gototopgototop
Welcome, Guest
Please Login or Register.    Lost Password?

Vala ulë çmimet 50 për qind për thirrjet me Serbinë
(1 viewing) (1) Guest
Kosova si shtet i pavarur - Hap një temë të re në këtë Forum
Go to bottomPage: 1
TOPIC: Vala ulë çmimet 50 për qind për thirrjet me Serbinë
#14758
Vala ulë çmimet 50 për qind për thirrjet me Serbinë 1 Year, 9 Months ago Karma: 109
Vala ulë çmimet 50 për qind për thirrjet me Serbinë


Pesëdhjetë për qind zbritje kanë pësuar çmimet e operatorit Vala, drejt thirrjeve ndërkombëtare, për operatorët mobilë në Serbi.

Premtimi i dhënë se Vala do të zbresë në mënyrë drastike çmimet, edhe u realizua, pas një marrëveshje konstruktive mes drejtuesve të PTK Sh.a. dhe atyre të Monaco Telecom.

Prej të enjtes, jo vetëm çmimet e thirrjeve drejt operatorëve mobilë serbë, por edhe telefonisë fikse në Serbi, janë të aplikueshme për të gjithë konsumatorët Prepaid (me parapagim) dhe atyre Postpaid (me faturë).

Thirrjet nga Vala drejt operatorëve serbë Telenor, VIP, MTS do të kushtojnë vetëm 0.28 euro(me TVSH) për minutë, për konsumatorët Prepaid ndërkohë vetëm 0.19 euro (me TVSH) drejt telefonisë fikse në Serbi.

Konsumatorëve Postpaid, një minutë drejt operatorëve mobilë në Serbi do t’u kushtojë vetëm 0.24 euro, ndërsa drejt fiksit vetëm 0.10 euro për minutë.

Oferta e Valës vjen vetëm disa ditë pas largimit të operatorëve ilegalë serbë, që operojnë në Kosovë, nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit dhe premtimi i kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha, se banorëve të enklavave serbe do t’u ofrohen produkte të reja shumë të volitshme të Valas, në mënyrë që atyre t’u mundësohet komunikimi me familjarët dhe të afërmit e tyre në Serbi.

Vala tashmë ka shpërndarë mbi 5 000 SIM kartela gratis nëpër enklavat serbe, ndërkohë që kjo ofertë vazhdon deri në një vendim të ardhshëm. Interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur me to është shumë i madh, e sidomos tek të rinjtë.

Oferta është vlerësuar si e shkëlqyer, jo vetëm nga qytetarët serbë të enklavave, por edhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare, meqë u ka mundësuar të gjithë konsumatorëve të Operatorit Vala qasje dhe vazhdimësi të komunikimit anekënd Kosovës dhe jashtë saj.
LiriSa (User)
Unë jamë,prap Unë
Moderator
Posts: 7112
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Në token time Birthday: 03/06
Njeriu eshte nje oqean gjigand i cili mundohet cdo dite te mbushet me nga nje pik uje.
The administrator has disabled public write access.
 
Go to topPage: 1
Moderators: Kosovari1