtin zoologjik lokal për faktin se ka blerë elefantin “homoseksual” të quajtur Ninio i cili më shumë e do shoqërinë e meshkujve sesa femrave, prandaj me gjasë nuk do të ketë trashëgues, shkruajnë mediat polake të premten.
"Nuk i kemi dhënë 37 milionë zlota (11 milionë dollarë) për shtëpinë më të madhe të elefantëve në Evropë për të sjellë në të një elefant ‘homoseksual’”, ka deklaruar Michal Grzes, përfaqësues i konzervativëve në këshillin e qytetit Poznan. "Është planifikuar që të kemi një tufë, po pasi që Ninio më shumë i do meshkujt sesa femrat, si do të sigurojmë trashëgiminë?", ka theksuar Grzes.

Drejtori i kopshtit zoologjik në Poznan ka deklaruar se dhjetëvjeçari Ninio është tepër i ri për të vendosur definitivisht nëse më shumë i do meshkujt apo femrat, pasi që elefantët e arrijnë pjekurinë e tyre rreth vitit të 14.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
#327
Përgjegje: Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 32
Gjarperi qe ka ngrene dhe ka ne bark nje njeri

Rrugaveli (User)
Antar Junior
Posts: 232
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
The administrator has disabled public write access.
 
#328
Përgjegje: kuriozitete 2 Years, 10 Months ago Karma: 109
Nëna dënohet për thirrje të shpeshta telefonike
Austriakja anonime 73-vjeçare nga Klagenfurti aq shumë e ka “bombarduar” djalin e saj gjatë 2.5 viteve të fundit sa që ai e ka paditur. Ajo e kishte thirrur 49 herë në ditë në telefon.
“Vetëm kam dashur të flas me të”, ka thënë plaka e përlotur në gjykatë dhe ka shtuar se nuk flet as më bijat e saj.

Ajo nuk e ka parë asnjëherë nipin e saj pesëmbëdhjetëvjeçar.

Gjykata e ka dënuar me 360 euro për bezdisje.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
Go to topPage: 12345678...95
Moderators: Kosovari1