gototopgototop
Welcome, Guest
Please Login or Register.    Lost Password?

A flitet paster dhe bukur gjuha shqipe ne Mergim ?
(1 viewing) (1) Guest
Shqipëtarët dhe Jeta - Hap një temë të re në këtë Forum
Go to bottomPage: 1
TOPIC: A flitet paster dhe bukur gjuha shqipe ne Mergim ?
#13132
A flitet paster dhe bukur gjuha shqipe ne Mergim ? 1 Year, 11 Months ago Karma: 0
Me sa shof une eshte per te ardhur keq sa sa keq flitet gjuha shqipe nga Mergimtaret tane , valle si do ta trashegojne kete gjuhe kaq te bukur brezat e tjere qe do vine apo do flasin tallava kjo eshte per te ardhur keq shume por te them se kjo nuk eshte asgje pasi qe ka shume qe nuk dine fare ta flasin gjuhen shqipe :hmmmmm mjerim
Valeria (User)
Me mire i vdekur e me nder se sa gjalle e pa ndere
Fillestar
Posts: 7
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Gjermani
The administrator has disabled public write access.
 
#13530
Re: A flitet paster dhe bukur gjuha shqipe ne Mergim ? 1 Year, 11 Months ago Karma: 56
Pershendetje e nderuara Valeri,

tem interesante, po gjysem me vend. kendej ne gjermani thot nje fjal popullore gjuha nuk ka eshra dhe e ka leht ti qet fjalet. pasi qe vet ne kosov shumica nuk e flasin si duhet shqipen, at´her me pak logjikim duhet me mendue se edhe ne mergat nuk flitet paster shqipja. nuk flitet paster gjuha shqipe ne mergat me nje qellim, mergimtaret nuk i kan pas mundsiat e shkollimit ashtu siq mendon ti, te jen ne shqiperi apo kosov po edhe ne mergat, nese ka pas mundsi dikush te vizitoj shkollen apo mesimin shqip sa ka qen e mundur, at´her ka qen njeher ne jav ose 2 her ne jav nga 2 or, e sa meson njeri nga keto oret mundemi te gjith me marr me mend edhe sa kan qen te kualifikuar personat qe kan dhen mesim. po nese nisemi nga ajo, ku shqiptaret e kan merak me globalizue edhe kritikuesit shikojn gjithmon nje litar te holl ku me u ngjit pa baz dhe thojm se prinderit asht dasht me ju dhen mesimin shqip, at´her e nderuar valeri, pasi qe je vet ne gurbet, do ta kupton se shpejti ose veqse e ke kuptuar se spo e di a keni femij.
Ketu thjesht mundem me ta tregue historin e nasradinit, ku thuhet, le te me vizitojn ata qe kan ra prej dardhe se vetem ata ma dijn dhembjen, keshtu qe nese nuk ke ra hala prej dardhe leht e ke te flasesh.

Te pershendes
Admin
Kosovari1 (Admin)
Mirë se vini në Portalin KosovariMedia.com
Administrator
Posts: 924
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Male www.KosovariMedia.com albidererste@yahoo.de KosovariMedia@live.de Location: Gjermani Birthday: 04/02
Më mirë të dështosh shumher, se sa mos të provosh asnjëher -Admin- - KosovariMedia -
The administrator has disabled public write access.
 
#13958
Re: A flitet paster dhe bukur gjuha shqipe ne Mergim ? 1 Year, 10 Months ago Karma: 0
Pershendetje i nderuar Admiistrator
Nuk e kisha per qellim te keq kete tem une por desha te u a qes ne mendje disave qe e kane len dorash gjuhen shqipe shkrimtari i madh Gjergj Fishta thote ne poezin e tije Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis' trashigim, që na la i pari,trashigim s'ia len ai fmis;edhe atij iu thaftë, po, goja,që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,flet e t'veten e lèn mbas dore.
Kshtu qe doja te thoja se gjuha shqipe nuk duhet len doresh edhe pse e flete nje gjuhe te huaj qe te eshte dashur patjeter ta flasesh ,edhe une akoma nuk jame rrezuar nga dardha dhe as qe po mendoje te rrezohem femije nuk kam por do zoti te kem nje dite por do ua mesoj edhe atyre patjeter sepse jane bije shqiptare !!!
tani lexo kete poezi nese e ke harruar !


GJUHA SHQIPE (GJERGJ FISHTA)


Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

Me respekt

Valeria
Valeria (User)
Me mire i vdekur e me nder se sa gjalle e pa ndere
Fillestar
Posts: 7
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Gender: Female Location: Gjermani
The administrator has disabled public write access.
 
#15602
Aw: Re: A flitet paster dhe bukur gjuha shqipe ne Mergim ? 1 Year, 3 Months ago Karma: 4
Gjuha ne mergim eshte detyre kombetare e prindit,intelektualit dhe mesuesit te shkollave shqipe ne diasporat ku jetojne shqiptaret.Femiu ne mergim shoqerohet me nje rreth krejt tjeter e te panjohur,kulture e tradite te huaj.Prindi duhet te tregohet shpetimtari i femiut,te kujdeset qe femiu ne shtepi te flet gjuhen amtare,te i shpjegoi atij per gjuhen,kombin,traditat ,kulturen,simbolet e gjithqka kombetare.Ne Gjermani ne shume lande zhvillohet mesimi plotesues ne gjuhen shqipe,ku mesimdhenesit u nxisin femijeve tane dashurine shpirterore per atdheun,gjuhen dhe kombin,traditen e kulturen,historine dhe gjeografine kombetare,keshtu shpresohet se femijet tane ketu do te i shpetojne asimilimit.
Ne Gjermani femijet tane njehere ne muaj marrin edhe revisten shqipe"DORUNTINA" qe i ndihmon femijet ne mbarevajtejen e mesimit.
gaforrja (User)
Antar Ekspert
Posts: 581
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
The administrator has disabled public write access.
 
#15603
Aw: Re: A flitet paster dhe bukur gjuha shqipe ne Mergim ? 1 Year, 3 Months ago Karma: 4
Postuar nga: Valeria

GJUHA SHQIPE (GJERGJ FISHTA)

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
...................



Te lumte mike per kete poezi te bukur shqipe qe e solle ketu.
gaforrja (User)
Antar Ekspert
Posts: 581
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Last Edit: 2010/11/01 14:25 By Kosovari2.
The administrator has disabled public write access.
 
Go to topPage: 1
Moderators: Kosovari1