gototopgototop
Welcome, Guest
Please Login or Register.    Lost Password?

C’eshte Biologjia?
(1 viewing) (1) Guest
Go to bottomPage: 1
TOPIC: C’eshte Biologjia?
#14141
C’eshte Biologjia? 1 Year, 10 Months ago Karma: 11
Biologjia (nga greq. βίος, vios – jetë, dhe λόγος, logos – fjalë, mësim, dije) është degë e shkencës që merret me studimin e jetës.
Ajo studion veçoritë fizike dhe sjelljen e organizmave, klasifikimin e tyre, prejardhjen dhe zhvillimin e llojeve (specieve) dhe ndërveprimin që kanë njëra me tjetrën në lidhje me mjedisin.

Historia e biologjisë

Disa nga zbulimet më të mëdha në biologji janë:

* Qeliza
* Gjenetika
* Evolucioni
* ADN
* ARN

Biologjia e parashtazorëve

Në grupin e njëqelizorëve përmblidhen shtazë shumë të vogla, trupi i të cilave përbëhet nga një qelizë e vetme, në të cilat kryhen të gjitha veprimet jetësore.
Disa prej tyre jetojnë në ujërat tokësorë, të tjerat në ujërat e deteve e disa në organizmin e kafshëve, të bimëve, në trupin e njeriut etj.
Sipas formës së trupit protozoarët ndryshojnë ndërmjet vete.
Disa kanë formë të përhershme, por janë të pajisura me kamxhik (kamxhikorët), me qepalla (qepallorët), e disa nuk kanë formë të përhershme, siç janë amebat (rizopodet).
Të gjitha këto shtazë me një emër i quajmë protozoare (parashtazore).
lUlA (User)
Antar Senior
Posts: 301
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
The administrator has disabled public write access.
 
Go to topPage: 1
Moderators: Kosovari1